Lum Ai qe ka pas nje person me shpirt te till afer vetes ...ndjeva dhimbje per rastin tend!Clay MorE urime per temen
Per fat te keq nuk mund te filloj te shkruaj me ‘nese ai do ti kishte ditet e numruara’ ose ‘sikur ai qe e doja me shume ne kete bote…..’
Ai qe ishte jeta ime u diagnostifikua me kancer kur ishte 32v. Ta braktisja??!! Jooooooo nuk me ka shkuar kurre nder mend. A me ka ardhur keq? Jooooooooo. Kur e do nje njeri nuk te vjen keq per te por vuan bashke me te. Per 17 muaj nuk I jam ndare as per nje sekond, e braktisa vajzen e vogel, e braktisa punen, I braktisa te gjitha por jo ATE. U bera hija e tij, ai ne kimioterapi une bashke me te, ai ne salle te operacionit une rrija e ngujuar te dera, ai flente ne spital une flija ne spital. Kur ecnin gjerat mire qanim nga gezimi, kur dicka nuk shkonte vuanim bashke dhe qanim bashke. Kur une kisha frike ai me thonte ‘mos u mberzit te premtoj se do tia dalim,une ty kur ste le vetem’ Kur ai kishte frike une I thoja ‘une do te jem aty dhe sdo te le te ikesh’. Asnjeri nga ne nuk mundi ta mbaje premtimin.
Ai iku dhe une nuk kisha fuqi ta ndali. Por iku i bindur se nje grua e don me gjithe shpirt dhe do te jetoje vetem per ta kujtuar ate. Eshte dhurata me e bukur qe mund ti behet nje njeriu gjate jetes se tij.
Nuk kam bere ndonje heroizem vetem I kam qendruar prane nje njeriu qe e doja cmendurisht dhe qe me deshi deri ne frymen e tij te fundit.
Ai nuk do ta kishte bere ate qe kam bere une por do te bente shume shume me teper. Une e quaj veten me fat sepse VETEM NJE GRUA NE BOTE KA PATUR FATIN TE KETE NE KRAH NJE NJERI SI AI.
Te dashur ju uroj shendet dhe kurre mos e provofshit te jeni ne lekuren tone.
Pershendetje
Krijoni Kontakt