Berisha vegël e mafies greke të municioneve dhe “11 shtatori” shqiptar
Saturday, 15 March 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Tragjedia e Gerdecit është skandali i mafies të municioneve, që vepron prej vitesh në Shqipëri, duke siguruar fitime të mëdha, nga shitja e metaleve që dalin nga gëzhojat e predhave të artilerisë, që çmontohen në projektet e asgjësimit të stoqeve të municioneve, që zbatohen në Shqipëri me financimin e ndërkombëtarëve. Kjo mafie ka arritur të përdorë për interesat e saj dhe projektet dhe financimet e NATO, për asgjësimin e stoqeve të municioneve në Shqipëri.Kur Berisha erdhi në pushtet në 2005, ai e gjeti këtë mafie të krijuar pas vitit 1997, nga qeverisja e së majtës, dhe u përshtat shumë mirë me të, duke marrë pjesën e tij të fitimeve. Në faqen on-line të kryeministrisë jepet ky njoftim për ngjarjen: “Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se nga dëshmitarë, të cilët kanë qenë në vendngjarje duke punuar, njoftohemi se numri i punonjësve në fabrikë sot ka qenë rreth 110 punëtorë. Sikundër po këta dëshmitarë pohojnë se midis shpërthimit të parë dhe shpërthimit të dytë ka pasur një distancë kohore prej 10 minutash, të cilën shumë prej punëtorëve e kanë shfrytëzuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Po bëhen përpjekje për t’u identifikuar një nga një të gjithë punëtorët, por situata është e vështirë dhe vazhdojnë shpërthimet”. Ky njoftim tregon papërgjegjshmërinë kriminale të qeverisë. Vetëm një qeveri absolutisht e papërgjegjshme dhe kriminale mund të lejojë që 12 kilometra larg kryeqytetit, pak larg superstradës kryesore të vendit, të ngrihet një “fabrikë” e vdekjes për asgjësimin e stoqeve të municioneve. Vetëm qeveritarë të korruptuar që marrin pjesën e tyre nga të ardhurat e kësaj afere të pistë, mund të tolerojnë që firma që ka fituar të drejtën për të bërë asgjësimin e municioneve, për të rritur fitimet e saj, të punësojë njerëz joprofesionistë, deri adoleshentë, për t’ u marrë me këtë veprimtari mjaft të rrezikshme. “Fabrika” për të cilën flet kryeministri është fabrika e mafies së municioneve. Në Shqipëri kjo është mafie greke. Administratori i firmës që ka fabrikën e vdekjes të Gerdecit është minoritari grek Mihal Delijorgji, i cili është përgjegjës për gjithë joprofesionalizmin me të cilin është punuar atje, për të siguruar fitime më të larta, nga të cilat sigurisht që kanë marrë pjesën e tyre edhe qeveritarët, që kanë mbyllur njërin sy. Mihal Delijorgji mund t’ i bënte i qetë këto gjëra, se Ministri i Punës, që duhet ta kontrollonte fabrikën e vdekjes është greku Kosta Barka, dhe shefi i Inspektoratit të Punës është po greku Thoma Miço. Kryeministri Berisha, Presidenti Topi, i gjithë shteti, shikojnë se si grekët në kamuflazhin e projektit të NATO, kishin ngritur fabrikën e vdekjes në Gerdec, pranë Tiranës, dhe ku punohej në kundërshtim me të gjitha rregullat teknike. Praktikisht ajo që ndodhi në Gerdec është atentat terrorist grek kundër Shqipërisë. Ngjarja e Gerdecit mund të përsëritet me depozitat greke të naftës në Portin e Durrësit, me përmasa katastrofike, si ato të Hiroshimës, ku mund të vdesin 200 mijë njerëz. Tunelet e Gerdecit janë një aspekt i të këqijave që bëjnë grekët në tunelet e Shqipërisë. Kryepeshkopi grek i Kishës Ortodokse në letë Autoqefale të Shqipërisë, greku Janullatos mori nga Edi Rama të drejtën të ndërtojë katedralen në lulishten mes selisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe selisë së PS, ku ka marrë nën kontroll nyjen kryesore të tuneleve nëntokësore të ndërtuara në Tiranë në kohën e komunizmit, që kalon pikërisht atje. Sot në tunelet në themelet e katedrales punojnë vetëm punëtorë grekë dhe nuk lejohet asnjë shqiptar. Atje përgatitën të këqija më të mëdha se ajo e Gerdecit për Shqipërinë. 15 marsi 2008 është “11 shtatori 2001” shqiptar, i bërë nga grekët me kolaboracionizmin kriminal të qeveritarëve shqiptarë. As në ditët e marsit të vitit 1997, kur shteti u shemb krejtësisht, nuk ndodhi në Tiranë një gjë e tillë. Shpërthimi i Gerdecit tregoi se shteti shqiptar është një fiksion, madje edhe më keq një fiksion që megjithatë funksionon mirë si një mekanizëm korrupsioni. Në faqen on-line të Këshillit të Ministrave, në orën 20 të datës 15 mars, lajmi i parë ishte: “Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se Kryeministri Berisha ka pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin e Greqisë Kostas Karamanlis dhe me Kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski”. Pra, lajmi i parë nuk është ngjarja që ndodhi, por telefonatat e kryeministrit Berisha! Kjo është provë shtesë e papërgjegjshmërisë qeveritare. Tragjedia kthehet në tragjikomedi kur tragjedinë e bëri mafia greke e municioneve. Vetëm pas njoftimit për telefonatën me kryeministrin grek, në faqen on-line të kryeministrit Berisha njoftohet më në fund diçka për atë që ka ndodhur në Gredec: “Forcat e Ndërhyrjes së Shpeshtë dhe të Mbrojtjes Civile nxorën nga një tunel në afërsi të vendngjarjes 25 banorë të zonës, ndër të cilët ndonjë edhe me plagosje të lehta. Transporti i tyre u krye me helikopter. Ndërkohë që repartet e Xhenios dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë gjetur në vendin e ngjarjes edhe një tjetër të plagosur në gjendje të rëndë. Ka ende pjesë të territorit të pakontrolluar, për shkak të shpërthimeve që vazhdojnë. Puna po vazhdon intensivisht. 4 të vdekurit kanë qenë punëtorë të fabrikës”. Është ironi tragjike që kryeministri njofton se ka ende pjesë të territorit të pakontrolluar, por nuk sqaron nëse Gerdeci ishte nën kontrollin e shtetit para se të ndodhte tragjedia. Pra, a e dinte qeveria atë që bëhej në “fabrikën” e atjeshme? Nëse po atëherë sigurisht që qeveritarët merrnin pjesën e tyre të fitimit, nëse jo ata duhet të japin urgjentisht dorëheqjen për paaftësi totale. Si për një tjetër ironi tragjike, ditën e katastrofës në Tiranë mbahej një takim për projektin SEEDIRET (Bashkëpunimi i Europës Juglindore në fushën e Industrisë, Kërkimit dhe Teknologjisë së Mbrojtjes), ku Shqipëria ka rradhën e kryesimit. Kështu Shqipëria demonstroi “industrinë e saj ushtarake” me mafien e municioneve. Ministri i Mbrojtjes është treguar krejt i papërgjegjshëm se edhe në orën 20 të mbrëmjes në faqen on-line të Ministrisë së Mbrojtjes nuk kishte asnjë njoftim për ngjarjen. Njoftimi i parë ishte: “Takimi i 6-të i Grupit të Punës për Projektin SEEDIRET”. Në këtë njoftim thuhet: “Sot paradite, në një nga mjediset e hotel ”Tirana International”, në kuadrin e kryesimit nga vendi ynë të projektit SEEDIRET (Bashkëpunimi i Europës Juglindore në fushën e Industrisë, Kërkimit dhe Teknologjisë së Mbrojtjes), u zhvillua Konferenca Rajonale dhe Takimi i 6-të i Grupit të Punës për Bashkëpunimin e Evropës Juglindore në fushën e industrisë, kërkimit dhe teknologjisë së mbrojtjes”. Këtu papërgjegjshëmria shkon deri në humor të zi! Kësaj i thonë: S’ kam turp, s’ ke ç’ më bën! Tragjedia e Gerdecit është një provë e faktit se shteti shqiptar është i kapur nga mafia e të gjitha llojeve. Tashmë Berisha dhe Topi janë në situatën kur ose duhet ta ndëshkojnë këtë mafie, ose të largohen, në rast se nuk duan të ndeshen me të, dhe nuk janë të implikuar me të, gjë që nuk duket e besueshme.
sot.
Krijoni Kontakt