Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 145
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pse shqiptarët zgjedhin Perëndimin dhe jo vëndet Arabe?

    Kjo pyetje ju dretjohet te gjithe shqiptareve, te cdo feje dhe besimi qofte.
    Ne Shqiperi ka dy lloj besimesh: Te Krishtere , dhe myslimane.
    Sidomos kohet e fundit thuhet se myslimane ka me shume, por kjo ka pak rendesi. Besimi dhe Feja tek njeriu jane nje parim ne te cilen besimtari PERZGJEDH, dhe VEPRON. Meqense ky raport eshte 7/3, atetehere kam dy pyejte:
    1-Perse perzgjedhja e Shqiptareve eshte 100%drejt Perendimit dhe jo drejt vendeve Arabe? s
    2- Perse shqiptaret ne perqindjen me te madhe te tyre nuk pelqejne dhe nuk perzgjedhin te jetojne me regullat e kuranit dhe ligjet islamike, por jane pro per te drejtat dhe lirite e njeriut, te mbeshteur simbas kartes se Hesinkit(karte perendimore te cilat shtet islamike nuk e pranojne)?
    Qellimi im ne keto dy pyetje eshte vetem thjesh qe te duket me vepra se, sa perqind jane shqiptaret ne te vertete myslimane, dhe azgje tjeter. Nuk kam qellim qe te perbuz menyren dhe rregullat, se si myslimanet ndjekin besimine tyre. Kush do te perpiqet qe te me akuzoje pe kete, i delkaroj hapur se keqperor mendimin tim.
    Deshmuesi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Pyetjes se pare do i pergjigjesha me nje pyetje tjeter:

    Sa eshte perqindja e atyre shqiptareve te cilet shprehen me sinqeritet te kenaqur nga jeta ne perendim?

    Nga halli, sepse vendi i tyre nuk u ofron pune. detyrohen te robtohen e perseris 'te robtohen' per te fituar nje rroge minimale ne krahasim me ate qe merr nenshtetasi i atij vendi.

    Per pyejten e dyte - jo te gjithe shqiptaret e njohin Kuranin dhe ligjet e Zotit ashtu sic duhet. Dhe te jesh i bindur se as karten e Helsinkit nuk e njohin dhe shumices as qe u intereson. Populli do pune o deshmues e do te siguroje te ardhurat.

    Pastaj jo cdo njeri qe ka emrin musliman eshte ne te vertete musliman.
    Muslimanin nuk e ben emri, por besimi i sinqerte ne nje Zot dhe largimi nga cdo lloj idhujtarie.

    Une do te doja qe ne Toke te gjykonte ligji i Zotit qe eshte ne Kuran dhe ne Suneh, e jo ligji i njerezve, por pak jane ata qe e duan kete, sepse shumica jane jobesimtare.

    Peace is selling but who want to buy it?
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Mammaculate.

    Deri diku kini te drejte ne pergjigjen qe jepni. Qellimi im nuk eshte thejsht qe te them se ne Peendim kane vajtur per qef, kjo dihet se emigrimi ne perendim behet sepse vendi nuk ofron pune, por ne pergjigjen e dyte ju kini te drejte kur thoni se jo te gjithe qe jane myslimane jane myslimane, dhe kjo duket nga shija dhe eprzgjedhja qe populli yne ka ndaj vendeve perendimore dhe ligjeve te ketyre vendeve, dha aspak islamike. Pavaresisht se shume nuk e njohin kartene Helsinkit, por te gjithe pelqejne te jetojbe ploteisht ne perputhje me kete karte, kjo tregon se Shqiptaret jane ne thelb jo myslimane. Prandaj ato shifrat &0% myslimane e tjera nuk jan gje tjeter vecse politike islamike, qe behet me qellim per ta vendosur vendin ton kunder historise qe ky vend ka. E kam theksyuar dhe e theksoj , nese Shqiperia ka me se te mburet , perpara Gjermanise, Frances Anglise e tjere, per faktin se Perendia e vizitoi kete vend qysh ne fillimet e hershme te perhapjes se Ungjillit.
    Gjithsesi dua tju falenderoj per rgjigjen tuaj te sinqete dhe plot edukate.
    Me respekt Deshmuesi.

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Une si joekspert do te thoja keshtu:Nuk jane shumica e kombit tonë si disa njerz ketu ne forum qe kan sigurua eksistencen nga
    burime te ndryshme lindore apo perendimore,
    te cilet e kan per detyre te propagojne fene edhe ne cdo menyre
    te sulmojne e kundershtojne ne menyre agresive çdomendim qe sju pershtatet atyre.

    Te tjeret kan hallin e mbijeteses dhe te perballojne problemet ditore qe kan, shume edhe per kafshaten e gojes.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    finland
    Postime
    120
    Deshmuesi ti thua se sdon ta perbuzesh asnje musliman por ne te kunderten prap thua se te dhenat qe jan ber se jan perafersisht te regjistruar afer 80% te besimit islam thua se nuk eshte e vertet dhe se eshte politik islamike duke then se"per qellim per te vendosur vendin ton kunder historis qe ka ky vend."
    Mandej shton edhe se " Shqipria ka me qka te mburret,perpara Gjermanis Frances Anglis e.t.j. per faktin se perendia e vizitoi kete vend ne kohen e hershme te perhapjes se ungjillit".Te pyes un ty diq a nuk je tu rra ne konflikt me fjalet e tua,dhe e dyta per qfar arsye ka ardh ai perendi i yti siq ti thua ta vizitoi ket vend????
    sepse ky vend ka qen pagan apo jo me siguri pajtohesh edhe ti d.m.th perseri bie ndeshje me fjalet e tua dhe te tjereve te cilet thon se ne duhet te kethehemi siq kemi qen a thua ti se prap ne duhet te besojm ne lloj-lloj zotrash.Nese perdor logjiken tende do te verejsh se sa gabim je ne kerkojm te ecim para kurse ju na thireni mrapa dhe tani shpifni dhe thuani se Islami i kethen njerezit mbrap qfar genjeshtre.
    Kerkoj falje per disa fjal qe kam folur ne te kaluaren por e kam inat te flitet diq qe nuk eshte e vertet dhe posaqerisht kunder Kuranit(adhimushan) dhe pejgamberit Muhammedit s.a.w.s. ashtu edhe per isain a.s. dhe per gjith te tjeret.
    JU DESHIROJ MBRAMJE TE MIRR TE GJITHEVE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Shuaib.

    Vertet qe shqipetaret dikur ne kohet e hereshme kane qene pagane, ashtu sic ka qene e gjithe bota mbare , pervec Izraelit. Pra ne e kemi nisur besimin ne Zot qysh kur e filluan vendet me te priviligjuara te Perendise. Une nuk kam konflikt me fjalet time , por ju nuk doni qe ti kuptoni drejt. Kthimi i shqiptarit tek Perendia , nuk nenekuptn kthimin ne paganizem , se paganizmi nuk ka zgje te perbashket me Perendine Jehovah ashtu sic nuk kane asnje lloj tjeter besimi pervecse atij te krishtere. Pra te Kthehesh ne besimin e te parave, do te thote te kthehehsh nga plangprishja e jote, si nje djale plangprishes i cili ne kohen e duhur u kthye prane gjirit te atit te tij, sepse ishte biri i atit.
    Sa per pyetjen, nuk ke dhen asnje pergjigje, keshtu nese nuk ke gje per te thene konkretisht , mos u nxe(se ju te tere nxeheni)por ler dike tjeter qe te jape mendimin e tij.
    Perseri pyes:Perse ne si popull me perqindje 80% myslimane(simbas te dheneva islamike) nuk ecim drejt islamizimit te vendit, por ecim ne te kundert me te, duke pelqyer afrimin tone drejt europes dhe perendimit, dhe jo drejt ligjeve islame , (te cilat nuk i pelqejm aspak )por ne vend te tyre perzgjedhim karatat europiane?
    Dy jane pergjigjget: Ose ne jemi 80% ne leter myslimane, ose jemi 100% europiane dhe i perkasim famijes europiane.Faktet tregojne se 80% e popullsise nuk kerkon te ece drejt islamit dhe regullave te saj, pavaresisht se "eshte " myslimane.
    Kete pyetje e shtroj ne menyre qe ne ta vendosim gjykimin tone mbi vprat dhe jo mbi fjalet.
    Deshmuesi.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Deshmues

    I ngaterron gjerat!

    Te qenurit 'musliman' nuk eshte e kunderta e 'evropian'.

    Une jam musliman evropian, pra musliman qe jetoj ne europe. E ke te veshtire ta pranosh kete fakt?!

    Musliman nuk do te thote arab (ngulite mire ne koke), por ai qe adhuron vetem nje Zot dhe jo trini e njerez apo shenjtore.

    Ata 80 %, qe shpresoj te jete e sakte si shifer, kur vjen ramazani agjerojne, kur jane festat e Bajramit mbushen xhamiat plot sa nuk kane vend ku t'i falen Zotit.

    Kjo nuk tregon se ky 80% eshte arab apo ku di une cfare, por evropiane, te cilet adhurojne nje Zot dhe kane zgjedhur per fe te tyre Islamin.

    Nese nuk jane aq te devotshem sa ti shohesh perdite ne xhami kjo eshte tjeter gje, sepse jo te gjithe kane njohuri apo besim aq sa te falen cdo dite.

    Pastaj nga ana tjeter po ti hyjme asaj perqindjes kristiane qe eshte ne shqiperi mos kujto se do te jete ndonje shifer e madhe, sepse edhe ata kristiane qe e mbajne veten per te devotshem nuk e njohin biblen dhe pak jane ata qe e kane lexuar te gjithe ate si liber.

    E shoh se ty te interesojne shume perqindjet, por ngado qe ta kthesh numri i muslimaneve eshte me i madh se i kristianeve.

    Se perse keta i kane syte nga perendimi eshte sepse ata jane pushtuesit tane sot. Ne nuk qeverisim, ne na qeverisin.

    E di kush eshte presidenti i Shqiperise? Ta them une - eshte ambasadori amerikan dhe ai i OSBE-se.

    Asgje nuk behet ne shqiperi pa miratimin e tyre.

    Nejse nuk dua te dal ne tema politike, por dua te te them qe me kot lodhesh te cosh opinionet aty ku deshiron ti.

    Gjithe te mirat!

    Immaculate
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  8. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Momentalisht presidenti apo drejtuesi i krejt botes eshte
    USA.
    Kjo eshte nje e vertete qe se luan as topi.
    E pa drejte eshte por kush na ka faj ne te tjerve qe kemi ngelur ne te kaluaren kurse bota shkon para?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Immac..

    Perseri gabon nje dicka. Me te qenit mysliman ,nuk nenkuptoj nje shqiptar arab. Por arabia eshte vendi ku Islamizmi ushtrohet pothuajse 100%. si mendon ti: Arabet jane me drejt ne ilsam , apo Shqiptaret? si mendon ti: Arabet dhe Shqiptaret (80% muslimane ) ndjekin dhe ushtrojen besimin ne islam njesoj , apo ndryshe ecin arabet dhe ndryshe ecin shqiptaret ne besimin islam? si mendon ti: Kush e ka drejt , dhe si duhet te ecet ne besimin islam, ashtu si arabet , apo ashtu si shqipertaret?
    Pergjigju ketyre pyejteve te lutem. Pra nese ne nje shtet ka 8o% muslimane , vendi duhet te bjere ere me shume islam se sa europian. Persa i perket etiketimit tend, europian musliman, eshte pak per te qeshur, pasi europa nuk ka tradite muslimane, sepse nuk eshte formuar nga myslimanet, dhe nuk udhehiqet nga asnje lloj ligji dhe mesimi mysliman. Ne europe dhe shtet e bashkuara, te Amerikes, pra Perendim, baza e ligjeve te zhvillimit dhe jetes, vjen ne saje te mesimit biblik. Pavaresisht se sot Perendimi ka bere nje ndarje nga kisha dhe besimi i krishtere, por ajo nuk ka qene asnjehere ne ndikimin islam dhe kulturen islame. Pra mysliman europian nuk ekziston si koncept. shtete muslimane ne europe ka, si turqia bosnja, shqiperia e tjera, por duhet pranuar historia, se keto vende ishin te krishtere, por ne luften islame e ndruan besimin.
    Persa i perket se, ne shqiperi numri i te krishtereve eshte me i vogel, per kete te jap te drejte, dhe nund te them se ketu ti jep nje deshmi teper te sakte. bile do te thoshe sa ne Shqiperi ka me pak te krishtere se sa ti mendon. Fjala e Perendise dhe e Krishtit eshte e vertete. JEzusi tha se , Ruga e shkatrimit eshte e gjere dhe jane SHUME ata qe shkojne ne te, ndersa rruga e Shpetimit eshte e NGUSHTE , dhe jane te PAKET ata qe ecin ne te.
    Deshmeusi

  10. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Deshmues,

    nese nisesh nga fakti se kush e "perben" Perendimin dhe ligjet e cilit shtet, te hyjme pak me thelle pra.

    Ne e dime se shteti i pare ne Evrope, duhet te kete qene Greqia. Vendi ku edhe per here te pare doli fjala D e m o k r a c i .

    Mirepo, ne ate kohe s'kishe as Jezu Krisht as Muhamed e as asgje. Mirepo, shteti prap u ndertua dhe ishte edhe kogja i forte. Pastaj Perandoria Romake u lind dhe u be nje Perandori me influence te madhe ne tere boten. Ne ate kohe, njerezit ne ato troje ishin me shumice Pagane. Mos ti harrojme edhe Iliret e shtetet e tyre te vogla, ose fiset e organizuara mire.

    Dmth nese Evropa qenka ndertuar simbas ligjit biblik, kjo po ia fillojka diku rreth shekullit III-IV sepse Bibla atehere u shfaq.

    Pak si kontradiktore me ato qe i the, apo jo?


    Pastaj thua se pse shqiptaret e zgjedhin Perendimin dhe respektimin e te drejtave te njeriut, gje te cilen po e ben Evropa e nuk po e zgjedhin ligjin Islamik.

    Une nuk e di se simbas teje c'do te thote respektimi i te drejtave te njeriut? Vrasja e 250,000 boshnjakeve dhe kroateve mu tek hunda e jone, apo edhe rast me i afert (per disa) vrasja e masakrimi i 20,000 shqiptareve nga ana e serbeve! (popull evropian).

    Pastaj, mos ti permendimin Hitlerat e Musolinat se ata do e teprojne me kete. Pastaj mik, shume shtete evropiane ishin shtete komuniste. Ku mbeten te drejtat e njeriut? Te jetosh ne Evrope si shqiptare eshte ta kesh statutin e nje qeni. Edhepse shqiptari eshte evropian. Ku eshte ketu respektimi i te drejtave te njeriu e te drejtave univerzale?

    Ku qenka ketu "Perendimizmi"?

    Deshmues,

    ti jo qe po ben propagande por edhe po e ndez urrejtjen nder-fetare ne nje vend ku nuk ka tradita te tilla. E nese se di, Evropen per nje kohe te gjate e Sundoi Perandoria Turke, per nja 600 vjet. S'them as qe eshte mire, e as qe eshte keq por ta bej me dije.

    Komentin tend, do kisha deshire ta degjoja me vone.

    StarCraft.

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 10:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •