Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do i pėrfaqėsojė DEMOKRATĖT Amerikanė nė Zgjedhjet Presidenciale?

Votues
131. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Hillary Clinton

    102 77.86%
  • Barack Obama

    29 22.14%
Faqja 11 prej 45 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 450
  1. #101
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Karolina e Jugut, triumfon Barak Obama

    Karolina e Jugut, triumfon Barak Obama

    Deklaron para mbėshtetėsve: E ardhmja fitoi kundėr tė shkuarės

    Pretendenti pėr Shtėpinė e Bardhė, Barak Obama, ka siguruar njė fitore domethėnėse nė zgjedhjet primare nė Karolinėn e Jugut, njė plus kjo nė ambicien e tij pėr tė marrė nominimin e demokratėve. Senatori i Illinoisit mundi rivalen e tij kryesore, Hillari Klinton, me 55 pėr qind tė votave, kundrejt 27 pėrqindėve tė ish-Zonjės sė parė, ndėrsa Xhon Eduards u rendit i treti, me 18 pėr qind. Rezultati ėshtė padyshim njė shtysė pozitive pėr fushatėn e Obamės nė prag tė "Super tė martės" sė 5 shkurtit, kur 24 shtete votojnė pėr tė preferuarit e tyre pėr garėn presidenciale. Republikanėt ndėrkohė po vazhdojnė fushatėn e tyre pėr primaret e radhės, ato tė Floridas, tė martėn. I buzėqeshur, teksa pėrshėndeste mbėshtetėsit nė njė tubim nė kryeqytetin e kėtij shteti, Kolumbia, Obama dha njė mesazh uniteti dhe shprese. "Zgjedhja nė kėto votime nuk ka tė bėjė me besimin apo besimet, as me gjininė, tha ai, nuk ka tė bėjė me tė pasurit kundėr tė varfėrve, tė rinjtė kundėr tė moshuarve, nuk ka tė bėjė me njerėzit me ngjyrė kundėr tė bardhėve. Kėto zgjedhje kanė tė bėjnė me tė shkuarėn, kundėr tė ardhmes". Obama iu referua fitores sė tij nė garėn e parė, tė Ajouas, duke thėnė se besimi qė zgjedhėsit demokratė i kishin dėshmuar atje, ishte reflektuar nė votimin nė Karolinėn e Jugut. "Sot, cinikėt qė besonin se ajo qė filloi mes dėborės sė Ajouas ishte njė iluzion, janė gjendur pėrballė njė historie tė ndryshme". E me vėshtrimin nga e marta e madhe, ai vazhdoi: "Nė nėntė ditė, afro gjysma e vendit do tė kenė shansin tė na bashkohet dhe tė thotė bashkė me ne: jemi lodhur me Uashingtonin e vjetėr, jemi tė uritur pėr ndryshim dhe jemi gati tė besojmė sėrish". Duke nxjerrė nė pah dallimet e tij me kandidatėt qė pėrfaqėsojnė "status kuonė nė Uashington", ai u duk se po kritikonte fushatėn e Hillari Klintonit se po pėrdorte taktika ndarėse. "Ėshtė njė status kuo qė shkon pėrtej partive tė veēanta dhe se kjo status kuo po lufton me ēdo mėnyrė tė mundshme, me tė njėjtat taktika tė vjetra qė na ndajnė dhe na largojnė nga zgjidhja e problemeve me tė cilat pėrballen njerėzit", tha ai. Thelbėsore pėr fitoren e Obamės ishte mbėshtetja e zgjedhėsve afro-amerikanė, qė pėrbėjnė gjysmėn e elektoratit dhe katėr tė pestat e tyre e mbėshtetėn atė. Rreth 17 pėr qind e kėtij komuniteti ka votuar pėr Hillari Klintonin. Ekipi zgjedhor i kandidates Klinton ka publikuar ndėrkohė njė deklaratė ku thuhej se senatorja e Nju Jorkut e kishte pėrgėzuar Obamėn pėr fitoren e kėtij raundi. Vetė kjo e fundit tha nė njė tubim nė Neshvil, Tenesi, se tani e rėndėsishme ishte tė shikohej nga 5 shkurti. Votimi nė Karolinėn e Jugut shėnoi nė fakt edhe njė dalje masive nė zgjedhje. Mė shumė se 530 mijė demokratė shfaqėn preferencėn e tyre dhe krahasuar me zgjedhjet e fundit, nė 2004-ėn, shifra ėshtė shumė herė mė e lartė. Korrespondentėt thonė se Karolina e Jugut i ka rikthyer dinjitetin Obamės, pas dy humbjeve radhazi nė Nju Hempshajėr dhe Nevada.


    gazeta-Shqip
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  2. #102
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Klani mė i fuqishėm demokrat mbėshtet senatorin e Illinoisit nė garėn presidenciale

    Barak Obama, ky Xhon F. Kenedi i ri
    Pretendenti me ngjyrė mė pranė nominimit

    Barak Obama ėshtė cilėsuar trashėgimtari i Xhon F. Kenedit nga familja e Presidentit pas fitores sė thellė qė arriti ai nė zgjedhjet paraprake nė Karolinėn e Jugut. Vėllai i Presidentit tė ndjerė dhe vajza e tij, po mbėshtesin senatorin e Illinoisit, ndėrsa mundi Hillari Klintonin, me njė pėrqindje tė shkėputur votash nė tė parėn garė demokrate nė Jug tė Shteteve tė Bashkuara. Senatori Eduard Kenedi, njė personalitet i rėndėsishėm nė Partinė Demokrate, planifikon tė mbėshtesė Obamėn nė Uashington, thanė zyrtarėt e partisė. Nė fakt, mbėshtetja e familjes sė politikanit me zė nė Shtetet e Bashkuara ėshtė njė shtysė tejet pozitive pėr fushatėn e Obamės. Duke folur pėr televizionin ABC, Obama tha: "Do ta lė Ted Kenedin tė flasė vetė. Askush nuk e bėn kėtė mė mirė se ai. Por, sigurisht qė ēdo kandidat demokrat do tė donte tė kishte mbėshtetjen e tij. Unė sigurisht jam i kėnaqur". Ndėrkohė, Kerolin Kenedi, shkruante nė njė artikull nė "The New York Times": "Unė nuk kam parė kurrė njė President qė tė mė frymėzonte ashtu siē kam dėgjuar tė rrėfehet se babai im frymėzonte njerėzit. Por, pėr tė parėn herė, unė besoj se kam gjetur njeriun qė mund tė jetė ai lloj Presidenti. Jo vetėm pėr mua, por pėr njė gjeneratė tė tėrė amerikanėsh". Mbėshtetja e klanit Kenedi dhe fitorja vendimtare nė Karolinėn e Jugut i dhanė Obamės krahė pėr tė ecur me kokėn lart drejt primareve tė radhės, ato tė "sė martės sė madhe", nė 22 shtete njėherėsh, duke i dhėnė mė shumė se 1600 prej delegatėve tė nevojshėm pėr tė siguruar nominimin e partisė nė Konventėn Kombėtare tė Demokratėve, nė fund tė gushtit. Sondazhet sugjerojnė gjithsesi se taktikat e mprehta tė kampit Klinton, ia kanė dalė mbanė nė disa raste ta shtyjnė Obamėn tė bjerė nė kurth, si "kandidati me ngjyrė", duke e bėrė akoma mė tė vėshtirė pėr tė tėrheqjen e votave tė tė bardhėve qė do tė jenė tė domosdoshme pėr tė mė 5 shkurt, kur elektorati do tė jetė rreth 64 pėr qind i bardhė. Ndėrkohė, Hillari Klinton, e fokusuar nė Kaliforni, Nju Xhersi dhe Nju Jork, ka lėnė bashkėshortin e saj prapa, nė Karolinėn e Jugut, qė tė sulmojė Obamėn me njė seri komentesh raciale qė gjithsesi kanė zemėruar "tė vjetrit" e Partisė Demokrate. Edhe ndėrsa zgjedhėsit shkonin nė votime tė shtunėn, nė Karolinėn e Jugut, ish-presidenti shkaktoi polemika duke e krahasuar Obamėn me reverendin Xhesi Xhekson, liderin me ngjyrė aktivist tė tė drejtave tė njeriut qė fitoi dy herė nė Karolinėn e Jugut si garues presidencial i demokratėve. "Xhesi Xhekson fitoi nė Karolinėn e Jugut nė vitin 84 dhe 88. Xhekson bėri njė fushatė tė mirė dhe Obama bėri njė fushatė tė mirė kėtu", tha Bill Klinton. Ndėrsa Obama u pėrgjigj duke thėnė se ish-presidenti kish mbetur i mbėrthyer nė politikėn e viteve ‘90-tė. Gjithsesi, dukshėm Partia Demokrate ėshtė e fragmentarizuar nga politikat e identitetit. Sondazhet tregojnė se kandidati me ngjyrė ka fituar mė shumė votat e njerėzve me ngjyrė ndėrsa Hillari Klinton ka marrė votat e tė bardhėve. Njerėzit me ngjyrė pėrbėjnė njė mazhorancė tė ndjeshme tė zgjedhėsve nė primare dhe nė masėn 80 pėr qind kishin votuar pėr Obamėn. Ky i fundit fitoi njė tė katėrtėn e votave tė tė bardhėve, duke mbajtur gjallė me vėshtirėsi argumentin e tij se ai mund tė grumbullojė njė koalicion tė gjerė demokratėsh tė rinj. Por pėrveē racės edhe ndarja e moshave ėshtė e dukshme. Sipas stafit elektoral tė Obamės, ky i fundit ka fituar 52 pėr qind tė votave tė tė bardhėve nėn moshėn 30 vjeē, njė provė kjo qė tregon se ai po ndėrton njė lėvizje pėr ndryshim. Strategėt e ish-Zonjės sė Parė, druajnė se bashkėshorti i saj ka filluar ta lėrė nė hije kandidaten dhe janė tė shqetėsuar gjithashtu edhe pėr refuzimin e kandidaturės sė saj nga zgjedhėsit me ngjyrė dhe njė numėr domethėnės i tė bardhėve, veēanėrisht mes tė rinjve.

    gazeta-Shqip.com
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  3. #103
    Fitorja pritej nga te gjithe ngaqe ka nje perqindje te madhe zezakesh ne South Carolina

  4. #104
    IMPERATORE Maska e _picirruki_
    Anėtarėsuar
    18-01-2008
    Vendndodhja
    Ke shpia ime
    Postime
    24
    Une do te thoja se qe te dy jane kandidate te forte . Nuka rendesi se kush fiton , e rendesishme eshte te hiqet nga qeverisja e tij Z.Xhorxh Bush . Kjo do te ishte nje fitore e madhe ashtu si per americen po ashtu edhe vendet e tjera.
    Dhe une mendej se per te fituar eshte mire te fitoje Hillary Clinton pasi burri i saj ka qene nje here president i Amerikes keshtu mund te themi se ajo mund te kete pak pervoje edhe nga burri i saj.
    Por edhe nese fiton Barak Obama kjo ska rendesi .
    Mjafton qe ne shqiptaret te jemi mire !!!
    _picirruki_ ThE BesT

  5. #105
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Mendimi im: me aq sa dij dhe me aq sa deshiroj,
    Patriarku i familjes Ikonike per Ameriken- Kennedy,T.Kennedy; Doktori popullar Howard Dean,Bilioneri John Kerry dhe me tash humanisti Al Gore === kane kete emerues te perbashket rreshtimin kunder H.Clinton...perderisa disa prej tyre e kane shpreh edhe publikisht , te tjerit ndihmojne Obamen.
    POr, une do te them se te katert keta kane edhe nje emerues tjeter te perbashket , qe eshte: ne duele me Republikanet keta te gjithe kane humbur zgjedhjet(nga na dolen keta si vizionar per fitore- pra ku dijne keta kush mund te fitoje kunder republikaneve..?!?),pra jane humbes .Kjo qe keta jane humbes ndaj tyre shpresoj ti percjelli edhe per nje humbje tjeter kunder H.Clinton te marten qe vjen.Si rrumbullaksim i analizes vetmevete se c'mund te jene motivet ..perfundimi me aq sa dij eshte per secilin jo shume motiv qe dallon-xhelozia personale ndaj Bill dhe Hillary Clinton. Perderisa tre humben personalisht...ai tjetri i pari edhe humbi por, edhe nuk do te udheheqe nje Dinasti(nuk do te krijohet ne fakt nje dinasti Clinton- qe ne fakt te udheheqi me gjate Ameriken se Kennedyt)..
    Une shpresoj se si humbes te deshmuar( keta qe permend une jane njerez gjigant per kete jam i vetedijshem) te katert ta Marrin edhe Obamen me vete ta bejne nje humbes te peste ne dinastine e demokratve humbes..suksese..
    Edhe ne fakt nuk eshte Obama zgjedhje per bashkim ,pikerisht eshte zgjedhje per ndarje ku te gjithe zezaket qe dje thoshin eshte Presedenti i pare i Zi Bill Clinton sot jane kritiket me te medhenje te tije-LEKURA eshte ceshtja.(arshini i dyfisht i matjes- te bardhet te votojne zezakun eshte bashkim, te bardhet te votojne Hillary eshte ndarje...dhe zezaket te votojne vetem lekuren e vet eshte ne rregull.....per demokratet e bardhe-Xhelozia eshte ceshtja ...nuk kane dert se do jete Obama - vec mos te jete Clinton.
    Edhe dicka dinamika ne Amerike eshte thuajse e papercjellshme, shpresoj te ndalet per nje cike se sot per sot Hillary udheheq ne 20 shtete nga 22 shtetet qe do te votohet sot nje jave....cdo gje mund te ndryshoje per nje jave.shpresoj se JO...( vertete elita eshte shume e rendesishme por, populli do te vendose per rezultatin perfundimtar...)
    Tash mund ta shihni se une nuk jam die hard fan i Hillary-it, une jam nje imortal fan
    GO HILLARY* GET THEM...

    Me nderime per Hillary Clinton,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 29-01-2008 mė 12:17
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #106
    IMPERATORE Maska e _picirruki_
    Anėtarėsuar
    18-01-2008
    Vendndodhja
    Ke shpia ime
    Postime
    24
    Ore nuk ka problem nese jane njeri i zi e tjetra femer . E rendesishme eshte qe ata te kryejne mire detyrat e tyre si presidenta te Amerikes !!!!
    _picirruki_ ThE BesT

  7. #107
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Une per nje gje jam pothuajse i sigurte.Nese fiton Obama preliminaret,presidenti i ardhshem do jete Republikan.Per kete te jeni te sigurt.Sepse pervec republikaneve kunder Obames do votojne edhe demokratet qe spranojne te zi te udheheqi Ameriken(ku perfshihem edhe une).
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Go Hillary go .Vota ime do i jepet kesaj pa asnje dyshim me te vogel
    Te shohim c'do na sjelli nje grua presidente ?!
    .....por ..Asgje nuk dihet deri ne zgjedhje .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alnosa : 29-01-2008 mė 18:27

  9. #109
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Florida eshte nje tregues shume i mire se si do votoje gjithe Amerika.

    Kjo per faktin sepse eshte nje shtet me diversitet te larte, dhe gjithashtu sepse nuk lejohej qe kandidatet te mbanin nje fushate aty, gje qe tregon opinionin e Floridas pa u influencuar nga kandidatet ne terren.

    Shpresojme qe javen e ardhshme Clinton te fitoje aq bindshem saqe ta diskurajoje Obamen per te vazhduar garen.
    As qe du me dit!

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Urime Hillary Clinton per fitoren ne Florida.

    Kjo ishte edhe nje fitore jo vetem kunder Barakut por edhe ndaj Cameloteve.


    Dihej qe kur gara do zbriste ne kto shtetet e jugut Obama do ta shikonte se sa i vlen lekura. Por duhet shtuar se ene njerzit filluan duke u lodh me llafollogjin alla preacher-i te Obames.


    Sukese ne Big Tuesday zonja Clinton!

Faqja 11 prej 45 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •