IRNJOHJE PA KUFI POPULLIT ITALIAN!
Subject: leterIRNJOHJE PA KUFI POPULLIT ITALIAN!
Date: Fri, 22 Feb 2008 12:01:52 +0100
I NDERUAR PRESIDENT Z. GIORGIO NAPOLITANO!
Na lejoni ne kete dite te tensionuara politike ne U.E tju shprehim mirnjohjen tone pa kufi per NJOHJEN ZYRTARE E PAEKUIVOKE TE PAVARESISESE KOSOVES,SIPAS DOSJES ATHISARI.
Jemi 400000 emigrant shqiptare ketu ne Itali qe shpresonim tek kultura e civilizimi i U.E dhe ja e shohim te realizuar.
Deshirojme te theksojme qe ne nuk harrojme qendrimin e popullit italian qe nga 1999,nje qendrim deciziv e i ditur,nje qendrim miqesor per kosoven e paqesor per ballkanin qe do te thote per Europen .
Dime dhe jetojme cdo dite e atmosferen politike sociale te ngarkuar ne Itali e per kete ju jemi mirnjohes akoma per perparesin qe i dhate ketij momenti historik te kombit tone.
Kosova pas 500 vjt roberi te perandorise turke e mbi 100 vjet nen serbin sot eshte e dehur nga era e lirise qe erdhi bashke me pranveren.
Cdo shqiptare kudo qe eshte ne europe e jashte saj e di mire se kemi nje shtepi ne uraganin e globalizmit qe quhet U.E.
Aty do te jemi te gjithe dhe ne SHQIPTARET DHE KOSOVARET DHE SERBET e sigurisht ne harmoni nese respektojme e nuk violentojme njeri tjetrin.
Ju urojme suksese nepremjet jush gjithe partive politike ne itali ne rinovimin e politikes italiane,europiane per te perballuar sfidat e globalizmit si kontinent.
Besojme shume tek ju per kete,pasi ishte e eshte Italia si simbol inisiativash e per sfidat e boterore sic ishte ligji i denimit me vdekje , qe u arrit si suksesi e sfida me e madhe e ketij shekulli te ri.
Dhe sfida per kosoven eshte e dyta qe padashur ka marre permasat e diplomazise boterore dhe se eshte vetem e vetem problem i Europes qe aq mire e theksoi z.Dalema ne O.N.U...e kudo
Besojme e jemi me ju per cdo gje per te rinovuar politiken ne ballkan ku lobe fetare,etnike kane akoma mentalitete mesjetare ....
Urojme qe diplomazia italiane,europiane do ta perballoj shpejt dhe kete sfide.
Me keqardhje shohim ne tv djem e vajza serbe qejane fare te rinj duke violentuar piazat e tyre ,per ne eshte e qarte ata nuk e dine te verteten se cka ndodhur ne 1999 .Lind nevoja te hidhet drite e te largohet mjegulla e propagandes ultranazionaliste se viktima qenka serbia...
Per ne eshte e nevojshme qe U.E. ta bej te qarte kush eshte viktima e kush krimineli...denimi i Milloshevicit ne Hage te mos ngelet ne leter por te jete ne mediat e ne librat e historeise Europiane.
Keshtu dhe vetem keshtu segmentet politike,fetare,etnike MESJETARE do te izolohen apo moderohen,per te miren e tyre e te europes.
Ne jemi gati te kontribojme dhe per rinovimin e politikes shqiptare sot me intelektualet,studentet e deri tek punetoret qe jetojne ketu..
Ndihemi qytetare te Italise ,ndihemi qytetare te Europes ne shpirt...dhe sfidat ti perballojme sebashku nen drejtimin juaj...
E dim qe seshte e lehte por se bashku besojme se do ti arrijme...
Akoma mirnjohje popullit Italian e politikes suaj te jashtme!
Akoma suksese ne politiken e brendeshme te Italise!
me besim e respekt shqiptare
portavoce e C.P.I.K.
presidente e shoqates shqiptaret ne itali ING. F.DAUTI
22.02 2008
Krijoni Kontakt