Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mban pergjegjsi për tragjedin e Gerdecit ?

Votues
175. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Qeveria

    100 57.14%
  • Firma amerikane

    22 12.57%
  • Gabim njerzor

    53 30.29%
Faqja 5 prej 30 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 297
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    mund te kete qene gabim i ndonjerit nga punojeset, por edhe qeveria duhet te bej hetime qe ne ate firme jane te punesuar persona te pershtatshem per detyren qe bejne.
    edhe Firma amerikane ka fajet e veta,sepse ne cdo eksperiment e veprime e siper duhet te kene ligje sigurie qe te gjithe punejesit duhet te jene te vetdishem dhe te diplomuar pet keto.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Firma Amerikane sic lexova.. nuk ka antrag me prej 27.12.2007.. do te thot kjo ka qen tjter firme.. e tani Shqiptare apo Greke se dij.. apo ndoshta keta Gazetaret vetem po i mbushin faqet sa per ti shit gazetat..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #43
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Metropol 16/03/2008

    Berisha: Edhe në vendet e NATO-s ndodhin ngjarje të tilla

    “Ngjarja do të hetohet dhe do të nxirren përgjegjësit”

    Kryeministri Berisha tha mbrëmë se shpërthimi i ndodhur dje në Gërdec do të hetohet dhe nga hetiumi do të dalin edhe përgjegjësit e kësaj ngjarje të rëndë. Ai përjashtoi nga përgjegjësia Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Berisha tha se procesi i zbërthimit të municioneve ishtëb tërësisht privat nga kjo kompoani dhe se detyra e ministrisë së Mbrojtjes ka qenë vetëm transporti i armëve i cili ka përfunduar pas asnjë incident. “Së pari kjo ngjarje siç çdo ngjarje tjetër do ti nënshtrihet një hetimi të plotë. Unë mendoj se i duhet lënë hetimit për të përcaktuar të gjitha përgjegjësit. Por një gjë është e sigurë se Ministria e Mbrojtjes ka patur vetëm një detyrë në të gjithë këtë proces transportin e municionit në zonën e zbërthimit. Nuk ka patur asnjë tagër tjetër mbi procesin e zbërthimit. Ka qenë një peroces tërësisht privat dhe pa asnjë lloj pjesëmarrje të Ministrisë së Mbrojtjes”, është shprehur Berisha. I pyetur nëse kjo ngjarje do të ndikojë në vendimin që do të marrë samiti i bukureshtit për anëtarësimin ose jo të Shqipërisë në NATO, Berisha u shpreh se nuk do të ketë ndikim. Ai tha se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vendet anëatre të NATO-s. “Ngjarje të tilla kanë ndodhur ehdeë vende anëtare të NATO-s. Nuk besoj se do të ketë ndikim pasi shpëthime të tilla i kanë ndodhur dhe vendeve me teknologji të lartë”, është shprehur Berisha.

    Kompania e zbërthimit të armëve nga Karolina e Jugut

    Kryeministri Berisha bëri të ditur se kompania e zbërthimit të armëve ishte nga Karolina e Jugut e SHBA-së, dhe se ishte e liçensuar sipas të gjitha rregullave për zbërthimin e muncioneve. Berisha bëri të ditur se kjo kom,pani ka bashkëpunuar me një tjetrë kompani shqiptare dhe se të punësuarit ishin të gjithë shqiptarë. Sips kryeministrit të gjithë punëtorët ishin të trajnuar për të zbërthyer armë. Berisha gjithashtu tha se në listën e të punësuarve që ka disponuar dje Shtabi i Emrgjencave nuk ekzistonin fëmijë siç është raportuar nga mediat vizive. Kryeministri duke iu referuar eskpertëve tha se nuk ekziston mundsia të ketë një shpërtrhim të tretë në vendngjarje. Ai tha se pjesa më e madhe e municioneve ka shpërthyer gjatë eksplozionit të dytë. Ai shtoi se shkak për shpërthimin nuk mund të jetë gabimi njerëzor.

  4. #44
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Eshte shume i cuditshem fakti qe ne Shqiperi ende ka njerez te tille destruktiv (alla 97-ce) si kjo budallaqja qe ka shkruar kete artikull ketu.
    dodoni, nuk po them qe duhet shfrytezuar per arsye politike kjo tragjedi. Megjithese artikulli nuk m'u duk politik apo partiak, thjeshte mllef apo ulerime ndaj ngjarjes.
    Njerezit reagojne ne menyre te ndryshme. Ndersa shikoj pamjet ne euronews, bbc, ne fillim jam si ne gjendje shoku (akoma) pastaj me rrjedhin lotet, dhe pastaj dua kokat e pergjegjesve ne pjate. Dhe une jetoj ne US, nuk jam atje te shoh me syte e mi llahtarin. Po te isha atje, do kisha shkruar me keq se kjo zonja me lart. Dhe nuk eshte politike, kur shikon ne televizor klithmat e nenave apo te baballareve, klithmat njerezore: "Oh, medet e kuku per mua" ... ehhhh medet per ne! Sa here do na degjohen klithmat per nje tragjedi apo nje tjeter, pa u ndryshuar status quo, e pa marre njeri pergjegjesi?!

    PS: Degjova qe sot ata palacot e TCH japin garat e formula uno? Ka ardhur urdhri nga lart qe te censurohet ngjarja?!

  5. #45
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Jeni ne vete ju apo s'jeni?

    Si ore s'qenka faji i shtetit, po kush eshte ai shtet qe lejon nje fabrike vdekjeje ne mes te qendres me te populluar te vendit, dhe qe lejon firma rrangalle, qe te punesojne njerez te patrajnuar, ne ceshtje kaq delikate sac jane de-aktivizimi i municioneve.

    S'ka asnje shtet ne bote qe te beje nje "gabim" te tille, hiqeni nga mendja. Ky nuk eshte aksident, ky eshte produkti i korrupsionit. Ndonjehere ai shfaqet avash avash, dite per dite, me nga nje kronicke te zeze, ndonjehere shperthen dhe e merr vesh gjithe bota!

    Thirrini tepelekut se jane duke jua vjedhur jeten si ushujeza dhe s'po e merrni vesh akoma.
    As qe du me dit!

  6. #46
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044
    Qeveria, pa diskutim!

    Firma Amerikane e kishte mbyllur kontraten ne Dhjetor, as qe ka pune fare me keto gjera.

    Firma Shqptare ka shkelur c'do ligj te arsyeshem, si ne punesimin e njerezve te patrajnuar, si ne vendin se ku ka ndertuar fabriken. Dhe sigurisht, aprovimi i eshte dhene nga QEVERIA!

    Edhe sikur te kete qene gabim njerezor, nje njeri qe as e ka idene se si c'montohen llojet e ndryshme te municioneve, sidomos municione te vjetersuara, te cilat kane nga 100 varjante te ndryshme te paparashikueshme se si mund te shperthejne, ai qe nuk ka ekspertize ne keto gjera s'mund te mbahet kurre pergjegjes.

    Kemi te bejme me nje firme shqiptare te korruptuar e cila ka perfituar nga gjendja ekonomike e renduar e atij fshati per te futur ne pune njerez qe s'e kane haberin se si c'montohen predhat, dhe me ndihmen dhe aprovimin e qeverise, ka ushtruar nje biznes te rrezikshem ne qendren me te populluar te Shqiperise.

    Prape se prape faji kryesor bije direkt tek qeveria qe ka lejuar dicka te tille.
    As qe du me dit!

  7. #47
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Te leme menjane firmen, amerikane, shqiptare, dreqi me te bire.

    Pse jepet leja te behet nje fabrike e tille ne zone te banuar, afer autostrades kryesore? Apo per te ulur koston e transportimit per ne Rinas? Kush e ka fajin per kete? Duke e ditur, sipas kryeministrit:

    “Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në vende anëtare të NATO-s."
    .... dhe qe nuk perjashtohet pra mundesia e aksidenteve, atehere pse u lejua te beheshin cmontimet atje?!

  8. #48
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    Shteti Shqiptare e ka fain ketu..dhe nuk ka turp ky shtet qe le te punojn femi atje....as amerikani as njeri tjeter vet shqiperia e ka fain per ket gje nuk duhet te lejohet kjo gje fare po i ka pelqy leku dhe i kan leju me i bere.........po kur ka gjet budallej Amerika pse jo ka then, se per vete nuk i bejn keto gjera afer qyteteve ose fshatrave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tironcja_BLN : 16-03-2008 më 18:46

  9. #49
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Panorama, vendosur: 16/03/2008 - 14:35

    Barut mbi shtetin
    Skender minxhozi

    Ky shkrim mund të shkruhej dhe rishkruhej dhjetëra herë gjatë pasdites së djeshme. Informacionet që vinin nga Gërdeci i zhdukur nga harta, i jepnin rregullisht një formë të ndryshme këtyre rreshtave, që janë gjithsesi të zbehta përballë realitetit tragjik që rrethon në këtë moment jetën shqiptare. Ngjarja e rëndë e Gërdecit ka zhvlerësuar me forcën e saj brutale të barutit, gjithçka që mbushte jetën tonë deri dje në orën 12:00. Tashmë e vetmja gjë që ka rëndësi është jeta njerëzore, ashtu siç ndodhi tetë ditë më parë në Farkë, kur një varkë me gra e fëmijë u përpi nga ujërat e një liqeni, pak kilometra larg tuneleve të Gërdecit në vijë ajrore. Dy tragjedi, të ngjashme në bilancin e tyre tragjik, por thellësisht të ndryshme për nga shkaqet dhe burimi i tyre.

    Ka vetëm një metër për ta matur dhe peshuar këtë që po jetojmë në këto momente. Ky metër ka të bëjë me indinjatën dhe protestën ndaj absurditetit dhe papërgjegjshmërisë që ka sjellë vdekje e plagosje masive, shkatërrim biznesesh e shtëpish, tronditje të thellë të banorëve në zemër të Shqipërisë.

    Tani po jetojmë momentin e bilancit të tragjedisë dhe të ndihmës ndaj të personave të lënduar, të cilët janë tragjikisht shumë. Është e drejtë që e gjithë shoqëria të ndjehet e përfshirë dhe e përqendruar në këtë proces delikat, që kërkon reagim qytetar dhe përkrahje totale për autoritetet që merren me këtë detyrë të vështirë e komplekse. Një polemikë në nivelin politik e institucional do të hapet rreth ngjarjes. Kjo është e pashmangshme e padyshim dhe e nevojshme. E tepërt të kujtohet në këto kushte se akuza do të bjerë mbi një, dy apo dhjetë zyrtarë të të gjitha niveleve e gradave.

    E tepërt të kujtohet gjithashtu se është e drejtë që të paguajë ai që ka përgjegjësi konkrete dhe direkte mbi ngjarjen, por është gjithaq e nevojshme të sqarohet se fajtorët e vërtetë të Gërdecit nuk janë vetëm ata që do të paguajnë sot apo nesër. Jo, nuk janë vetëm ata fajtorët, ose më mirë nuk janë të vetmit fajtorë. Kjo është e sigurt. Sepse tragjedia e Gërdecit ka në fakt një fajtor të madh e të gjithëpushtetshëm: INDIFERENCEN. Një nocion ky i shtrirë e gjithëpërfshirës në rrafshin kohor dhe atë personal e politik, një nocion që ngërthen horizontalisht të gjithë historinë tonë të re, që na ndan nga rënia e komunizmit dhe hyrja në sistemin pluralist.

    Indiferenca e një shteti (dhe shumë qeverive) që lejon/lejojnë për vite me radhë që popullimi i dhunshëm të shpërfillë jo vetëm ligjet urbane, por edhe zonat ushtarake e objektet e tjera sensitive, indiferenca që lejon të kryhen operacione kaq delikate në një mjedis ku gjendet shumica e popullsisë dhe bizneseve, indiferenca që lejon që armatime kaq të rrezikshme të akumulohen për vite me radhë kaq pranë fshatrave, fabrikave dhe arterieve të komunikimit rrugor e ajror – kjo indiferencë ka bërë që Shqipëria e sotme të jetë një vend i ndërtuar keq, një vend ku gjithçka funksionon shtrembër dhe jashtë standardeve, një vend ku dhe mbrapshtitë më të mëdha lejohen dhe tolerohen nga shteti dhe ligji, një vend që vijon të vuajë një tranzicion postkomunist të egër, artizanal dhe folklorik.

    Tani po mësojmë se një milion e gjysmë shqiptarë kanë jetuar vite me radhë me një bombë nën shtrat, tani po zbulojmë se kaq pranë kryeqytetit shqiptar një grusht njerëzish kryenin një veprimtari që normalisht duhej të kryhej diku në Bizë, në Malin me Gropa apo në tunelet e Skraparit. Shumë vonë po marrim vesh me një çmim tragjik, se trashëgimia e Luftës së Ftohtë mund të na godasë pa mëshirë dhe në mënyrë absurde.

    Pas pak javësh presim të marrim ftesën për në NATO. Një detaj gjithsesi i pavlerë përballë momentit që jetojmë, pas asaj që ndodhi në Gërdec. Porse një lajm që gjithsesi ka peshën e tij, përtej shock-ut dhe traumës kolektive që po përjetojmë. Paska qenë e thënë që Aleanca Atlantike të na e japë ftesën për në NATO, duke na adresuar paraprakisht ngushëllimet për një ngjarje tragjike, të rëndë dhe të lidhur në një mënyrë a një tjetër me ëndrrën tonë kolektive për të hyrë në këtë organizëm që ka si simbol sigurinë dhe stabilitetin, e jo këtë lloj mynxyre që po përjetojmë. Paska qenë e thënë gjithashtu që ky proces historik dhe jetik për fatet e Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve, të vijë përmes një mijë e një vështirësish, lojërash të fatit dhe kurthesh gjithfarësh, që nga debati absurd mbi emrin e Maqedonisë, e deri tek kjo tragjedi e evitueshme dhe e tepërt. Është e kotë të përqeshim sot standardet me të cilat po i afrohemi NATO-s, ato flasin vetë me gjuhën e barutit që shpërtheu në Gërdec.

    Në tunelet e Gërdecit përmblidhet rënia e shtetit shqiptar, e këtij farë shteti që kemi mbajtur mbi shpinë duke e votuar dhe duke i paguar të gjitha llojet e haraçit. Mijëra njerëz qajnë sot të afërmit e tyre të vrarë ose të lënduar. Miliona të tjerë kanë të drejtë të jenë të shokuar dhe të kenë frikë për atë që ndodhet jashtë pragut të derës. Sepse ata që duhet të na sigurojnë për këtë, sot kanë kapitulluar të gjithë. Pa asnjë përjashtim.

  10. #50
    kapedan ne mergim Maska e RedDardan
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Postime
    325
    une kam shume dyshime per ket ndodhi qe eshte e pergatitur mire ne menyre qe te na bindin ne shqiptarve ti asgjesojme shumicen e armeve si te "panevojshme dhe demsjellese"...

    un nuk e di si c'fare dijenish keni ju qe jetoni ne Shqiperi por un nje dite ketu ne Itali hasa ne nje liber qe fliste per armantimin Albanes ( Shqiptar) dhe per armet kimike qe ka Shqipria
    e kam ruajtur ket liber( ky liber e kam gjet ne 2002 por mud te jete edhe me i vjeter) qe thoshte qe Shqipria angazhohet qe ti asgjesoj te gjitha armet Kimike dhe te renda.( deri ne 2008 se nuk gaboj)

    1.un i bej pyetje vetes pse kan kaq frik nga shqiptaret ?!...

    2.pse paraqiten shqiptaret si te kqinj ne evrope dhe si lufte dashes ?!...
    kur neve nuk kemi pushtuar asnjehere nje shtet ( si italia, gjermania, greqia etej)

    3.ne rast lufte kush do na mbroj neve ?!...

    4.a do te na lene te vritemi dhe te dhunohemi sic ndodhi ne Kosove dhe pastaj te na ndihmojne?!...

    5. o me e keqja do na len te vdesim duke thene qe gjoja jemi fondamentalista dhe nuk kemi te drejt te mbrohemi ?! ( kur trajtohet per media jan shum te afte ta bejne te bardhen te zeze sidomos serbet dhe greket por edhe italianet)

    mbase ndonje ne forum mund te me gjykoj si te semure nga komploti biles ka pas ne Itali qe me kan quajtur "enverist" por ky eshte shqetesimi im dhe po e perseris dhe shpresoj qe mos te kem te drejte sepse do te ishte dicka tmerrshme per kombin tone qe nuk ka qene asnjehere pushtues ( se heqim historine e Pirros) te vuaj akoma dhe te jete i varur jo vetem ekonomikisht por edhe ushtarakisht nga vendet e huaja
    un ju lutem shume qe te reflektoni dhe te mendoni me larg sesa nga tragjedia qe na ndodhi kto dit

    PS. sqaroj edhe nje here qe kto jane dyshimet e mia personale dhe nuk dua te influecoj ne menyre negative.

Faqja 5 prej 30 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •