Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 73
  1. #41
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Sipas meje, sa te jesh ne gjendje t'i mbash, sa te jesh ne gjendje te kujdesesh per ato ne forme emocionale dhe afektive, atehere bej dhe 20. Kur e di qe s'je ne gjendje as t'i ushqesh,as t'i shkollosh, me mire mos hyr ne gjynah kot e mos pjell me nga 10 qe pastaj te mos ju mbushesh as barkun me buke. Gjynah ato femije per ato prinder qe kane. Varferia eshte ne koke njehere, pastaj ne mjete materiale.
    Isha duke mendu në dinamikën e ngjarjeve, se dhe mbreti mbret është, por një mëngjes kur ngritet nga gjumi e sheh pallatin të rrethuar me revolucionarë, dhe nuk është më mbret. Jo që nuk e ka më jetën luksoze, por nuk ka as bukë.
    Është një dinamikë e ashpër, që përfshin përqindjen më të madhe të njerëzve, sot është i pasur bën 7 a 8, dhe vie një ditë që për njëherësh i humb të gjitha.
    Mjaftojnë shembujt e diktaturës, pastaj skemat piramidale, e s'po di çfarë shembujsh tjerë me marrë.
    Një shtet normal duhet të përkujdeset për këto raste, por kjo nuk po ndodh.
    Prandaj shihet se Enveri ende është gjallë. Kot themi se është i vdekur, ai ende po bën zullum në Shqipëri.

  2. #42
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky Lexo Postimin

    Cohu e pjell 6 kalamaj dhe kur s'ke buke te hash as nje çati mbi koke, vallai ato "prinder" meritojne pushkatim.
    Sipas meje, sa te jesh ne gjendje t'i mbash, sa te jesh ne gjendje te kujdesesh per ato ne forme emocionale dhe afektive, atehere bej dhe 20. Kur e di qe s'je ne gjendje as t'i ushqesh,as t'i shkollosh, me mire mos hyr ne gjynah kot e mos pjell me nga 10 qe pastaj te mos ju mbushesh as barkun me buke. Gjynah ato femije per ato prinder qe kane. Varferia eshte ne koke njehere, pastaj ne mjete materiale.

    Hyj Njeriu:
    Mendon qe prinderit tane s'do kishin ditur te benin 10 kalamaj? S'i bene ngaqe e dinin qe s'mund te kujdeseshin per to. Djepin plot e ke dhe me 1 ose me 2.
    Blue_sky

    Të kishte mbaruar dhe ai "prind-popullatë-shtuesi" shkollim superior sikur ti, sigurisht s'do kish bërë 6 fëmijë. Do kish bërë më pak, ose aspak!

    Çështja është se si të shkohet përpara nga ky moment konstatimi. Vallë me pushkatimin e prindit u lehtësohet dhimbja shpirtit këtyre fëmijëve?! Vallë vetëm ky prind ka faj në këtë mes...Mentaliteti shqiptar jo?! Historikisht Shqipëria është e njohur për familjet e mëdha dhe krenohej me këtë. Ishte si një premisë sigurie jete për të ardhmen.

    Me sa kam venë re, lexuar dhe kuptuar unë në vendlindjen tonë, askush nuk bën fëmijë me qëllimin e vetëm të prindërojë dhe të investohet vetëm e vëtëm për fëmijët pa kurrfarë pritje materiale në të ardhmen?!Të gjithë prindërit Shqiptarë shpresë të vetme nga rritja e fëmijëve kanë përkujdesjen materiale për plotësimin e nevojave bazë të mbijetesës. Dhe kanë të drejtë në atë shtet pa shtet që s'i del zot ekzistencës së popullatës!

    Fakti më banal është ai që akoma një pjesë dërrmuese e popullit tonë mendon se është e detyrueshme që njeri nga djemtë e shtëpisë duhet të jetojë me prindërit. Pra varësia ekonomike përzihet me varësinë afektive dhe askush nuk merr guximin ti thotë shtetit: Hey, beg, dili zot popullit tënd,varfanjakëve, invalidëve dhe pensionistëve të tu!

    Pra, për t'ju kthyer temës dhe këtij ditëziut që i ka rënë gjithë ky hall i madh jete, nuk besoj se dikush i ka edukuar virtytet e fisshme të prinderimit, rëndësine e planifikimit familjar, apo më elementarja: përdorimin e mjeteve mbrojtëse kundër shumimit të padëshëruar. Pra, si mund të pritet një gjykim më i thellë një një rast të tillë?! Për mos t'ia ligështuar më shumë jetën për gjëra që s'kthehen prapa, më e përshtatshme në këtë moment do ishte të reflektohej si mund të ndihmohej kjo familje; si mund të gjehet një mundësi kontakti direkte me këta njerëz për tu dhënë një ndihmë qoftë kjo ekonmike me para a veshje, qoftë kjo morale, me projektimin e planingut familjar në të ardhmen e tyre si dhe duke gjetur mënyra njerëzore për tu shpjeguar se "këmbët shtrihen sa ke jorganin në jetë" !

    Unë jam shumë dakort me mendimin tënd që kur nuk ke mundësi për plotësimin e kushteve të jetës fëmijës, më mirë mos bëj fare. Por, jo gjithkush ka integruar në vetvete këtë. Ndaj sipak rastit të ndodhive (ku, kush dhe kur) bëhet dhe gjykimi rastit. Kjo vlen edhe në gjygje: Apo jo?!Nuk di pse më ka mbetur në sy nga leximet e shkrimeve tua kohët e fundit në forum, një vegimi i disa gjykim-vendimeve radikale për disa raste delikate dhe të veçanta....?! Mbase gaboj, por kam përshtypjen që në disa raste të fushës sociale, shpata tënde mprehet pak më shumë seç duhet!

    Mendimi im ky.

    Mbrëmje të mirë dhe Gëzuar Krishtlindjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 24-12-2007 më 21:39

  3. #43
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Çfarë planifikimi familjar a çfarë kondomësh, duhet shumë fëmijë, për t'a ripopulluar Greqinë me njerëz.

  4. #44
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Çfarë planifikimi familjar a çfarë kondomësh, duhet shumë fëmijë, për t'a ripopulluar Greqinë me njerëz.
    planifikimi familjar eshte nje shpikje vrropiane qe e pervetesoi dhe xhaxhi enver dhe e futi ne qytete....si te cojme nje komb drejt vdekjes se sigurte duke bere sa me pak femije te jete e mundur....
    Une jam pjese e planifikimit familjar...vella e moter....Tash te mite thone pse sbeme dhe nje tjeter...

    Keta qyqaret akuzohen pse kane shume kalamaq... eshte njesoj si me akuzu une gjyshin pse kishte 8 kalamaq ,kur ime me ishte e 5-sta dhe po te zbatonte planifikimin gjyshi,une sdo kisha lindur fare....

    Po akuzohen pikerisht nga ata qe su behet vone fare,ose maksimumi u behet vone per leket e taksave qe do shkojne per ushqimin e femijeve te atij te shkretit,ne nje kohe qe ato taksa mund te shkojne lirisht ne xhepat e pushtetareve sic kane 17 vjet....

    Te jesh kunder familjes numerike do te thote te jesh kunder mbijeteses se kombit...
    Po sikur te gjithe te bejne nga 1 apo 2 dhe ti edukojne e cojne ne shkolle te larte,po punet e tjera kush do i beje....kush do punoje token,po fabrikat e ardhshme,po rruget kush do i shtroje....Apo te pasurohemi si vrropa dhe te marrim emigrante zezake e jevgje per kesi punesh...

    Ja femijet e kesaj familjeje do bejne ato pune,keshtu ruhet edhe gjaku pa nderhyrje nga jashte,nga emigrantet e mundshem (ta zeme se do pasurohemi po te edukojme 1 apo 2 femije)....

    Familja numerike eshte e vetmja zgjidhje dhe shteti te ndihmoje ne ushqimin dhe shkollimin te pakten deri ne nje shkolle zanati si ne kohe te xhaxhit.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #45
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin

    Të kesh familje numerike dhe të kesh ti ushqesh, shkollosh dhe edukosh, pse jo, bravo! Kjo është mençuri!

    Ama të bësh familje numerike kur nuk mundësinë e gjësë principale të mbijetesës, USHQIMIN, kjo nuk është më mençuri. Të sjellësh një jetë qënie njerëzore të cilat fillimisht varen totalisht nga gjenitorët e gjithsesi duhen rritur deri në moshën e autonomisë totale të tyre, dhe nuk ke asnjë mundësi tu sigurosh ushqimin minimal, është mungesë përgjegjësie. Fëmija gjatë rritjes formohet. Kur ka mungesa për ushqimet e duhura dhe bollëkun e përshtatshëm të tyre, mbeten pasoja fizike. Imuniteti i këtyre fëmijëve sot, të rritur nesër, është shumë i dobët. Kjo do të thotë që gjithë jetën të mbartin në trupin e tyre pasojat e varfërisë maksimale dhe të jenë pre e sëmundjeve nga më të thjeshtat deri tek më të komplikuarat!

    Ka një diferencë midis faktit të rënies së ekonomisë, dhe faktit që je i vetdijshëm që s'ke mundesi të sigurosh ekzistencën tënde e vazhdon të sjellësh në jetë pafajësi që duket qartë që do vuajnë për bukën e gojës.

    Po tani në këtë rast çështja është kjo që është. Duhet gjetur një mënyrë ndihme!

    Elna!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 24-12-2007 më 22:20

  6. #46
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin
    Të kesh familje numerike dhe të kesh ti ushqesh, shkollosh dhe edukosh, pse jo, bravo! Kjo është mençuri!

    Ama të bësh familje numerike kur nuk mundësinë e gjësë principale të mbijetesës, USHQIMIN, kjo nuk është më mençuri. Të sjellësh një jetë qënie njerëzore të cilat fillimisht varen totalisht nga gjenitorët e gjithsesi duhen rritur deri në moshën e autonomisë totale të tyre, dhe nuk ke asnjë mundësi tu sigurosh ushqimin minimal, është mungesë përgjegjësie. Fëmija gjatë rritjes formohet, Dhe kur ka mungesa për ushqimet e duhura dhe bollëkun e përshtatshëm të tyre, mbeten pasoja. Imuniteti i këtyre fëmijëve sot, të rritur nesër, është shumë i dobët. Kjo do të thotë që gjithë jetën të mbartin në trupin e tyre pasojat e varfërisë maksimale dhe të jenë pre e sëmundjeve ng më të thjeshtat deri tek më të komplikuarat!

    Po tani në këtë rast çështja është kjo që është. Duhet gjetur një mënyrë ndihme dhe ja!

    Elna!
    Imuniteti i brezit te prinderve te mi ishte i ngjashem me te ketyre e ata po rrojne nga 80 vjec e ne femijet jemi top si molla...une biles s'njoh as gripin si semundje e kam mbi 10 vjet qe nuk shkoj tek dentistja....

    Ceshtja ne kete rast nuk eshte ushqimi se ushqim kane e spo vdesin,por skandalizimi i tipave europiane ne forum,qe familje te tilla te mund akoma te ekzistojne...U kujtohet e kaluara qe duhet te harrojne....Njesoj si vrasja e nafizes dhe dashnorit te saj,qe ngjalli skandal sepse dikush ende vriste per nder,si ne te kaluaren e cila duhet harruar....

    Persa i perket shkollimit,jo te gjithe duhet te studiojne se duhen edhe krahe pune te pakualifikuar....Familja numerike ti ofron keto krahe pune....

    Nuk duhet harruar se klasa e ulet eshte pjese jetike e nje kombi,pasi ofron numrin,sepse klasa meso- larte nuk ben femije ....

    Po te ecim me mentalitetin europian te berjes se femijes vetem ne kushtet me perfekte ekonomike qe mund te arrijne prinderit do perfundojme si ata,me me shume pensionista se femije....Kemi fqinjin tone grekun qe mbi 65 vjec ka 19% te popullsise dhe nen 15 vjec ka rreth 14 %....Tu rrojne pleqte tani .....shyqyr qe kane emigrantet shqiptare si krahe pune se do ishin mbytyr ne te zinj e marokine e do kishin pesuar trauma psikologjike.....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #47

    Ti flet për familjen numerike të jetë si të jetë; unë flas për familjen qoftë unike, qoftë numerike që ka mundësi minimale për të krijuar kushte mbijetese. Që të mund të nxirren pluset dhe minuset e seicilit mendim duhet analizuar jeta nga të gjitha kënvështrimet e pastaj nxirren përfundimet...( do kohë)

    Dihet që në familjet shumë të varfëra përveç varfërisë nga e cila mbeten pasoja fizike, mbeten gjithashtu dhe pasoja psikologjike.

    Unë nuk di në ç'kushte je rritur ti, dhe nuk nuk dua ta di (nuk është problemi im), por nëse do kishte munguar të ndjerit barkmbushur, sigurisht që do kishte lënë hidhësi jeta në familjen numerike.

    Unë nuk jam kundër familjes numerike. Aspak! Thjesht mendoj që para se të ndërmirren hapa të rëndësishëm në jetë nga të cilat do varet fati i tjera jetëve të mendohet më qetësisht. Tani, kur ka ndodhur ka ndodhur. Eshtë ndër ato gjera që s'kthehet më. Duhet zgjidhje!

    Gjumë të mirë.

  8. #48
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Elna, u dashka lindur pak fëmijë që paratë e shtetit të mos u jipen familjeve me shumë fëmijë por të shkojnë në grykësinë e politikajve???

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Eda64
    Anëtarësuar
    01-09-2006
    Vendndodhja
    eda_19642000
    Postime
    104
    mos te keni ato koncepte per familje nomerice apo sipo i cuani ju se nga njehere dhe eshte me se e sakt qe ato njerez qe jan me te varfer i jepzoti me shum femij dhe atoqe jan te pasur nuk i jepzoti femij i dojn ti bejn edhe nuk bejn ,prandaj nga njehere ose si te thuash jeta eshte me fat si te ecen eshte ,keto gjynaf i paska katandisur fare ,por une kam nje mendim ne coftese me aprovohet ,kush te ket mundesi te japi nje ndihme financiare per ndihme te kesaj familje eshte me mir se sa te flasim llafe ,pse ashtu apo pse keshtu kjo eshte me mira per sa iperket faktit qe qenkan keto atehere bejn nje gje te mir ne per hir te femijeve se tamam qenkan gjynaf flm.

  10. #50
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Elna, u dashka lindur pak fëmijë që paratë e shtetit të mos u jipen familjeve me shumë fëmijë por të shkojnë në grykësinë e politikajve???
    Pse ka shtet në Shqipëri?!

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Pasqyra e vendeve të reja anëtare të BE
    Nga ALBA në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 11:31
  5. Shoqëria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •