Edhe pse e ka ndryshuar postimin Clay, mallkimi mbetet mallkim.
S'ka pse te shkoje nje bisede deri ne ate fare pike.
Clay tha se eshte frymezuar nga filmi "A walk to remember" per temen. E kam pare ate film, bile e kam DVD ne koleksionin e filmave te mi. Nga njera ane, tjeter gje hollywood, e tjeter jeta reale.
Per mua personalisht, nuk eshte e lehte te gjykosh zgjedhjet qe bejne njerezit, dhe rrethanat ne te cilat i bejne. Di raste nga te dyja anet e debatit. Vellai i shoqes sime kishte kancer ne koke, dhe kur u mor vesh diagnoza, u nda nga e fejuara, bile kjo e fundit nuk erdhi as per varrim (ishte ne Itali, thone se shkaku qe mungese dokumentash.) Megjithate une nuk e di si e perjetoi ajo femer kete periudhe.
Nga ana tjeter, njoh njerez qe kane ndenjur deri ne fund. Bile e them nga eksperienca personale, por eshte teper personale per ta sjelle historine ne virtualistan.
Sidoqofte, cdokush ben zgjedhjet e tij dhe jeton me zgjedhjet e tij.
Per arjeten, Zoti ta befte humbjen te lehte. Historia jote me preku jashte mase.
Krijoni Kontakt