Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do i pėrfaqėsojė DEMOKRATĖT Amerikanė nė Zgjedhjet Presidenciale?

Votues
131. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Hillary Clinton

    102 77.86%
  • Barack Obama

    29 22.14%
Faqja 23 prej 45 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 450
  1. #221
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Po mire pra Albo, "Obama ka fituar shtete ne mbare Ameriken".

    Le ta analizojme me shtruar kete punen e shteteve qe ka fituar Obama. E ke idene ti se sa nga keto shtete do jete ne gjendje qe te fitoje ai ne Nentor kur te behen zgjedhjet presidenciale?

    Ja ta them une. Konsiderueshmerisht me pak (mbase 2-3 me maxhorance zezake)! Sepse te gjitha ato shtetet ku ka fituar Obama jane shtete tradicionale republikane. Ka vite e madje dekada qe keto shtete nuk e kane ndryshuar ngjyren e tyre, dhe makineria republikane do sjelle djallin ne toke vetem per t'i mbajtur te gjitha ato shtete nen kthetrat e territorit te saj. Ne c'do zgjedhje presidenciale Amerikane, ngjyrat jane teper te famshme.

    Gjithe pjesa jugore/fushore/malore e Amerikes eshte e kuqe, dhe vetem shtetet ne verilindje dhe perendim shkojne per demokratet.

    Shtetet te cilat vendosin fituesin ne garat presidenciale jane zakonisht Florida dhe Ohio.

    Ne Florida, edhe pa pasur mundesi te beje fushate, Clinton arriti te fitoje, dhe madje te marre nje numer shume here me te madh votash sesa fituesi nga ana tjeter, i cili ishte McCain. Kjo tregon qe Clinton do te jete ne gjendje qe te fitoje Floriden per demokratet ne Nentor.

    Si mund ta beje kete? Eshte teper e thjeshte! Sepse vota e latinove do shkonte tek ajo.

    Nderkohe, ne qofte se vendos Obamen kundra McCain ne Florida...Obama do humbi, ashtu sic humbi me Hillarin. Arsyeja eshte sepse zgjedhja e dyte e latinove eshte McCain. Ai eshte i vetmi i cili ka emrin e njohur dhe qe nuk ka qene i eger kundra problemit te emigracionit. Nderkohe qe Obama eshte zezak dhe pa rekord te mjaftueshem, gje qe i ka penguar latinot te votojne per te konkurs pas konkursi.

    Nqs Obama fiton nominimin, ai do humbi Floriden, dhe e gjithe bota e di mire qe kush humb Floriden, humb presidencen!

    Jo vetem qe Clinton do ishte ne gjendje qe te fitonte Floriden, po ajo do i bente konkurrence te fuqishme McCain ne Texas...dhe madje mund te fitoje edhe Texasin! Vota e latinove ne te gjitha shtetet e medha jugore eshte ne favor te Clintonit.

    Gjithe matematika eshte nga ana e Clintonit. Ajo fitoi gjithe shtetet e medha pa piken e problemit, dhe gjithashtu arriti te fitoje shtetet e pavendosura si Florida.

    Fakti eshte qe Obama arriti te fitoje fusha, kodra e male, te cilat kane pak shanse per t'u fituar nga demokratet ne Nentor, dhe qe edhe sikur t'i fitonte...kane aq pak pike elektorale saqe jane te paperfillshme. Clinton ka fituar ne territore tradicionalisht te demokrateve dhe ne shtete te pavendosura.

    Nderkohe qe Obama do kishte problem me McCain, pasi McCain do fitonte latinot, do fitonte voten e racistave (te cilet nuk jane pak), do fitonte voten e demokrateve qe anojne nga qendra, dhe do fitonte edhe disa vende qe jane tradicionalisht demokrate nga verilindja.

    Vetem Hillary Clinton mund te siguroje keto vota per demokratet dhe te pengoje McCain, pasi kete e tregoi gjate gjithe zgjedhjeve qe u bene. Nderkohe, Obama me gjithe ato para qe kishte...akoma nuk arriti te fitoje dot asnje nga shtetet e medha, dhe asnje nga votat te cilat jane TE DETYRUESHME per demokratet nqs duan te fitojne ne Nentor.

    Obama mos mprifet shume me fitoret e tij qesharake. Ne Nentor, shtete si Kansas, Utah apo Idaho...as qe do e degjojne fare emrin e tij kur te jete koha per te votuar. Sidomos pas stuhise a ciklonit e cunamit e asteroidit qe makineria republikane ka ne rezervat e saj, por qe asnjehere nuk kane qene ne gjendje te demtojne anijen gjigande te zonjes HILLARY CLINTON!

    Prandaj kur thua qe superdelegatet do anojne nga ana e Obames, mos mendo se demokratet jane aq te verber saqe te mos shohin se kush ka fituar cilat shtete, dhe se cilat shtete mund te fitohen realisht nga demokratet ne Nentor. Utah dhe Idaho...apo California dhe Florida.
    As qe du me dit!

  2. #222
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Albo

    Persa i perket mbeshtetjes emocionale te shqiptareve per kandidaturen e Clinton, une do te thosha qe Kosova do ta fitoje pavaresine ne shkurt 2008 dhe jo ne shkurt 2009. Dhe te gjithe ata shqiptare qe dalin me te madhe ne publik ne mbrojtje te Clinton kur kjo ende nuk ka siguruar mandatin e partise se saj, jane duke e demtuar imazhin e shqiptareve si ne Washington, si brenda partise demokratike qe shume mire neser mund te zgjedhi Obamen si kandidat, si ne syte e republikaneve. Shqiptaret duhet te piqen ne intelektin e tyre politik ne menyre qe te arrijne te kuptojne se ceshtja jone kombetare nuk mund t'ia lejoje vetes qe te mbaje ane ne garen elektorale ne SHBA pasi mbeshtetja amerikane eshte jetike per ekzistencen dhe te ardhmen e popullit shqiptar. Kemi nevoje per kete mbeshtetje edhe kur ne Shtepine e Bardhe eshte nje demokrat, edhe kur ne Shtepine e Bardhe eshte nje republikan.

    Pse akoma behen kesi gafash nga lobi shqiptar ne SHBA? Apo e ke fjalen per shprehjet emocionale te shqiptareve ketu ne forum dhe rezultatet e votimit ne kete sondazh?

  3. #223
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Pse akoma behen kesi gafash nga lobi shqiptar ne SHBA? Apo e ke fjalen per shprehjet emocionale te shqiptareve ketu ne forum dhe rezultatet e votimit ne kete sondazh?
    Organizatat shqiptaro-amerikane nuk kane dalur ne perkrahje te askujt. Mirepo, shqiptaret e amerikes, si amerikane qe jane, nuk mund te jene te paanshem, sikur qe nuk mund te jene te paanshem shumica e popullsise amerikane. Ata duhet ta perkrahin dhe votojne dike qe i perfaqeson interesat e tyre me se miri. Deri tani, Klinton dhe McCain kane qene me afer komunitetit shqiptar, dhe normalisht qe edhe i kane marre perkrahjen dhe votat e shqiptareve. Dhe kjo nuk eshte gafe fare.

    Obama eshte kandidat shume i forte, qe e deshmoi veten edhe ne Super te Marten e shkuar, por nuk besoj qe do fitoj zgjedhjet sepse ne rradhe te pare, amerikanet i kane frike ndryshimet radikale, nuk e njohin sa duhet, nuk e dijne se me ke do bashkepunoj, etj. etj. Gje qe nuk mund te thuhet as per Klintonin e as per McCain-in.

    Edhe per leket, eshte fakt qe ne janar Obama mblodhi me shume leke sepse shume perkrahes te Klintonit u zbrapsen nga humbja e saj ne Iowa, mirepo fitorja ne New Hampshire dhe ne Super te Marten, i ka shtuar donacionet e fushates se Klintonit. E edhe ashtu, Klinton ka mbledhur shume me shume leke se Obama deri tani, e edhe ka ne dispozicion me shume leke per momentin, per te shpenzuar ne fushate.

    Une jam i bindur qe Klinton do behet presidentja e ardhshme amerikane.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #224
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Neser i fiton Obama qe te treja besoj. Serish do jene fitore dytesore.

    Kur Obama te fitoje ne California, New York, Florida, Michigan dhe Texas, atehere do shikohet me sy tjeter. Mbase ne 2012. Mbase Obama eshte Anti-Krishti.
    As qe du me dit!

  5. #225
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Sa Kot Lexo Postimin
    Neser i fiton Obama qe te treja besoj. Serish do jene fitore dytesore.

    Kur Obama te fitoje ne California, New York, Florida, Michigan dhe Texas, atehere do shikohet me sy tjeter. Mbase ne 2012. Mbase Obama eshte Anti-Krishti.
    Nuk besoj qe Obama do fitoje keto shtete. Sidomos New Yorkun.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #226
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Po lexoja artikullin e meposhtem ne CNN dhe m'u kujtua cfare ndodhi ne 2004 ne Austri me rastin e zgjedhjeve presidenciale. Ishte hera e pare qe kandidonte dhe nje grua, e cila eshte politikane shume e pergatitur dhe e provuar, diplomate e klasit te pare, znj.Benita Ferrero Waldner.
    Pavaresisht se ajo i plotesonte te gjithe kriteret dhe ishte absolutisht e barabarte ne nivel me kandidatin konkurrent, i cili doli fitues nga zgjedhjet, ajo nuk fitoi. Arsyeja: shume burra nga partia e cila e ngriti dhe mbeshteti kandidaturen e saj, Partia Popullore e Austrise, votuan per kandidatin socialdemokrat per te vetmen arsye se ajo ishte femer dhe kundershtari socialdemokrat burre. Shume keq per shoqerine austriake! Ishim ne vitin 2004. Tani lexoj artikullin dhe them Shume keq per shoqerine US-amerikane! Jemi ne vitin 2008.



    ===

    Nga:
    http://edition.cnn.com/2008/POLITICS...der/index.html


    WASHINGTON (CNN) -- Sen. John McCain became the likely Republican nominee after Mitt Romney decided to suspend his campaign Thursday. Now, the Democrats are debating who would do better against the Arizona Republican.

    Two polls this month have asked registered voters nationwide how they would vote if the choice were between McCain and Democratic Sen. Hillary Clinton.

    A CNN poll, conducted by the Opinion Research Corporation February 1-3, shows Clinton three points ahead of McCain, 50 percent to 47 percent. That's within the poll's margin of error of 3 percentage points, meaning that the race is statistically tied..

    A Time magazine poll, conducted February 1-4, also shows a dead heat between Clinton and McCain. Each was backed by 46 percent of those polled.

    Sen. Barack Obama believes he can do better, arguing "I've got appeal that goes beyond our party."

    In the CNN poll, Obama leads McCain by 8 points, 52 percent to 44 percent. That's outside the margin of error, meaning that Obama has the lead.

    And in the Time poll, Obama leads McCain by 7 points, 48 percent to 41 percent -- a lead also outside of the poll's margin of error of 3 percentage points.

    In both polls, Obama looks stronger than Clinton. Why?

    Obama's explanation: "I think there is no doubt that she has higher negatives than any of the remaining Democratic candidates. That's just a fact, and there are some who will not vote for her."

    That was three weeks ago. Now, only two Democratic candidates remain.

    Clinton does have higher negatives than Obama -- and McCain. Forty-four percent of the public say they don't like Clinton, compared with 36 percent who don't like McCain and 31 percent who don't like Obama, according to the CNN poll conducted February 1-3.

    Why does Obama do better against McCain than Clinton? Obama does do a little better than Clinton with independents and Republicans.

    But the big difference is men: Men give McCain an 18-point lead over Clinton, 57 percent to 39 percent, according to the CNN poll. The margin of error for that question was plus or minus 5 percentage points.

    But if McCain and Obama went head to head, McCain's lead among men shrinks to three, 49 percent to 46 percent -- statistically a tie.

    Women, on the other hand, vote for either Clinton or Obama by similar margins.

    Some Democrats may be worried about how Obama will fare with white voters. Whites give McCain a 15-point lead over Clinton, (56 percent for McCain, 41 percent for Clinton).

    But Obama actually fares better than Clinton with white voters. McCain still leads, but by a smaller margin, (52 to 43 percent).

    Obama argues that he can reach across party lines. And he does do a little better than Clinton with Independents and Republicans, at least in these polls.

    But the big difference is that Clinton doesn't draw very well with men. Obama does.

  7. #227
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Deri tani, Klinton dhe McCain kane qene me afer komunitetit shqiptar, dhe normalisht qe edhe i kane marre perkrahjen dhe votat e shqiptareve. Dhe kjo nuk eshte gafe fare.
    Nderhyrja ime per gafen lidhej me postimin e meparshem te Albos, i cili jeton ne SHBA, besoj se nderkohe eshte votues amerikan dhe vezhgues i cfare ndodh aty. Ai duket sheh se prape ka anim te shqiptareve dhe shprehje te ketij animi.
    Shoh qe ti ke kendveshtrim tjeter dhe thua se nuk ka sjellje te posacme te lobit shqiptar. Atehere paska permiresim, te pakten ne kendveshtrimin tend. Kujtoj 2004-en, kur dolen me te madhe ne perkrahje John Kerry-n e si perfundim zgjedhjet i fitoi George Bush.

  8. #228
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Nderhyrja ime per gafen lidhej me postimin e meparshem te Albos, i cili jeton ne SHBA, besoj se nderkohe eshte votues amerikan dhe vezhgues i cfare ndodh aty. Ai duket sheh se prape ka anim te shqiptareve dhe shprehje te ketij animi.
    Shoh qe ti ke kendveshtrim tjeter dhe thua se nuk ka sjellje te posacme te lobit shqiptar. Atehere paska permiresim, te pakten ne kendveshtrimin tend. Kujtoj 2004-en, kur dolen me te madhe ne perkrahje John Kerry-n e si perfundim zgjedhjet i fitoi George Bush.
    Shqiptaret e Amerikes jane me Ameriken.Asnje organizate shqiptaro-amerikane nuk percaktohet publikisht per nje kandidat te vetem i cilesdo parti qoft kandidati.Shqiptaret e Amerikes dijne te mendojne politikisht ,dhe kete ne e kemi treguar ne keto 20 vitet e fundit..Eshte tjeter pune cka themi ne Forum( qoft kjo emocionale- per familjen Clinton qe na ndihmoi te bejme edhe nje hap drejt pavarsimit ne Ballkan, qoft si te doni ta quani)...Por ne jete reale ne i perkrahim te gjithe kandidatet aty ku jemi, dhe vota nuk eshte publike apo jo....mund te hajme darke me obamen dhe te votojme Clinton....mund ne Nentor te marrim pjese ne koktej me McCain...dhe sigurisht perseri te votojme Clinton..imazhi shqiptar ne Amerike ende shkelqen dhe kjo fal vete shqiptareve ne rradhe te pare, fal edukimit te menduarit politikisht dhe fal klases intelektuale qe shtohet dita dites..qe ne perkethim i bie keshtu: Noli nje gjeni unik shqiptar , qe thuajse eshte i paperseritshem si njeri i mencur si nje njeri i gjitheanshem dhe si nje atdhetar i kulluar e ka pasur shume veshtire ..shume veshtire te krijoje miqesi ne Shtepine e Bardhe( thuhet se edhe ka fjetur tek shkallet e Shtepise se Bardhe per te shitur te verteten per nje komb te pervuajtur dhe te percare padrejtesisht)...sot eshte nnje kohe tjeter..ate gurin e themelit te miqesise me Ameriken te Nolit ,Konices dhe te gjithe atdhetareve te tjere brezat ne vazhdim e kane ngritur edhe dy kate te tjera , edhe dy kate te keshtjelles miqesore shqiptaro-amerikane....Pra sot edhe une dhe Albo mund te shkojme per vizite tek Shtepia e Bardhe ( kjo kushtimisht, dhe realisht gjitheashtu), ky eshte ai "procesi" qe perfolet kudo, kjo eshte ajo vazhdimsia per ata qe besojne se ne kur kemi ardhe ne Amerike, kemi pasur nje themel dhe gje nuk ka nisur me ne, kudo qe ne shkojme kemi paraprijse.....
    Une ende kam besim se do te fitoje Clinton, kete ngjenje e kisha edhe per Giants dhe kisha nje taborr me kundershtare( mund ta kem pasur kundershtar pa e ditur edhe nismetarin e kesaj teme),,por lufte e vertete u be dhe 2 minutat e fundit fituan Giants...kete une e pres edhe per Clinton..se sa per fytyren tone te bardhe si shqiptare, ne Obamen ketu e kemi ne Illinois ,po te fitoje do te shkojme do ta urojme dhe perqafojme gjitheshtu..gjithnje me sinqeritet do pershendesim zgjedhjen e Amerikes, dhe per te miren e shqiptareve dhe jo per nje interes te vecante personal....

    Per Diten:
    Per Bushin kishte shqiptare edhe ne kampanje edhe ne inagurimin e tij si Kryetar...sic ka edhe sot..per te tre kandidatet .Me rendesi eshte qe ne jemi te dukshem dhe jo anonim.Sa pashe se disa intelektual shqiptare kishin biseduar me McCain...disa kishin ngrene nje darke me Obamen..dhe shume te tjere e ndihmojne Hillaryn pa rezerva.... Ne jemi te dukshem dhe kjo ka rendesi, kushdo qe te fitoje nuk mund mos te mbaje mend bijte e shqipes,flamurin kuq e zi qe ka marre pjese ne ngjarje me rendesi per te gjithe kandidatet, do mbajne mend shqiponjen dykrenare gjithesesi.

    Ne kete prag te pavarsise se Kosoves, urimi shkon tek populli i pervuajtun shqiptare dhe mirenjohja per Ameriken dhe popullin mik amerikan.
    Me nderime per Ameriken dhe Shqiperine e bashkuar me te gjitha krahinat ,

    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 09-02-2008 mė 14:43
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #229
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Persa i perket mbeshtetjes emocionale te shqiptareve per kandidaturen e Clinton, une do te thosha qe Kosova do ta fitoje pavaresine ne shkurt 2008 dhe jo ne shkurt 2009. Dhe te gjithe ata shqiptare qe dalin me te madhe ne publik ne mbrojtje te Clinton kur kjo ende nuk ka siguruar mandatin e partise se saj, jane duke e demtuar imazhin e shqiptareve si ne Washington, si brenda partise demokratike qe shume mire neser mund te zgjedhi Obamen si kandidat, si ne syte e republikaneve. Shqiptaret duhet te piqen ne intelektin e tyre politik ne menyre qe te arrijne te kuptojne se ceshtja jone kombetare nuk mund t'ia lejoje vetes qe te mbaje ane ne garen elektorale ne SHBA pasi mbeshtetja amerikane eshte jetike per ekzistencen dhe te ardhmen e popullit shqiptar. Kemi nevoje per kete mbeshtetje edhe kur ne Shtepine e Bardhe eshte nje demokrat, edhe kur ne Shtepine e Bardhe eshte nje republikan.

    Pavaresia e Kosoves do te fitohet ne 2008-ten, por do vazhdoje te jete e brishte per shume vjet ne vazhdim. Serbia dhe aleatet e saj nuk do ta njohin dhe do ta konsiderojne te paligjshme (cka do te thote nje rrezik potencial permanent). Situata politike dhe gjeostrategjike ndrkombetare eshte e paqendueshme dhe perjeton nje faze fermentimi me fuqi te reja ekonomike dhe politike qe shfaqen ose ri-shfaqen ne skene. Ne keto kushte interesat shqiptare ne Ballkan do vazhdojne te kene nevoje imediate per mbeshtetjen amerikane (ne fakt, humbja e kesaj mbeshtetjeje do te ishte nje disfate pothuajse e sigurte) edhe ne te ardhmen.
    Mbeshtetja qe i behet Hillary Clinton nuk eshte dhe aq emocionale. Ekzistenca ne kabinetin e qeverise amerikane ne vitet 2009-2013 te emrave si Holbrook ose/dhe Clark, qe te dy me lidhje te ngushta me lobin shqiptaro-amerikan, do te ishte jashtezakonisht pozitive per ruajtjen dhe konsolidimin e pavaresise se Kosoves si dhe procesit te integrimit ne Evrope te trojeve shqiptare, brenda dhe jashte RSH.
    Natyrisht qe kjo s'do te thote se organizatat shqiptaro-amerikane duhet te dalin me flamujt e Clinton duke sfiduar republikanet, por te pakten tregon se ku duhet te shkoje mbeshtetja reale, si ne financim ashtu edhe ne vota.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  10. #230
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Nderhyrja ime per gafen lidhej me postimin e meparshem te Albos, i cili jeton ne SHBA, besoj se nderkohe eshte votues amerikan dhe vezhgues i cfare ndodh aty. Ai duket sheh se prape ka anim te shqiptareve dhe shprehje te ketij animi.
    Shoh qe ti ke kendveshtrim tjeter dhe thua se nuk ka sjellje te posacme te lobit shqiptar. Atehere paska permiresim, te pakten ne kendveshtrimin tend. Kujtoj 2004-en, kur dolen me te madhe ne perkrahje John Kerry-n e si perfundim zgjedhjet i fitoi George Bush.
    Komuniteti shqiptaro-amerikan ka dy organizata te medha me ndikim, Keshillin Kombetar Shqiptaro-Amerikan dhe Lidhjen Shqiptaro-Amerikane, dhe shume organizata te vogla qe nuk kane ndonje ndikim ne politiken amerikane. KKSHA ka lidhje me shume me Partine Demokratike, e sidomos me Klintonet dhe njerezit e tyre si Ollbrajt, Hollbruk, Kllark, etj. kurse LSHA ka lidhje me republikane me shume, duke pasur parasysh faktin qe edhe vet kryetari i kesaj lidhjeje, arbereshi Joe Dioguardi, eshte republikan. KKSHA nuk ka dal ne perkrahje te hapur ndaj asnjerit prej kandidateve si organizate keshtu, mirepo anetaret e saj, ne shumice absolute kane qene dhe jane ne perkrahje te Klintoneve. LSHA ka dal ne perkrahje te hapur per McCain qe edhe dje e deklaroi hapur mbeshtetjen per pavaresine e Kosoves, anetaresimin e shpejte te Shqiperise ne NATO, dhe mbeshtetjen per shqiptaret ne pergjithesi.

    Nese McCain vjen ne pushtet, ka mundesi qe edhe Joe Dioguardi te angazhohet ne administraten e tij, per vet pervojen e tij te madhe ne Kongresin Amerikan si kongresist republikan.

    Une, personalisht, kam frike nga ardhja e Obamas ne pushtet, sepse vjen nga qyteti i Chicago-s, qytet i cili ka nje komunitet goxha te madh serb (sikur New York qe eshte qyteti me koncentrimin me te madh te shqiptareve ne Amerike, ashtu eshte Chicago per serbet), dhe edhe nuk ka dhene asnje deklarate deri tani ne lidhje me Kosoven apo shqiptaret ne pergjithesi. Mirepo, edhe ky nuk mund te jete kunder linjes se pergjithshme te partise se tij dhe edhe gjithe Amerikes, dhe poashtu ka mundesi qe ta marr Klintonin si nenkryetare. Megjithese, jam i bindur qe Klinton do zgjidhet kandidati i PD-se per kryetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 09-02-2008 mė 19:26
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 23 prej 45 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •