Atedheu
Tingëllon
demode
diqka sikur nocion arkaik
i zbardhur flokesh
Ja ku e ke
turpshem përvidhet
neper mediat lokale mercenare
bene tetëshe me flamurin e vjeter ne dore
e terheq rrugeve me gropa
rrugë të cilat qojnë kudo , kudo, dudo...
kudo përpos ne shpi...
“ O zot , ku është shtëpia ime ”
Ku është atdheu im
Tingëllon
si këngë e vjetër
Polifoni dhimbjeje dhe malli
Athua në cilën adresë virtuale ndodhet shtëpija yte ...
URL="http://www.atedheu_im_shtepia_ime.org"
Sorry, this address doesn't exist...përgjigjet inteligjenca artificiale
sa qel e mshel syte zhbëhen konturat e atdheut te formesuar ne imagjinate
dhembshem kafshon kujtesa kolektive,
konfuzion ne rrjetin virtual te sulmuar nga virusi i harreses
Ajër i thatë kaloriferësh ngulfatë mushkritë
Fyti qahet
Si tokë e shterrur ...pa ujë
Bebëzat rriten
Një pyetje e madhe
kalëron magjistralet optike krejt lodhshëm
sikleteshëm jehon troku
jo garcia lorka
as kuajt nuk janë të zi
as patkonjtë
ngjyrat janë relative dhe nuk reprezentojnë të mirën a të keqen
është veq trok i lodhur kali
dhe Konstantini i hutuar i cili nuk di ku ta kethej motren
ne cilin prag
ne cilen dere te ndalet
ku është shtëpia ime
në cilën adresë elektronike valvitet flamuri i moqëm i fisit
ku është ...
ku eshte ...
atdheu im
Krijoni Kontakt