Vëlla,
E shoh që ke një problem me planifikimin familjar, po ti mos nguro nga çfarë shkruaj unë... Në çiftin tënd hiç mos ja nda ngjizjes. Rrjeshtoji nga pesëmbëdhjetë a më shumë në mundsh...vetëm mos e dil kërko të ti mbajë shteti sepse ti e ke për gjynah të bësh "sprapsje në momentin e fundit nga beteja"!
Gëzuar festat!
Elna!
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Me socialen, pa socialen, po njëjtë i bie kjo çështje!
Të bësh fëmijë të cilët do kenë carence (mungesë) fizike nuk ta mbron mbijetesën e kombit... Thjesht quhet sasi pa cilësi. Që të bësh të ekzistojë një komb duhet të dish ta mbrosh si fizikisht ashtu dhe intelektualisht. Dhe që të dish ta mbrosh duhet të kesh kapacite të zhvilluara si psiqike po ashtu dhe fizike. Pra, duhet të jesh formuar pa boshllëqe dhe varfëria dashje pa dashje lë boshllëqe. Ndonjë që është në fushën e mjekësisë mundet ti sqarojë më mirë dhe më qartë carencat fizike dhe psiqike në raste mosushqimi normal.
Unë vij nga skuadër basketbolli biologjikisht dhe gati skuader futbolli socialisht me gjithë tre jetimët që prindërit e mi kanë rritur dhe nxjerrë në jetë bashkë me ne, dhe kjo është gjë e bukur. Ne ndoshta munguam për edukim perfekt-perfekt dhe kohë të privilegjuar individuale, por nuk munguam për të ushqyerit a të veshurit!
Elna!
Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 25-12-2007 më 13:57
Të bësh fëmijë të cilët do kenë carence (mungesë) fizike nuk ta mbron mbijetesëne kombit... Thjesht quhet sasi pa cilësi.
atehere i bie qe 90% e shqiptareve jane me prejardhje sasi pa cilesi....
Keto jane perralla te stisura me lezet prej europianeve qe te justifikojne individualizmin e shfrenuar...
Njeriu eshte kafshe e forte dhe nga natyra i reziston edhe mospasjen se bukes rregullisht...
Nje europian nuk eshte fizikisht me mire se nje shqiptar qe eshte rritur me racion ne kohe te xhaxhit...jetegjatesia ne fund te fundit eshte njesoj....
Nga ana psiqike perendimi varet gjithnje e me shume nga psikologet dhe nese ti nuk e di,qetesuesit jane malli me i shitur neper farmacite perendimore....
Prandaj perendimi nuk me duket ndonje model per tu ndjekur persa i perket ceshtjes se femijeve e trajtimit te tyre.....
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Nuk eshte as i fundit dhe as i pari qe degjoni dhe shikoni keto raste ,
por ka dhe shume te tjere qe jane me keq se keta"faji" dihet se eshte i shtetit, shoqerise dhe vete familjeve qe jane ne keto gjendje.
Mos u çuditni shume se fukarallek ka ne te gjithe boten edhe ne Europe,te marrim nje shtet ne Europe qe eshte antare Europiane Rumania 70% e popullsise akoma eshte katastrof. (ishte nje shembul).
Njeri e ceku ketu se kemi pas shume shtete blla blla blla, "nuk pyet askush si ke qene, por si je"
E tmerrshme. Tani sapo e pashe kete teme dhe s'me besohet se nje varferi e tille egziston ende ne Shqiperi. Zoti i ndihmofte pasi gje tjeter nuk kam se c'te them.
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
Une personalisht. po te isha ne Shqiperi flasim, do ofroja veten qe te merrja nje nga 6 femijet ne shtepine time dhe ta vishja, ushqeja dhe shkolloja per sa kohe do donte te jetonte larg familjes ose derisa te dilte ne pune..
Para nuk dergoj sepse shtepia me miell hua nuk mbahet dhe nuk do isha e sigurt per administrimin e tyre.
Tani vertet prinderit kane gabime po nuk mund tu japesh pushkatim apo denime te tjera sepse te pakten ata dhane jete..Sigurisht qe keta femije do kene jete me mundime ama po te jene te forte moralisht( edukate familjare qe nuk kushton), mund te ecin mire kur te rriten.
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
ve bast qe do merrje djalin e madh
You were meant for me. Perhaps as a punishment.
Krijoni Kontakt