Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Jeta qenka e vështirë pa Ty

    Edhe sot kur po shkruaj keta rreshta eshte e merkure por e merkura e 29 gushtit ishte dita e fundit kur isha e lumtur sepse bisedonim per te ardhmen tone per te ardhmen e femijeve tone.
    Dole ne mbremje kurse une te percolla pastaj te prita tere naten ne dritare se mos vije por ti nuk erdhe.
    Dikur vone e lodhur me zuri gjumi, nje zile telefoni me zgkoi dhe menjhere mendova mos ishe ti... por ajo zile me beri te qaj ishte lajm i kobshem qe degjova per ty...femijet u zgjuan te trembur nga britmat e mia madja nuk mund te permbahesha as para tyre...
    Edhe ne pyetjet e tyre se cka ka ndodhur me ty nuk isha ne gjendje tu tregoja, si tu tregoja se ti me kurre nuk do te kthehesh ne mesin tone, si tu thoja se ti kishe humbur jeten ne fatkeqesi komunikacioni se ua kishe shuar enderrat shpresat sepse ende jan femije dhe nuk mund te perballen me fjalen vdekje...?
    Edhe pse kan kaluar gati 3 muaj kurre nga mendja nuk me hiqet ai mengjes, ajo thirrje telefonike qe kumtoi vdekjen tende, fytyrat e femijet tane te trishtuar....
    Pse na i hape plaget ? Pse ike ?
    Kuptova se jeta qenka genjeshtare, i ke te gjitha dhe vetem nje moment ti humb shpresat dhe enderrat per te ardhmen...?
    Kudo qe shkoj hija jote me ndjek pas, te afrohem prane dhe dua te te mar ne dore por ti zhdukesh....tek atehere e kuptoj se ajo ishte vetem hije , ishte imagjinata ime...kudo shoh syte e tu te bukur, kudo...
    Dhoma eshte e erret pa ty, e zbrazet, te kerkoj nje cdo skut te dhomes por kot, shoh vetem fotografite e tua varrur ne murre, pore dhe ato heshtin...e une press nje fjale nga ti....?
    Mengjeset jane te zymta pa ty, e mbremjet edhe me te veshtira sepse nuk po mund te pajtohem me fatin se tash jam pa ty se me nuk te degjoj frymarjen tende, se....
    Pse me le te bie dhe te zgjohem me lot ne sy..:???

    Shpresa Coçaj, Prizren
    Artikulli i mar nga Revista Kosovarja
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nuk kam fjale e di shume mire se cfare eshte te humbesh njeriun e jetes ... shtyllen e familjes.Vendi i tiij eshte bosh ne sofer,rrobat neper shtepi,sendet e tij,pjesa e shtratit te tij.Mundon kudo... Duket sikur ka dale dhe do te kthehet tashme do jete rruges ,harron qe nuk do te kthehet me. E di fare mire ! hap dollapin e rrobave dhe se largu ndjen parfumin e tij dhe kujton se eshte aty. Une do ti ruaj pergjithmone me vete ato sende.Ma kujtojne.Asgje nuk kam levizur nga vendi.Sikur do me kthehet.Dhe pse nuk do te vije me dhe tashme jam bindur. te them qe behesh e forte per veten dhe femijet sepse jeta vazhdon dhe pse eshte e vertete qe te mungon.beju e forte per veten sepse ai nuk do te donte te shifte te rrenuar e te mbytur ne lote.Shpirti ju prefte ne paqe dhe qofte engjelli juaj deri sa zoti tju bashkoje serisht. Gjithe te mirat ! Forca e kurajo !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2007
    Postime
    99
    vazhdo jeten moter duke iu lutur ZOTIT TE TAKOHENI NE XHENNET

  4. #4
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anëtarësuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471

    Me Vjen Keq

    Cfare mund te themi per pikellimimin?

    Pikellimi eshte nje vale e madhe qe ju rremben, ju hedh ne erresire, ku ju silleni dhe perplaseni ne nje siperfaqe te panjohur, ju hedh ne nje breg te panjohur, te plagosur dhe pa forme.
    Zi dhe dhimbje do te thote te mos jesh ne gjendje te lexosh me shume se dy fjali. Eshte te ecesh neper dhoma me nje qellim qe papritur zhduket.
    Dhimbja eshte ora tre e mengjesit me djersitje dhe siklet qe nuk mbaron. Eshte nje e Shtune e tmerrshme dhe nje e Hene aspak me e mire. Te ben te kerkosh nje fytyre ne turme, duke e ditur se fytyren qe e do nuk mund ta gjesh ne turme.
    Zija eshte nje vetmi absolute qe e shkaterron mendjen e shendoshe dhe e ben dhomen fantazmagorike.
    Ju ben qe papritur te coheni dhe te ikni ne mes te nje takimi, pa thene asnje fjale.
    Dhimbja ben qe te jeni indiferente per ate cka thone te tjeret per ju. Ju flak tutje masken normale te jetes dhe ju detyron ti thoni te vertetat brutale perpara se miresjellja te mund ti ndale. I largon miqte, dhe i frikeson te ashtuquajturit –miq-, dhe ju ben te shkruani nje adresar te ri.
    Dhimbja ju ben te qeshni me njerezit kur qajne per dicka te humbur, direkt e ne fytyre. I tregon botes se ti je e paprekshme ne nje moment kur prekja eshte i vetmi kontakt qe mund t’ju arrije.
    Ne pikellim nuk ka diskriminim kunder askujt. Ai vret. Derrmon. Shkaterron. E ben te gjallin te ‘vdekur te gjalle’.
    U jep nje mesim te gjalleve, se ne kete jete ska asgje absolutisht te vertete ose te pavertete.
    Pikellimi do te krijoje nje person te ri nga ty, nese nuk te vret duke te bere.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

Tema të Ngjashme

  1. Albert Brojka: “Në PD ende nuk ka demokraci dhe tolerancë”
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 06:50
  2. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  3. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 13:16
  4. Fjala më e vështirë për t'u përkthyer - kuriozitet
    Nga AuGuSt_ në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-2004, 20:32
  5. Dhunimi Plagë Që Vështirë Shërohet
    Nga abdulselam në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2003, 14:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •