Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Më erdhi në endërr!....

    Sa dëshiroja vetëm një mbrëmje
    të flija gjumë se u kapita!...
    e të më vije në mes t'nji ëndrre
    Aty ku unë gjithë kohën prita!!!

    Dhe ja, për fatin e mirë të shpirtit
    më erdhe mbrëmë e përmalluar
    më prekje trupin me bulzë të gishtit
    më puthje buzën e përvëluar....

    Dhe psherëtinje o shpirt në endërr
    duke u ngjitur pas gjoksit tim
    mbështesje kokën në gjoks e zemër
    ti mbretëreshë e shtratit tim!

    Pastaj rà drita ma prishi ëndrrën
    sa u mërzita...mund t'a kuptosh.
    Ku e kam shpirtin, ku e kam zemrën
    Krevati im qenka krejt bosh...

  2. #2
    ...

    Nje zbrazeti qe vetem ti,
    munde ta sjellesh, vertete tek une
    sado qe dites dukem nje mbret,
    jam lypes endrre, s´dua me shume...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nuk ka brenda jetës, më çaste magjije
    se sa kur në zemër, futet një njeri !
    Krejt si në përralla, në Kohë Dashurije
    Vehten e ndjen Mbret, me dy mbretëri...

    Njëra është e pasur me miljona puthje
    Tjetra e pangopur, e etur nga Malli
    Mbretëri e Parë, netët i shtyn tutje…
    Mbretërinë e Dytë, pse nuk e merr djalli?…

  4. #4
    ...

    Ndjeva perjetimin e dy Mbreterive,
    Dallova ndryshimin, mes nates dhe dites,
    Se dita kalon mbase pa u ndjere,
    Ne mbreteri puthjesh, u shnderrova prites...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    PaLma

    po ju pergjigjem me vargje te varfera por qe kane si "arme" ngushellimin...
    Respekte Agimi si mik i sinqerte

    Po,po! Unë e pashë kohën që po ikte.
    Sekondat, minutat dhe orët që shkonin.
    Ju betohem!... Isha i ulur në karrike
    Unë edhe koha njëri tjetrin numëronim.

    Shfletova dhe hapa fjalorë e kodikë
    Të gjeja nënfishë e shumëfishet e saj
    Çudi në Fjalorin Enciklopedik
    Vetë Koha humbiste në vehten e saj(!)

    E ndarë dhe e coptuar në katër Epoka
    Antikja, Mesjeta, Modernia dhe Sot(!)
    Andaj katër mëndje strehohen ndër koka…
    si stinët me dimër, si vjeshta me lot…

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    PaLma

    po ju pergjigjem me vargje te varfera por qe kane si "arme" ngushellimin...
    Respekte Agimi si mik i sinqerte

    Po,po! Unë e pashë kohën që po ikte.
    Sekondat, minutat dhe orët që shkonin.
    Ju betohem!... Isha i ulur në karrike
    Unë edhe koha njëri tjetrin numëronim.

    Shfletova dhe hapa fjalorë e kodikë
    Të gjeja nënfishë e shumëfishet e saj
    Çudi në Fjalorin Enciklopedik
    Vetë Koha humbiste në vehten e saj(!)

    E ndarë dhe e coptuar në katër Epoka
    Antikja, Mesjeta, Modernia dhe Sot(!)
    Andaj katër mëndje strehohen ndër koka…
    si stinët me dimër, si vjeshta me lot…
    E mrekullueshme! E rilexoj dhe me shtohet kenaqesia e leximit te pare. Pershendetje dhe urime, mik!

  7. #7
    Meqe nje krijim s'meriton teme me vete, dhe meqe kjo teme po me pelqen po e postoj ketu edhe dicka nga mua. S'besoj se ju vjen keq.

    Hip-n-Ozi im,
    madheshtor,
    edhe pse i mishte i kapshem, i ndukshem.
    Hip-n-Ozi im,
    i zhdervjellte, i rreshqitshem
    qe ne nje neuroze te habitshme terbimi
    rreshqet jashte pushtim-perqafimit tim
    dhe me sterkal me helmin tend magjik.

    Ne rregull, jam robine e jotja!

    E c'mund te beja tjeter
    mbasi me erdhe naten si nje cigan,
    cub i gjate, i holle, i zi,
    duke mbajtur nje trendafil te kuq me gjemba ne dhembe?

    E c'mund te beja tjeter
    mbasi gjembat u kacafyten
    e u ngulen pazgjidhshmerisht ne zemren time?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    je ajo qe je po qysh je a je mire po si te kemi o qe te kemi ajo qe te kemi..

    gjej nje nick moj aman.. o ti jam o qe je ajo qe jam..

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    17

    poezi

    sa per poezine bravo po mundohem te pergjigjem dhe une me menyren time

    Ëndërr vrasëse

    Ndonëse heshta, kur nuk duhej
    Ndoshta zemra kot druhej
    Ndoshta gabim I madh I jetës sime
    Që ti je fshirë sot nga ato kujtime

    Në ëndërrën e gjatë që zgjat pafund
    Thellësia e shpirtit mu lëkund
    Ti fare praën, më prek me ngrohtësi
    Sa hap sytë, ti zhdukesh për cudi

    I djerësitur nga vuajtja e gjatë
    E cila spaska fund këtë natë
    Ëndërra që më zgjoi kaq papritur
    Një humnerë në zemrën time ka ngritur

    Pyes veten me mosbesim
    Cishte kjo ëndërr me kaq trishtim
    Si ka mundësi që një zjarr I fikur
    Të sjellë vuajtje kaq papritur

    Një fytyrë e mbuluar nga harresa
    Ikur nga mendja pa pendesa
    U rikthye sonte kaq pranë
    Mendjen në copash po ma ndanë

    Djall e ëngjëll sonte në mendjen time
    Në dyluftime për ca kujtime
    Djalli I largon ato në harresë
    Ëngjëlli më ndihmon e më jep shpresë…

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2008
    Postime
    17

    ne diskoteke

    Sonte në diskotekë
    Se cndjej se di as vetë
    Perballë, në tavolinë tjetër
    Qëndron indiferente, dashuria e vjetër

    E kisha harruar, vite më parë
    Pasi ka kohë që jemi ndarë
    Por sot teksa e shikoj
    Nje afsh I nxehte, trupin përshkoj

    E shoh sesi qesh e e kënaqet nga gëzimi
    Bëj të fortin, hiqem si më trimi
    Bëj sikur sma ndjen, sdua tia di
    Se përballë meje qëndron ti

    dhe ti ndoshta ske harruar
    Pasi s’harrohet aq shpejt një dashuri
    Ndoshta dhimbjen time dëshiron
    Ndaj me aq dashuri, tjetrin ledhaton

    Ska fund mbrëmja, vuajtejet e mia
    ca nga ndjenja ca nga pija
    loti për pak sa s’shpërthen
    por një tjetër stehëz ai gjen

    jetës nuk I dihet, është e gjatë pafund
    ndoshta zgjidhjen time, sonte po e lëkund
    por nesër kur në rrugë të ti shoh prap ata sy
    ndoshta për veten do të vijë turp ty

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, një ëndërr në arkivol
    Nga ORIONI në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Enderr e trishtuar
    Nga babygirl1982 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 11:12
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •