Po lexoja tani rezultatet e nje chat-i me nje politolog austriak (Peter Filzmaier) organizuar nga gazeta Der Standard. Disa gjera interesante te sjella prej tij aty:
- ai nuk e perjashton nje dalje si team te Clinton dhe Obama. Kandidatet po e shmangin te foluren per dicka te tille, gjithsesi ai e sheh si te mundshme
- pikat e sulmueshme nga populli (qofte edhe pse jo lirisht te thenshme me ze te larte) jane sipas tij: qenia femer per Clinton, qenia me ngjyre per Obamen dhe mosha e madhe (71 vjec) per McCain. Keto i dijme, i dini, por e vecanta: sipas politologut per republikanet do te ishte me e lehte te vinin perpara Clinton per shkak se eshte femer sesa Obamen per shkak se eshte me ngjyre. Me aspektin ngjyre nuk mund te luhet me haptaz. Me aspektin femer (sic duket) akoma po.
- per Obamen pike plus sipas tij ka qene dhe parrulla e tij "change", me te cilen eshte kuptuar ndryshim dhe ne rradhet e demokrateve. Nje ardhje e Clinton ne pushtet do te thoshte rikthim i dinastise Clinton.
- gabimi fatal per Giuliani-n ka qene hyrja e tij me vonese ne zgjedhje, cka i la kohe McCain te profilohet qarte dhe mire para publikut republikan.
Krijoni Kontakt