Close
Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 188
  1. #131
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anėtarėsuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Sarkozi dhe Bruni, se shpejti prinder
    Shtatzenia e Brunit shpjegohet edhe me faktin qe ēifti ka vendosur te martohet kaq shpejt, fill pas takimit te tyre

    Presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe e fejuara e tij, ish-modelja Karla Bruni, tashme e kane marre vesh zyrtarisht se do te behen prinder. Bruni eshte shtatzene gati dy muaj pas lidhjes se saj te pare me N. Sarkozi. Lajmi behet i ditur nga ish-gruaja e presidentit, Cecilia, e cila ka leshuar nje bombe qe ka rrethuar presidentin keto dite. Shtatzenia e Brunit eshte konfirmuar madje edhe nga mjeket ne nje klinike ne Paris. Sipas informacioneve te marra nga Spitali Amerikan i Parisit, theksohet se Bruni ka qene atje e shtruar per nje vizite disaminuteshe per ta konfirmuar vete kete gje. Ēifti eshte takuar ne nje mbremje me 23 nentor, nje muaj sapo presidenti francez eshte divorcuar nga ish-gruaja e tij Cecilia, duke theksuar se do te martohen me 9 shkurt. “Nese Bruni eshte vertet shtatzene, kjo shpjegohet edhe me faktin se kjo ka qene arsyeja qe ata vendosen te martohen kaq shpejt, fill pas takimit te tyre”. Nje drejtues spektaklesh ne nje tv francez thekson duke qeshur se “lidhja e tyre eshte me nje shpejtesi 100 milje ne ore”.
    E.M.



    Gazeta Albania

    aaa na knaqi Sarkozy ... u nda me gru, e rriti rrogen e vet, tash behet babe ... pffff
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  2. #132
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Marijuana85 Lexo Postimin
    aaa na knaqi Sarkozy ...e rriti rrogen e vet, tash behet babe ... pffff
    Moj po le te behet babe se femija eshte engjell,po do ishte mire te merrej pak me Francen,duke lene pak menjane qejfet personale.
    Pfffff ēfare pffffffffff.....na ndriti!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  3. #133
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anėtarėsuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Moj po le te behet babe se femija eshte engjell,po do ishte mire te merrej pak me Francen,duke lene pak menjane qejfet personale.
    Pfffff ēfare pffffffffff.....na ndriti!

    Respekte
    o po moj DI_ANA !! por na lodhi ! skam koment tjeter
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  4. #134
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Republika femerore!

    Aty rregullat e lojes i vendosin grate. Nga kandidatja per vjeherr, tek ish Zonja e Pare, nga zonja e Atomit tek zonja e gafave. Sarkozi i rrethuar nga femrat dhe nje kundershtare qe kerkon kreun e te majtes

    “Nese Karla behet Zonje e Pare, ajo duhet te gjeje kohen per t’iu kushtuar kompozimit te kengeve. Karla ka nevoje te shkruaje vargjet e saj, te krijoje muziken, te regjistroje albumet”, i thote presidentit Nikolas Sarkozi, gati-gati duke paracaktuar rregullat e lojes, Mariza Bruni Tedeski, nena e Karla Brunit. Dhe kete e ben permes nje interviste ne te perditshmen Le Parisien. Nena e Karla Brunit ndodhet ne skenen publike franceze qe prej 15 dhjetorit te shkuar, kur shoqeroi “ciftin presidencial” ne Eurodisney. Me pas Sarkozi e desh me vete edhe ne udhetimin zyrtar ne Rome (ndersa ne Kine kishte marre me vete nenen e tij). Dhe ja tek flet per presidentin me nje familjaritet qe i ka vene ne siklet francezet: “Karla dhe Nikolas fare mire mund te plotesojne njeri-tjetrin”.

    Radioja publike pariziane nuk ka lene pa ironizuar nje president qe ndodhet i shtrenguar mes ciftesh grash pothuaj stereotipe: Mamaja-vjehrra dhe e fejuara-ish bashkeshortja. Nje dopio cift qe tashme eshte ne qender te vemendjes se Republique-s. Dhe fjala eshte per nje dukuri qe eshte pjese e nje tendence: Ne France, ne me te shumten e kohes ato qe kane vendosur rregullat e lojes, kane qene femrat.

    Duke filluar nga Andree Sarkozi. Mamaja 80 vjecare e presidentit, e braktisur nga i shoqi ne vitin 1959 per t’u shnderruar me pas ne nje avokate te suksesshme, nuk shqetesohet edhe aq per Karla Brunin (e aq me pak per te emen e ish modeles). Dhe ne fillim te dhjetorit e ka thene shkoqur: “Ne pozicionin qe ndodhet, im bir thjesht mund te zgjedhe ke te doje. Shpresoj te mos martohet prape”. Sepse ne fakt, ajo per te cilen madame Andree ka simpati te vecante, eshte nje tjeter mikeshe e njohur e Nikolasit: Ministrja e Drejtesise, Rashida Dati, 42 vjece, bija e nje algjerianeje dhe nje muratori maroken. Kur hyri ne Elize ne 16 nentorin e kaluar, Sarkozi vuri bast se Rashida do te mbulonte nje nga sektoret me delikate, duke demonstruar vullnetin e tij per t’ja hapur pushtetin edhe kontributit te atyre njerezve, sidomos femrave, qe kishin nisur karrieren nga shume poshte. Ajo e ka shperblyer me afeksion dhe besnikeri, duke u kthyer ne nje prej elementeve kyce te “skuadres se kuqe” qeveritare franceze dhe duke ndermarre reforma me peshe per llogari te projektit Sarkozi. Dhe reforma e pare: Ristrukturimi i hartes se pallateve gjyqesore te vendit, tashme shume e kushtueshme dhe e dale mode. Hapi i dyte ka te beje me ligjin mbi divorcin, qe tingellon i thurrur enkas per presidentin: Ne rast te prishjes konsensuale te lidhjes bashkeshortore, mjafton per ta ligjeruar kete nje akt noterial.

    Me 7 shkurt do te dorezohen ne Paris cmimet me te larta per politikanet franceze, nje variant Oskaresh qe i shkon pikerisht Rashida Datit, per kategorine “zbulimi i vitit”. E perjavshmja Le Point ka dhene voten per te 33 anetaret e ekzekutivit dhe gati e gjithe skuadra e kuqe e kaloi provimin. Ne vend te trete ndodhet Valeri Pekras. Drejtuese e ministrise se Universiteteve dhe Kerkimeve, 40 vjece, gjithashtu zedhenese e Sarkozise ne krye te partise UMP, asaj i eshte njohur merita sepse mbi te gjitha, ka perkufizuar me efikasitet reformen e arsimit te larte, qe u lejon bizneseve te financojne me mire universitetet dhe kerkimin shkencor. Ne vend te katert jane renditur se bashku, dy personazhe-simbol te politikes se hapjes, kaq e preferuar per Sarkozine: Ministri i Jashtem Bernar Kushner, 68 vjec, dhe ministrja e Zonave Urbane Fadela Amara, 53 vjece, njeheresh embelsirat dhe pilula e hidhur e kreut te shtetit. Embelsira, sepse prania e personazheve te se majtes ne qeverine e qendres se djathte ja mbyll gojen opozites; dhe e hidhura, sepse te dy jane te kushtezuar ne qeveri. Sidomos Fadela, qe ka deklaruar se mund te mos votoje per Sarkozine ne zgjedhjet presidenciale te 2012-es, e megjithate mbetet ne qeveri dhe ben pune te mire me revoltat e periferive urbane.

    Me ekcentrikja e skuadres se kuqe eshte Rama Jade, qe Sarkozi e ka quajtur “Kondolisa ime”. E lindur ne Dakar me 13 dhjetot 1976, sot Rama eshte titullare e dikasterit te te Drejtave te Njeriut. Ne qeveri, ajo luan rolin e “hidhres”, flet mbare e prape dhe duket krenare per gafat e veta. Kur ne mesin e dhjetorit te shkuar, Muamar Kadafi erdhi per vizite ne Paris, ajo e kritikoi ashper. Lideri libian e mbajti shenim faktin, por u kthye ne Libi me premtimin francez per t’i shitur atij nje central berthamor, qe do te ndertohet nga grupi Areva.

    Nje grup qe drejtohet nga nje tjeter dame e larte e pushtetit: Teknokratja Ana Loverzhon, 49 vjece, nje nga bashkepunetoret me te ngushta te Fransua Miteranit, e cila ne vitin 2006 u cilesua nga revista Forbes si femra me e pushtetshme e Frances. Pasi doli nga Elizeja, ajo kaloi tek bordi drejtues i bankes Lazard. Ne vitin 1999 qeveria e te majtes e pat zgjedhur si numri nje i industrise publike berthamore civile, kompanise Cogema, qe pastaj u shkri me kompani te tjera deri ne lidnjen, ne vitin 2001, te grupit publike Areva. Fale ristrukturimit cielsor qe Loverzhon udhehoqi, sot atomi parizien mund te perfitoje avantazhe te medha nga kriza energjetike planetare. Loverzhon, qe e ka ne zemer te majten, majin e kaluar refuzoi oferten e Sarkozise per te marre ministrine e Ekonomise. Por sot bashkepunon ngushte me kreun e shtetit dhe ne muajt e fundit ka propozuar (dhe i jane premtuar) centrale berthamore pas udhetimeve ne Marok, Algjeri, Libi, Egjipt dhe Kine.

    Si kompensim, Sarkozi ia besoi dikasterin e Ekonomise nje tjeter femre me vlera: 52 vjecares Kristine Lagard, e cila mbart vite te tera pervoje ne nje nga studiot me te fuqishme ligjore amerikane. Sot problemi i saj kryesor eshte mbajtja nen kontroll e deficitit publik, qe rrezikon te rreshqase sidomos ne sektorin shendetesor, nje dikaster ky ne duart e sharmantes Rosline Baslo. Bashkepunetorja e vjeter e ish pesidentit Zhak Shirak, ne vitin 2002 ajo u largua nga rryma shirakiane per te perqafuar Sarkozine, qe e shperbleu duke e bere nje prej 11 grave ministre te qeverise se tij. Baslo (Bachelot) 61 vjece nderkaq e ka rregjsitruar nje sukses: Aplikimin e ligjit antiduhan ne mjediset publike.

    Me pak fjale, edhe pse sondazhet flasin per disa veshtiresi te qeverise, skuadra e kuqe rezulton nje prej zgjedhjeve me pikante te Sarkozise, qe nxorri mesime nga fushata presidenciale. Asokohe kundershtarja Segolen Ruajal tentoi te shfrytezoje ne maksimum simpatite e elektoratit femeror. Por tani eshte Sarkozi ai qe rrethohet nga femrat. Gjate kesaj kohe, Segolen po ngushellohet me suksesin e madh ne librari, (libri i saj “Historia ime me e bukur jeni ju”, nje best seller) dhe me kandidimin per kreun e Partise Socialiste. Ose ndryshe, per ate kolltuk qe sot eshte i zene nga ish bashkeshorti i saj Fransua Holand, babai i kater femijeve te saj.

    Revista Klan
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    ēfare budallalleqesh qe shkruajne ne shqiperi..."gazetare" leshi.....nejse!!!!
    Thuaj taksirati yne qe perjetojme direkt impaktin e kesaj politike te dirigjuar nga ky lloj personazhi.....a ka mundesi ata qe nuk jetojne ne france mos na bejne shume teori .... hajde baba te te tregoj arat do ti pergjigjesha psh anetars lioness.
    Nje fjale te fundit per ata anetare qe mbeshtetnin kete tip gjate rruges drejt qeverisjes (wittstar psh) : Mire t'ju behet, mbajeni me shendet tani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga babybell : 07-02-2008 mė 16:09 Arsyeja: s'po me kujtohej emri, lol

  6. #136
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    President eksibicionist,me probleme psiqike per mendimin tim....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #137
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga babybell Lexo Postimin
    ēfare budallalleqesh qe shkruajne ne shqiperi..."gazetare" leshi.....nejse!!!!
    Thuaj taksirati yne qe perjetojme direkt impaktin e kesaj politike te dirigjuar nga ky lloj personazhi......
    Bashkohem me mendimin tend babybell qe jane me te vertete artikuj qe nuk kane gjysmen e te vertetes!E solla per te treguar se ja ēthuhet,kurse ne qe jemi ketu e dime shume mire qe nuk jane te verteta!
    Na doli Alain Delon Junior tani ne skene,i dashuruar nga femrat!
    Jane shume te pakte ata qe e mbeshtesin dhe kuota e tij ka rene shume,por me shume me vjen keq,per mizerjen qe ka filluar te shfaqet ne familjet e thjeshta franceze!
    Te dashurohej nga populli ky do te ishte me mire!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  8. #138
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    President eksibicionist,me probleme psiqike per mendimin tim....
    Hyjo ....

    PO qe i ke rene pikes ti!Tamam ashtu eshte,dora vete...

    Respekte
    "Carpe Diem"

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    President eksibicionist,me probleme psiqike per mendimin tim....
    me pelqen shume kjo tek nje president , sidomos nese eshte francez.

  10. #140
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Mua me pelqen Sarko. Te pakten punet i ben ne drite te diellit. Jane mesuar konservativet franceze ti kene presidentet me nga 10 dashnore dhe me nga dy-tre femije te paligjshem. Ah,po ,keto ishin te "mire" ngaqe keto i mbanin fshehur. Ahh, hipokrizia!
    Kam vetem nje limit: qiellin!

Faqja 14 prej 19 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •