
Postuar më parë nga
DI_ANA
"VALLËZIM I LEHTË"
I kam veshtruar,admiruar,pres dhe ty prape ti shikosh,
te pelqen kjo bote shenjtoresh,ndaj nuk duhet ta harrosh,
Te pelqen kjo bote e paster,ku nuk ka vend marrezia,
bote e paster feminore,ja kush eshte vete bukuria...
Sa do te doja qe te te shikoja bashke me ta...
Sa do te doja qe perdore dhe ti vete te ishe...
Sa do te doja te te isha krah....
sa do te doja qe kjo bote,jo semundje mos te kishte...
Te pelqen ky lot i qiellit,admirimin ke per te,
mos mundo qe ti ti ngjash,ti gezimin mos e le,
shiko diellin sa shume ngroh,merrja ti vete vezullimin,
merrja,kape dhe shtrengoje,flake tutje ti trishtimin....
E pashe fluturen tek endej dhe sdinte ku te shkonte,
e pashe lule me lule,nektarin ua shijonte,
e pashe qe u hutua kur preku trendafilin,
aty vendos te rrinte,degjonte dhe bilbilin....
Ah ky ylber i zjarrte,sa here mendjen ma vodhi,
ngadale te deh magjia ,e kuqja ngjyre me zgjodhi,
mundohesha qe ta kapja,diku te perendoja,
por befas nata vinte dhe yjet ja shikoja...
E di qe koha iken...iken..se pyet hapin tone,
Muziken e degjoj dhe ritmin e shijoj,
perse te mos vallezojme,perse hapin ndalojme,
perse te mos shpresojme,pse endrrat ti harrojme?!
Perse e ndal muziken,perse sdo ta degjosh,
lejoja ti pershkimin,nuk dua ta harrosh,
merr forcen qe te duhet,merr forcen dhe vallezo,
nje vals teper te lehte,ti vetes ja lejo....
Degjoj nje ze te embel qe lehte psheretin,
shikoj lot qe rreshqasin,diku ne perendim,
ndjej zemren qe ka frike dhe eshte e deshperuar,
ndjej dhimbjen qe e shpon,ndjej kengen e vajtuar...
Mos lodh ti veten engjell,nga pyetjet mos ki frike,
kjo nate do te kaloje,e nesermja eshte dite,
mposht friken qe pushton ket zemer te trazuar,
luftoje erresiren,mos rri e pikelluar...
Dhe prape ti merre vallen,kur dita te shkelqeje,
degjoje prape muziken dhe lere te rrembeje,
nga koha mos ki frike,mendo qe ajo svdes,
mos ler asgje ne bote qe jeten te ta prese!
Me thuaj çfare ke peng,me thuaj çte mungon,
me thuaj pse kaq lodhesh,pse zemra te renkon,
me thuaj çdo nga une,me thuaj te ndihmoj,
me jep nje shenje te vetme,ma jep se e pranoj....?!
E di se çdo te thote,e di çeshte dashuria,
e njoh dhe une humbjen,se di çeshte lumturia,
ti mikun do takosh dhe lehte do ta pushtosh,
ti shpresen mbaje gjalle,te gjithe do i takosh...
Lehte po vallezoj,te ftoj ty ne vallzim,
e di qe nuk te behet,por merr pakez guxim,
te lutem me jep doren,nga koha mos ki frike,
vertete oret na ikin,por jeta ka dhe drite....
Vertete ikin minutat,vertete koha kalon,
vertete na rrahin zemrat,vertet shpirti renkon
vertete ka dhe zhgenjime,vertete ne bote ka zi,
mundohu te fitosh ne boten tone rri...
Do ecesh dhe vraposh,do qeshesh ,do kendosh,
do shkruash prape ti rreshta,ti vete do rrecitosh,
jo s'humbi kenaqesija,mundohu ta kerkosh,
e fshehur diku afer,mundohu ta afrosh...
Me thuaj shpirt i zymte,me thuaj shpirt i vrare
pse force nuk ke per veten,deshira te eshte thare,
perse ndihesh e flakur,askush nuk te hedh dot,
je engjell shume i rralle,me bere te derdh lot...
A e kupton ti valle,çfare force ke ne gji,
a e shikon miresine,pse strukur ti me rri?!
Vrapo dhe mos ndalo,vrapo dhe bej pushim,
serish ti prape vrapo dhe fjetja ka nje zgjim...
Me thuaj çfare eshte jeta?!Eshte ecje dhe vrapim...,
shume bukur e pershkruar por ka dhe hidherim,
te lutem merre forcen,te lutem prape me shkruaj,
ca vargje mi dhuro..te lutem me mos vuaj....
Jo kenga nuk pushon,jo kenget skane mbarim,
dhe vete mund te kendosh,e qeshur pa trishtim,
jo shpresa kurre nuk vdes dhe dua ti besosh,
mos ler hijen e zeze,mundohu te fitosh!!!
Ps.....Te uroj te sherohesh dhe besoj te mrekullia per engjej si ty....Nuk mund te vdesin njerez me kete lloj shpirti dhe ndjesie...
Te uroj dhe jam me ty,ndonese nuk te njoh,por zemra ime eshte me ty,prane teje,ashtu sikurse me mijera persona qe lexuan mesazhin tend.
Te perqafoj
Krijoni Kontakt