Elna miredita njehere! Shpresoj te jesh duke shijuar ditet e festave bashke me njerezit me te dashur.
Per t'ju kthyer temes: "pushkatimi" ishte diçka figurative, ky sqarim sa per te qartesuar ato qe se kishin kuptuar, ne esence jam kunder denimit kapital
Le te luaj pak avokatin e djallit(le te leme ceshtjen e gjynahllekut menjane per pak min, le te llogjikojme racionalisht):
-Zoteria me zonjen ne fjale e dine qe nga seksi vijne femijet? E kur e sheh qe i ke femijet e pare barkthate e te paveshur, te vazhdosh me seks? Ato mund te mos kene fare konceptet e dinamikave seksuale, hajt po themi qe s'kane asnje dituri ne lidhje me anticonceptivat ama dukshem historine e bletes dhe lules e kane te qarte.
-Zoteria i paafte per aktivitet fizik te rende por i afte per te bere 6 femije?
-Keto kane 6 femije: 4 vajza dhe 2 djem. Po sikur keto te kishin nxjerrur ne bote ne forme te dijeshme aq femije vetem ne kerkim te femijeve te seksit mashkull? Pra, ne forme te vetedijeshme mund te pranojne te kene nje grumbull kalamaj te paushqyer vetem per te pasur çuna ne tufe?
-Prinderit e mi kane bere planifikim familjar, une do bej planifikim familjar kur ta ndjej veten gati per te sjellur femije ne jete, por njerezit ne fjale as qe besoj jane lodhur te shkojne tek infermierja e fshatit te pyesin per informacione. Biles ndoshta femijet i kane bere me vetedije te plote. Atehere i bie qe njerezit ne fjale konsiderokan ADN-e(flasim me terma popullore: rracen e tyre per t'u shtuar) e tyre me te vlefshem per t'u transmetuar ne gjeneraten tjeter sesa une ADN-e time? Une qe po zbardh floket shkollave e specializimeve qe me vone te jem ne gjendje te ju jap nje jete te mire femijeve? Une qe mund te dal ne mengjes pa zbardhur nga shtepia dhe te kthehem ne darke vone? Une qe mund te zbardh nete duke studiuar? E di cila eshte gjeja aq e interesante, poaq acaruese, tek shtresat injorante te popullsise: konsiderojne varferine si diçka qe i ka zene keshtu nga qielli, qe eshte totalisht faji shtetit, qe i nenshtrohen ne nje forme gati qesharake.
Nese kaloj ne deduksion i bie qe shteti te paguaje per ekseset seksuale te popullit injorant si dhe per deshirat e tyre per te shtuar rracen dhe kur s'jane ne gjendje te kudjesen per to?
Shpata ime, Elna, eshte e mprehte por mpreh ne te dyja anet: si tek vetja, ashtu dhe tek te tjeret. Pra eshte shpate e drejte. Une vazhdoj te jem e mendimit qe zgjidhja e vetme ne keto raste eshte punesimi i dy prinderve. Keshtu te pakte ne termine afatgjata mesojne si te menaxhojne ekonomine e tyre.
Vitin e fundit, me ftesen e nje mikut tim te afert,ideatori i projektit, kam marre pjese ne nje projekt ne ndihme te grave ne Indi. Koncepti baze i kesaj nisme ishte "femra ka ne dore familjen". Femrave te ndryshme ju jepej
borxh nje shume parash jo shume e madhe, aq sa nevojitej per te hapur nje burim te ardhurash vetjak, keshilloheshin financiarisht nga njerez te specializuar si dhe keto,mbasi te fillonin te benin fitim, e rikthenin borxhin gradualisht. Pra, shoqata ne fjale refuzonte kategorikisht te jepte ndihma ne cash ose ne forma te tjera materiale, por jepte borxhe dhe keshille sesi te rimekembin ekonomine familjare. Koncept fantastik, sipas mendimit tim. I varferi ka nevoje per edukim financiar si dhe nje shtytje fillestare. Shtepia me gje te falur nuk mbahet.
Krijoni Kontakt