
Postuar më parë nga
Pratolini
Roberti mblodhi duart dhe asnjë gjë nuk shprehu. Ndihej sikur qeni për të cilin kishte vënë bast jo vetëm që nuk fitoi, por doli edhe I fundit. C’zhgënjim !
Me majën e këpucës disa herë fërkoi tokën, pastaj dheun e coi sërish mbi të dhe ju duk se tashmë gropa e vogël nuk ishte më, megjithëse dukej ende një shenjë. Pastaj aty vendosi shputën dhe forma e këpucës po I dukej aq e madhe. Ngriti sytë pas heshtjes dhe I drejtoi nëpër ajër, ndoshta për të fituar edhe pak kohë. Në atë moment nuk e kuptoi pse por I erdhi nëpër mend vetëm supa e ngrohtë e së ëmës që e priste në shtëpi. Cmenduri apo jo ? Kështu mendoi edhe Roberti. Më në fund vendosi ta lerë me aq atë moment aq të sikletshëm dhe shikimin e përqëndroi tek Marseli. Ai dukej sikur mezi e priste këtë dhe nëpër sy I lexohej qartë ankthi. Aty mendoi si nëpër mjegull : po sikur ti afrohej në fytyrë dhe me gjithë forcën që kishte ti lëshonte një ulerimë ?? Si mund të reagonte ai ? Ndoshta do të trembej në fillim, sepse do ti vinte fare e papritur. Roberti njihej si një njeri I qetë dhe pakkush mund ta parashikonte një të tillë shpërthim prej tij. Gati gati po I vinte për të qeshur me këtë ide, aq më tepër kur imagjinonte fytyrën e Marselit.
…jo, nuk ishte kjo që duhej bërë ! E megjithëse kishte shumë dëshirë ta shmangte fare, dicka duhej bërë. Njerëzit bëjnë shumë më shumë për shumë më pak, jo më për një tradhëti të tillë që vinte erë. Këtë gjë e dinte mirë edhe Marseli, e dinte që c’ke me të ! Kjo I dallohej qartë tradhëtarit. Ai edhe në verë ishte I kuq, por sot ishte përflakur fare.
Hihi…ai do fillonte të shfajësohej si dikur zyshes për detyrat dhe, të tillë skenë Roberti as që kishte dëshirë ta shikonte, megjithëse për të qeshur po I vinte sërish.
Hodhi dhe një herë sytë poshtë si për të rifilluar gjithcka nga e para. Fati I tij I mirë që një makinë ju kaloi pranë. Rrota e saj mbi pellg shperndau pikla uji dhe xhinset e tij të bardha, u sperkatën deri në gju. Epo punë e madhe mendoi Roberti, për në shtëpi jam.
- Roptë ku ti kesh ! – I bërtiti ai ndërkohë makinës që tashmë ishte shumë larg.
Marseli sikur u clirua pak nga pozicioni I tij robotik dhe pas shumë minutash u duk sikur mori frymë. Sytë si hodhi fare nga pantallonat e tij blu xhins por vetëm kthehu kokën drejt makinës si për të konfirmuar të sharën e Robertit.
E megjithatë këtu duhej të fillonin sërish, sepse sa më shumë koha ecte, aq më shumë erë vinte ajo gjëndje, aq më shumë erë vinte tradhëtia.
Roberti mblodhi duart dhe u bë gati të flasë. Ndihej sikur qeni për të cilin kishte vënë bast jo vetëm që nuk fitoi, por doli edhe I fundit. C’zhgënjim !
- Lamtumirë Marsel !
Krijoni Kontakt