Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 107
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Krishterimi apo Islamizmi per ne shqiptaret..?

    Krishterimi apo Islamizmi per ne shqiptaret...



    Gjithkush ka te drejten personale te marre nje ane persa i perket besimit te tij fetar, besoj se kete e dime shume mire te gjithe.

    Nuk besoj se ndonjeri prej nesh do te kishte qejf te marrim anen e Islamit, megjithate une po ta them anen time, do kisha qejf qe me pare se te isha mysliman por te thosha me plot gojen: jam shqiptar. Dhe jo mysliman arab apo mysliman turk. E te mos me vinte turp apo frike ta pohoja kete gje, ashtu si disa po veprojne.

    Para se te hapet kjo teme, duhet te mendoheni mire dhe te na jepni besimin dhe vizionin tuaj mbi kete gje, sepse me hamendje krijohen dhe keqkuptime, pavaresisht se duket pak a shume se ciles vije PARALELE i perkisni. Te tregoni gjithashtu dhe argumentat tuaja se perse mendoni keshtu, do te ishte me e lehte te kuptoheni nga dikush tjeter, me e lehte te pergjigjen te tjeret mbi nje ide te caktuar.

    Besoj qe eshte nje analize e domosdoshme per ne shqiptaret qe te marrim anen e njeres nga keto dy kultura, sepse me te dyja percarja eshte e madhe, une mendoj qe ne nje te ardhme te afert kufiri do vihet tek ura e Bosforit.


    PS. SQARIM: Nuk jam per perqarjen e shqiptareve, ne asnje menyre, kjo teme qe kam hapur besoj qe eshte jetike per vete kohen dhe rrjedhjen e ngjarjeve, te jete per mua do braktisja cdo fe per te miren dhe begatine e shqiptarise.


    Me respekt,
    NoName

  2. #2
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga NoName
    [B]
    Nuk besoj se ndonjeri prej nesh do te kishte qejf te marrim anen e Islamit, megjithate une po ta them anen time, do kisha qejf qe me pare se te isha mysliman por te thosha me plot gojen: jam shqiptar. Dhe jo mysliman arab apo mysliman turk.
    Fatkeqsisht per ty nuk mund te jesh mysliman i mire e ta besh nje gje te tille. Ketu ne Perendim ato qe konvertohen ne Islam detyrohen te ndryshojne madje edhe emrin. Nuk ka vend per nacionalisem ne Islam. Te gjithe Myslimanet jane si kembet e dhise...njesoj si zezaku, si Arabi, si jevgu, si shqiptari. Kuptohet Arabet jane 'primus inter pares' se pollen Muhametin...po hajt mo. Atje ku ka universalitet nuk behet fjale te mos kete hipokrizi.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Influenca e fese, ose me mire nenshtrimi pa kushte qe feja ka arritur te imponoje ne gjithe boten, do zhduket shpejt, me klonimin, krijimin e njeriut ne laborator.

    Do zhduket ideja e jetes se pertejshme, shpirtit, meshires fuqiplote, mekatit...dhe xhandar do jete vetem ligji. Njerezit nuk do bejne me lufte apo paqe ne emer te plotfuqishmit.
    Summertime baby!

  4. #4
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Ateizmi ishte me i mire per ne shqiptaret...ose me sakte shqiptarizmi

    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA !!!

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Pyetja qe ti ben, qe fatkeqesisht e bejne shume shqiptare si ty, deshmon shume gjera per ty si njeri dhe shume pak per shqiptaret.

    1. Deshmon se sa i percipte eshte besimi yt ne Zot.
    2. Deshmon se sa e ulet eshte vetedija jote kombetare.
    3. Deshmon se sa pak e njeh apo vlereson ti realitetin e popullit tend.

    Besimtari nuk pyet se cila eshte feja me e mire per popullin tim, besimtari lutet per popullin e tij duke iu drejtuar Perendise me lutje. Besimi i tij duket tek jeta dhe vepra e tij e jo tek fjalet.

    Qe te kuptosh sa e ulet eshte vetedija jote kombetare, mjafton te lexosh pyetjen qe ke bere me lart. Pyetja jote anashkalon si te parendesishme besimin e te pareve tane, prej te cileve buron gjithe identiteti, kultura, tradita, jeta shqiptare, dhe pa te cilen ne mund te jemi shume gjera, por shqiptare nuk mund ti themi dot vetes. Prandaj mos pyet se cila eshte feja me e mire per ne shqiptaret sot, por pyet cila ishte feja e te pareve tane mbi te cilen ata ndertuarn jeten, traditen, dhe varen shpresat per nje jete ne paqe e liri.

    Dhe se sa pak e vlereson realitetin e popullit tend duket tek tek driteshkrutesia jote qe nuk arrin te shikosh qe per shqiptaret nuk flet me as goja e sulltanit, as goja e Papes, as goja e mbretit, as goja e diktatorit, por flet goja e cdo shqiptari. Shqiptaret jane duke perjetuar te plote pas plot 6 shekujsh lirine, qe eshte e shenjte per njeriun, liri qe e ka dhene dhe e respekton edhe vete Perendia. Dhe ne kushte te tilla nuk mund te flitet per "besimin e nje populli", por mund te flitet per besimin e nje personi shqiptar. Liria vepron tashme ne qelizen e cdo jete shqiptare dhe ajo po sjell nje transformim te jashtem e te brendshem tek te gjithe shqiptaret.

    Per aq kohe sa shqiptaret nuk do te kerkojne dhe gjejne ate besim qe te paret e tyre pushtuan me zemer dhe e kane ruajtur te gjalle edhe sot e kesaj dite, per aq kohe ne mendjet e zemrat e tyre nuk do te kete paqe.

    Albo

  6. #6
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Ti Albo te kenaq! E ofendon tjetrin kur ne fakt te njejten gje thua edhe ti!!! Ai lart shpreh deshiren, qe shqiptaret te kthehen ne te krishtere, ndersa ti thua qe ''derisa te kthehen ne te krishtere, sdo jene te qete''. Pra, mos u mundo ta ulesh tjetrin qe te dukesh djale i mire sepse ne kete menyre i ngjason Dhelpres. Thuaje COPE sic po e them une: Sikur te ishte e mundur, sigurisht qe Shqiperine do e doja 100% te krishtere dhe sigurisht qe ky ''fakt'' do ishte shume pozitiv per te ardhmen. Sidoqofte shqiptaret jane ''qytetare te krishtere'' rreth 99% te tyre dhe rendesia nuk mbetet tek emrat qe kane.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Ti Albo te kenaq! E ofendon tjetrin kur ne fakt te njejten gje thua edhe ti!!! Ai lart shpreh deshiren, qe shqiptaret te kthehen ne te krishtere, ndersa ti thua qe ''derisa te kthehen ne te krishtere, sdo jene te qete''.
    Lexoje edhe njehere ate qe une kam shkruajtur me lart se asgje nuk ke kuptuar ne ato qe kam shprehur. "Kthimi i shqiptareve ne te krishtere" eshte nje demagogji, dhe nga demagogjite me te felliqura pasi nuk ka asnje dallim nga demogagjia e sulltanit qe donte ti shiste arnavudet si koka turku, 100% muslimane. Nuk ka asnje dallim midis te dyjave, dallimi i vetem eshte kahu i tyre por ne thelb jane e njejta gje.

    "Feja e te pareve" nuk eshte thjeshte nje fjale goje, nuk eshte as nje rrobe trupi qe e heq dhe zhvesh sipas qejfit, nuk eshte as dicka qe e meson ne forum apo nga goja e dikujt tjeter, nuk eshte as dicka qe e meson ne nje moment sa hap e mbyll syte, nuk eshte as nje kusht apo parakusht per te fituar dicka, eshte shume me teper se te gjitha keto. Eshte nje ndryshim i thelle shpirteror, mendor, fizik qe ben te mundur clirimin nga e keqja e perbashket qe ndajne te gjithe shqiptaret pa perjashtim: kriza e identitetit.

    Qe te behesh i krishtere mjafton te pagezohesh ne nje prej Kishave te shumta ne Shqiperi, bile nuk ke pse pagezohesh fare, ben sic bejne shume shqiptare, veteshpallesh i tille. Por qe te gjesh "fene e te pareve" te duhet te kesh vullnetin per te ndermarre nje peligrinazh historik e shpirteror qe pas nje kohe te gjate kerkimi e meditimi do te kurorezohet me zbulimin e misterit te te qenit shqiptar.

    Qetesia nuk buron nga "te qenit i krishtere" vetem ne nje identitet te jashtem, qetesia shpirterore buron atehere kur e kupton qe identiteti yne i jashtem(kombetar) dhe i brendshem nuk jane objekt diskutimesh dhe as nje pune qejfi, por jane dicka qe ne e trashegojme prej shekujsh dhe e kemi per detyre tua leme edhe brezave pas nesh.

    Albo

  8. #8
    Freedom Maska e Bianconero
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    263
    Albo,
    Njerzit po largohen nga besimi i ''tepert'' cdo dite dhe kjo ''menyra'' qe ''preferon'' ti calon. Sot eshte e rendesishme te mos jesh besimtar i flakte sepse ne fund te fundit nga zoti nuk vine shume gjera (spo behem ''qesharak'' dhe te them, asgje ). Gjithsesi shqiptaret i jane ''borxhli'' Krishterimit sepse e tradhetuan masivisht, gje te cilen nuk e beri asnje komb tjeter ne bote. Sado qe te mburren shqiptaret, kjo eshte njolle vertete e zeze e historise por dhe e aktualitetit tone. Shqiptaret tek Islami nuk gjejne asgje pozitive (e kam fjalen per ata te cilet nuk mendojne se kjo jeta qe jetojme eshte thjesht dicka kalimtare). Islami eshte ne krize, eshte semure rende dhe pothuaj eshte turp te jesh musliman, sidomos kur e mendon se ne e gezojme nga pushtuesit barbar, por dhe nga semundja qe e ka perfshire dhe duket dicka vertete e rendomte ne syrin e njeriut qe do nje jete te mire. Mos te nxehen aspak muslimanet e forumit se une spo flas si i Krishtere por vetem si shqiptar qe i do te miren shqiptarit dhe njeriut. 1% e shqiptareve jane te dashuruar cmendurisht pas botes turke/arabe, specje te cilat urrejne Gjergjin dhe i japin gojore sulltanit. Por ska gje. E rendesishme eshte qe Elita shqiptare eshte origjinale Euro-Shqiptare.
    Mekat qe talenti nuk eshte semundje ngjitese, sepse kesisoj nuk do te kishim kaq shume budallenj neper kembe.

    Frederik Rreshpja

  9. #9
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Prandaj mos pyet se cila eshte feja me e mire per ne shqiptaret sot, por pyet cila ishte feja e te pareve tane mbi te cilen ata ndertuarn jeten, traditen, dhe varen shpresat per nje jete ne paqe e liri.
    Na tė birtė e shekullit tė ri,
    qė plakun e lamė nė "shejtnin" e tij
    e ēuem grushtin pėr me luftue
    ndėr lufta tė reja
    dhe me fitue...

    --fjale te nje Ortodoksi--

    Harroji te paret se nuk te jep njeri dekorate se ke mbajtur kokfortesisht Ortodoksine bizantine. Dinozauret jane te denuar te zhduken.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qafir Arnaut : 16-07-2006 mė 02:44
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Bianconero, te sulmosh Islamin apo te lavderosh me fjale Krishterimin, apo te flasesh per "njerezine" apo "boten" apo "kohen sot", nuk te ben ty as me besimtar e as me te denje per te qene shqiptar, tregon vetem boshllekun tend shpirteror dhe krizen e identitetit.

    Prandaj harroje Islamin dhe Krishterimin, harroji edhe boten e popullin shqiptar, dhe fillo te pyesesh veten se cfare kerkon ajo zemra dhe ajo mendja jote qe te gjeje paqen e qetesine. Kur te fillosh ta besh kete, atehere do fillosh te kuptosh se besimi nuk eshte dicka popullore, eshte dicka personale.

    Harroji te paret se nuk te jep njeri dekorate se ke mbajtur kokfortesisht Ortodoksine bizantine. Dinozauret jane te denuar te zhduken.
    Se Zoti vete e tha me goje,
    se kombet shuhen permbi dhe,
    por Shqiperia do te rroje,
    per te, per te luftojme ne.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-07-2006 mė 02:38

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Si lindi harmonia fetare nė Shqipėri?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •