Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të ekzistojë urrejtja?!

Votues
64. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Mendoj qê po.....

    36 56.25%
  • Mendoj që jo....

    28 43.75%
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #-9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    A duhet të ekzistojë urrejtja?

    Urrejtja dhe bemat e saj!

    Urrejtja eshte nje ndjenje perbuzjeje shume e madhe,ndaj nje personi,ose diçkaje!
    I perket si perfundim nje deshire shkatarrimi te objektit (person ose diçka),per te cilin ndjejme neveri dhe hakmarrje.
    Urrejtja shume here eshte konsideruar si nje reaksion paragjykimi i ashtuquajtur "teper i drejte per ata qe e japin" ndaj nje situate te krijuar nga njerezit ose mjedisi qe na rrethon.
    Dhe pasi e marrim si te tille na duket e drejte te urrejme dhe na duket normale te reagojme dhe te bejme keq!
    Por ne te vertete kjo lloj sjelljeje eshte gjykuar nga shume analiste dhe psikologe si diçka jo e drejte,e vjeter dhe teper paragjykuese.Urrejtja eshte e lindur dhe e percjelle nga shume epoka dhe eshte prezantuar gjithmone ne kendveshtrimin e nje reagimi te tmerrshem,shkatarrues dhe nje marrje lirie te tjetrit.
    Megjithate ne civilizimin e sotem,urrejtja konsiderohet pak me negative sesa konsiderohej me pare!
    Ne fjalorin tone te perditshem...."te urresh" eshte nje gjendje inati,e justifikuar ose shpjeguar nga nje reaksion te pakontrollueshem ndaj nje situate ose nje personi,i cili ka bere nje "gabim te papranueshem",nga ana e atij qe urren!

    Dashuria eshte konsideruar si nje ndjenje "antagoniste",e kundert me ate te urrejtjes.Por qe te dyja jane te varura dhe te lidhura shume me njera tjetren,pasi mjafton nje ndryshim ne jeten tone,mjafton nje diçka qe mund te ktheje nje dashuri ne urrejtje,por kurre nje urrejtje ne dashuri!
    Per te qene me te sakte,eshte meshirimi ai qe mund te jete "antagoniste" me urrejtjen,meshirimi dhe gjykimi,arsyeja dhe shume te tjera,nqs i drejtohen njerezimit ne menyre teper te drejte dhe njerezore,atehere keto jane kundershtaret e urrejtjes,e cila mund te jete e gjithanshme dhe planetare.
    Paragjykimet,ofendimet,te berit keq,jo tolerimi jane gjithmone shoqeruesit e urrejtjes.


    A kemi tê drejten tê urrejmë?!

    Cili është përshkrimi i urrejtjes nga ju?!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #-8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Urrejta nuk eshte perbuzje, jane dy gjera te ndryshme.
    Per sa i perket çeshtjes se sa e drejte eshte urrejtja...
    Urrejtja eshte e drejte, dhe une ne keto momente jam plot e perplot.

    P.S.Urrejtja ime nuk ka te beje me askend ne veçanti, jam thjesht pak rracist.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 08-12-2007 më 16:54

  3. #-7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Urrejta nuk eshte perbuzje, jane dy gjera te ndryshme.
    .
    Do te doja te dija mendimin tend persa i perket perkufizimit te urrejtjes..
    A nuk do te ishte me mire "nje bote pa urrejtje",dhe me mirekuptime?

    respekte
    "Carpe Diem"

  4. #-6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Do te doja te dija mendimin tend persa i perket perkufizimit te urrejtjes..
    A nuk do te ishte me mire "nje bote pa urrejtje",dhe me mirekuptime?

    respekte
    natyrisht qe do ishte me mire, po kur dikush urren , kur dikush ben keq, detyrimisht urrejtja do lindi natyrshem.
    Urrejtja ime eshte diçka personale, e kultivuar ne vite, qe ne lindje, dhe do vdesi bashke me mua.
    Dhe une dua nje bote pa urrejtje, po dua ne te njejten kohe ne bote te lire, jo skllave ideologjish absurde, jo nje bote te zhytur ne injorance.
    Le te luftojme injorancen ne rradhe te pare, jo ate shkencore, po ate te te drejtave themelore dhe lirive njerezore.

  5. #-5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    20
    C'fare te mbjellesh do te korresh , ne kte forme lind urrejtja , asgje nuk krijohet pa qene dikush shkaktar . Me pare se ti kerkohet tolerance atij qe urren , i duhet te mendohet mire me pare atij qe e shkakton .

  6. #-4
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    DI_ANA :


    A kemi tê drejten tê urrejmë?!

    Cili është përshkrimi i urrejtjes nga ju?!

    Respekte
    Kohët që po vijnë kërkojnë nga të gjithë ne që të tregojnë kujdes, ndjeshmëri e urtësi. Urrejtja është në të keqen e mbarë botës dhe prej saj nuk përfiton askush. Duhet të shfrytëzojmë mundësitë që të jetojë në paqe, duke shkëmbyer e mësuar nga njëri-tjetri, duke respektuar njëri-tjetrin , duke njohur veçantitë e njëri-tjetrit në fe, art, letërsi, filozofi, shkencë, teknologji e kulturë dhe kjo do të pasurojë jetët e të gjithëve.

    Zgjidhja është përhapja e tolerances së vërtetë dhe shfaqja e vlerave si : të drejtat njerëzore, demokracia, liria, morali i lartë, shkenca, spiritualiteti, estetika gjera keto që i ofrojne lumturi e bekim njerëzimit.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  7. #-3
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Natyrisht se kemi të drejtë të urrejmë dhe mendoj se urrejtja duhet të egzistojë

  8. #-2
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Qendi Lexo Postimin
    Natyrisht se kemi të drejtë të urrejmë dhe mendoj se urrejtja duhet të egzistojë
    Pershendetje Qendi ,

    E drejta e urrejtjes ekziston , mirepo sikur te te beja nje pyetje :

    Çfare perfitojme nga ajo urrejtje adresuar ndaj dikujt ?!


    “Lehtësoni, mos vështirësoni, përgëzoni, mos urreni, kaloni mire me njëri tjetrin dhe mos bini në mosmarrëveshje”.

    Mendoj qe kjo thenie flet per te kunderten e urrejtjes , dhe dobite qe vijne si pasoje e mos aplikimit te saj.

    Definitivisht e kunderta e urretjes është lloji më i përshtatshëm i jetesës së lumturisë, qetësisë, kënaqësisë, bujarisë, mirësisë, solidaritetit, krijimit të njeriut dhe se jeta që vazhdohet duke iu nënshtruar tolerances është jeta më e bukur që do të jetë për njerezit në këtë botë.



    Respekte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 08-12-2007 më 18:14
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  9. #-1
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Urejtja eshte ndjenje ,si cdo ndjenje tjeter ke njeriu.Eshte bashkudhetare me njeriun ne jete.
    Eshte teper e veshtire te mos uresh e njekosisht te jetosh ne kete bote .Eshte njesoj sikure te jetosh ne kete bote pa dashuri(gje qe nuk ekziston kurr)Urejtja dhe dashuria jan gjithmon pran e prane ,por mendoj se duhet te jet ne perqindje me te ulet se dashuria ne kete bote (te jet ne raport te till 75%Ddhe 25%U.)
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  10. #0
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Urrejtja eshte ndenje shkaterruese...Tregon gjithmone frike ndaj elementit te urryer e pafuqishmeri per ta ndeshkuar...pafuqishmeri per castin...

    Zemra duhet te clirohet nga urrejtja e te fitoje perbuzjen...Vetem ne rast lufte urrejtja eshte fitim prurese,ne rast paqeje kush urren eshte teper i dobet dhe njeh inferioritetin e tij...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 21:28
  2. Dashuria dhe urrejtja, e njëjta gjë.
    Nga bebushja në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2008, 13:51
  3. Për rilindjen e shpirtit
    Nga RTP në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 10:51
  4. Kisha Serbe dhe urrejtja ne Ballkan
    Nga Hyllien në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 22:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •