Close
Faqja 22 prej 53 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 529
  1. #211
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Te jesh a mos te jesh

    Kjo eshte paskajore.
    Lidhore oj qyfyre, lidhore. Jo paskajore.

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Lidhore oj qyfyre, lidhore. Jo paskajore.
    Ke shume te drejte. "te jesh" eshte lidhore.
    Paskajore eshte " per te qene" ose "pa qene"
    Ne kete rast a mund te ndertohet " me qen a mos me qen" ?

    p.s. "te jesh a te mos jesh" tingellon me mire sesa " te jesh a mos te jesh"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga D&G Feminine : 15-04-2008 mė 14:21

  3. #213
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Lidhore oj qyfyre, lidhore. Jo paskajore.
    e pse qenka lidhore e jo paskajore oj alibabe

  4. #214
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Gjendja fillestare e nje folje eshte GJITHMONE paskajorja !

    Eshte kjo paskajore ajo e cila zgjedhohet ne menyrat dhe kohet e foljeve.

    Kostallari me Koēollarin te thone :

    Na zgjedho foljen "jam". Te vjen t'ia perplasesh turinjve dhe t'i thuash : ej, trapo, "jam" eshte tashme veta e pare njejes e kohes se tashme te menyres deftore te foljes "te jesh".

    Por trapka vazhdon ne te tijen : jo, jo, me zgjedho foljen "jam". E ē'te vazhdosh pastaj me tej !


    Foljet njihen vetem ne paskajore - pa fillim, pa fund. Zgjedhimi eshte pastaj per ta ftilluar kete folje sipas kohes dhe menyres qe deshiron te shprehe njeriu.

    Paskajorja toske eshte : te jesh, te flesh, te hash, te rrish.
    Paskajorja gege eshte : me qene, me fjete, me hanger, me ndejt.

    Paskajorja e foljeve perputhet KREJT RASTESISHT me veten e dyte te kohes se tashme te menyres lidhore :

    une te jem
    ti te jesh
    ai te jete

    Por ky eshte veēse zgjedhim dhe jo vete folja ne paskajore. Mos u ngaterroni nga kjo perputhje krejt pa lidhje.


    Kur thua : te lexosh eshte kenaqesi - ti perdor ketu paskajoren e foljes dhe KURREN E KURRES lidhoren, veten e dyte njejes, siē e thashe me lart. Vetem nje buf nuk arrin ta shohe kete.

    Ka dhe emra foljore qe mund te zevendesojne paskajoren por kjo behet vetem kur deshirojme te veme ne dukje trajten e shquar te kesaj paskajore. Dhe keshtu kemi :

    Te lexuarit eshte kenaqesi e veēante.

    Lidhorja eshte menyre qe perdoret VETEM ne keto raste :

    dyshime, hamendesime, deshira, shpresa, pritje, vullnet, etj.


    E ēfare dyshimi apo deshire po shpreh une kur them :

    Te lexosh eshte kenaqesi e veēante

    ... qe ma ngaterroni me lidhoren ?!


    Nje lidhore eshte kjo : dua qe ti te vish neser. Ose : dua qe te jete e qarte kjo gje.

    Po filloj te dyshoj fortesisht qe shumica ketu lexon libra apo romane pa marre kurrgje vesh.

    Hapini gazetat shqiptare, degjoni lajmet TV, dhe shikoni ē'eshte bere me menyren kushtore : ka avulluar fare !

    Plas nje depo ne Gerdec dhe ende pa u numeruar viktimat nje me nje, gazetari thote : deri tani kane vdekur 20 vete. Mos more ! Po ata qe kane vdekur dhe qe kurrkush nuk di per ta, mos jane ende gjalle per ty ?

    I vetmi shpetim ne keto raste eshte perdorimi i kushtores : ka shperthyer depoja (kjo dihet mire se ka shperthyer) dhe do te kishte (sepse nuk e dime me saktesi numrin) 20 te vrare. Keshtu lihet e hapur mundesia qe pas dhjete minutash ti te thuash qe u shtuan dhe pese te tjere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 15-04-2008 mė 16:59

  5. #215
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga zzzz... Lexo Postimin

    I vetmi shpetim ne keto raste eshte perdorimi i kushtores : ka shperthyer depoja (kjo dihet mire se ka shperthyer) dhe do te kishte (sepse nuk e dime me saktesi numrin) 20 te vrare. .
    Ka shperthyer depoja dhe do te kishte 20 te vrare??



    Edhe nje qe vjen nga hena do ta kishte mesuar me mire se kaq shqipen.

  6. #216
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Ka shperthyer depoja dhe do te kishte 20 te vrare??



    Edhe nje qe vjen nga hena do ta kishte mesuar me mire se kaq shqipen.
    Po, sigurisht. Kjo eshte kushtorja e avulluar nga shqipja jone e dashur.

    Te gjitha gazetat japin lajme sikur t'i kene te gjitha te verteta. Rezervimi nuk eshte ne natyren e lajmetareve tane. Lajmet e tyre jane te verteta te pikuara nga vete dora e Zotit, te padiskutueshme.

    Nje pyetje per ty D & G, ma shkoqit pak kete situate :

    Te fton dikush per darke, ne oren 20. Ti nuk je e sigurte ne ē'ore do te mberrish sepse do te marresh ēunin e vogel ne ēerdhe. Si do t'i pergjigjesh ne telefon atij qe te ka ftuar ? Nga cila ore mendon ti se do te ishe ne shtepine e tij ?

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ne rastin e pare thuhet " mendohet te jene rreth 20 te vrare" sepse "do te kishte" eshte fare pa kuptim ne kete rast. Kushtoren ta perdora me qellim kur thashe "do ta kishte mesuar me mire se kaq".
    Ne rastin e dyte: perdoret "mund". Rreth ores 9 mund te jem te shtepia e tij.
    Kaq, se jane pa interes keto sqarime elementare.

  8. #218
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Dhe perfundimisht e zhduke fare menyren kushtore, keshtu ? Duke perdorur "mund te jem", ku vajti kushtorja ? Kjo eshte ?

    Nuk besoj. Mire, mire e ke, jane pa interes.

    ps : do ta kishte mesuar = koha e shkuar e kushtores. Po e tashmja valle, si do te ishte ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 15-04-2008 mė 17:54

  9. #219
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Shume interesant, faleminderit. Po bash per kete gegnishtja duhet te mesohet ne shkolle si nje lende e vecante, sepse une per shembull shume e kam problem te shkruaj gegnisht, edhe pse e flase ne jeten e perditshme. Dhe si rezultat qe nuk e kemi mesuar ne forme te shkruar mundet edhe lehte te bastardohet edhe ne te folur.

    Une nuk e shoh ndonje arsye pse mos te mesohet ne shkolla nje lende e vecante per dialektin gegnisht ne zonat ku flitet ky dialekt (ose toskerishtja ku flitet dialekti toske) dhe te kete nje lende tjeter mesimore gjuha e njesuar shqipe ( ku do te perdoreshin te dy format). Mendoj se kjo do te ishte zgjidhja me e mire.
    Kjo eshte nje nder idete me oigjinale qe kam degjuar ndonjehere ne lidhje me kete qeshtje.

    po me gegnishte del nji problem, se nuk ka njerzt'gjalle qe dijne m'e shkru pa gabime ma. Bile edhe k'ta t'fundit si e kan libru' mbas komunizmit n'shume fjale kapin naj lidhore si nuk e ka vendin n'at' fjale.

    P.sh.:
    "E kam shkru' prej dashnijet" n'vend se me thane "E kam shkru' prej dashnije".
    Mbasi fjala e pare asht e pa kry'me; asht gjymtyre fjalije(t), [kish me i vu dikush tjeter] anipse asht mendu' me q'aq.

    Krejt tjeter rase asht kur e vazhdon mendimin si:
    "E kam shkru' prej dashnijet' qi kam pas per ta' ."
    E qe e zberthyeme i bje: "E kam shkru' prej dashnije t'[madhe] qi kam pas per ta' ."
    Pra, aniqe nuk asht gabim, ai bahet gabim kur perdoret pa vend e pa kuptim.
    si psh.:
    shkrimtarevet (shkrimtareve); zanorevet (zanoreve); folmevet (folmeve); fjalevet (fjaleve); etj, n'vendet si nuk e ke bndermend me thane tjeter gja.

    T'perdorunit' lidhores (t') n'fund t'naj fjale, asht gjuhe e t'rritunve edhe nuk ban me t'u ndi kur flet me ferishte se i m'son gabim! F'mija nuk asht i pjekun me e kap fjalen e nenkuptu'me as n'rastin kur e ke perdor drejt.

    Per cudi kjo (t') per t'cilen po flasim tash, ka veti fjaleformuese e qi nuk asht perdor ma heret, kjo veti asht shume e shpreh'ne n'gjermanishte. Si shembull po e marr perdorimin fjalformues t'asaj qe e formova n'fill t'ktij shkrimi: njerzt'gjalle. Ose, "vjetėvet tė parė" qe e perdori Pipa kur ka mujt leht m'e ba "vjetėvet'parė", (nji fjale) ose me e hjek krejt se nuk i duhet gja aty; kur e ka fut' te njejten lidhore edhe damas, -pra e ka dyfishu' pa asnji nevoje.

    Po kur flasim per perdorimin e drejte, psh.:
    "Vendimi i Kongresit mban firmat e 87 gjuhėtarėvet, shkrimtarėvet dhe arsimtarėvet, ndėr ta edhe Ēabej".
    Duhet me kane n'dieni se kjo eshte shkurtese e kallzuesve te nenkuptueshem e e te kuptueshem prej njerzve te rritun, shkurtim q'i bahet n'shej t'respektit t'intelektit t'atyne qe po ju flet, tu i lane ata me nenkuptu vet se n'secilen shkurtese taksohen kuptimet e logjikshme percjellese si psh.:
    "Vendimi i Kongresit mban firmat e 87 gjuhėtarėve[t'gjuhes] shqipe, shkrimtarėve[t'gjuhes shqipe] dhe arsimtarėvet'gjuhes shqipe], ndėr ta edhe Ēabej".
    Ose psh:
    "Por ata kanė prodhue nji gjuhė qė āsht, krahas me greqishten, mā e lashta e gjuhėve[t] ballkanike."
    qe asht baras me:
    "Por ata kanė prodhue nji gjuhė qė āsht, krahas me greqishten, mā e lashta e gjuhėvet'[foluna nder shtetet] ballkanike."

    Per k'to arsye gegnishtja asht, e duhet me u konsideru si gjuhe e te rritunve ma teper se dialekt.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #220
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    "Qesh me lime" i thone kesaj me lart, gjuhe e te rriturve, gjuhe femijesh, dialekt ... se me tresh ...

    Kam kerkuar qe ne fillim te temes por s'po ma sqaron njeri se cila gegerishte do standartizohet, apo mesohet ne shkolla.

    Une nuk e shoh ndonje arsye pse mos te mesohet ne shkolla nje lende e vecante per dialektin gegnisht ne zonat ku flitet ky dialekt (ose toskerishtja ku flitet dialekti toske) dhe te kete nje lende tjeter mesimore gjuha e njesuar shqipe ( ku do te perdoreshin te dy format). Mendoj se kjo do te ishte zgjidhja me e mire.
    Mire, dakort. A ka mundesi te me tregosh nje vend, (psh ne perendim meqe e kemi afer) qe ka nja 10 versione te gjuhes letrare qe u mesohen femijeve neper shkolla?!

    Une nuk e di c'behet tani ne shkollat ne Shqiperi, por ne kohen time benim folklor e letersi shqiptare. Poezite e gegerishtes nuk na i vinin "te perkthyera." I lexonim e mesonim permendesh ne gegerisht.

    ... keputje te mbare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 15-04-2008 mė 21:42

Faqja 22 prej 53 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Shtate Fjalet e Fundit (Porosia nga Kryqi)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:21
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •