Close

Rezultati i Sondazhit: Te hiqet Mozaiku?

Votues
148. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    51 34.46%
  • Jo

    97 65.54%
Faqja 7 prej 48 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 475
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    deri me tani 79% jane qe te rrije aty mozaiku !

    pakica e humbi te drejten...
    Me ne fund e shpetuam ne kete mozaik...

  2. #62
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Une jam i mendimit qe ai mozaik duhet hequr qe aty ku eshte por jo te prishet, duhet te ruhet ne ambientet e brendeshme te Muzeut Kombetar.

    Ku e mbeshtes une mendimin tim per heqjen nga hyrja e Muzeut Kombetar te mozikut?

    Atehere, ne hyrje te Muzeut Kombetar, prone kjo qe i perket te gjithe popullit Shqiptar, duhet te jete nje mozaik qe ti perkase te gjithe Shqiptareve dhe te reflektohen ne te pothuajse te gjitha etapat historike kryesore te Shqiperise.,.
    ti thua duhet hequr.dakort por ai mozaik i paraqet te gjitha etapat e shqiperis,ashtu sic do dhe ti.po shtejm edhe 2 kryeplerat atje(fatos+sali)edhe jemi ne rregull

  3. #63
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    mua per politike s'ma ndjen hic,po mendoj qe mozaiku ben pjese ne historine tone dhe duhet ruajtur ...edhe Hitleri ka vrare me mijra veta ne Auschvicz ,po asnje s'ka shkaterruar kete burg,perkundrazi e mbajne per te kujtuar....
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  4. #64
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    GJAK DHE MYK MBI MOZAIK

    Edison Ypi

    Njė babi rreth 50 vjeē me tė bijėn nja 15 vjeēe para Muzeut Kombėtar;- Cilėt janė ata xhaxhat atje lart o babi ?!
    - Paske nisur nga interesimet o ēapkėnia e babit ! Po ku tė vajtėn sytė tek ata vrromat xhanėm ?! Po ! Do tė tregoj njė herė e mirė ...pėr kėtė pėshtirosje estetike, historike, patriotike, tė pashembullt, tė cilėn un’ vet’ sa herė e shoh pėr tė vjellė mė vjen; Ja bija ime, ja pocaqia me ngjyra ndėrtuar me pllakėza, ku vetėm 1 % e Historisė 3000 vjeēare tė Shqipėrisė zė 70 % tė sipėrfaqes ! Nga Perėndimi errėsira ! Drita dhe perspektiva, tė gjitha nga Lindja ! Gjithė botės drejtuar armėt ! Perėndimit, shigjetat dhe ushtat ! Lindjes, pushkėt dhe granatat ! Ngadhėnjimtarėt e bardhė marshojnė drejt Jugut, Afrikės sė zezė. Shih si duket e gjitha si shpėrthim, si yxhym ! Trembėdhjetė ! Dhjetė meshkuj, tre femra. Asnjė normal ! Tė gjithė tė ēartallosur tė armatosur ! Asnjė gjurmė besimi, pėrdėllimi, meditimi, vetėpėrmbajtjeje, ose thjesht qetėsie njerėzore ! Meshkujt, ata qė tė turbullojnė ty, ai i dyti nga e djathta, ai hermafroditi me pushkėn drejt, ishte njė bushtėr qė s’dinte tė bėnte asgjė tjetėr veēse tė llapte lart-e-poshtė dhe prandaj i thoshin “Revolucionari”. Kurva revolucionare sot ėshtė nė krye tė njė OJF-je dhe vjedh miliona. Budallai me mustaqe me grushtin lart me granatė nė brez, ishte njė fshatar gdhė, aq gdhė sa s’ta rrėfej dot, se duhet tė nis tani e tė mbaroj dimrin tjetėr. Tjetri, ai me mustaqe dhe flamur, ishte njėri tė cilit i thoshin “proletar”, pra njė cop’ mish, njė tul, njė i pa shpirt, njė dallamango, si i tėrė ky mozaik. “Proletari”, ishte njė qen-bir-qeni qė s’dinte tė bėnte asnjė punė, veēse tė llapte dhe tė thurte intriga tė ulėta. Edhe dallamangua ka qenė i armatosur me njė libėr tė kuq tė cilin ia hoqėn kur ti sapo kishe lindur. Ky “proletari” qė e quante veten “klasė nė fuqi”, u thoshte vajzave; “O bushtra, mos pėrdorni pampersa mikroborgjeze, pėrdorni lecka proletare”. Dhe ai zgėrdhihej, dhe ato heshtnin. Me atė rilindėsin me papion qė mban nė dorė njė letėr tė cilėn ia kanė mbledhur tub qė t’i ngjajė tytės sė pushkės, njė herė na gjeti belaja. Njė kushėririt tonė i rrėshqiti goja u tha disa miqve se ai rilindėsi besonte Perėndinė. Mbledhje pas mbledhje, e the, po si e the, po kur e the, po kujt ia the, ke lakra nė kokė, ke mbeturina tė rrezikshme. Ti shpirti i babit nuk e njeh atė kushėri se ta kemi mbajtur fshehur kur nė njė nga ato mbledhjet i ndali sė rrahuri zemra ulur nė karrige tek e kritikonin. Po atėherė, xhaxhain e njė mikeshės time qė ishte historian, e internuan. E di pse ? Sepse u ngatėrrua me atė ilirin me hark dhe shtizė, atė nė cep nga e majta pranė atij kokėlakrės qė nuk ngjan fare si shqiptar por si viking. Edhe xhaxhai i mikeshės, njėlloj si kushėriri yt qė nuk e njohe kurrė, vajti tha diku se ilirėt nuk rrjedhin nga pellazgėt. Kaq deshėn akademikėt mjekėrbardhėt shpirtnxirėt, dhe e kallėzuan dhe erdhėn i vunė hekurat. A do ta dish edhe diēka o perria e babit ?! Kjo qė sheh ti kėtu nuk ėshtė veēse njė e turpshme Pasaportė Ēmendurie Kombėtare pėr tė cilėn ca tuhafė po thonė ta lemė aty ku ėshtė qė tė dėshmojmė Historinė, qė tė kenė ē’tė fotografojnė turistėt! Pra, tė vinė turistėt para kėsaj vrrome me ēapaēulė tė thonė; O Perėndi ē’tė kemi bėrė qė na solle tė shpenzojmė paratė nė vendin e budallenjve vrasės ! Mėsoje; Qėllimisht nuk e fusin brenda Muzeut tė qeshim ne dhe turistėt, por e mbajnė jashtė qė tė qajmė edhe ne edhe turistėt. Pėr tė vetmet arsye; Tė mos bllokohen ata pėrrenjtė e pa dukshėm brenda kokės sė shqiptarėve nė mėnyrė qė, pėrmes tyre, pėr interesa tė ndyra klanore imediate, ende tė mundėsohet qarkullimi i llumrave propagandistikė tė sė kaluarės kriminale. E tėra pėrmes masturbimeve tė pafundme reciproke nėpėr ceremonira kujtim-dhe-lot-ndjellėse tė kufomave gjoja “artistike” qė sot qelbin ekranet me erė gjak dhe myk. Pėrmes shfaqjes nėpėr ekrane tė filmave me italianė qesharakė dhe gjermanė budallenj. Duke bėrė sikur nuk dinė, sikur nuk kuptojnė, se krimit komunist tė cilit ata sot i bėjnė hosana’, ishte mė i zi, mė gjakatar, mė kriminal se tė gjitha fashizmat dhe nazizmat bashkė. Me sfonde zyrash ku, si pa dashur, nė mur rri varur portreti i diktatorit etj., etj. Dhe janė pikėrisht ata tė filmave, ceremonive, qokave, ekspozitave, teatrove dhe krejt xhinsi i tyre, ata qė po thonė se nuk duhet hequr, ndėrkohė qė edhe vetė e dinė mirė se ka plot raste qė vet’ autorėt gjenialė kanė grisur dhe grisin me duart e veta kryevepra dhe nuk ka asnjė rast kur mediokrit tė prekin plehrat e veta tė cilat i quajnė tė gjitha kryevepra. Dhe unė, o bija ime, nuk kam qenė gjithmonė si jam katandisur ! Kur isha i ri beqar isha i bukur. Njė nga ato kurvat komuniste qė sheh kėtu lart nė kėtė pėrdhosje, njėra tė cilėn unė s’e pėrfillja, bėri njė intrigė kundėr meje lidhur me atė kushėririn gjuhėrrėshqitės tė cilit i pushoi zemra ulur nė karrige. Dhe ajo u bė sebep qė nuk munda tė marr pėr grua atė qė mė deshte xhani mua, por, nga halli, mora atė e cila pėr kėta pėrbindėshat kėtu ka simpati, atė tarallaqen, mamin tėnd. Kjo ėshtė arsyeja qė ti sot duke mos qenė Bijė Pasioni nuk je dhe aq e bukur. Po mos u mėrzit, se, s’po di si tė ta them, kohėt nuk mund t’i ketė njerėzit mė tė bukur se veten. Mė kuptove besoj.
    Aty pranė, njė mami me tė birin adoleshent;
    - Mami, cilat janė ato tetat atje ?!
    - Ta kallxon mami cilat janė ato tetat, ty o qefli i tetave tė muzeumeve, refuzues i dhjetave tė mėsimeve. Ja, tre femra, tė tria me pushkė ndėr duar! Ajo nga e djathta, o xhan’i mamit, ishte njė urruspie zborriste e pėrjetshme, aq telendare sa s’bėn ta dish sepse ēekuilibrohesh mendėrisht pėr gjith’ jetėn. Ajo katundarja qė e mban pushkėn poshtė, ishte dhe ėshtė thjesht njė care. Kjo nė mes, qė duket aq e pafajshme, ishte aq edepsėze sa njė tė tillė nuk do ta gjesh dot nė asnjė film e nė asnjė libėr tėrė jetėn. Para ca kohėsh, njė xhaxhi, tekstin e tė cilit mami yt e ka shumė qejf, shkroi pėr kėtė soc-llurbėn aty lart; “Pafuqia dhe paturpėsia, dhuna dhe pėrulja, padituria dhe padrejtėsia, frikacakllėku dhe burracakllėku njerėzor, janė tė gjitha atje. Sipas autorėve, deri aty nga mesi i shekullit tė kaluar shqiptarėt nuk kanė pasur fare femra. As nėna, as motra, as bija, as kushėrira, as tė dashura. Dhe rrjedhimisht as seksin nuk e kanė ditur ēfarė ishte. Erdh’ u a mėsoi ai proletari nė mes me xhaketėn supit. Nga mesi i shekullit tė kaluar e tėhu, po. Prej atėherė kemi femra. Kemi tri femra. Tė vetmet ndėr gjithsej trembėdhjetė personazhet-simbole tė historisė. Rrėqethje antiestetike unikale; Shpėrpjesėtimi i kohės ngėrē - Ainshtainian. Katėr femra, tetė meshkuj - ndėrlikim Darvinian. Burra me mustaqe, gra me pushkė - problem Frojdian. Proletar vetėm njė, kazmė e lopatė asnjė - hall Marksist. I therur asnjė - pisk Stalinist. Sa kohė ka qė rri varur atje ajo paēavure? Aty tek rreth pesėmbėdhjetė milionė minuta!”. Kuptove xhan’i mamit ?! Edhe diēka dhe s’tė bezdis mė se e shoh qė t’u bė koka shkėmb si e atij me grushtin lart; Po tė mos ishte ai proletari i gėrrditshėm nė qendėr, i cili, meqenėse mė kishte qejf vet, mu’ pėr kėtė sajoi njė intrigė tė ulėt, unė nuk do isha martuar me babin tėnd, atė budallanė me brirė qė vjen kėtu e loton sepse kjo pamje i pėlqen, por me njė tjetėr qė i thoshin “me biografi tė keqe”, dhe ti biri im, nuk do ishe kaq i pa qartė sa tė mė pyesje pėr kėto spiridhiēkat kėtu, por do ishe mė i fisėm, mė i bukur, mė shtatlartė dhe koka nuk do tė kishte dalė me qoshe. Prandaj unė pėr tėrė kėtė pocaqi’ e kam njė mendim. Eshtė krim qė rrezaton aq ligėsi sa bėn tė dridhet dhe tė rrėqethet gjithēka. Jo vetėm super tė ndjeshmit, shqiptarėt nervozė nga natyra, ata qė gjith’ kohėn fėrfėllojnė vetvetiu si fije bari, ata fantaziozėt aq tė djegur pėr tė udhėtuar, lundruar dhe fluturuar, saqė shtėpitė gjigande po i bėjnė si tragete dhe aeroplanė, por edhe pllakat e bulevardit i rrėqeth, i lėviz, i shkul kjo ligėsi ! Ky mallkim i kohės kur tė bije nė dashuri ishte njėlloj sikur tė tė ndodhte njė fatkeqėsi. Ky pisllėk qė ndot mė tepėr se tė gjitha petroliferat dhe tė gjithė centralet bėrthamore sė bashku. Ky shėmtim i pa emėr tė cilin ca guakė e quajnė “Art”. Kjo mynxyrė ! Kjo vrromė !
    Mund ta ndotni, ta pėrdhosni ose ta zhgarravisni. Dhe ashtu, tė ndotur, tė pėrdhosur apo tė zhgarravitur, me shekuj aty ta lini. Por mė e mira, pėr aq arsye sa kjo llahtari pllakėza ka, ėshtė - ta heqin !

    gazeta "Panorama"

  5. #65
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga offspring Lexo Postimin
    ka dhe shtiza,shigjeta etj etj qe jan perdorur ne shqiperi
    Po, ne kohen e Baba Qemos...nqs dikush eshte nostalgjik, te mesoje cfare eshte muzeumi dhe t'i beje nje vizite. Pse duhet te ndeshkohen edhe ata qe s'jane te interesuar te perballen me mjete te tilla dhune dite per dite?
    As qe du me dit!

  6. #66
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar mė parė nga Sa Kot Lexo Postimin
    Po, ne kohen e Baba Qemos...nqs dikush eshte nostalgjik, te mesoje cfare eshte muzeumi dhe t'i beje nje vizite. Pse duhet te ndeshkohen edhe ata qe s'jane te interesuar te perballen me mjete te tilla dhune dite per dite?
    ore ti qe ste rruhet hic vec disa gjera per ty.mundesisht pergjigju.
    1 a kan ekzistuar iliret
    2a kan eksistuar arberit?
    3a kan ekzistuar rilindasit?
    4a kan ekzistuar komunistat?
    5 a ka pas pun vullnetare?
    6 a esht kjo nje permbledhje e historis shqiptare ne shekuj?
    meqe ste plas te pyta jo per gje

  7. #67
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga offspring Lexo Postimin
    ore ti qe ste rruhet hic vec disa gjera per ty.mundesisht pergjigju.
    1 a kan ekzistuar iliret
    2a kan eksistuar arberit?
    3a kan ekzistuar rilindasit?
    4a kan ekzistuar komunistat?
    5 a ka pas pun vullnetare?
    6 a esht kjo nje permbledhje e historis shqiptare ne shekuj?
    meqe ste plas te pyta jo per gje
    Po, po, po, po, po, po.

    Ka libra dhe ka muzeume te cilat merren me te tilla gjera.

    Ndersa une do te pyesja:

    Perse duhet te imponohet nje mesim historie mbi kedo qe kalon aty? Mbase dikujt i pelqen arti, mbase dikujt tjeter i pelqen matematika, mbase dikujt tjeter i pelqen biologjia. Mbase dikujt i pelqejne rrobat ne Fashion TV dhe jo kostumet kombetare.

    Perse duhet te imponohet dicka jo-neutrale mbi publikun ne teresi?

    Cfare sherbimi real kryen ky mozaik?

    Perse duhet te imponohet ai mbi c'do kalimtar dhe vezhgues?

    Perse s'kane mundesi ata te zgjedhin kohen dhe vendin e pershtatshem per t'u informuar per iliret, arberit, rilindasit, komunistat, vullnetaret apo historine ne pergjithesi?

    Qendra eshte e te gjitheve, jo vetem e historianeve apo e te mallengjyereve!
    As qe du me dit!

  8. #68
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Nuk eshte se mozaiku ndodhet ne fasaden e hotel Tirana's apo ne ballin e pallatit te kuluters.As ne fasaden e bankes apo ne muret e xhamise. Ndodhet ne ballin e muzeut historik kombetar qe flet per historine e kombit Shqiptar. Duke patur parasysh qe gjithcka ndodhet ne kete mozaik eshte nje simbolizim i pergjithshem i historise neper te cilen ka kaluar Shqiperia, atehere nuk e kuptoj ku qendron problemi? Tek ajo epoke e historise te cilen na pelqen te mos e pleqejme?

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 15-01-2008 mė 17:14
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Sa Kot Lexo Postimin
    Perse duhet te imponohet dicka jo-neutrale mbi publikun ne teresi?

    Cfare sherbimi real kryen ky mozaik?

    Perse duhet te imponohet ai mbi c'do kalimtar dhe vezhgues?

    Perse s'kane mundesi ata te zgjedhin kohen dhe vendin e pershtatshem per t'u informuar per iliret, arberit, rilindasit, komunistat, vullnetaret apo historine ne pergjithesi?
    ne fakt po ta shohesh ate mozaik, thjesht vetem ate, pa e ditur qe eshte ne tirane, te kujton kinen, nje i huaj besoj se do mendonte ne kete menyre.
    Po meqe e duam aq shume historine, pse nuk vene aty nje mozaik qe flet per arberit,iliret, pellazget, se do na bente krenar me te vertete.
    Po nuk e di, sa nga keta qe e mbrojne ate simbol kane vuajtur ne kurriz te vet vuajtjet e komunizmit, qe per fat te keq nuk duken ne ate mozaik, aty duket vetem hipokrizia e virtualizmit komunist, se realiteti ka qene ndryshe.
    Pra ky mozaik , hakshe hakshe as cope historie nuk eshte, ē'histori tregon?

    Sa per vullnetaret, vullnetare kane patur emrin.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Ky drejtori i ri mundet te qoje edhe me lart kete ndertese, mundet te ngris edhe dy kate apo 15 kate dhe perpos ketije mozaikut ai le te gdhend mbi guri si tek kolona e Trajanit ne rome tere historine e shqiptarve qe nga iliret, pse jo ?
    Dhe nje dite pas ca dekadash do dali prap se prap nje tjeter drejtor si ky dhe do thote ; po ēka na duhen ata ilirė aty ne krye me Teuten te veshur si gusar ? Do kerkoje edhe ai qe t'ia hjeki kolonen ketije drejtorit te tanishem...
    Kjo eshte nje histori pa fund ore leni gjerat ashtu si jane sot, mos prishni as kisha as xhamija as mozaike por beni vepra e kryevepra ku edhe niper e sterniper do mburret me epoken tuaj...
    Ndertoni e mos prishni §
    Shkatrruesit nuk kane as vend as nder as dinjitet e as patri !

Faqja 7 prej 48 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •