Close

Rezultati i Sondazhit: I besoni hipnozës?!

Votues
13. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po i besoj.....

    9 69.23%
  • Jo....

    4 30.77%
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Duke qene se nuk shikoj ndonje kundershtim te argumentuar nga ty per ato cfare kam shprehur me siper ne lidhje me hipnozen mund te mjaftohesh me aq sa kam shkruajtur. Them se s'ja vlen te sqaroj me shume se sa kam bere se nuk me dukesh adapt per te replikuar ne te tille fushe.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  2. #12
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Hipnoza është njëra ndër fenomenet më kontradiktore psikike, e cila, edhe pse e pranuar shumë vonë nga shkenca oficiale, ende, sot e kësaj dite, shkakton mëdyshje në opinionin e gjerë. Duke mos qen e ç’veshur tërësisht nga elementet e sharlatanizmit dhe besëtytnive të prejardhjes së saj mistike dhe religjioze, sot e kësaj dite, ende manipulohet me te si diçka mbinatyrore. Pas studimeve dhe eksperimenteve të shumta të bëra në këtë drejtim, po arrihet në dëshmi gjithnjë e më bindëse për efikasitetin e saj të pamohueshëm në shërimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, e veçanërisht të atyre me prejardhje psikike. Andaj, psikoterapia mjekësore bashkëkohore, zyrtarisht e ka pranuar këtë metodë, tek diku në vitet e gjashtëdhjeta, duke e radhitur atë, në mesin e terapive, jo vetëm shëruese, por edhe ekzaminuese, përmes së cilës, mund të arrihen rezultatet e vlefshme për gjenezën e thellë dhe të ndëvetëdijshëm të sëmundjes.
    Shikuar historikisht, fenomeni i hipnozës zanafillën e vetë e ka nga civilizimet shumë të lashta të historisë njerëzore. Shënimet e para materiale të zbuluara për hipnozën datojnë që nga populli i vjetër Sumer, 4000 vite p.e.s. Në shumë religjione, sekte fetare, si dhe shkolla të ndryshme të edukimit psikik, hipnoza është ruajtur si njëra prej metodave sekrete e ndikimit tek personat tjerë. Rruga e gjatë e evoluimit të kësaj metode gjer në kohën e sotme, ka qen e mundimshme, e dhembshme dhe përplot peripeci, me shumë rreziqe për shkencëtarët dhe individët e caktuar që kanë tentuar, që në çfarëdo mënyre, publikisht ta dëshmojnë efikasitetin e saj terapeutik. Edhe përpos këtij realiteti, shumica e studiuesve më eminent botërorë, përveç se e kanë rrezikuar epitetin e vet të shkencëtarit serioz, janë ballafaquar: që nga dëbimi nga anëtarësia në akademinë e shkencave të shtetit vetjak, e deri tek burgosja dhe syrgjynosja nga vetë shteti amë.
    Kur e bëjmë këtë vlerësim, nuk e patëm fare në konsideratë periodën e errët shekullore të INKVIZICIONIT, ku marrja me fenomene shpirtërore, e veçanërisht me hipnozë, paguhej edhe me kokë. Sido që të jetë, këtë pjesë të evoluimit të hipnozës do t’ia lëmë historikut të saj zhvillimore, si një segment i degës së caktuar të psikoterapisë bashkëkohore, sepse, tanimë hipnoza konsiderohet, jo si dikur misticizëm dhe mrekulli e privilegjuar e disa individëve, por si një tërësi komplekse metodike e trajtimit.

    Çka është hipnoza?

    Definicion të saktë dhe përgjithësisht të pranuar për hipnozën nuk ka. Medicina shkencore, nga njëra anë, dhe alternativa shëruese tradicionale, nga ana tjetër, për këtë metodë, kanë konkretizime të ndryshme. Por, sa i përket çështjes së definicionit të saj, ne në këtë shtjellim, as që to t’i hymë në imtësitë e detajeve . Vetëm mjafton ta kemi të qartë se, HIPNOZA është një metodë e ndikimit dhe komunikimit të një personi - si terapeut, me një person tjetër - si medium, i cili, përmes sugjestioneve verbale, e sjell atë në një gjendje shpirtërore të transit të lehtë. Kjo gjendje e krijuar psikike quhet transi hipnotik, dhe, përmes saj, drejtpërdrejtë komunikohet me pjesën irracionale dhe të ndërvetëdishme të mediumit. Pra, hipnoza është komunikimi i drejtpërdrejtë me ndërvetëdijen e personit të caktuar, duke anashkaluar pjesën e vetëdijshme të vlerësimit racional të sugjestioneve të pranuara, gjegjësisht mënjanimin e EGO-s nga roli i saj i censorit. Kjo nënkupton se, përmes sugjestioneve që i jepen mediumit në hipnozë, depërtimi i tyre është i drejtpërdrejtë. Nëse, mediumit të caktuar, gjatë transit hipnotik, do t’i sugjerojmë se është fëmijë në moshën 9 vjeçare, ndërvetëdija e tij do të identifikohet me këtë sugjestion dhe do të veproj në kuadrin e përmbajtjes së saj. Përveç, sugjestioneve të dhëna në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë transit hipnotik, mediumit mund t’i jepen edhe sugjestione pos-hipnotike. Pra disa kërkesa që ai duhet t’i kryej pas një kohe dhe në momentin e mëvonshëm të vetëdijesimit të plotë. Kuptohet, këto sugjestione rrënjëzohen në ndërvetëdije dhe varësisht nga përmbajtja e tyre, nxisin momentin e kërkuar të vetërealizimit. Në hipnozë, këto sugjestione quhen si ndikime post-hipnotike. Po ashtu, shumë ngjarjet dhe ndodhitë, që për momentin mendohen se janë të harruara, gjatë transit hipnotik, me një përpikëri të pabesueshme përkujtohen në detale. Andaj, psikoterapia medicinale, mu për këtë mundësi që ka hipnoza, e zbaton atë në gjetjen e shkaktarit të vërtetë të traumës, që supozohen si shkaktare kryesore i sëmundjes së caktuar psikike, e cila duhet të kurohet.
    Metoda e hipnozës qartë tregon se sa rëndësi ka ndërvetëdija e jonë dhe mundësia e komunikimit të drejtpërdrejt me te.
    Në krahasim me hipnozën, tek autosugjestioni, veprimi dhe qëllimi është gati i njëjtë, por, shumë më i ngadalshëm. Aty vetëdija e jonë, gjegjësisht EGO-ja, sugjestionin e caktuar i mishëron tërësisht duke i lejuar depërtimin në ndërvetëdije. Nga ana tjetër, tek hipnoza është e kundërta: ndikohet aty për aty dhe drejtpërdrejt në ndërvetëdije. Sikurse mund të konkludojmë, si me sugjestion, gjegjësisht autosugjestion, ashtu edhe me hipnozë, gjithnjë komunikimi i drejtpërdrejtë bëhet me potencialin e pastër, inteligjencën e paskajshme e cila nuk njeh kufi, dhe në të nuk ka pengesa për realizimin e dëshirave dhe kërkesave tona, me kusht që, ato, të jenë të dhëna sipas metodikës së caktuar të vetëndikimit.
    Në psikoterapinë bashkëkohore, terapia me hipnozë përdoret më së shumti tek shërimi i disa sëmundjeve psikike në formë të paranojave, fobive, apo frikave, si dhe tek shumë sëmundjet me natyrë organike, por që kanë prejardhje psikosomatike. Pra, atyre sëmundjeve fizike të shkaktuar nga pengesat psikike. Përmes hipnozës, me sukses janë shëruar: varshmëritë e ndryshme nga toksiket, duhani, drogat, e veçanërisht nga alkooli, janë larguar burimet latente të frikës, depresioneve, komplekseve të ndryshme të sjelljes, etj. Nga sëmundjet organike, shërimi i suksesshëm përmes hipnozës bëhet: tek të thatit në lukth (ulcera) , kokëdhembjet, të lagurit në shtrat, impotenca, rritja e gjinjve tek femrat, përmirësimi i tenit të fytyrës...etj. Nga disa literatura kurioze të tretmanëve terapeutike, kamë hasur në dëshmitë se me hipnozë janë shëruar: sida, kanceri si dhe shumë sëmundje që për momentin e kohës, nga medicina cilësohen si të pashërueshme. Arritja përmes hipnozës të efektit anaztezik, praktikohet edhe tek shumë shërim alternative tradicionale. Përmes hipnozës janë bërë edhe shumë operacione të suksesshme pa përdorur anestezinë.
    Sa për kuriozitet, hipnoza me të madhe është përdorur edhe nga shumë shërbime informative sekrete të sigurimeve shtetërore, e posaçërisht nga CIA-a amerikane dhe NKVD-ja e ish BRSS. Përmes hipnozës, shumë të dhëna dhe informata sekrete, janë bartur nga një vend i spiunimit në vendin tjetër të qendrës informative. Posaçërisht, këto shërbime, metodën e hipnozës e kanë përdorur edhe për shpëlarjen e trurit gjatë imponimit të dhunshëm të ideve dhe mësimeve të caktuara tek individët dhe grupet shoqërore.
    Kur jena tek veprimi i hipnozës masive tek grupet shoqërore, në kohën tonë bashkëkohore, sistemi i përsosur i marketingut, gjegjësisht i imponimit të shitjes së madhit të caktuar në konkurrencën e tregut të lirë, me të madhe zbaton këto metoda të sugjestionit masiv përmes mas-medieve të ndryshme. Reklama e suksesshme është hipnoza e lehtë e ndikimit në masë për imponimin e blerjes së artikullit të caktuar tregtar.

    A mundet të merret çdo kush me hipnozë?

    Edhe pse për ndikimin tek personat tjerë,mundësitë e kësaj metode janë shumë të mëdha, ajo gjithnjë tek lexuesit laik lënë përshtypjen e një aftësie dhe mrekullie të jashtëzakonshme individuale. Realisht, përdorimi i hipnozës është i lehtë, i thjeshtë dhe mund të zbatohet nga çdo individ, i cili, thjesht, di të flas dhe të mendoj shëndosh. Si element më kyç në hipnozë, duhet ditur se rëndësi të veçantë dhe të pakontestueshëm ka autoriteti i terapeutit dhe aftësia e krijimit të besimit të ndërsjellët me mediumin, pacientin, gjegjësisht personin të cilin duhet hipnotizuar. Natyrisht se, duhet ditur edhe disa teknika parapërgatitore operative, por, ato mund të mësohen dhe ushtrohen lehtë edhe nga një kureshtar entuziast. Nëse, personi që dëshironi ta hipnotizoni, nuk ka besim tek ju, dhe nuk dëshiron ta vej kontaktin e nevojshëm të komunikimit intim, atëherë, nuk ka sukses për hipnozë. Elementi tjetër dhe tejet i rëndësishëm tek kjo metodë është edhe vetëbesimi i madh i terapeutik. Nëse një terapeut nuk ka vetëbesim të fortë dhe dyshon në suksesin e vetë gjatë hipnotizimit, atëherë hipnoza nuk ka efekte dhe është e pasuksesshme.
    Parimisht, vetëm 70 % të njerëzve, trajtohen si individ tejet sugjestibil dhe që hipnotizohen lehtë, por, edhe me ata 30% tjerë, nëse punohet seriozisht dhe në mënyrë profesionale, arritja e suksesit nuk duhet të jetë aq i vështirë..

    Adnan Abrashi- NANDA
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  3. #13
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Përse shërben hipnoza?!

    Disa të dhëna se përse mund të shërbejë ajo

    1 – Për të eliminuar dhimbjet
    2 – Për kurimin e alergjive
    3 – Për eleminimin e dhimbjeve
    4 – Kundër duhanit dhe obezitetit
    5 – Kur nuk është e këshillueshme

    Pak histori
    Edhe egjiptianët antikë e praktikonin për të anestizuar të sëmurët. Termi që njohim sot, “hipnozë”, u përzgjodh nga një mjek, skocezi James Braid, në 1800, por vetëm në fund të shekullit të XVIII, një neurofiziolog francez, Jean Charcot, studioi teknikën për ta bërë hipnozën të praktikueshme edhe nga mjekët. Është marrë me të edhe Sigmund Freud, babai i psikoanalizës. Pikërisht duke studiuar këtë shkencë të alteruar, ai arriti të përpunonte teoritë e tij të para, edhe pse më vonë, e braktisi atë.
    Sot hipnoza, përtej përdorimit spektakolar që bëjnë disa prestigjatorë, praktikohet si një instrument kure prej psikiatërve dhe psikoterapeutëve. Efektet mbi pacientët janë të shumëfishta. Hipnoza ndihmon për të kontrolluar emocionet emotive, lejon zhvillimin e potencialiteteve të pashprehura, përmirëson funksionalitetin fizik dhe mund të shërojë gjendjet e ankthit, fobitë, shqetësimet psikologjike. Mirëpo ajo nuk është në gjendje të bëjë mrekullira: nëse një person nuk di të pikturojë, përshembull, me anë të hipnozës mundet vetëm të përmirësojë kapacitetet e tij deri aty sa të jetë e mundëshme, por ai nuk do të bëhet kurrë një artist.
    Çfarë efektesh ka në trurin tonë hipnoza, kjo teknikë e njohur edhe nga egjiptianët e lashtë? E mbi të gjitha, a funksionon ajo tek të gjithë në të njejtën mënyrë?
    Fjala greke “hypnos” do të thotë “gjumë”. Mirëpo në gjendjen e hipnozës ne jemi të zgjuar. Të gjithëve mund të na ndodhë të eksperimentojmë një gjendje “autohipnoze”. Për shembull, kur jemi tepër të dhënë pas leximit të një romani, aq sa nuk dëgjojmë zilen e shtëpisë apo të telefonit. Por çfarë ndodh në mendjen tonë? Një hipotezë e neurofiziologëve është ajo sipas së cilës hipnoza ve përkohësisht në gjendje qetësie hemisferën e majtë të trurit tonë, që i korespondon aktivitetit logjik, për t’iu drejtuar hemisferës së djathtë e cila është e lidhur me emocionet. Kjo “ndarje mendore”, favorizon memorizimin e frazave të shkurtra të cilat nëpërmjet fjalëve dërgojnë imazhe tepër të sakta që përthithen menjëherë nga “truri i fantazisë”. Duke superuar barrierat e racionalitetit, bëhet e mundur modifikimi i zakoneve të gabuara. Hipnoza, në fakt është një metodë e shpejtë për këtë qëllim.

    Disa të dhëna
    Vetëm 15 përqind e personave arrijnë lehtësisht një gjendje transi të thellë, të tjerët duhet të kënaqen me gjendje të ndërmjetme. Një seancë kushton nga 100-150 dollarë dhe mund të zgjasë nga 20 minuta deri në 1 orë. Kohëzgjatja e trajtimit mund të shkojë sipas shqetësimeve që janë për t’u eleminuar. Për shembull:
    • për t’u përballur me provimet shkollore: duhen 2 deri në 3 seanca;
    • kundër varësisë së duhanit: duhen 2 deri në 5 seanca;
    • për të përballuar një ndërhyrje kirurgjikale: nga 2 deri në 5 seanca;
    • për të superuar një garë sportive: nga 2 deri në 5 seanca;
    • për ankthe dhe fobi: 10 seanca;
    • kundër shqetësimeve psikosomatike: nga 8 deri në 10 seanca;
    • për përgatitjet e lindjes së një fëmije: 2 apo 3 muaj, me takime dyjavore.

    Për çfarë mund të shërbejë?
    Janë të ndryshme fushat në të cilat hipnoza mund të përdoret me rezultate të shkëlqyera: mjafton të kontaktohet me një profesionist.
    Trajtimi i një shtatëzanie mund të nisë në trimestrin e parë të saj. “Mos ki frikë dhe kështu nuk do të ndjesh as dhimbje, kontrollo trupin tënd, ji e heshtur dhe e qetë”, përsërit vazhdimisht hipnotisti. Por, mbi të gjitha nëna e ardhshme stërvitet të dëgjojë trupin e saj, të kontrollojë ritmin e frymëmarrjes dhe tonin e muskujve të saj, për të zvogëluar çdo lloj dhimbje. Pas disa seancash me hipnotistin, bëhet e mundur edhe autohipnoza: pacienti mund të përsërisë vetë sigjestionet me të cilat është trajtuar. Në pak kohë pacientit do t’i mjaftojë vetëm një fjalë...

    -Për të eleminuar dhimbjet
    Nuk bëhet fjalë për një efekt të hamendësueshëm, por për një mundësi reale për të kontrolluar organizmin tënd. Hipnoza është e duhur për të eleminuar dobësitë fizike që lindin në psikikë apo për të neutralizuar dhimbjen organike pa përdorur ilaçe. Hipnotisti do të provojë fillimisht për të vënë në gjumë një pjesë të trupit, për shembull një dorë. “Dora jote është e mbështjellë nga një mbulesë e cila do të bëjë të mundur të verë në gjumë sensibilitetin ndaj dhimbjes”. Më pas hipnotisti do të mbledhë dorën për të parë nëse sugjestioni ka bërë efekt. Mirëpo, nëse problemi është një dhimbje në qafë, imazhi i servirur do t’i shërbejë kësaj pjese të trupit, e cila do të shërbejë për të eleminuar çdo lloj tensioni.

    -Për të kuruar alergjitë
    Në pak kohësh, në Shtetet e Bashkuara, një kërkim i Universitetit të 0akland, në Califomia, evidencoi që hipnoza aktivizon dialogun mendje-trup. Duke egzaminuar rastin e një pacienti të shëruar nga një formë alergjie të lëkurës, u vu re që në gjakun e tij, pas trajtimit, ishte shtuar sasia e antikorpëve në qarkullim. Një eksperiment tjetër u përsërit me një tjetër pacient që përgjatë dhjetë seancave kishte parë t’i zhdukej një pullë e madhe alergjike mbi dorë. Bëhej fjalë për një shqetësim viral, shumë rezistent ndaj antibiotikëve. Por hipnoza e kishte ndihmuar personin që të intensifikonte në mënyrë të pavullnetëshme mbrojtjet e tij natyrore, dhe për ti përqëndruar ato për të dobësuar “trupin e huaj”.

    -Kundër duhanit dhe obezitetit
    “Sa herë që të vesh në gojë një cigare, do të ndjesh një shije aq të keqe saqë do ta fikësh menjëherë atë”. “Duke parë një ëmbëlsirë do të ndjesh vetëm vuajtje”. Duket e pabesueshme, por janë pikërisht këto fjalë sugjestionuese nën hipnozë të cilat bëjnë që të ikë dëshira për të pirë duhan apo për të ngrënë shumë. Më pas personat binden se vërtet nuk e durojnë dot tymin e cigares apo se sallatërat janë më të mira se patatinat e skuqura, dhe më pas të bëjnë reagimin e nevojshëm. Sa më e sinqertë të jetë dëshira për t’i ndryshuar këto zakone, aq më i shpejtë është edhe trajtimi. Hipnoza mund të përdoret edhe për të forcuar vullnetin në mënyrë që t’i rezistojmë tensioneve të shumta të jetës së përditshme.

    -Kur nuk është e këshillueshme
    Hipnoza është e vyer për aq kohë sa përdoret nga një psikolog apo nga një mjek. Rreziku prej saj mund të vijë vetëm atëherë kur ajo bie në duar të “improvizuesve të rrezikshëm”. Në fakt, një mjek apo një psikolog e di se kur hipnoza duhet apo nuk duhet përdorur. Për shembull, ajo është mjaft e nevojshme në rastet e depresioneve e gjata, të cilat kanë nevojë për një psikoterapi më të thellë, ndërsa është absolutisht e papranueshme të përdoret tek ata njerëz që vuajnë nga patologji mendore, si skizofrenia. Ndër të tjera, nën hipnozë, mund të shpërthejnë emocione shumë të forta. Është e nevojshme të bëhet shumë kujdes dhe të mos bëhet e mundur të shkojnë në nivelet e koshiencës konfliktet psikologjike shumë traumatike, sidomos tek personat kardiopatikë. Çdo trajtim duhet të paraprihet nga një bashkëbisedim i gjatë, në mënyrë që mjeku të njohë kuadrin klinik të pacientit.
    Përgatiti: Albin TIRANA


    28 Maj 2007.....Gazeta Albania

    Duke lexuar kete artikull do te doja mendimin tuaj rreth hipnozes!

    I besoni ketij fenomeni dhe si e shpjegoni ju personalisht?!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  4. #14
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Sigurisht qe i besoj. Po te kisha kete dhunti, do e kisha bere lemsh gjithe boten. :P
    As qe du me dit!

  5. #15
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Po i besoj.....

  6. #16
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Hipnoza eshte nje proçes ku ne te cilin marrin pjese hipnotizuesi dhe i hipnotizuari.

    Hipnoza karakterizohet ne menyre te veçant nga:
    1- perqendrimi i madh (i shumte)
    2- nga relaksi ekstrem dhe
    3- nga sugjerimi intensiv.

    Komunikimi hipnotik ka nje histori mbi 100 vjeçare. Persa i perket menyres se si njeriu perjeton keto momente hipnotizuese, mund te themi se nuk ka ndryshuar asgje. Ne te kunderten menyra e te venit ne hipnoze me sugjerime (keshilla) qe arrijne ta kalojne lehtesisht nivelin e perqendrimit, dhe hyjne ne komunikim te drejtperdrejt me Uni-n(L'Io) instiktiv dhe emotiv te personit ne hipnotizim ka pesuar ndryshime graduale. Argumentet qe trajton hipnoza klinike permbledhin nje game te gjere problemesh te cilat i perkasin te kaluares. Ndersa shume klinik te tjere e kane perdorur hipnozen si nje teknik per rekuperimin e kujteses atyre momenteve si p.sh. abuzimeve seksuale apo te jeteve te kaluara. Te tjere klinik si.p.sh. psikolog,apo hipnoterapist apo edhe psikoterapist, e kane perdorur kete teknik per te zbuluar te verteten e koshiences se vepruar, duke iu imponuar ne menyre kostante inkoshiences (incoscenza) e cila magazinon keto te verteta. Teknikat qe perdoren ne induktimin e hipnozes jane te ndryshme. Me poshte ju citojme disa prej tyre:
    -HIPNOZA KLASIKE -- teknike e shpejt dhe me efiçence, disa e quajne dhe si tekniken me te shkelqyer
    -HIPNOZA ERICKSONIANE
    -HIPNOZA SIMBOLIKE

    Sot neurologjia mbeshtet tezen se shkalla(gjendja) e koshiences qe indukton hipnoza, mund te na jap mundesin te plasmojme nje lloj konfigurimi neuronesh ne tru. ç'do mendimi yne korrispondon me nje konfigurim specifik neural. P.sh nese do te vendos te levis kemben, neuronet marrin menjehere nje lloj vendodhjeje. Pra mund te rikonfigurojme qelizat nervore dhe si rrjedhoj te heqim limitet e brendeshme, dhe te marrim obiektivat e duhura.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  7. #17
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    HIPNOZA ERICKSONIANE


    Milton H. Erickson ose GJENIU i programimit neoru-linguistik

    "HIPNOZA NUK EKZISTON-GJITHCKA ESHTE HIPNOZE"


    Hipnoza ericksoniane shoqeron pacientin ne nje udhetim zbulues dhe ne nje perdorim te risorseve te tij inkonshe(jo-konshe), derisa mund te realizohen tek ai, te gjitha ndryshimet e deshiruara. Ne kete teknik vemendja e terapeutit i drejtohet atyre mikro-senjaleve te cilat tregojne gjendjen aktuale te pacientit dhe nivelin e rritjes se tij personale.
    Milton Erickson me zbulimet e tij ne hipnoterapine por edhe me kontributin e tij ne zhvillimin e psikologjise krijoi premisat e para nga te cilat linden dhe u formuan me vone terapia sistemike, terapia strategjike, dhe programimi neurolinguistik.

    Nga librat e tij mund t'ju kujtojme

    1- Eksperianca e Hipnozes
    2- Hipnoterapia
    3- Opera 1 ( natyra e hipnozes dhe e sugjerimit )
    4- Opera 2 ( vemendja hipnotike e proceseve sensoriale..perceptues dhe psikofiziologjik)
    5- Zeri im do te shoqeroj
    6- Komunikimi mendje-trup ne hipnoze
    7- Ristrukturimi i jetes me hipnoze
    8- Rruget e reja te hipnozes ...etj
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  8. #18
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    More, si eshte kjo puna e hipnozes; a jane te gjithe njerzit njelloj te predispozuar apo ka variacione? (se une kam pershtypjen qe torollaket hipnotizohen) E kam fjalen, ka njerez qe e humbasin kollaj arsyen kur sugjestionohen, por ka edhe nga ata qe s'e humbasin kollaj, per te mos thene se ka te tjere qe s'e humbasin fare. So?

  9. #19
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce Lexo Postimin
    More, si eshte kjo puna e hipnozes; a jane te gjithe njerzit njelloj te predispozuar apo ka variacione?
    Ka variacione.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  10. #20
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Sa Kot Lexo Postimin
    Sigurisht qe i besoj. Po te kisha kete dhunti, do e kisha bere lemsh gjithe boten. :P
    Ja pse e kam frike hipnozen,nderhyrja e nje te huaji ne te papergjegjeshmen tende eshte me rrezik te madh per shendetin mendor,pasi cdo levizje e gabuar ne te pandergjegjshmen sjell deme te renda ne ndergjegje...

    Mesa kam degjuar ,hiponoza eshte e ndaluar nese pacienti nuk njihet shkelqyeshem prej atij qe do praktikoje hipnozen,dmth nuk mund te perdoret hipnoza sikur po pi nje ilac apo po ben nje gjilpere...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sherben pellemba per edukimin e nje femije?
    Nga shitesi në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 31-10-2010, 12:48
  2. Si mund te arrihet hipnoza?
    Nga iliria e para në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-07-2007, 10:23
  3. Ja se për çka shërben Microsoft Paint
    Nga Adriano-10 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:51
  4. Hipnotizem
    Nga s0ni në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-02-2006, 19:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •