Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ky eshte nje shembull i "moralit shekularist" qe ka pushtuar Evropen Perendimore dhe shprehet ne shume forma. Ne kete rast, shprehet ne formen e "korrektesise politike". Ajo qe e ben kete lajm qesharak eshte fakti se nuk kemi te bejme me nje politikan/deputet/burokrat/gazetar anglez, kemi te bejme me nje bankier.

    Shpresoj qe ne muajt e vitet ne vazhdim do te mesojme se X u pushua nga puna pasi ishte besimtar dhe fyente koleget e tij qe jane jobesimtare!

    Albo
    bashkohem plotesisht me ç'do fjale tenden.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk shoh se si ajo qe tha manaxheri mund te jete ofenduese, nje thenie e thene me shaka, aq me teper ne nje mbledhje private mes drejtuesve te bankes, dhe as nuk e tha publikisht.
    E shoh thjesht si nje hakmarrje ndaj tij nga dikush qe e ka patur hale ne sy, ndoshta per rrogen e majme qe kishte .

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vendimi i Bankes eshte pak sa i hezituar, pasi mendoj se mundeshte qe kjo ceshtje te zgjidhej ne nje menyre me te bute se sa me perjashtim nga puna, nuk kuptova se a eshte perjashtuar permanent, por gjithsesi eshte teper denim i rende per 2 fjale goje.

    Kete ceshtje kryesia e bankes nuk e ka zgjedhur ashtu sic duhet ose ka zgjedhur menyren me te papranueshme per te zgjidhur problemin.

    Para se te arinte deri tek perjashtimi i punetorit nga puna do te kishte qene e pranueshme qe ai te denohej me nje shume parash ose me disa dite pezullim nga puna, pasi sic kuptohet nga lajmi lart punetori nuk ka pasur gjendje te keqe financiare dhe sdo te ishte bere nami, po te perjashtonte cdo bank ose ndonje vend tjeter pune per 2 llafe goje nje punetor, nje dite do te ngelnin bankat vetem me kryesin e tyre.

    Edhe pse i takoj fesë myslimane, mirepo jam teper i nervozuar kur degjoj keto lloje lajmesh qe me nxjerin prej kontrolle, nuk u mesuam ne njerzit qe gjerat ti marim pak sa me shaka e jo direkt me seriozitet, nuk jemi vetem ne shqiptaret gjaknxeht por edhe te gjith popujt e tjere, eshte nje vese tejet negativ per cdo individ.

    Zoti na ruajt per te mos degjuar edhe gjera te tjera qe jane me absurde se kjo e fundit!
    Sui generis

  4. #14
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    E para e punes, Barclay Bank eshte ne proces gjygjesor per perkrahjen e aparteidit ne Afriken e Jugut. Sigurisht qe nuk i leverdis nje gjygj i ri reputacional e monetar.

    Se dyti, Lindja e Mesme (shakaja keqe kishte te bente me Shi'tet) eshte burimi i trete me i madh ne te ardhurat e bakes.

    Se treti, diskriminimi mbi baze te kombit, ngjyres dhe besimit jane te kundraligjshme ne vendet e common law, ku pretendohet qe te gjithe punonjesit trajtohen nga predispozita te barabarta.

    Se fundi, dhente e dhite e Zeres, nami i Hasan Qeres.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 04-01-2008 më 22:12
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Ata antare te bordit te Bankes vertet po kerkojkane nje bomb nga islamistet!

  6. #16
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Marc Howells, menaxher i nivelit të lartë të një banke në Angli, u përjashtua nga puna e tij pasi që ofendoi muslimanët.

    Menaxheri i paguar 33 mijë dollar për një muaj papritmas e gjeti veten "para dere" pasi bëri një krahasim ofendues për muslimanët. Udhëheqësit e bankës Barclaycard, i cili u themelua më 1966, nuk hezituan të përjashtonte Marc Hoëells-in i cili fitonte 400 mijë dollarr në vit në këtë bankë. Ngjarja u zhvillua në një mbledhje të këshilli drejtues ku analizohej bilanci bankës. Howells në raportin e tij u shpreh kështu: "Rezultatet e gjendjes që i kemi janë si gjendja e muslimanëve... Ka gjëra të mira po ka edhe të këqija". Anëtarët e tjerë të këshillit drejtues reaguan ashpër kundër këtyre fjalëve diskriminuese ashtu që çështje u bart në instancat më të larta. Pas reagimeve Howellit iu kërkua të jep dorëheqje.

    Mesazhi.com

    ...................

    Cili eshte mendimi juaj per stafin e kesaj banke, qe vendosi te pezulloj nga puna nje manaxher te nivelit te larte, vetem se ofendoj muslimanet!?
    Me duket se personi nuk ka merituar te shkarkohet nga puna. Fundja krahasimin qe ka bere ai ka kuptim. Muslimanet jane ne gjendje te mjeruar (katastrofale) , si duket edhe banka e tyre ka qene ne te njejten pozite te mjeruar.

    Gostivari_usa
    WE WILL NOT GO DOWN!

  7. #17
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Anlgezet jane komb zoterinje anglezet jane komb... ne shqiptaret madje as kombet tjera me te zhvilluara te kesaj bote nuk do te arrijne ta kuptojne thelbin dhe qendrimin siperior moral te anglezeve i cili manifestohet edhe permes ketij veprimi.

    Ai nuk ofendoi vetem boten arabe, ai me kete ofendoi dinjitetin anglez dhe njerez me satus te larte si ai bord nuk lejojne para se gjithash nje krahasim te tille banal nga nje njeri profesional. Eshte e palejueshme qe nje ekspert i fushes nga i cili pritet ekspoze i perpikte te shprehet me keto fjale:"Rezultatet e gjendjes që i kemi janë si gjendja e muslimanëve... Ka gjëra të mira po ka edhe të këqija".

    Ky lloj ekspozeu eshte turperues dhe pasqyre e mjerueshme edhe per nje banke lokale ne shqiperi stafi i te cilit ka kryer dy tri kurse sezonale dhe tani menaxhon nje banke. Per kesi lloj joprofesionalizmi ai meriton edhe denim me kthim parash se jo vetem perjashtim.
    Aq me pak qe ne nje bllamanzhe te tille te leshohen ne perfoljen e popujve te pazhvilluar ne vend se te merren me problemet e veta konkrete qe mund ta fundosin banken plotesisht.

    Po ta kishte bere ta zeme nje krahasim te tille me gjermanine e cila me hyrje ne BE po shenon renie rekorde ekonomike, te gjithe do ta kuptonin me seriozisht - dhe nuk do te ndiheshin te ofenduar sepse gjermanet megjithate jane komb dhe nje krahasim me ta nuk fyen asnjeren pale sepse me nje shtet te zhvilluar mund te ndodhin edhe gjera te tilla ndersa shkaqet per kete mund te jene valide per qeshjten e tyre dhe me interes per studim.

    Tek e fundmja nuk kam degjuar ndonjehere ndonje anglez qe fyen kombtarisht dike. Kur anglezet vene ne loje dike, ata vene ne loje fytyrat publike e jo kombet, dhe kur i vene ne loje ato - ata me pare se me tjeret, luajne me fytyrat e tyre me eminetne te kombit pa perjashtuar asnjehere edhe mbretereshen.

    Fakt i nje respekti te tille qe buron nga vetrespekti i tyre kombetar eshte dukuria e perditshme konkrete se:
    Anglezet jane pjesetar te te vetmit popull ne bote qe kur vjen me sherbim ne Kosove, meson gjuhen shqipe (e jo asnjeren, ose ate serbe sic bejne gjithe te tjeret).

    Respekt
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-08-2007
    Postime
    192
    Citim Postuar më parë nga Styx Lexo Postimin
    E para e punes, Barclay Bank eshte ne proces gjygjesor per perkrahjen e aparteidit ne Afriken e Jugut. Sigurisht qe nuk i leverdis nje gjygj i ri reputacional e monetar.

    Se dyti, Lindja e Mesme (shakaja keqe kishte te bente me Shi'tet) eshte burimi i trete me i madh ne te ardhurat e bakes.

    Se treti, diskriminimi mbi baze te kombit, ngjyres dhe besimit jane te kundraligjshme ne vendet e common law, ku pretendohet qe te gjithe punonjesit trajtohen nga predispozita te barabarta.

    Se fundi, dhente e dhite e Zeres, nami i Hasan Qeres.
    deri tani kjo eshte pergjigja me e sakte

  9. #19
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Anglia eshte nje nga vendet me te zhvilluara te Europes si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana social-kulturore. Eshte nje popull me histori te lashte. Anglia eshte nje nga vendet qe dikur ka vuajtur me shume se çdo vend tjeter nga lufta fetare. (Kujtojme luften midis Protestanteve dhe te Krishtereve). Nga kjo lufte populli anglez ka mesuar shume gjera, por mbi te gjitha ka mesuar dhe e di me mire se kushdo tjeter qe lufta dhe urrejtja fetare eshte shkaterruese per çdo popull.

    Duke u nisur nga kjo pikpamje, dhe stafi i bankes ne fjale ka mare vendimin e duhur. Ka mare masen me ekstreme qe banka kishte ne dore per te mare. Shkarkimin nga puna te nje punonjesi paragjykues dhe qe cenon lirine dhe te drejtat e nje komuniteti tjeter. Te tille persona nuk i duhen as bankave e asnje lloj institucioni tjeter ne asnje vend te botes. Keta persona jane te rrezikshem, jane si virusi qe po gjeti vend e hapesire shperndahet kudo. Pra, kjo mase eshte masa e duhur qe eshte mare ndaj ketij personi te infektuar menderisht.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #20
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Nje pretekst per te eliminuar nje person te padeshiruar... si edhe nje reklame e mire per banken duke u bazuar ne sa tha Styx.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ne Liban
    Nga D@mian në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 670
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 15:33
  2. Terrorizmi Islamik-Shqiperia ne vendin e 11
    Nga Shën Albani në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-08-2005, 23:31
  3. Për një "Islam Evropian"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 22:15
  4. Islami dhe shqiptaret - Parakushtet per t´i besuar islamit
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 13:34
  5. Pse shqiptarët zgjedhin Perëndimin dhe jo vëndet Arabe?
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •