Dua me shume sa te hap nje teme , te bej nje koment.
Ne ungjill thuhet dhe pikerisht nga Jezusi se Ai eshte mesia
Pra Jezusi eshte Krishti(Mesia)
Fjala mesia vjen nga nje fjale hebraishte dhe perkthehet i vajosuri.
Lind pyetja per cfare ishte i vajosur?
Nderkaq emri Jezus vjen po nga hebraishtja dhe dmth Perendia shpeton
Pra Perendia do te shpetonte dike nga dicka .
Lind pyetja ke do te shpetonte Perendia dhe nga cfare do ta shpetonte ?
Nqs Perendia ka vendosur qe emri i Jezusit te ishte i tille me kete kuptim atehere ka dicka qe duhet te vezhgojme per kete emer
Sepse ungjilli na thote neve se nuk na eshte dhene asnje emer tjeter ku mund te gjejme shpetim pervec emrit te Jezusit.
dhe Ungjilli eshte fjala e Perendise
Tani ngelet per tu bere pyetja ke do te shpetonte Perendia?
Pergjigja besoj eshte kaq e qarte .Njeriu ndodhej ne nje pozite te shkretuar dhe te ndotur plot me mekate dhe te humbur tamam si delet pa bari.
Keshtu qe pra njeriu kishte nevoje per shpetim dhe Perendia do te shpetonte pikerisht njeriun.
Nga se do ta shpetonte Perendia njeriun ?
Kjo eshte nje pyetje pak e veshtire per disa dhe e bukur per disa te tjere.
E vetmja gje qe e ka cuar njeriun drejt vdekjes eshte mekati .
Mekati te ndan nga Perendia dhe nuk mund ti afrohesh Perendise me mekat ne zemren tende sepse Perendia eshte i shenjte.
Prandaj Ai deshiron qe te largoje mekatin nga ne sepse mekati eshte armiku i Perendise .
Perendia kur krijoi njeriiun nuk e krijoi kot por sepse Ai eshte nje At qe ka shum bij dhe njeriu u krijua per te qene biri i Perendise ne aspektin shpirteror.
Shume myslimane kete gje nuk e kuptojne ose nuk duan ta pranojne por vete profeti Isaia ka shkruajtur se Perendia eshte nje At i perjetshem.
Tani qe te mos i largohem temes , Perendia nuk e do mekatin dhe Ai eshte i drejte dhe nuk lejon asnje mekat ne prezencen e Tij, ne kuptimin qe Ai e denon mekatin, por e do njeriun mekatar dhe prandaj ka bere nje rruge p[er ta shpetuar njeriun nga mekati.
Njeriu vet nuk ben dot nje rruge per tu shpetuar vet nga mekati sepse eshte njesoj sikur te ishte ne pranga.
Po marr nje shembull per kete qe te kuptohet me qarte.
Nje pompe po ta mbushesh me uje nxjerr uje dhe po ta mbushesh me nafte nxjerr nafte, keshtu eshte edhe me zemren kur njeriiu mekatoi zemra e tij ra dhe synimet e tij ishin vetem mekati sepse zemra e tij eshte plot mekat.
Dhe po te shikosh sot ka kaq shume mekat vetem per shkak te asaj qe mekati ndodhet brenda zemres se njeriut prandaj thuhet se synimet e zemres se njeriut jane te keqia.
Por kete mekat mund ta heqe vetem Perendia dhe Ai eshte i vetmi qe e ben kete gje ne njerezit nuk mund ta bejme dot.
por ka dicka sepse njeriu duhet ta lejoje Perendine ta shpetoje ate sepse Perendia nuk te detyron me dhune qe ta lejosh ose jo
Pra ne duhet ta ftojme Perendine vet ne zemrat tona qe ai te hyje dhe te ndricoje zemrat tona dhe te largoje mekatin.
Cdo gje qe eshte ne erresire kur del ne drite zbulohet .
Dhe Zoti qe ka krijuar gjithshka mund te edhe te shkule me gjithe rrenje edhe malet po te jete nevoja dhe jo me mekatin ne zemren tone.
Por duhet ta ftojme ate te hyje ne zemrat tona duke besuar se Ai dhe vetem Ai do ta beje kete gje.
Ketu dhe duhet te dal se Perendia beri rrugen dhe do te ecim ne te Ai u shfaq dhe na tregoi vetveten dhe ne duhet ta besojme sikur vete per shkak te veprave te Tij.
Ai ngriti te vdekurit nga varret , ai sheroi te sewmuret dhe kudo qe shkonte kishte vetem jete , dhe thoshte vetem te veryteten ashtu edhe sic tha : Une jam e verteta rruga dhe jeta.
Tani mund te kuptojme edhe domethenien e emrit Jezus qe do te thote Perendia shpeton.
Sepse Perendia aq shume e deshi boten sa dha Birin e Tij te vetem ne menyre qe askush te humbase por te kete jeten e perjeteshme duke besuar ne te (Birin).
Sepse nuk na eshte dhene asnje emer tjeter ku mund te gjejme shpetim pervec emrit te Jezusit.
Vete emri Jezus dmth Perendia shpeton.
Ke shpeton ? Njeriun
Nga se e shpeton? Nga mekati
Tani ngelet pyetja tjeter
Si e shpeton? Nepermjet Birit te Tij duke besuar tek biri i Tij Jezusi dhe tek ajo veper qe Ai beri.
Cfare vepre beri Jezusi ? Ai pranoi te merrte denimin ne vendin tone.
Kush ishte denimi? Vdekja
Sepse shpirti qe mekaton vdes pra edhe njeriu kur mekatoi ai vdiq shpirterisht por edhe duhet te vdese fizikisht por dhuntia e Perendise e shpetimi me ane te Krishtit , nepermjet vepres se tij ne kryq permes besimt ne kete emer dhe vepres se tij
Ai u shtyp per paudhesit tona dhe u ringjall qe te gjith ata qe besojne kane shprese nepermjet tij qe do te ringjallen pra kane beisim dhe do te ringjallen .
Kjo eshte shpresa e atyre qe besuan dhe besojne te Jezus Krishti si shpetimtare i tyre.
Jezusi tha une trokas tek dera e zemres nese dikush e hap une do te hyje dhe do te jetoj me te perjetesisht.
Krijoni Kontakt