Republika femerore!
Aty rregullat e lojes i vendosin grate. Nga kandidatja per vjeherr, tek ish Zonja e Pare, nga zonja e Atomit tek zonja e gafave. Sarkozi i rrethuar nga femrat dhe nje kundershtare qe kerkon kreun e te majtes
Nese Karla behet Zonje e Pare, ajo duhet te gjeje kohen per tiu kushtuar kompozimit te kengeve. Karla ka nevoje te shkruaje vargjet e saj, te krijoje muziken, te regjistroje albumet, i thote presidentit Nikolas Sarkozi, gati-gati duke paracaktuar rregullat e lojes, Mariza Bruni Tedeski, nena e Karla Brunit. Dhe kete e ben permes nje interviste ne te perditshmen Le Parisien. Nena e Karla Brunit ndodhet ne skenen publike franceze qe prej 15 dhjetorit te shkuar, kur shoqeroi ciftin presidencial ne Eurodisney. Me pas Sarkozi e desh me vete edhe ne udhetimin zyrtar ne Rome (ndersa ne Kine kishte marre me vete nenen e tij). Dhe ja tek flet per presidentin me nje familjaritet qe i ka vene ne siklet francezet: Karla dhe Nikolas fare mire mund te plotesojne njeri-tjetrin.
Radioja publike pariziane nuk ka lene pa ironizuar nje president qe ndodhet i shtrenguar mes ciftesh grash pothuaj stereotipe: Mamaja-vjehrra dhe e fejuara-ish bashkeshortja. Nje dopio cift qe tashme eshte ne qender te vemendjes se Republique-s. Dhe fjala eshte per nje dukuri qe eshte pjese e nje tendence: Ne France, ne me te shumten e kohes ato qe kane vendosur rregullat e lojes, kane qene femrat.
Duke filluar nga Andree Sarkozi. Mamaja 80 vjecare e presidentit, e braktisur nga i shoqi ne vitin 1959 per tu shnderruar me pas ne nje avokate te suksesshme, nuk shqetesohet edhe aq per Karla Brunin (e aq me pak per te emen e ish modeles). Dhe ne fillim te dhjetorit e ka thene shkoqur: Ne pozicionin qe ndodhet, im bir thjesht mund te zgjedhe ke te doje. Shpresoj te mos martohet prape. Sepse ne fakt, ajo per te cilen madame Andree ka simpati te vecante, eshte nje tjeter mikeshe e njohur e Nikolasit: Ministrja e Drejtesise, Rashida Dati, 42 vjece, bija e nje algjerianeje dhe nje muratori maroken. Kur hyri ne Elize ne 16 nentorin e kaluar, Sarkozi vuri bast se Rashida do te mbulonte nje nga sektoret me delikate, duke demonstruar vullnetin e tij per tja hapur pushtetin edhe kontributit te atyre njerezve, sidomos femrave, qe kishin nisur karrieren nga shume poshte. Ajo e ka shperblyer me afeksion dhe besnikeri, duke u kthyer ne nje prej elementeve kyce te skuadres se kuqe qeveritare franceze dhe duke ndermarre reforma me peshe per llogari te projektit Sarkozi. Dhe reforma e pare: Ristrukturimi i hartes se pallateve gjyqesore te vendit, tashme shume e kushtueshme dhe e dale mode. Hapi i dyte ka te beje me ligjin mbi divorcin, qe tingellon i thurrur enkas per presidentin: Ne rast te prishjes konsensuale te lidhjes bashkeshortore, mjafton per ta ligjeruar kete nje akt noterial.
Me 7 shkurt do te dorezohen ne Paris cmimet me te larta per politikanet franceze, nje variant Oskaresh qe i shkon pikerisht Rashida Datit, per kategorine zbulimi i vitit. E perjavshmja Le Point ka dhene voten per te 33 anetaret e ekzekutivit dhe gati e gjithe skuadra e kuqe e kaloi provimin. Ne vend te trete ndodhet Valeri Pekras. Drejtuese e ministrise se Universiteteve dhe Kerkimeve, 40 vjece, gjithashtu zedhenese e Sarkozise ne krye te partise UMP, asaj i eshte njohur merita sepse mbi te gjitha, ka perkufizuar me efikasitet reformen e arsimit te larte, qe u lejon bizneseve te financojne me mire universitetet dhe kerkimin shkencor. Ne vend te katert jane renditur se bashku, dy personazhe-simbol te politikes se hapjes, kaq e preferuar per Sarkozine: Ministri i Jashtem Bernar Kushner, 68 vjec, dhe ministrja e Zonave Urbane Fadela Amara, 53 vjece, njeheresh embelsirat dhe pilula e hidhur e kreut te shtetit. Embelsira, sepse prania e personazheve te se majtes ne qeverine e qendres se djathte ja mbyll gojen opozites; dhe e hidhura, sepse te dy jane te kushtezuar ne qeveri. Sidomos Fadela, qe ka deklaruar se mund te mos votoje per Sarkozine ne zgjedhjet presidenciale te 2012-es, e megjithate mbetet ne qeveri dhe ben pune te mire me revoltat e periferive urbane.
Me ekcentrikja e skuadres se kuqe eshte Rama Jade, qe Sarkozi e ka quajtur Kondolisa ime. E lindur ne Dakar me 13 dhjetot 1976, sot Rama eshte titullare e dikasterit te te Drejtave te Njeriut. Ne qeveri, ajo luan rolin e hidhres, flet mbare e prape dhe duket krenare per gafat e veta. Kur ne mesin e dhjetorit te shkuar, Muamar Kadafi erdhi per vizite ne Paris, ajo e kritikoi ashper. Lideri libian e mbajti shenim faktin, por u kthye ne Libi me premtimin francez per ti shitur atij nje central berthamor, qe do te ndertohet nga grupi Areva.
Nje grup qe drejtohet nga nje tjeter dame e larte e pushtetit: Teknokratja Ana Loverzhon, 49 vjece, nje nga bashkepunetoret me te ngushta te Fransua Miteranit, e cila ne vitin 2006 u cilesua nga revista Forbes si femra me e pushtetshme e Frances. Pasi doli nga Elizeja, ajo kaloi tek bordi drejtues i bankes Lazard. Ne vitin 1999 qeveria e te majtes e pat zgjedhur si numri nje i industrise publike berthamore civile, kompanise Cogema, qe pastaj u shkri me kompani te tjera deri ne lidnjen, ne vitin 2001, te grupit publike Areva. Fale ristrukturimit cielsor qe Loverzhon udhehoqi, sot atomi parizien mund te perfitoje avantazhe te medha nga kriza energjetike planetare. Loverzhon, qe e ka ne zemer te majten, majin e kaluar refuzoi oferten e Sarkozise per te marre ministrine e Ekonomise. Por sot bashkepunon ngushte me kreun e shtetit dhe ne muajt e fundit ka propozuar (dhe i jane premtuar) centrale berthamore pas udhetimeve ne Marok, Algjeri, Libi, Egjipt dhe Kine.
Si kompensim, Sarkozi ia besoi dikasterin e Ekonomise nje tjeter femre me vlera: 52 vjecares Kristine Lagard, e cila mbart vite te tera pervoje ne nje nga studiot me te fuqishme ligjore amerikane. Sot problemi i saj kryesor eshte mbajtja nen kontroll e deficitit publik, qe rrezikon te rreshqase sidomos ne sektorin shendetesor, nje dikaster ky ne duart e sharmantes Rosline Baslo. Bashkepunetorja e vjeter e ish pesidentit Zhak Shirak, ne vitin 2002 ajo u largua nga rryma shirakiane per te perqafuar Sarkozine, qe e shperbleu duke e bere nje prej 11 grave ministre te qeverise se tij. Baslo (Bachelot) 61 vjece nderkaq e ka rregjsitruar nje sukses: Aplikimin e ligjit antiduhan ne mjediset publike.
Me pak fjale, edhe pse sondazhet flasin per disa veshtiresi te qeverise, skuadra e kuqe rezulton nje prej zgjedhjeve me pikante te Sarkozise, qe nxorri mesime nga fushata presidenciale. Asokohe kundershtarja Segolen Ruajal tentoi te shfrytezoje ne maksimum simpatite e elektoratit femeror. Por tani eshte Sarkozi ai qe rrethohet nga femrat. Gjate kesaj kohe, Segolen po ngushellohet me suksesin e madh ne librari, (libri i saj Historia ime me e bukur jeni ju, nje best seller) dhe me kandidimin per kreun e Partise Socialiste. Ose ndryshe, per ate kolltuk qe sot eshte i zene nga ish bashkeshorti i saj Fransua Holand, babai i kater femijeve te saj.
Revista Klan
"Carpe Diem"
ēfare budallalleqesh qe shkruajne ne shqiperi..."gazetare" leshi.....nejse!!!!
Thuaj taksirati yne qe perjetojme direkt impaktin e kesaj politike te dirigjuar nga ky lloj personazhi.....a ka mundesi ata qe nuk jetojne ne france mos na bejne shume teori .... hajde baba te te tregoj arat do ti pergjigjesha psh anetars lioness.
Nje fjale te fundit per ata anetare qe mbeshtetnin kete tip gjate rruges drejt qeverisjes (wittstar psh) : Mire t'ju behet, mbajeni me shendet tani.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babybell : 07-02-2008 mė 16:09 Arsyeja: s'po me kujtohej emri, lol
President eksibicionist,me probleme psiqike per mendimin tim....
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Bashkohem me mendimin tend babybell qe jane me te vertete artikuj qe nuk kane gjysmen e te vertetes!E solla per te treguar se ja ēthuhet,kurse ne qe jemi ketu e dime shume mire qe nuk jane te verteta!
Na doli Alain Delon Junior tani ne skene,i dashuruar nga femrat!
Jane shume te pakte ata qe e mbeshtesin dhe kuota e tij ka rene shume,por me shume me vjen keq,per mizerjen qe ka filluar te shfaqet ne familjet e thjeshta franceze!
Te dashurohej nga populli ky do te ishte me mire!
Respekte
"Carpe Diem"
Mua me pelqen Sarko. Te pakten punet i ben ne drite te diellit. Jane mesuar konservativet franceze ti kene presidentet me nga 10 dashnore dhe me nga dy-tre femije te paligjshem. Ah,po ,keto ishin te "mire" ngaqe keto i mbanin fshehur. Ahh, hipokrizia!
Kam vetem nje limit: qiellin!
Krijoni Kontakt