I nderuari Deshmuesi,
Te falenderoj per perpjekjet e tua per tu sjellur ne menyre sa me te bute. Kjo sipas mendimit tim eshte nje cilesi e qmuar e nje besimtari te vertete.
,Une mendoj se ne te gjithe shkrimin tim, nuk kam sjelle qofte dhe nje ofeze te vetme
A nuk do te ishte me mire i nderuar te mos perdorje fjalen "genjen". Kjo fjale mund te merret si ofendim. Ketu bile qendron i gjithe problemi, menyra se si shprehemi. A nuk do te ishte me mire qe ne vend te fjales "genjen" te thuhej Kurani bie ne kundershtim me Krishterimin ne keto pika ... Vetem nje fjale mund te ndryshon te gjithe menyre se si do te ndihet nje njeri psiqikisht, emocionalisht.Kurani ginjen kur thote se, Jezusi nuk eshte Bir i Perendise; se Jezusi nuk eshte Perendi; se Jezusi nuk shkoi ne kryq; se Jezusi nuk u ringjall nga vdekja; se mesimet e Jezusit nuk jane te verteta por jane shkrime dhe ginjeshtra te ndryshuara;
Te falenderoje per kete shkrim. Gjithashtu shpreh mendimin e njejte ndaj jush.Ju jeni mysliman, dhe kjo eshte e drejta dhe perzgjedhja juaj, askush nuk ka te drejte tju gjykoje apo tju fyeje.
Shiko i nderuar ketu eshte gracka e Satanait. Ketu duhet kujtuar fjalet e Dashuris, Tolerances, Meshires, Urtesise, Faljes qe solli Jezusi a.s. Ketu duhet studiur teper thelle arsyet perse kan ndodhur, ndodhin dhe do te ndodhin lufterat e njerezimit me njeri tjetrin. Ketu duhet ndare dhe nuk duhet pergjithsuar te gjithe Islamin me karakteristika e dhunes qe ju permendet me larte.Si do te ndjeheshit ju, kur dikush tju thoshte se kurani qe kini eshte i gjithi i ndryshuar? Si do te ndjeheisht ju nese dikush do te sillte ginjeshtra rreth profetit tuaj, ku ju besoni? Si do te ndjeheshit ju kur dikush i ndryshon vargjet e kuranit? Si do te ndjeheshit ju kur tju thoshin faktin se, ne vendet islame kisha perndiqet dhe te krishteret ne shume vende islame vriten per shakak te besimit? Ka dhe plot fakte te tjera te cilat i krishteri duhet ti kete parasysh dhe fare qarte.
Une po ju sjell disa shembuj, per tju dhen mundesine juve qe te shihni se sa dhunshem islami e fyen dhe e perndjek Krishtin dhe kishen e tij.... Tani ju pyes me mirsjellje, a ka ofendim, mosrespekt, dhe dashakeqesi me te madhe se keto qe ben islami, per ata qe e besojne Krishtin dhe fjalen profetike ne bibel???
Nuk i bej te gjithe "muslimanet" si engjuj te mire. Se disave prej tyre injoranca ua ka mbuluar driten hyjnore te paqes e meshires qe gjendet ne zemren e njeriut. Ndoshta edhe vete jam njeri nga ata, Perendia e di me se miri, dhe i falem vetem atije.
Shume bukur e ke thene Deshmuesi. Vetem kete njeriu ta kuptoje nuk do ti duhet me shume.Armiku yne i perbashket eshte Djalli Satana,
,Une deshrioj qe te kemi vertet nje bisede te ngrohtete midis njeritjetirt duke sjelle argument dhe duke e kundershtuar njeritjetrin, por jo me ginjeshtra dhe ofeza
Gjithashtu i nderuar. Dallimet i njohim mire se ku jane, por une dua te koncentrohemi tek te perbashketat qe ne kemi. Tek cilesit e Dashurise, Paqes, Miresise, Tolerances, Faljes etj. Keto e sjellin njeriun tek e verteta. Dallimet ekzistojne per shkak te injorances. Dhe njeriu del fitimtare ndaj injorances vetem duke asimiluar ne vet-vete cilesit e mira te Perendise qe permenda me lart. E verteta thuhet se gjendet brenda ne njeriun, po te dije menyren se si ta kerkoje.
Kjo per mua ka shume pak rendesi, por vetem ta kesh me dije se Arabet dhe Izraelitet jane vellezer dhe i bashkon nje gjak nga babai, profeti Abraham a.s.dhe se brezi i profeteve i perket vetm popullit te Izraelit, sepse ata ishin kombi i perzgjedhur i Perendise.
.Njeriu eshte i Lire per te perzgjedhur dhe besuar atje ku ai deshiron, kjo liri vjen nga Krijuesi dhe jo nga njeriu. Imponimi kurre nuk sjell nje bashkepunim apo disktuim te mire
Te lumte i nderuar, pajtohem plotesisht me ty.
Por mua me cudit fakti perse koncentrohemi vetem te dallimet ne mes nesh!
Mua fjalet e inspiruara nga vete Perendia nepermjet Jezusit a.s. me kan prekur thelle ne zemer qe kur kam qene shume i ri. Aty me te vertete eshte nje mesazh per dashurine qe njeriu duhet ta kete per njeriun dhe Perendine. Ato fjale me te vertete jane DRITE per njerezimin. Por per te zbatuar mesimet hyjnore e Jezusit a.s. eshte shume veshtire per nje njeri. Kerkohen sakrifica te medha dhe nje ndryshim total te psiqikes se njeriut. "Duaj armiqte e tu" "Duaj ata qe te urrejne" "Duaj ata qe te tallin" shume shume te rralle ka njerez te tille ne bote qe i permbahen kesaje keshille hyjnore te PAQES, MESHIRES, dhe DASHURISE.
Tani per mua mesazhi i Jezusit a.s. i inspiruar nga vete Perendia eshte shume i rendesishem. Kjo eshte e rendesishmja per mua, te percjell fjalen, mesimet dhe menyren e jeteses se Jezusit a.s.
Se a eshte Jezusi a.s. Zot apo jo, ka shume pak rendesi per mua. Mua me intereson mesimi i tije qe eshte DRITE dhene njerezimit, nje keshille per menyren se si njeri duhet jetoje. Ketu koncentrohem une.
Eshte e pakuptime per mua urrejtja ndaj njeri tjetrit vetem pse a eshte Jezusi a.s. Zot apo jo? A u kryqezua Jezusi a.s. apo jo? Dhe tamam ketu biem ne gracke te Satanait duke harruar ate kryesoren, dhe kryesorja ishte mesazhi i DASHURISE i inspiruar nga vete Perendia qe Jezusi a.s. solli per njerezimin.
Njeri mund te shpenzoje gjithe energjine, rendesine, fokusimin ne ate qe Jezusi eshte Zot dhe mos ti permbahet fare fjales qe la Jezusi, dhe ketu lind injoranca. Po te shkrihet njeri ne menyren e jeteses, qe na mesuan njerezit e shenjte, po te behet njeri nje me cilesite e mira te Perendise, e verteta do te lind, dhe se ne jemi pjese e pandashme e Krijuesit, dhe se Krijuesi, e Verteta, mbreteria e Parajses eshte NJE dhe gjendet brenda ne njeriun.
Te falenderoj, dhe gjithashtu ju uroje cdo te mire ne jete.Studime te mbara, dhe uroj qe te gjeni te Verete, sepse e VERTETA, tha Jezusi do tju beje te lire.
" Une jam rruga, e verteta dhe jete, tha Jezusi....
Pershendetje
Krijoni Kontakt