Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Hipnotizem

  1. #1
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Hipnotizem

    Jam duke lexuar librin Dianetics nga Ron Hubbard i cili nga te shumtat tema flet dhe per hipnotizmen.
    Nuk kam dijeni ne kete fenomen sepse eshte hera e pare qe lexoj mbi te, dhe dua te di c'mendoni e c'fare dini
    ju rreth hipnotizmes. Se shpejti do mundohem te sjell mendimet e Hubbard ketu por deri atehere shpresoj qe dhe ju te sillni mendimet e juaja.

    Jeni te mirepritur

  2. #2
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Une mendoj se eshte eksplorimi i pavetedijes ne gjendje transi.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    hypnotizimi eshte kontrollim i mendjes pak a shum, nje nga perdorjet e hypnoses eshte per te zbuluar gjera ose memorje qe mund te jen te repressionuar nga traumat.

    shikone kte me vemendje per disa minuta dhe perqendrohuni
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga good devil : 18-02-2005 mė 14:17 Arsyeja: url
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  4. #4
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    soni lexo kete teme:
    pershendetje
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=15799

  5. #5
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    good_devil ti thua shikoni kete dhe prishni syte:P

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hysnib
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    41

    Hipnoza

    HIPNOZA

    Hipnoza ėshtė njė gjendje e ndryshuar e ndėrgjegjes qė karakterizohet nga njė sugjestionishmėri e lartė.Hipnoza ka tė bėjė me krijimin e njė gjendjeje ėndėrrore tė njerėzit nėpėrmjet pėdorimit tė sugjestionit gojor.Hipnoza dikur mendohej se qe njė formė e fjetjes(fjala hipnozė vjen nga fjala greke pėr ”gjumė”),por prova tė kohėve tė fundit nga eksperimente me EEG tregojnė se modeli i valės trunore tė personit tė hipnotizuar ėshtė i ngjashėm me tipe tė ndryshme tė gjendjes sė zgjimit dhe jo tė gjumit.Duhet pėrmendur se jo tė gjithė e konsiderojnė hipnozėn si njė gjendje tė ndryshuar tė ndėrgjegjes,disa sygjerojnė se ajo ėshtė thjesht njė gjendje normale nė tė cilėn personi ėshtė jashtė mase i motivuar pėr tė vepruar nė pėrputhje me kėrkesat e tė tjerėve.Nga fundi i shekullit XVIII,njė mjek nga Vjena,Franz Anton Mesmer,demosroi njė teknikė tė quajtur magnetizmi trupor,nė tė cilėn nė njė vaskė uji,shufra tė magnetizuara prodhonin njė rrymė elektrike qė jepte goditje krize te pacientėt.Mesmerismi mė vonė u bė i njohur si hipnotizėm meqė theksi u kalua te krijimi i njė gjendje tė ndryshuar tė ndėrgjegjes nėpėrmjet sugjestionimit gojer.Nga fundi i shekullit XIX,mjeku francez Jean Charcot mendonte se ,hipnoza ishte njė mėnyrė pėr ti ndihmuar njerėzit qė tė shtendoseshin.Zigmund Froidi e shfrytėzoi hipnozėn si njė mėnyrė pėr tė analizuar mėndjen e pandėrgjegjshme(rruga tjetėr ishte nėpėrmjet ėndėrrave).Sidoqoftė,ai arriti nė pėrfundim se hipnoza nuk ishte aq e efektshme sa metoda tė tjera dhe kėshtu e braktisi pėrdorimin e saj.
    Teknikat dhe ndjeshmėria.Ka shumė teknika qė pėrdoren pėr tė shkaktuar hipnozėn;shumica e tyre kanė disa veēori tė pėrbashkėta.Mjedisi duhet tė jetė i tillė qė tė shtendosė njeriiun dhe tė eliminojė ēdo lloj frike.Zakonisht ka diēka te e cila personi e pėrqėndron vėmendjen.Ajo mund tė jetė njė objekt ose njė tingull i pėrsėritur.Hipnotisti jep personit nė mėnyrė tė pėrsėritur sugjestionimin se ai ndjehet rehat dhe ėshtė i shtendosur;ai kontrollon qė tė sigurohet se personi ėshtė i qetė kur hynė nė gjendjen e hipnozės.Janė tė disponueshme disa prova ndjeshmėrisė hipnotike,si p.sh.,shkalla e ndjeshmėrisė hipnotike e Stanfordit dhe shkalla e sugjestionimshmėrisė e Baberit.Kėto prova pėrmbajnė disa detyra qė identifikojnė ndjeshmėrinė e njė individi.Tė tilla janė p.sh.,ato ku kėrkohet qė personat tė mbyllin sytė,tė ulin dorėn dhe tė reagojnė ndaj sugjestionimi pas hipnotik.Ka ndryshime tė mėdha nė ndjeshmėrinė e individėve ndaj hipnotizimit dhe psikologėt nuk kanė identifikuar ende njė personalitet tė qartė ”tė hipnotizueshėm”.Kur njerėzit janė tė hipnotizuar,gjendja e tyre e ndryshuar e ndėrgjegjes karakterizohet nga njė shtim i jashtėzakonshėm i hapjes sė tyre normale ndaj ndikimit tė sugjestionimit.Ernest Hilgard(1975) njoftoi se personat mė tė pėrshtatshėm pėr hipnozė janė ata qė kanė imagjinatė tė mirė dhe aftėsinė pėr tė fantazuar.
    Teoritė e Hipnozės.Ka disa teori tė hipnozės,ku pėrfshihen teoria e gjendjes ėndėrrore,teoria e rolit sociologjik dhe teoria e motivimit nga detyrat(Wallace dhe Fisher,1987).Sipas teorisė sė gjendjes ėndėrrore,hipnoza lidhet me njė gjendje tė ndryshuar tė ndėrgjegjes nė tė cilėn personi ėshtė nė njė gjendje tė lartėsuar sugjestionimshmėrie(Hilgard,1979).Hilgard sugjeronte nė teorinė e tij tė rindarjes se ndėrgjegja mund tė ndahet nė disa rrjedha tė mendimit qė janė pjesėrisht tė pavarura nga njėra-tjetra.Personi i hipnotizuar nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr tė gjitha ngjarjet qė ndodhin nė secilin nga nivelet e ndėrgjegjes.Teoria e rolit sociologjik e Sarbin dhe Coe(1979) ppohon se,personat e hipnotizuar janė nė gjendje normale tė ndėrgjegjes dhe pėrpiqen tė arrijnė objektivat e rolit qė u ėshtė vendosur nga hipnotizuesi dhe shoqėria.Barbe gjithashtu argumentonte nė teorinė e motivimit nga detyrat,se hipnotizimi nuk ėshtė njė gjendje e ndryshuar e ndėrgjegjes,por mė tepėr njė gjendje normale e ndėrgjegjes nė tė cilėn personi ėshtė i motivuar tu pėrgjigjet sugjestionimeve tė hipnotizuesit.Deri tani,ende nuk ėshtė rėnė dakort pėr njė teori tė vetme pėr hopnozėn.
    Pėrdorimet e hipnozės.Hipnoza ėshtė pėrdorur pėr njė shumėllojshmėri qėllimesh,siē janė kontrolli i dhimbjeve,ndryshimi i sjelljes,pėrmirėsimi i kujtesės dhe modifikimi i perceptimit.Nė shekullin XIX hipnoza pėrdorej si anastezi pėr pacientėt qė operoheshin,por me daljen e drogave anastezike hipnoza nuk u pėrdor mė ppėr kėtė qėllim.Ajo ėshtė pėrdorur me sukses pėr tė pakėsuar dhimbjet gjatė lindjes.Hilgard dhe Hilgard(1983) sugjeronin se,hipnoza e lejon individin ta ndajė ndėrgjegjen nė dy nivele dhe se nė hipnozė,dhimbja nuk pėrjetohet nė njė nivel tė ndėrgjegjshėm tė vetėdijes.Njė nga pėrdorimet mė tė zakonshėm tė hipnozės ka qenė pėr tė kontrolluar problemet e sjelljes sė pėrditshme,siē janė pirja e duhanit dhe ngjallja.Duke bėrė sugjestionime se pirja e duhanit dhe ngrėnia jashtė mase ėshtė e dėmshme pėr shėndetin,dhe duke inkurajuar njė imazh pozitiv pėr veten.hipnotizuesit janė nė gjendje ti ndihmojnė njerėzit qė tė ndryshojnė zakonet e kėqia.Anderson(1985) zbuloi se,pėrdorimi i hipnozės pėr tė kontrolluar ngjalljen ishte mė i suksesshėm kur personat ishin mė tė ndjeshėm,sipas matjeve nė shkallėn e ndjeshmėrisė hipnotike tė Stanfordit dhe kur hipnoza pėrdorej sė bashku me teknika tė tjera tė modifikimit tė sjelljes.Kjo pėr shkak tė prirjes sė disa individėve pėr t`iu rikthyer zakoneve tė padėshirueshme.
    Hipnoza ėshtė pėrdorur gjithashtu pėr tė ndihmuar individėt qė tė kujtojnė ngjarjet e shkuara.Psikologėt kanė hipnotizuar dėshmitarė pėr ti ndihmuar ata qė tė kujtojnė detajet e njė krimi.Nė disa raste dėshmitari trillon informacion (ose ndikohet nga sugjestionimet e hipnotizuesit),ndėrsa nė raste tė tjera kjo procedurė ka siguruar informacion me vlerė(Sheehan dhe Tilden,1983).Njė studim i kohėve tė fundit nga MckKonkey dhe Kinoshita (1988) zbulonte se,personat e hipnotizuar ishin nė gjendje tė kujtonin njė numėr shumė mė tė madh fotografish,qė u ishin treguar njė javė mė parė,sesa personat qė nuk u hipnotizuan.
    Nė njė teknikė tė diskutueshme tė quajtur prapavajtje moshore hipnotike,njė individi tė hipnotizuar i kėrkohet tė kujtojė informacion rreth ngjarjesh tė ndodhura nė njė datė shumė mė tė hershme(p.sh.,gjatė fėmijėrisė).Ndonėse ky pėrsorim i hipnozės nuk jep gjithmonė efekte pozitive,kjo gjendje e ndryshuaar e ndėrgjegjes vazhdon tė zgjojė interesin e psikologėve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •