Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Humbi vendin e punës sepse ofendoi muslimanët.

    Marc Howells, menaxher i nivelit të lartë të një banke në Angli, u përjashtua nga puna e tij pasi që ofendoi muslimanët.

    Menaxheri i paguar 33 mijë dollar për një muaj papritmas e gjeti veten "para dere" pasi bëri një krahasim ofendues për muslimanët. Udhëheqësit e bankës Barclaycard, i cili u themelua më 1966, nuk hezituan të përjashtonte Marc Hoëells-in i cili fitonte 400 mijë dollarr në vit në këtë bankë. Ngjarja u zhvillua në një mbledhje të këshilli drejtues ku analizohej bilanci bankës. Howells në raportin e tij u shpreh kështu: "Rezultatet e gjendjes që i kemi janë si gjendja e muslimanëve... Ka gjëra të mira po ka edhe të këqija". Anëtarët e tjerë të këshillit drejtues reaguan ashpër kundër këtyre fjalëve diskriminuese ashtu që çështje u bart në instancat më të larta. Pas reagimeve Howellit iu kërkua të jep dorëheqje.

    Mesazhi.com

    ...................

    Cili eshte mendimi juaj per stafin e kesaj banke, qe vendosi te pezulloj nga puna nje manaxher te nivelit te larte, vetem se ofendoj muslimanet!?
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Cili eshte mendimi juaj per stafin e kesaj banke, qe vendosi te pezulloj nga puna nje manaxher te nivelit te larte, vetem se ofendoj muslimanet!?
    Nuk i paska ofendu. Mirë e paska pasë.

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Jo ai e paska ofendu banken si po shihet nga reagimet e kolegeve te tij hahaha.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Do kete qene thjesht nje pretekst per ta hequr nga puna.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Perse disave u duket teper e cuditshme qe ne kete bote te kete njerez shume me te arsyeshem dhe tolerante se vetja e tyre? Fakti qe disa persona jane me shpirt te nxire , pa pike arsyeje dhe shume intolerante nuk do te thote se te tjeret qe nuk jane te tille jane anormale. Bravo u qoft atyre te bankes! Pervec diskriminimit , menaxheri ka bere krahasimin me idiot qe do te mund te bente dikush per nje ceshtje te rendesishme.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  6. #6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Hej po kanë qenë mafiozë ata, kurse ky menaxheri sigurisht nuk ka dashur mito, ryshfete, hajni e vjedhje, dhe u është përshtatur mafiozëve, prandaj me mezi kanë pritur rastin që ta fluturojnë.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151
    une mendoj, se nuk eshte arsye kjo per te perjashtuar, edhe nuk eshte fyerje per muslimanet fare

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Ky eshte nje shembull i "moralit shekularist" qe ka pushtuar Evropen Perendimore dhe shprehet ne shume forma. Ne kete rast, shprehet ne formen e "korrektesise politike". Ajo qe e ben kete lajm qesharak eshte fakti se nuk kemi te bejme me nje politikan/deputet/burokrat/gazetar anglez, kemi te bejme me nje bankier.

    Shpresoj qe ne muajt e vitet ne vazhdim do te mesojme se X u pushua nga puna pasi ishte besimtar dhe fyente koleget e tij qe jane jobesimtare!

    Albo

  9. #9
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Mendoj se ka qen veprim i drejt i udheheqesve te bankes. Pa marr parasysh se kon e ofendon, duhet te pasoj denimi, qoft per muslimanin qoft per te krishterin. Nuk eshte mir ti jepim kesaj nje ngjyr fetare. Me rendsi ka qen qe njeriu ka ber ofendim dhe ne fund eshte perjashtuar nga puna.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Do kete qene thjesht nje pretekst per ta hequr nga puna.
    Jam dakord se eshte thjesht pretekst.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ne Liban
    Nga D@mian në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 670
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 15:33
  2. Terrorizmi Islamik-Shqiperia ne vendin e 11
    Nga Shën Albani në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-08-2005, 23:31
  3. Për një "Islam Evropian"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 22:15
  4. Islami dhe shqiptaret - Parakushtet per t´i besuar islamit
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 13:34
  5. Pse shqiptarët zgjedhin Perëndimin dhe jo vëndet Arabe?
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 30-06-2004, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •