Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 66 prej 66
  1. #61
    shqipetar Maska e elza
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Ne nje skaje te dynjase
    Postime
    134
    KOSOVA DHE SERBIA KURRË MË BASHKË




    Condoleezza RICE,13.12.2007 në të përditshmen amerikane”USA Today”



    Kosova dhe Serbia kurrë më parë në histori nuk kanë qenë bashkë,por padrejtësitë e mëdha ndaj popullit shqiptarë, bënë që Serbia të aneksonte Kosovën dhe viset e saj,fuqitë e mëdha u vunë në anën e serbe!,ose heshtën përballë pushtimit!

    Populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të saja,kurrë nuk u pajtua me realitetin e hidhur të krijuar, ku Kosova në vend të jetës së natyrshme e të përbashkët në kuadër të kufinjëve të brendshëm të Shqipërisë, u nda dhe dhunshëm u kalua nën juridiksion të Ish-jugosllavisë përkatësisht Serbisë.

    Gjatë gjithë kohës prej kur u aneksua Kosova nga Serbia e deri në Qershor të 1999-ës, kur Serbia u detyrua të largohej nga Kosova,populli shqiptarë dhe bijtë e bijat e tij më të mirë, luftën për kundërshtimin e këtij realiteti, kurrë nuk e ndalën,por përkundrazi,me të gjitha mjetet e mundshme që disponuan i vunë në mbrojtje të jetës normale të popullit shqiptar,kundër shfarosjes e asimilimit të popullit shqiptar dhe të çlirimit të tij nga pushtuesit serb.

    Nuk ka pëllëmbë të tokës së Kosovës heroike,e veçanërisht të Drenicës legjendare e të pamposhtur, që nuk u la me gjak,nga betejat e panumërta që u zhvilluan me armiqt serb dhe veglat e tyre.

    Janë të njohur për tërë popullin shqiptarë, bijtë e mëdhenj të kombit që u vunë në ballë të misionit historik,të çlirimit të Kosovës dhe viseve të saja nga zgjedha serbe.

    Rregjimi serb nga Beogradi,i të gjitha periudhave dhe kohërave,në kontinuitet, kishte angazhuar ekspedita të tëra ndëshkuese për të shpartalluar kryengritje të shumta popullore,por edhe kishte stërvitur e trajnuar nëpër kampe të ndryshme kriminel e shërbëtorë, për të vrarë e likuiduar luftëtarë të mëdhenj,e drejtues të lartë të çështjes kombëtare, heronjë të kombit sisa Boletini,Bajram Curri, Hasan Prishtina, Azem Bejta e Shotë Galica, Shaban Polluzha,Xheladin Hana,Fazli Grajçevci,Jusuf Gërvalla,Kadri Zeka,Bardhosh Gërvalla,Rexhep Malaj,Nuhi Berisha,Zija Shemsiu,Metush Krasniqi,Afrim Zhitia, Fahri Fazliu,Ukshin Hoti etj..

    Serbia kishte mbushur tej mase të gjitha kampet e përqendrimit dhe burgjet e veta me djemtë dhe vajzat më të mira të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja.

    Por sa më shumë që zhvilloheshin gjyqet politike dhe denoheshin të rinjtë dhe të rejat shqiptare të Kosovës dhe viseve të saja,aq më shumë rritej urrejtja për pushtuesit e Kosovës dhe shtohej besimi në fitoren e popullit shqiptar.

    Bëhej gjithçka që ishte e mundur nga ana e regjimit serb, për të këputur njëherë e përgjithmonë fillin e kërkesës dhe përpjekjeve për largim të Serbisë fashiste dhe të aparatit të saj nga Kosova.

    Por sa më shumë që shtrëngohej laku,aq më shumë shpërthenin energji të reja të rinisë heroike të popullit shqiptar të Kosovës,e cila në nderim të tërë betejave dhe përpjekjeve të mëdha të zhvilluara nga të parët e tyre,nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,e të të madhit Adem Jashari,u ngritën në luftën finale kundër okupatorit serb,dhe zhvilluan luftën heroike të fundshekullit, që i dha fund sundimit serb mbi Kosovën.

    Lufta heroike e popullit shqiptar të Kosovës,me emblemën e lavdishme të UÇK-së,kundër ushtrisë,policisë dhe njësiteve paramilitare e çetnike serbe,u bë lufta më globale që ka njohur ndonjëherë më parë planeti njerëzorë.

    Ishte hera e parë që aleanca ushtarake e NATO-s,e tmerruar nga masakrat njerëzore që po kryente Serbia mbi popullsinë e pafajshme shqiptare në Kosovë,u vu në anën e popullit shqiptarë dhe të luftës liridashëse që zhvillonin ushtarët e zonave dhe brigadave heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Aviacioni i NATO-s bëri realitet ëndrrën shekullore e mijëvjeqare të gjyshërve e stërgjyshërve shqiptarë,të cilët kur përjetonin vuajtjet dhe tmerrin e torturave serbe,që ishin të shumta,ofshanin dhe shpresonin ta kallnin flakë ndonjiherë edhe Beogradin,dhe NATO-ja:bombardoi Beogradin dhe tërë qendrat tjera serbe ku ishin projektuar për vite të tëra planet më antinjerëzore e më antikombëtare të shfarosjes së popullit shqiptarë të Kosovës dhe viseve të saja.

    Rrol udhëheqës dhe këmbëngulës në aleancën më të fuqishme ushtarake të NATO-s për të filluar bombardimet mbi forcat ushtarake serbe në Kosovë dhe mbi Serbinë,kishte kush tjetër pos SHBA-së dhe Anglisë.

    Lufta kundër Serbisë pushtuese që zhvilloi populli shqiptar jo vetm i Kosovës dhe viseve të saja,përfundoi me çlirimin e Kosovës dhe kapitullimin e ushtrisë serbe dhe djegien nga bombardimet e NATO-s, të mbi gjysmës së objekteve vitale të shtetit serb anë e mbanë Serbisë.

    NATO-ja sikur të ishte forca ajrore shqiptare.

    Bombardoi pamëshirshëm agjencinë famëkeqe të lajmeve TANJUG.

    NATO bombardoi dhe dogji në flakë ngrohtoren në qendër të Beogradit,ua këputi urat mbi Danub,e shkatërroi rafinerinë e naftës,shkriu reparte të tëra të fabrikës së armëve dhe municioneve në Kragujevac e Nish,në hakmarrje për masakrat mbi popullin shqiptar,serbëve u shkatërroi çdo gjë të mirë që kishin krijuar për vite të tëra!

    Të gjitha këto veprime realizuan ndrrimin spektakular të pushteteve në Kosovë.

    Ra dhe u përmbysë përgjithmonë pushtimi i Serbisë në Kosovë.Mori fund terri serb mbi Kosovën.

    Përballë luftës heroike të Popullit Shqiptar dhe të UÇK-së,por edhe ndihmës së ofruar nga NATO,në Kosovë,kapitulloi krimineli e çetniku Millosheviq,përfaqësuesi më në zë i kuzhinës antishqiptare serbe.

    Gjakpirësi Millosheviq,ishte vazhduesi me besnik dhe zbatuesi më i famshëm i projekteve antishqiptare të Akademisë Serbe të Shkencave.

    Populli shqiptar i Kosovës edhe kur ishte nën pushtimin serb kurrë nuk e pushoi luftën për ta larguar Serbinë nga Kosova,kurse tani që ajo më nuk është në Kosovë,po tentoi të rikthehet do ta pres ashtu sikur ka arritur ta largoj-me luftë të armatosur,mbrojtëse e çlirimtare,ku nuk do të mungojë ndihma dhe përkrahja e madhe e aleatëve tanë të fuqishëm.

    Por aleatët tanë të mëdhenj SHBA-të dhe Anglia,por edhe disa vende të tjera të Bashkimit Evropian,janë të vendosur që ëndrrën e popullit shqiptar të Kosovës për pavarësi ta mbështesin deri në fund e ta bëjnë realitet.

    Këto ditë Sekretarja Amerikane Condoleezza RICE,ashtu sikur Kryetari Xhorxh W.Bush që deklaroi në Tiranë: se Kosova patjetër do të bëhet e pavarur,ajo deklaroi në të përditshmen amerikane “USA Today” se:” KOSOVA DHE SERBIA KURRË MË

    BASHKË”.

    Amerikanët kur deklarojnë se me Serbinë Kosova ma kurrë bashkë!,po ne shqiptarët me luftë e barot e kemi dëshmuar një gjë të tillë?

    Rusia duhet ta dijë se ajo më nuk ka gjasa të ketë interesa strategjike në Kosovë përmes Serbisë.

    Kurse ndikimi rus në Kosovë ka përendur bashk me largimin e Serbisë nga Kosova.

    Zonja RICE,Lufta heroike e UÇK-së dhe bombardimet e NATO-s,përfundimisht e kanë vulosur ndarjen e Kosovës nga Serbia.

    Deklarimit Tuaj nuk kemi çka t’i shtojmë,vetëm e përshëndesim me ngrohtësi.

    Populli shqiptar do t’u jetë mirënjohës përgjithmonë.



    ISMET SYLEJMANI

    Kryetar i Klubit Politik”AFRIM ZHITIA”

  2. #62
    Kush ?

    Gershetim i shume faktrve, dhe Koha.

    Po te mos ishte diplomacia dhe lobingu i gjate i Dr. Rugoves
    Po te mos ishte sakrifica e atyre qe dhane jeten, UCK-ja
    Po te mos ishin miqte Nato dhe SHBA-te

    Shqiptaret do ishin bere ushqim per peshqit ne DETE.

  3. #63
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Kush ?

    Gershetim i shume faktrve, dhe Koha.

    Po te mos ishte diplomacia dhe lobingu i gjate i Dr. Rugoves
    Po te mos ishte sakrifica e atyre qe dhane jeten, UCK-ja
    Po te mos ishin miqte Nato dhe SHBA-te

    Shqiptaret do ishin bere ushqim per peshqit ne DETE.

    Rrofsh Tigrimelara,
    Te lus tu thuash peshqive me kot kane pritur, se ne nuk do te jemi me ushqim i tyre.Kane nje rruge o te nderrojne dieten o te cofin....

    Ta duani Atdheun

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #64
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    kurse une do thesha qe ne nje menyre krejt paradoksale, qe vete politika e sllobodanit qe solli gjith keto evenimente.
    Sa per clirimin "fizik" , pa NATO-n.... Kuksi , sot, do kishte te njejten popullsi me tiranen.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #65
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Shqiptaret do ishin bere ushqim per peshqit ne DETE.
    Spekulimi rreth asaj se çfarë do të mund të ndodhte, asnjëherë nuk bazohet në logjikë, sepse logjikisht ne mund të japim qindra mijëra versione. Ti thua se do të ishim bërë ushqim për peshq, ai tjetri thotë se do të ishte bërë tërmet i fortë që do të shkatërronte serbi e rusi, tjetri thotë se do ishin bërë shqiptarët bashkë e do të fitonin. I thashë 3 spekulime, por mund të themi edhe qindra mijëra deri në infinit.

    Kur spekulon në këtë mënyrë më mirë do të ishte të thuash diçka pozitive, sepse popullit nuk i duhen vullnet-rrjepurit.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Kosoven e ka cliruar NATO e kush tjeter?

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  4. Kush e çliroi Kosovën?
    Nga Qerim në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 07:13
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •