Close

Rezultati i Sondazhit: I besoni hipnozës?!

Votues
13. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po i besoj.....

    9 69.23%
  • Jo....

    4 30.77%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #-9
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Hipnoza

    fjala hipnozë vjen nga greqishtja "hypnos", që do të thotë "gjumë" - një emërtim çorientues, pasi hipnoza është një gjendje e të qenët i mprehtë, tepër i përqendruar e zgjuar.
    90 përqind e njerëzve janë të hipnotizueshëm, 20 përqind e tyre vlejnë si "tepër të hipnotizueshëm". Vendimtare është se sa shumë njeriu i lejon përbrenda vetes sugjerimet e hipnotizuesit: Çdo hipnotizim është në fund të fundit një "vetëhipnotizim". Gjendja e hipnotizuar quhet edhe "trance" (shqip. trens).

    Hipnoza mund të vihet në përdorim të shumanshëm; Përveç se në "shfaqjet hipnotizuese" që kanë marrë pak si nam të keq hipnoza mund të përdoret për luftimin e dhimbjeve, si për shembull për të shkulur një dhëmballë të pjekurisë, ose në rastin e dhimbjeve kronike të kurrizit. Edhe psikoterapistët punojnë me "hipnoterapi", në mënyrë që për shembull të bëjnë dikë të vetëdijshëm mbi ndonjë traumatë që vjen që nga koha kur ka qenë shumë i vogël dhe për ta shëruar prej saj. Sepse gjatë hipnozës aftësia për të kujtuar është kaq e madhe saqë njeriu mund të kujtojë edhe përjetime nga vitet më të para të jetës.

    Ndërkohë mjekët përdorin gjendjen "trance" në shumë fusha: Para së gjithash dentistët e përdorin hipnozën për ndërhyrje operuese. Hulumtuesit e trurit kanë zbuluar se si hipnoza mënjanon dhimbjen.

    Me ndihmë shëmbëllimesh rezonance magnetike ata kanë gjetur dy rajone të trurit të cilat vendosin se sa të pakëndshme e ndjejmë dhimbjen: Së pari një rajon me emrin "korja e përparme rripore" (ACC). Ajo përpunon ndjenjat dhe sjell si pasojë atë që ne e ndjejmë dhimbjen si "vuajtje" ose "sfilitje". Rajoni i dytë, i ashtuquajturi "bërthamë bajameje" (shkc. amygdala), prodhon frikën


    Nën hipnozë ndjenjat e këqija dhe frika mënjanohen së tepërmi, ne ndjejmë përsëri diçka, por nuk e çajmë shumë kokën për të.

    Një seancë hipnoze kalon përmes tre hapash:

    1. Hapja
    Hipnotizuesit e shfaqjeve parapëlqejnë të flasin pikësëpari në mënyrë urdhëruese ("Unë do të numëroj tani deri më tre: Sytë e tu po rëndohen, ti ndjehesh i lodhur"). Terapistët parapëlqejnë të punojnë pikësëpari ëmbëlsisht në mënyrë shtendosëse ("Ti ndjen frymën tënde, hap pas hapi shtendosen muskujt e tu, ti ecën përmes një peizazhi të bukur sa s'ka"). Të dyja metodat shërbejnë për të mënjanuar kritikën, për t'i folur nënvetëdijes dhe për ta bërë dikë të ndikohet lehtë nga sugjerimet e mëtejshme.

    2. Gjendja trance
    Përkundër pikëpamjes së përhapur ne nuk flemë gjatë hipnozës, por jemi të zgjuar dhe të përqendruar. Nëse maten rrymat e trurit (EEG) gjatë gjendjes trance atëherë do të vërehen valë alfa të përforcuara - një shenjë për përqendrim të madh. I hipnotizuari ndjek tash sugjerimet e hipnotizuesit, sikur këto të ishin realiteti. Për të verifikuar që kemi të bëjmë me një gjendje trance futet në punë testi i ngritjes në ajër: dora ngrihet në mënyrë të pavullnetshme. Përveç kësaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymëmarrja bien, po ashtu edhe hormonet e stresit. Në trance vihet tek dukuria e "shkëputjes": Ndarja e vetëdijes nga trupi. Njeriu si të thuash lëshon trupin dhe kundron vetveten nga sipër. Meqenëse njeriu nuk e njëjtëson më veten me trupin dhe ndjenjat atëherë ai nuk ndjen më as dhimbje.

    3. Kthimi në gjendjen fillestare
    Tani i hipnotizuari do të merret sërish mbrapa në realitet - tek hipnozat e shfaqjeve shpesh me çokitje gishtash, tek hipnoza terapiste me ngadalë dhe me fjalë të matura. Kjo pasi qarkullimi i gjakut bien kaq shumë gjatë gjendjes trance saqë shpesh ka nevojë për minuta të tëra për t'u normalizuar sërish.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  2. #-8
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217
    Vetëdija

    Mendohet se vetëdije kemi atëherë kur truri është në gjendje të ndërtojë një përfaqësim të gjendjes së tij. Një gjendje në të cilën njeriu jo vetëm që ndodhet por që edhe e din që ndodhet në të.

    Sipas studiuesve të Universitetit të Bremen në Gjermani vetëdija është si një orkestër e përgjithëshme e orkestrave të neuroneve.

    Ajo që bën lidhjen midis këtyre orkestrave mendohet të jetë një sinapsë e quajtur NMDA. Kur kjo sinapsë nuk është aktive - gjë që ndodh nëpërmjet ndërhyrësve farmakologjikë - atëhere nuk kryhet lidhja midis orkestrave dhe kemi të bëjmë me humbje të vetëdijes.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  3. #-7
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217
    Vetëdija mund të lëvizë pengesa

    Me anë të mijëra provave të bëra në SHBA nga një grup pune ekspertësh të fushave të ndryshme të Projektit të Studimit mbi Anomalitë Inxhinierike në Princeton ( "Princeton Engineering Anomalies Research Project") është arritur në përfundimin se vërtetë vetëdija ndikon në materien (fenomeni psikokinezë). Edhe shquarja e diçkaje jo nëpërmjet shqisave nuk mund të quhet më magji.

    Dijetarët janë të mendimit se zgjidhja e enigmave të forcave mendore gjendet në fizikën bërthamore.
    Përfundimet e këtij studimi bëjnë midis të tjerash që fusha të mos quhet më Parapsikologji (para = në buzë) por Studime Anomalish Psikofizike.

    Profesor Walter von Lucadu që është themelues i kësaj fushe të re duke folur mbi përfundimet e arritura thotë se ato tregojnë që duhet të ketë një marrëdhënie midis mendimit dhe materies.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  4. #-6
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217
    Rreth çështjes së vetëdijes

    Njeriu duhet të merret më tepër me çështjen e vetëdijes sesa me ato të Gjithësisë apo krijimit të jetës, thotë Hugo Lagercramtz, profesor në Institutin Karolinska në Suedi, si dhe redaktor i librit "Hjärnan och medvetandet" (Truri dhe vetëdija). Është vetëdija ajo që vendos se çfarë do të jemi dhe çfarë do të bëjmë.


    Vetë psikologjia ishte në fillimet e saj shkenca që merrej me vetëdijen. Pastaj dolën behavioristët (behavior=sjellje) duke dhënë shpjegime se si ata që ngrenë çështjen e vetëdijes në të vërtetë janë duke u marrë me fe. Pas kësaj vetëdija është parë si një çështje të cilës nuk ia vlen t´i përkushtohesh. Kjo, për dy arsye. Për shumë studiues të trurit vetëdija ka qenë e vështirë për ta kapur. Është më e lehtë të hetosh disa tipe qelizash nervore apo të zbulosh lëndë të reja sinjaldhënëse. Të bësh studime mbi vetëdijen është parë si diçka e ngatërrueshme. Tingëllon më e natyrshme të dëgjosh një astrofizikant të flasë mbi gropa të zeza apo Bumin e Madh, ndërsa një neurostudiues që kapërcen në spekullime mbi vetëdijen shihet me sy të shtrembër nga kolegët. Në shumë libra mësimi mbi trurin fjala consciousness (vetëdije) as që gjendet në regjistrin e fjalëve.
    Argumenti tjetër është ai që njerëzit nuk e kanë pasur arritur pjekurinë për të kapur thelbin e çështjes.


    Shpirti (vetëdija dhe ç´ka tjetër) janë të pakapshme për shkencën. Por falë arritjeve të teknikës, që ka bërë të mundur shquarjen e aktivitetit te trurit, çështja mbi vetëdijen ka nisur të tërheqë vëmendjen e njerëzve.




    Ashtu si duke përdorur një metaforë do të thonim që zemra është një pompë poashtu edhe vetëdija është një skenë teatri, kjo sipas psikologut amerikan Bernard Baars. Dritëhedhësi ndriçon atë pjesë të skenës ku ndodh diçka. Korteksi cerebral dhe thalamusi (një farë stacioni rele në mes të trurit) vendosin se ku është duke ndodhur diçka. Dritëhedhësi , rolin e të cilit sipas kësaj teorie e luajnë në tru disa qeliza nervore, drejtohet papritur kah një skenë, për tu përqëndruar më vonë po aq papritur në një skenë të re.

    Shikuesit vënë re jo vetëm atë që ndriçon dritëhedhësi por shquajnë edhe zhurmë apo erëra që vijnë nga anë të tjera. Është e kuptueshme që shikuesi mund të mendojë mbi gjëra krejt të tjera si p.sh. ndonjë gabim që i është përvjedhur në punë etj.
    Përmes metodave të reja të ndërtimit të shëmbëlltyrës së trurit, si ajo e tomografisë së lëshimit të pozitroneve ndryshe PET si dhe asaj MR, njerëzit kanë arritur të marrin disa njohuri të përcirta mbi se çfarë ndodh në tru kur njeriu bëhet i vetëdijshëm mbi gjëra të ndryshme. Lobi i përparmë i trurit luan një rol vendimtar, por edhe pjesë të tjera të trurit janë të përziera. Vendndodhja e vetëdijes është e vështirë të përcaktohet me saktësi pasi ajo nuk ndodhet në një bërthamë të përcaktuar të trurit. Ka qenë e mundur të hiqen, përmes operacionit, disa struktura të trurit që mendohen të jenë thelbësore duke mos u parë ndonjë humbje e vetëdijes tek pacienti.
    Nëse vendndodhja e vetëdijes nuk mund të gjendet në tru atëherë sipas Descartes do të mund të thuhej se vetëdija dhe truri janë dy njësi të ndryshme. Descartes ishte ndër të parët që e shikonte trupin si një makineri, por si një katolik i mirë që ishte nuk mundej ta përfshinte shpirtin në këtë makineri.
    Truri dhe shpirti mendohej të lidheshin me njëri-tjetrin përmes epifysis.
    Kjo mënyrë dyale e të kuptuarit nuk ka humbur aspak nga faqja e dheut. Shumë shkencëtarë me famë të kohëve moderne ishin apo janë akoma dyalistë. Marrësi i çmimit Nobel neurofiziologu John Eccles, që ishte gjithashtu katolik, thonte se shpirti vjen kur truri nis të ndërtohet tek embrioni në javën e tretë.

    Sot, pjesa më e madhe e studiuesve të trurit, mendojnë se vetëdija mund të thjeshtohet në procese neurokimike apo qarqe nervore në tru, thotë Lagercrantz. Truri, sipas tyre, është në të vërtetë një kompjuter biologjik ndërsa vetëdija një mbifenomen, d.m.th. një nënprodukt i makinerisë biollogjike.
    Lagercrantz është i mendimit se nuk mund t'i afrohesh vetëdijes me metoda të zakonshme biologjike e thjeshtuese por duke lënë mënjanë filozofinë shkencore klasike dhe duke gjetur rrugë të reja të arsyetimit.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  5. #-5
    Informacione interesante!!!
    Ca faqe kerkon?
    Keyboard not found .... press any key to continue!

  6. #-4
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217
    Citim Postuar më parë nga Ditmir Zhuka
    Informacione interesante!!!
    Ca faqe kerkon?
    i dashur i kam mesuar ne Universitet keto gjera qe shkruaj ketu Po i perkthej posacerisht per juve.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  7. #-3
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Hipnoza eshte nje gjendje e ndryshuar e ndergjegjjes qe karakterizohet nga nje sugjestionshmeri te larte.Hipnoza ka te beje me krijimin e nje gjendje enderrore te njerezit nepermjet perdorimit te sugjestionit gojor . Hipnoza dikur mendohej se qe nje forme e fjetejes.Hipnoza ka nje histori shume te gjate, per here te pare si fjale ajo eshte perdorur qe ne periudhen antike, ne Greqine dhe ne Egjyptin e lashte madje eshte perdorur edhe me pare ne Bibel por ne periudhen moderne per here te pare ajo eshte perdorur ne 1700 nga nje doktorr Vienez Frans Anton Mesmer .I cili demostroi nje teknike te quajtur magnetizmi trupor.

    Mesmer perdori kete teknike i pari, ai ne nje vasake uji me shufra te magnetizuara prodhonin nje rryme elektrike qe jepte goditje krize te pacientet .Mesmerizmi me vone u be i njohur si hipnotizem meqe theksi u kalua te krijimi i nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes nepermjet sugjestionimit gojor.Me vone ne mjeku francez Charchot i cili mendonte se hipnoza ishte nje menyre per te ndihmuar njerezit te shtendoseshin. Zigmund Frojdi ishte pasardhsi tjeter i hipnozes si nje menyre per te analizuar mendjen e pandergjegjeshme.

    A shkaktohet hipnoza gjithmone ? JO . Se pari mjedisi duhet te jete i tille qe te qe te ctendose njeriun dhe te elimnoje cdo lloj frike. Zakonisht ka dicka ne te cilen njeriu perqendron vemendjen. Ajo mund te jete nje objekt nje tingull i cili perseritet ne menyre konstante. Hipnotisti siguron qe personi te ndjehet rehat i shtendosur dhe mbi te gjitha te hyje i qete ne gjendjen e hipnozes.Ekzistojne ndryshime te medha ne ndjeshmerine e individeve ndaj hipnotizimit dhe psikologet nuk kane identifikuar ende nje personalitet te qarte te hipnotizueshem. Por mendohet se personat me te pershtatshem per hipnoze jane ata qe kane imagjinate te mire dhe aftesine per te fantazuar.

    Ekzistojne disa teori per hipnozen ku perfshihen teoria e gjendjes enderrore ,teoria e rolit sociologjik dhe teoria e motivimit.Sipas teorise se gjendjes enderrore ,hipnoza lidhet me nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes ne te cilen personi eshte ne gjendje te lartesuar sugjestionshmerie. Hilgard pohonte ne teorine e tij se ndergjegja mund te ndahet ne disa rrjedha te mendimit qe jane pjeserisht te pavaruara nga njera–tjetra.
    Personi i hipnotizuar nuk eshte i vetedijshem per te gjitha ngjarjet qe ndodhin ne secilin nga nivelet e ndergjegjes. Ndersa Coe pohon se personat e hipnotizuar jane ne gjendje normale te ndergjegjes dhe perpiqen te arrijne objektivin qe u eshte vendosur nga hipnotizuesi.

    Autosugjestionimi ose hipnoza e vetes eshte hipnoza qe nje person arrin ti beje vetes pa ndihmen dhe sherbimin e nje hipnotizuesi.Autosugjestionimi perdoret si hipnoterapi ne progamet vetndihmuese.Zakonisht perdoret per te mbajtur nje djet te qendrueshme si ne harrimin e disa zakoneve si psh pirja e cigars, droges etje ose ne rritjen e vetesitmes.

    Hipnoza eshte perdorur per nje shumellojshmeri qellimesh si jane kontrolli i dhimbjeve , ndryshimi i sjelljes , permirsimi i kujteses dhe modfikimi i perceptimit.
    Mendohet se hipnoza e lejon individin ta ndaje ndergjegjen ne 2 nivele dhe se ne hipnoze dhimbja nuk perjetohet ne nje nivel te ndergjegjshem te vetedijes.Hipnoza eshte perdorur gjithashtu per te ndihmuar individet qe te kujtojne ngjarjet e shkuara.

    Pra hipnoza ka ne histori shume te gjate ka pasur nje ndikim te madh dhe ka qene nje faktor determinues per shume kohe , por ne ditet tona roli i saj eshte minimizuar dhe reduktuar shume pasi nuk vazhdon te kete te njejtin efektivitet. Pra sic duket kane dale metoda me efikase dhe hipnoza ka qene hyjnizuar me teper se duhej . Ne sherbimet psikologjike gjithashu nuk perdoret me pasi nuk lejon krijmin e mardhenies psikolog–klient.Ndonese ky perdorim i hipnozes nuk jep gjithmone efekte pozitive , kjo gjendje e ndryshuar e ndergjegjes vazhdon te zgjoje intetesin e psikologeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 21-11-2007 më 07:08
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga miushi Lexo Postimin
    i dashur i kam mesuar ne Universitet keto gjera qe shkruaj ketu Po i perkthej posacerisht per juve.
    Temë interesante.
    Vetëm i ke mësuar hipnozat apo dhe i praktikon???
    Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 17-11-2007 më 08:07
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  9. #-1
    Responsible Maska e Observer
    Anëtarësuar
    24-05-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    52
    Citim Postuar më parë nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Hipnoza por ne ditet tona roli I saj eshte minimizuar dhe reduktuar shume pasi nuk vazhdon te kete te njejtin efektivitet. Pra sic duket kane dale metoda me efikase dhe hipnoza ka qene hyjnizuar mr teper se duhej . Ne sherbimet psikologjike gjithashu nuk perdoret me pasi nuk lejon krijmin e mardhenies psikolog –klient.Ndonse ky perdorim i hopnozes nuk jep gjithmone efekte pozitive , Kjo gjendje e ndryshuar e ndergjegjes vazhdon te zgjoje intetesin e psikologeve.

    Ketu ja ke fut pak kot.



    A shkaktohet hipnoza gjithmone ? JO . Se pari mjedisi duhet te jete I tille qe te qe te ctendose njeriun dhe te elimnoje cdo lloj frike. Zakonisht ka dicka ne te cilen njeriu perqendron vemendjen. Ajo mund te jete nje objekt nje tingull I cili perseritet ne menyre konstante. Hipnotisti siguron qe personi te ndjehet rehat I shtendosur dhe mbi te gjitha te hyje I qete ne gjendjen e hipnozes.Ekzistojne ndryshime te medha ne ndjeshmerine e individeve ndaj hipnotizimit dhe psikologet nuk kane identifikuar ende nje personalitet te qarte te hipnotizueshem. Por mendohet se personat me te pershtatshem per hipnoze jane ata qe kane imagjinate te mire dhe aftesine per te fantazuar.
    Dhe ketu ja ke fut pak kot.
    From the tree of the knowledgeof good andevil youwont eat it:for in the day that u eat you will die

  10. #0
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Observer Lexo Postimin
    Ketu ja ke fut pak kot.





    Dhe ketu ja ke fut pak kot.
    mund ta arsyetosh, pse ia ka fut kot?
    e kam pa te keq, une nuk marr vesh nga hipnoza, dhe nese mendon se james e ka gabim do ishte me interes ta dinim.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sherben pellemba per edukimin e nje femije?
    Nga shitesi në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 31-10-2010, 12:48
  2. Si mund te arrihet hipnoza?
    Nga iliria e para në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-07-2007, 10:23
  3. Ja se për çka shërben Microsoft Paint
    Nga Adriano-10 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:51
  4. Hipnotizem
    Nga s0ni në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-02-2006, 19:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •