Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 66
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-09-2007
    Vendndodhja
    Në Kosoven e pa Rrym...
    Postime
    200
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    nuk eshte puna sa vriten per te thene qe ai shtet qe le me shume te vrare qenka clirimtari !!! mund te vriten edhe 100 milion po kjo nuk do te thote qe e cliron veten ai vend !!!

    Natyrisht qe po ...aj shtet qe ka te vrar me shum aj gjak i atyre njerzve nga ai vend e ka cliru Kosoven ...e jo bombat e e Natos qe me shum ran neper kodra e ura ....leje keto gjera ti pranoje realitetin Gjaku i deshmorve eka Cliru kosoven Gjaku i Ushtris Clirimtare te Kosoves ....

  2. #32
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga Rammstein_R Lexo Postimin
    Natyrisht qe po ...aj shtet qe ka te vrar me shum aj gjak i atyre njerzve nga ai vend e ka cliru Kosoven ...e jo bombat e e Natos qe me shum ran neper kodra e ura ....leje keto gjera ti pranoje realitetin Gjaku i deshmorve eka Cliru kosoven Gjaku i Ushtris Clirimtare te Kosoves ....
    ore une e kam pranuar realitetin !!! nuk e di te kete thene njeri qe miloshevici u dorezua sepse i shkuan bombat apo kallashet ne beograd nga uck !!! une di realitetin qe bombat e natos u hodhen ne beograd dhe ky ka qene faktori vendimtar per dorezimin e miloshevicit !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  3. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-09-2007
    Vendndodhja
    Në Kosoven e pa Rrym...
    Postime
    200
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    ore une e kam pranuar realitetin !!! nuk e di te kete thene njeri qe miloshevici u dorezua sepse i shkuan bombat apo kallashet ne beograd nga uck !!! une di realitetin qe bombat e natos u hodhen ne beograd dhe ky ka qene faktori vendimtar per dorezimin e miloshevicit !!!
    po ne Beograd kan ra bombat mbi do Ura ...

    un e kam perjetu luften ,, ktu kam qen ne Kosov ...edhe muj me kujtu qdo nat qe ka bombardu Nato ,.....edi sa kan zgjat bombardimet e natos me minuta...muj me te tregu se vetem ne javen e fundit te bombardimev qe ju shtua inteziteti i Bombardimev , e ateher u dorzua ....edhe kur u nenshkrua marrveshja ....filluan te terhiqen trupat Serbe nga Kosova te gjith ata njerz qe ishin ne Kosove ata qe kishin mbetur u Habiten se sa Forca ksihte qen ne Kosov e sa Tanku e sa Altilerija ...serbe qe kishte qen ne Kosov ...e pra ku paska gjujt Nato ....cilen tank e paska gjujt kejt ishin numer i madh i forcave ,....aty lind dyshimi se askund spaka gjujt Nato vetem neper kodra e ura ....

  4. #34
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga Rammstein_R Lexo Postimin
    po ne Beograd kan ra bombat mbi do Ura ...

    un e kam perjetu luften ,, ktu kam qen ne Kosov ...edhe muj me kujtu qdo nat qe ka bombardu Nato ,.....edi sa kan zgjat bombardimet e natos me minuta...muj me te tregu se vetem ne javen e fundit te bombardimev qe ju shtua inteziteti i Bombardimev , e ateher u dorzua ....edhe kur u nenshkrua marrveshja ....filluan te terhiqen trupat Serbe nga Kosova te gjith ata njerz qe ishin ne Kosove ata qe kishin mbetur u Habiten se sa Forca ksihte qen ne Kosov e sa Tanku e sa Altilerija ...serbe qe kishte qen ne Kosov ...e pra ku paska gjujt Nato ....cilen tank e paska gjujt kejt ishin numer i madh i forcave ,....aty lind dyshimi se askund spaka gjujt Nato vetem neper kodra e ura ....
    une kam qene edhe ktu ne pallatin e sportit kam pare edhe 500 mije kosovar te vine ne shqiperi a thua te kene ardhur per qejf per pushime apo se po vriteshin me qindra te pafajshem pra popull i pambrojtur ??edhe keto kush i beri serbi pra nuk qenka e vertete qe jane terhequr vetem nga luftetaret e ukc !!! nejse pse nuk e shpall pavarsine kosova meqe jemi aq te afte per ta cliruar vetem ??? atehere edhe pavarsine mund ta shpallim por pse kerkohet akoma ndihma e nderkombetareve !!! neje shume replika bera !!! e fundit kjo !!! klm edhe mos shiko kaq ceket !!! po mos ishte nato sdo ishte dorezuar miloshevici edhe do ishte akoma ajo gjendje qe ishte para se te fillonte lufta !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga SaS : 17-12-2007 më 11:46
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  5. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-09-2007
    Vendndodhja
    Në Kosoven e pa Rrym...
    Postime
    200
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    une kam qene edhe ktu ne pallatin e sportit kam pare edhe 500 mije kosovar te vine ne shqiperi a thua te kene ardhur per qejf per pushime apo se po vriteshin me qindra te pafajshem pra popull i pambrojtur ??

    sedi sa i njeh ti Serbet...Serbet ku kan bere luft , ma shum kan luftu me popullat se sa me Ushtri te atij vendi...perher jan hakmerr ne popullat pa marr parasysh se ku kan luftu , ne Kroaci , ne Bosnje , apo ne Kosov ..ata nuk munden te luftojn Burr me Burr... po ku te gjejn me but me leht...

    Serbet psojshin humbje ne njerz ne teknik , u kthejshin u hakmerreshin ne Poupullat te pafajshme ...keshtu kan ber perher ...e pa tjeter popullata u dasht te terhjeket dikun te strehohet...

  6. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Kosova u qlirua nga Ata (UQK) qe e filluan Luften ,per ta qliruar Kosoven,ndersa te tjeret ishin faktor ndihmes (Nato)
    me ty jam...

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Kush e cliroi Kosoven?

    Nga aspekti realist dhe praktik, pergjigjia eshte e thjeshte: forcat e NATO. Jane po keto forca qe kane siguruar dhe vazhdojne te sigurojne sigurine territoriale te Kosoves dhe vete rendin ne Kosove.

    Pyetja qe me sa duket Xhaferi ngre eshte "Cilat ishin rethanat qe cuan ne nderhyrjen e NATO ne Kosove?". Rrethanat jane sa historike edhe politike, bile une do te thosha qe raporti i rethanave historike me ato politike eshte 40% me 60%, pra rrethanat politike luajten nje rol me te madh ne nderhyrjen e NATO ne Kosove se rrethanat historike.

    Cilat ishin rrethanat politike?

    Duke qene se te gjithe kemi qene deshmitare qe SHBA u be forca kryesore qe kerkoi ndaljen e Miloshevic dhe clirimin e Kosoves nga ushtria serbe, natyrshem lind pyetja se perse SHBA zgjodhi te mbeshteti thirrjet per ndihme te miliona shqiptareve te kercenuar ne Kosove.

    1. Presidenti Klinton kish nevoje te largonte vemendjen e opinionit publik amerikan nga skandali i Monika Lewinsky

    Skandali i presidentit Klinton demtoi jo vetem imazhin e tij ne syte e mbare popullit amerikan por edhe mbare botes. Skandali nuk cenonte vetem personin e presidentit por edhe te institucionit se presidences amerikane. Mediat amerikan prej nje kohe te gjate vazhdonin te mbanin gjalle kete skandal duke i kushtuar nje vemendje te madhe. Duke ngritur ceshtjen e Kosoves, duke dashur te ktheje vemendjen e popullit te tij dhe mbare botes nga Ballkani dhe kriza humanitare qe ishte duke u pergatitur ne Kosove, Bill Klinton largonte sado pak vemendjen nga skandali te cilin ai po mundohej ta linte pas.

    2. Sekretaria e shtetit Allbright, e ndjeshme ndaj ceshtjes shqiptare

    Nese SHBA ne ate kohe do te kish nje sekretare tjeter shteti dhe jo Allbright, konflikti mund te kish marre nje forme tjeter ose nderhyrja e NATO mund te mos kish ndodhur fare. Arsyeja perse e them kete eshte se interesat e nje populli te vogel si ai shqiptar jane minimale ne syte e nje superfuqie si SHBA dhe pyetja qe cdo sekretar shteti amerikan do te perballej ishte: a duhet te veme ne levizje makinerine ushtarake te NATO dhe veme ne rrezik jeten e trupave tona mbrojtese ne nje vend te vogel si Kosova?! Jam i bindur qe shumica e paardhesve te Allbright do te ishin pergjigjur negativisht kesaj pyetjeje, pare nga kendveshtrimi amerikan. Arsyeja perse sekretaria Allbright ishte kaq e ndjeshme ndaj ceshtjes se Kosoves pasi ne vuajtjet e refugjateve nga Kosova ajo shikonte vuajtjen e jetes se saj dhe familjes se saj. Ashtu si 1 milion shqiptare u shperngulen me dhune nga Kosova, ashtu miliona hebrej u shperngulen nga mbare Evropa gjate Luftes se Dyte Boterore, ku vete Allbright ishte nje femije i vogel refugjat qe kaloi transit permes Ballkanit. Kjo provon deri ne nje fare mase se perse Allbright isht aq e impenjuar personalisht ne zgjidhjen e ketij konflikti, e pazakonte kjo per nje sekretare shteti. Dhe shume analiste amerikane u pelqen ta etiketojne luften ne Kosove si "Luften e Klinton", por une do te thosha qe lufta ne Kosove ishte Lufta e Madelein Allbright.

    3. 50 vjetori i aleances se NATO, nje aleance në kërkim të një misioni të ri

    Viti i ndërhyrjes së NATO në Kosovë përkoi me 50 vjetorin e aleances euroatlantike. Per 50 vjet misioni i kesaj aleance ishte mbrojtja ndaj cdo sulmi te mundshem sovjetik mbi evropen perendimore. Por me renien e Bashkimit Sovjetik dhe Murit te Berlinit, ky 50 vjetor ishte i cuditshem pasi shume vete me te drejte po pyesnin: cili duhet te jete misioni i NATO ne nje bote post-lufte e ftohte? A duhet te vazhdoje kjo aleance te veproje akoma apo duhet te shkrihet dhe lere rradhen nje aleance tjeter?

    Konflikti ne Kosove ishte nje shans historik per NATO per te provuar se ajo ishte relevante edhe ne nje bote post-lufte e ftohte. Dhe per te provuar kete pike aleanca shkoi deri atje sa per mbare per here te pare ne historine e saj ajo nderhyri ne Kosove pa patur aprovimin e Keshillit te Sigurimit te Organizate se Kombeve te Bashkuara. Dhe arsyeja tjeter qe e perforconte kete qendrim te aleances, ishte deshtimi i turpshem i saj ne shuarjen ne kohe te zjarrit te ndezur ne Bosnje Hercegovine ne 1993. NATO nuk mund te lejonte krijimin e nje vatre zjarri ne zemren e Evropes dhe ne zemren e territorit te saj te influences.

    4. Detyrimi moral për të ndërhyrë

    Sic do te shpreheshin shume njerez se administrates se Klinton dhe zedhendes se NATO, "kostoja e mosndërhyrjes në Kosovë do të ishte shumë herë më e lartë se ajo e ndërhyrjes". Kjo ishte kundërpergjigjia e pyetjeve të ngritura nga shumë pragmatistë amerikanë se cili ishte objektivi i SHBA në Kosovë dhe si ky objektiv avanconte sadokap interesat e SHBA ne rajon e me gjere. Ne shqiptareve na pelqen qe te shpikim plot arsye per ti bere qejfin vetes se gjoja SHBA ka plane gjeo-strategjike per rajonin, apo prania e burimeve natyrore si minerale apo nafte e me the te thashe. E verteta eshte se SHBA dhe mbara bota perendimore u vendosen perpara nje testi historik qe do te testonte jo vetem interesat e tyre si shtete por edhe moralin e tyre si popuj e njerez: A do te toleronin nje zjarr tjeter konflikti ne Ballkan sic toleruan per 3 vjet ne Bosnje-Hercegovine apo do ta shuanin ate pa filluar mire? Kjo ishte nje sfide morale me shume se sa nje sfide politike. Sfida morale buronte nga fakti se Serbia kish ne krye nje Sllobodan Milloshevic qe mbante te shtypur me dhune e force nje popull te tere ne Kosove, ashtu si populli viktime shqiptar kish ne krye nje lider politic paqesor si Ibrahim Rugova qe doktrinen e tij politike te rezistences paqesore e kish ngritur pikerisht sipas modelit demokratik te shoqerive perendimore. Ky kontrast i thelle midis ketyre dy liderve dhe ky disnivel i madh force ne konflikt, ishin apeli me i madh njerezor i Kosoves per Perendimin. Pa harruar qe spastrimi etnik qe ndodhi ne Kosove duke shkaktuar numrin me te madh te refugjateve qe Evropa kish pare qe nga Lufta e II Boterore, e amplifikonin kete apel njerezor ne opinionin boteror.

    5. Frika e destabilizimit te Ballkanit dhe zgjerimi i konfliktit

    Ja tek kemi nje konflikt ne Kosove, ku 90% e popullsise eshte shqiptare, krahine administrative e ish-Jugosllavise qe rrethohet nga 3 shtete te tjera ku banojne shqiptare etnike: Mal i Zi, Shqiperi, Maqedoni. Ja tek kemi nje ish-Jugosllavise qe u pergjak 1 dekade me pare ne Bosnje Hercegovine duke i kthyer kroatet, serbet e bosnjaket ne lufte kunder njeri-tjetrit. Ja tek kemi edhe nje shtet si Maqedonia, me nje prezence paqeruajtese te NATO, nje shtet ne kufi me Kosoven ku perzihen te gjitha etnite dhe te gjitha interesat e shteteve te Ballkanit. Frika me e madhe para, gjate dhe pas konfliktit ne Kosove, ka qene destabilizimi i shtetit te FYROM, qe nga shume analiste shikohej si kutia e Pandores se Ballkanit. Zgjerimi i konfliktit ne Maqedoni do te perbente nje kercenim te hapur jo vetem per ekzistencen e nje shteti te vogel si FYROM, por do te perbente edhe nje shkas per prekjen e interesave te vendeve fqinje, qofshin keta Bullgari, Greqi, Turqi apo Shqiperi. E pare nga ky kendveshtrim, shuarja e zjarrit ne Kosove ishte dicka emergjente per te shmangur arritjen e flakeve te zjarrit ne FYROM.

    6. Planet e Evropes se Bashkuar, te cenuara nga flaket e luftes

    Cfare beri te mundur qe kryeministrat e Frances dhe Anglise, sponsorit e Jugosllavise 80 vjet me pare, te aprovonin shkaterrimin e plote te saj ne 1999? Cfare beri te mundur qe nje kryeminister komunist italian si D'Alema te mbeshteste nje nderhyrje ne Kosove "ne zonen e vete te influences" edhe pse Serbia kish thithur mjat investime italiane? Krahas motive te mesiperme, amerikaneve iu desh kohe qe te bindte vendet aleate te NATO qe te marrin pjese ne konflikt. Argumenti politik me i mire dhe me bindes ishte ai i "evropes se bashkuar", e ardhmja e se ciles ishte vene ne rrezik me konfliktin e ri te saponisur. Kjo ishte nje thirrje amerikane per ta per "te deshmuar lidership" dhe "pergjegjshmeri" perpara nje realiteti politik te ri qe ishte ne ndertim e siper ne Evrope, realiteti i Evropes se Bashkuar. Nese keto vende nuk nderhynin ne konflikt, ato vinin ne medyshje relevancen e tyre politike ne fatet e Evropes, vinin ne medyshje impenjimin e tyre ne aleancen e NATO, ashtu sic viheshin perballe nje opinionin publik boteror te ndjeshem karshi vuajtjes se shqiptareve. Mospjesmarrja e evropianeve ne lufte dhe nje goditje e njeanshme e SHBA do te reflektonte keq historikisht dhe politikisht jo vetem mbi burrat e shtetit te Evropes por edhe ne rolin e "polit evropian" ne arenen nderkombetare. Kredibiliteti i tyre ne arenen nderkombetare do te binte ndjeshem. E pare ne kete kendveshtrim, konflikti i Kosoves ishte dhe vazhdon te jete nje sfide per institucionet e Evropes se Bashkuar. Me shume se sa nje problem amerikan boteror, ky eshte nje problem evropian.

    7. Komploti serbo-italian mbi Shqiperine ne 1997 dhe armet ne duart e njerezve

    Viti i mbrapshte 1997 ne Shqiperi ishte nje drame qe u luajt ne Shqiperi, me skenar te sherbimit sekret serb, dhe me bekimin dhe sponsorizimin e Italise fqinje. Vete komploti kish per qellim destabilizimin e Shqiperise dhe defaktorizimin e faktorit shqiptar ne rajon si nje menyre per te siguruar kontrollin serb mbi Kosoven dhe moslejimin e levizjes separatiste ne Kosove, si krahina e fundit ende pjese e ish-Jugosllavise pa asnje forme autonomie. Plani i komplotit nuk ishte renia e Shqiperise ne anarki te plote apo shperberja e ushtrise shqiptare, perkundrazi, plani i komplotit ishte rrezimi nga pushteti i ish-presidentit Berisha qe shihej si nje kercenim per interesat serbe dhe interesat rajonale te Italise. Kontributi i Berishes ne ceshtjen kombetare dhe roli qe ai kish luajtur ne nderkombetarezimin e problemit dhe ne krijimin e kushteve per nje levizje separatiste ne Kosove, shiheshin si nje kercenim i hapur si per interesat e asaj qe kish mbetur nga Jugosllavia edhe per hegjemonine italiane ne rajonin e Evropes Juglindore. Dhe pjesa e dyte e komplotit, ishte ngritja ne pushtet ne Tirane e njerezve qe nuk kishin nje vetedije kombetare nga rradhet e se majtes shqiptare.

    Serbet dhe italianet ia arriten me sukses planit te pare, rrezimit te Berishes nga pushteti, por ndodhi dicka e paplanifikuar. Puci ushtarak per marrjen e pushtetit ne Tirane zgjati me gjate sec duhet dhe me befasine e shperberjes se ushtrise shqiptare. Pak rendesi ka nese hapja e depove ushtarake dhe armatimi i shoqerise erdhi nga shperberja e shtetit apo me vendim nga Tirana, e rendesishme eshte fakti qe armatimi i gjithe shqiptareve prishi planin e komplotit, ndali luften civile ne vend, dhe pershpejtoi procesin e luftes separatiste ne Kosove. Me miliona arme e municion te ushtrise shqiptare ishin tashme ne duart e shqiptareve dhe ne rruget e Shqiperise. Shume shpejt keto arme do te beheshin shkaku kryesor i fillimit te qendreses se armatosur se shqiptareve ne Kosove.

    Tre gishtat e ngritura lart ne sheshin e flamurit ne Vlore, vizita famekeqe e Prodit ne Vlore, apo falenderimi i Fatos Nanos per Milloshevicin ne Krete, ne 1999 ishin nje arsye me shume per SHBA dhe aleatet e saj qe te nderhynin ne Kosove ne menyre qe konflikti te mos merrte permasat etnike midis shqiptareve dhe serbeve. E veshtire qe te pranohet, por ajo qe ndodhi ne Shqiperi ne 1997 ndihmoi ne pershpejtimin e clirimit te Kosoves.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-12-2007 më 18:09

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    lol

    1. Klintoni nuk kishte nevoje per Kosoven per te hequr vemendjen nga Lewinski or trim. Lexo ketu dhe meso Per luften e Kosoves nuk kane qene vetem demokratet pro ne senat po dhe nje pjese e mire e republikaneve (ashtu sic ka pasur edhe demokrate kundra). Henry Hyde (republikan) qe vdiq para pak kohesh ka qene nje nga partizanet me flakte te luftes ne Kosove, ne nje kohe qe i nxorri Klintonit ujin e zi persa i perket Lewinskit. (Klintoni e krahason me D. Jekyll/Mr.Hyde per keto te dyja, Kosoven dhe Lewinskin) Keshtu edhe te tjere.

    2. Albright nuk beri ndonje paralelizem ndermjet cifuteve dhe shqiptareve. Fati e solli qe ajo te takoje Milosevicin qe heret dhe konstatoi me syte e saj cfare kasapi i pa marre vesh ishte. Nga simpatizante serbe qe ishte (i jati kishte nje shprehje qe nese s'do isha cek do zgjidhja te isha serb!) kaloi ne krah te kunder komplet pasi pa masakrat atje. Plus, faktin qe ka qene cifute e ka marre vesh shume vone. Eshte rritur si katolike.

    3. lol

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Bile, bile,

    Albright, i ka kerkuar Milos dokumenta per te jatin e saj qe ka qene ambasador i cekise ne Shqiperi ne kohen e Zogut(sipas kujtimeve te Agim Neshos, botuar tek panorama)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ka qene ambasador ne Serbi, po mbulonte edhe Shqiperine. Vellai i vogel i Albright ka lindur ne Beograd me duket.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  4. Kush e çliroi Kosovën?
    Nga Qerim në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 07:13
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •