Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Pėr rilindjen e shpirtit

    PER RILINDJEN E SHPIRTIT


    Tė nderuar miq



    Edhe pse tė panjohur pėr mua, vijoj tju admiroj pėr mėnyrat tuaja iluministe nė trajtimin e fenomeneve postkomunise.

    Dikur mbaj mend tė kem lexuar nė njė antologji engleze, se pas revolucionit tė Kromwellit nė Angli gjėndja nė kėtė vend qe aq kaotike nė lidhje me mendimet dhe sjelljet e njerėzve, sa qė thuhej se njerėzit jo vetėm shkelnin hapur ligjet e moralit, por edhe nuk kishin idenė e tij.

    Ē’mund tė thuhet pėr ditėt e sotėshme? Nuk dua tė shfaqem konservator apo njė moralist i bezdishėm, ndonėse, nėse ka diēka qė njeriu duhet tė mbetet fanatik e metafizik deri nė vdekje, ky ėshtė pikėrisht morali apo mė mirė admirimi i tij pėr edukatėn, pėr tė ndershmen, fisniken, tė bukurėn, madhėshtoren....

    Sigurisht sot kanė ndryshuar normat qė pėrcaktojnė moralin, mbasi gjithshka ėshtė nė zhvillim e sipėr. Por ē’mund tė thuhet pėr njerėzit qė porsa kan ė dalė nga Shpella Komuniste?... Gjėndja ėshtė tmerrėsisht mė diabolike, nga ajo pėr tė cilėn ankoheshin dikur nė Angli. Me plot gojėn mund tė thuash se sot mungon, shumė mė tepėr, jo vetėm morali por edhe koncepti i tij. Shumica e shkrimtarėve me ato qė thonė e shprehen, tė japin pėrshtypjen se nuk dinė se ku kan ė kokėn. Ēuditėrisht jo vetėm ata qė jetojnė brėnda mureve tė Jaltės sė dikurėshme, por edhe ata qė jetojnė nė zemrėn e civilizimeve perėndimore. Qė mbi tė gjitha quhen intelektualė.

    E megjithatė nuk mund tė ofendojmė askėnd. Duhet tė shfaqim dashuri e mirėkuptim pėr tė gjithė.

    Veē kujtdo qė drejton shpirtin pėr rilindje apo tė paktėn sado pak pėr zbutjen e tij, do ti rekomandoja zgjedhjen e modeleve mė tė bukura tė Historisė Botėrore... Tė atyre njerėzve qė, sipas njė pėrralle ruse, ēajnė gjoksin pėr tė nxjerrė sandejmi zemrėn, duke e shndėrruar atė nė pishtar pėr popullin e tyre. Qoftė edhe sikur tė mos besojmė nė Historinė e Krijimit tė Botės, por thjesht ti referohemi teorisė sė Darvinit, mjafton tė kujtojmė se njeriu nga majmun u ngrit gradualisht nė kėmbė, bile drejtoi sytė nga qielli, ngaqė nuk mund tė duronte dot erėn e rėndė tė jashtėqitjeve dhe fėlliqėsive tė tokės.

    Habitem se si ca njerėz pa karakter, si ata qė dikur ftonin diktatorėt pėr ngritjen e gijotinave nė sheshet kryesore tė vendit, pėr tė vrarė bashkatdhetarėt e tyre nė mėnyrė masive, mund tė zgjidhen e mbahen pėr modele tė njė vendi.

    Nė se zgjidhen modele tė tilla, kjo thjesht do tė thotė: “Buona notte popolo”

    “ (Natėn e mirė o popull!)”



    ROBERT MARTIKO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Per Lindjen E Shpirtit

    TICIANI DHE KARLI I PESTE



    Piktori i famshėm italjan, Ticiani qe duke punuar njė ditė nė ateljenė e tij, kur e lajmėruan se i kishte ardhur pėr vizitė vetė perandori Karl i Pestė. Ngaqė vizita qe krejt e papritur, ai pėr njė ēast u ndie i tronditur. Rendi me njė frymė pėr tė pritur atė vizitor tė rallė, qė nė vijim u bė miku i tij. Veē nga nxitimi atij i ra peneli nga dora, para kėmbėve tė mbretit.

    Ky i fundit pati modestinė e rrallė pėr njė monark, tė pėrkulej nė tokė dhe ti jepte nė dorė pinelin piktorit tė famshėm.

    r.martiko

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ora e shqiptarit


    Gojėtaria e syve nėpėr filizat e dhimbjes pėr Kosovėn


    Ylli XHAFERRI


    Qafa e Prushit lartėsohej para nesh si njė kapėrcyell gjigand, aty lidheshin gėrshet zgjatimet e rrugėve qė bashkonin Kam Tropojėn dhe Hasin e Thatė me Gjakovėn, Shkodrėn me Prishtinėn, shtrihej shtrati kalldrėm i magjistralit antik Via de Zenta qė lidhte Veriun ilirik, Kosovėn me Egnatian e sė bashku pėrmesonin perandorinė e dikurshme tė Romės me Kostandinapolin. Qafa e Prushit ėshtė njė nyjė nevralgjike gjeografike dhe historike, instikam i qėndresės, emėr simbol qė prushon energji tė pashtershme dhe rrezaton patriotizėm e shqiptari. Pasi kaluam pikėn tonė kufitare, rruga zbriste butė e lakueshėm si udhėtim nėpėr dhimbje. Toka amtare ėshtė si kocka nėn lėkurėn tėnde. Pylli prej dushku kishte filluar tė lėngėzonte e plaste gjethin e ri qė zgjatej si qerpik i lagur nga lotėt e ndarjes sė trojeve qė zoti dhe tė parėt na i kishin krijuar dhe lėnė trashėgimi. Gėmushat e thanave prafllonin e zverdhėllonin mezhdave si buqeta homazhesh pėr aktin trimėror tė ushtarėve tė UĒK-sė, qė si Mic Sokolin mitik rilindėn Adem Jasharin, promovuan pavarėsinė aq shumė tė dėshiruar pėr trevėn qė e kishin djep dhe varr, urim dhe mallkim, nėnė dhe atė, pėrjetėsi tė orės shqiptare qė matet me krisma. Poshtė nė luginė shpalosej Gjakova, me njė vezullim tė florinjtė nė muzgun e mbrėmjes, pėrmes sė cilės nanuriste ėmbėl lumi i Erenikut. Pikėrisht mbi tė ngrihej njė urė e lashtė, dėshmi e bashkimit, paqėtimit tė brigjeve, njė harmoni shplodhėse midis tokės, qiellit dhe njerėzve, hapi madhėshtor i harkut tė mesit e ngrinte nė njė lartėsi ku nuk e arrinin vėrshimet e forta tė dimrit alpin. Ajo kishte ngrirė nė eter si ylber hiperbolik, si tė qe brezi legjendar i Azem Galicės, nga i cili Shota kishte nxjerrė orėn, tik-takun e sė cilės e mpiksi nė trimėri. Gjakovė! Mpiksja e gjakut nė emėrtimin qė valvitet si simbol nga shekulli nė shekull, nga koha nė kohė, nga e djeshmja nė tė nesėrmen, nė pavdekėsi. Gjakim, shtonat e gjakut tė Arbėrit nuk kanė kurrė shterim e mpirje. Burojnė e gjallojnė mot e jetė. Ora shqiptare nuk ka tė ndalur. Mbi urėn e gurtė me shtatė harqe qė ka njė hijeshi tė guximshme dhe tė kujton arkitekturėn e simotrave tė saj, Urės sė Mesit nė Shkodėr, Urėn e Vezirit nė Kukės, Urėn e Tabakėve nė Tiranė, Urėn e Ali Pashės nė Tepelenė, rridhte lėvizja. Kohėt e reja dhe ngricat e genocidit serb nuk e kishin ulokėzuar, ngrihej pozante dhe monumentale, vazhdimėsi e etnopsikologjisė mbarėkombėtare. Fati e deshi tė shihja mbi tė njė ēift pleqsh me njė mbesė tė vogėl pėr dore. As vetė nuk e di, por nė ēast mendova, se njė pamje tė tillė kishte soditur nga afėr "Piktori i Popullit" Abdurrahim Buza, kur kishte skalitur nė pėrjetėsi tablonė "Refugjatėt". Por, ajo kohė e pėrzishme zije kishte perėnduar njė herė e pėrgjithmonė pėr Gjakovėn, Prizrenin dhe Kosovėn nė pėrgjithėsi.

    Miku im, Halit Shamata, zėvendėsministri i MASH doli nga stofi i detyrės, hyri natyrshėm nė hapėsirat shpirtėrore dhe intelektuale, morale dhe kombėtare, krijuese dhe studimore, nuk mungoi tė mė kujtonte se, mbi kėto kalldrėme kishte shkelur Gjon Nikollė Kazazi, mendimtari gjakovar qė zbuloi nė Bibliotekėn e Vatikanit, "Mesharin" e Buzukut. Mbi ēatitė e qytetit valviteshin flamujt shqiptar, shqiponja e zezė rrihte flatrat nė horizontet e kuqe spėrkatur me gjakun e freskėt tė rinisė sė lirė tė Kosovės martire… Mė tej, dallohej kubeja e njė teqeje, mbase ishte Medreseja e vogėl, aty ku Tahir efendi Gjakova mė 1835, shkroi veprėn "Emni Vehbijje" (Blatim) me 328 vargje nė alfabetin arab, ku pėrmblodhi kėshilla nė frymėn islame, por qė fituan vlera universale se dokumentuan gjuhėn gjakovare tė kohės. Pėllėmbė e histori, plis e lavdi. Nė sy e mend m'u shfaq grafika "Tokė e kuqe" e piktorit kosovar Mirsad Lushtaku, njė zemėr e mbjellė nė tokėn amanet, vetėm aty munda ta kuptoja dhe zbėrtheja mesazhin e asaj tabloje qė mė kishte munduar gjatė, kuptimshmėria e sė cilės shpėrfaqej vetėm mbi Rrafshin e Dukagjinit, mbi rrėnjėt qė vinin nga e ardhmja. Gjakova aq shumė e pėrmendur pėr pėrpunimin e shajakut, cilėsinė e tė cilit ia njihte edhe kryeqendra e perandorisė, Stambolli, qė prodhimet ia kishte pagėzuar me emrin "arnaut kebesi", nuk e kishte harruar zejen e vjetėr…

    Dolėn nga Gjakova. Syri vraponte nėpėr pllajėn pjellore, ku fshatrat ndeheshin si tesha tė lara pėr t'u tharė horizonteve. I kishin dalė atdheut nga njė kėndvėshtrim i ri, Haliti pas Majės sė Hekurave, ndėrsa unė pas Koritnikut. Rruga ishte e mirė, nė dy anėt e saj palėtoheshin rrasa guri tė kuqėrremta, gri dhe tė zeza, qė i pėrdornin pėr tė veshur artistikisht muret, por edhe pėr tė mbuluar ēatitė. Na bėhej si tė pėrmesonim Tepelenėn me Gjirokastrėn, ku pushteti i gurit ishte kudo i pranishėm. Pyesnim pėr ēdo gjė, kishte shumė mall, dashuri, dije dhe njohje, qė duheshin krahasuar dhe plotėsuar. Mendimet rridhnin vetiu, si t'i tėrhiqte drejtė derdhjes nė Bunė Drini i Bardhė, me andrrat e tė cilit shkėndijonin si argjend nė krahėrorin e Rrafshit tė Dukagjinit. Nė tė derdhej Bistrica e Pejės. Rashė nė mend, Bistrica e Sarandės. Qerreti i Kosovės. Qerreti i Kavajės. Qerreti i Pukės. Shkumbini i Tetovės. Shkumbini i Librazhdit. Morava e Gjilanit. Morava e Korēės. Kuēi i Kosovės. Kuēi i Vlorės. I njėjti emėr nė dy e tre vende, si dhe dy kokat e shkabės sė zezė dykrenore nė flamur. Vėllezėr tė ndarė nga njė zjarr. Kishin marrė me vete emėrtimet e vendeve si lugėt e sofrės, si kularėt e parmendės, si barutin e vezmeve. Pėrderisa zoti nuk i ndau, as koha nuk pranonte t'i ndante. Bri rrugės ngriheshin madhėshtorė memorialėt pėr viktimat civile dhe tė rėnėt e UĒK-sė nė luftėn kundėr ushtrisė kriminale serbe, ku dhe NATO-ja luftoi krah pėr krah me shqiptarėt. Njė borxh i kahmotshėm, kthyer vonė, shumė vonė, stėrnipave tė "mbrojtėsit tė krishtėrimit", Skėnderbeut, pa shpatėn shpėtimtare tė tė cilit Europa dhe Bota nuk do ta mahnitej as para "Mona Lizės" sė Davinēit, as para "Pranverės" sė Botiēelit. Obeliskė, lapidarė, gurė tė gėdhendur diku, syri mė zuri njė imitacion simbolik tė Portikut tė qytetit tė lashtė tė Apolonisė sė Fierit. Ndaluam. Haliti u pėrkul si para njė altari shenjtėrie, m'u bė se pėshpėriste lutje, ndėrsa veten e kapa, duke cituar vargjet e njė poezie tė tij pėr Kosovėn, botuar nė vėllimin "Moshė e pa kohė": "Koha e shpėshtjellė/ pėrreth qafės/ shkon kaluar./ Njė rrugė, rri ulur/ kėmbėkryq/ nė mes tė katėr rrugėve./ Shtegton nė fytyrėn prej loti/ pėshtillet e shpėshtillet/ pėrreth plagėve tona/ tė ulura kėmbėkryq". Arti ishte Kur'ani ynė, vargjet lutja pėr t'iu bėrė i lehtė dheu i vendit…

    Teksa udhėtonim nėpėr Rrafshin e Dukagjinit, nė posterat bri rrugės syri haste nė simbolin e Ramush Haradinajt. "Me Ramushin!" shkruhej ngado. Kosova pėrkulej me respekt pėrpara veprės heroike tė kėtij Anteu tė lirisė sė saj, i cili nuk u fsheh vrimave tė mykura tė minjve ēetnikė si Karaxhiēėt dhe Mlladiēėt, por shkoi si trim, vullnetarisht, nė Hagė, atje ku po gjykohet padrejtėsisht. Nuk mund tė mos sillja nė mend ciklin me etyde nė teknikėn akuantintė-bakėrshkrim tė piktorit Gjilanas, Artan Hajrullahu "Hetimet vazhdojnė", ato hetime qė Gjykata Ndėrkombėtare i shtynte pėr nė kalendat greke, kryqėzonte Ramushin, mbrojtėsin e lirisė dhe linte tė lirė vampirėt modernė tė hijeve ogurzeza tė ēetnikėve serbo-sllavė.

    Diku u kryqėzuam me rrugėn qė shkonte pėr Prizren. Kalėroja me mend nėpėr tė, pėr tė shkuar tek miku im Bujar Puka, mėsuesi i letėrsisė nė Pedagogjiken e qytetit tė Lidhjes sė Parė Shqiptare, me tė cilin nė vitin 1999, kishim dhėnė mėsim nė shkollėn verore pėr nxėnėsit kosovarė, nė qytetin tim tė Rrogozhinės. Atje ishte edhe Elez Kryeziu, kolegu fjalėartė qė mė dhuroi kolanėn e plotė tė veprave tė shkrimtarit Vehbi Kikaj. Elezi mė kishte thėnė atėherė, se kishte njė punishte zdrukthtarie…Isha i sigurtė se me duart e tij tė arta do t'i mbyllte mė shpejt dhe pa dhimbje plagėt e Kosovės. Homazh pėr dy sivėllezėrit e mi, pėr tė cilėt mė kishte marrė malli, por herė tjetėr do tė ēmalleshim…

    Rrugės kishte shumė trafik. Karvane makinash ktheheshin nga festa e zjarreve qė ndizeshin nė Kullėn e Jasharajve nė Prekaz, kėsaj kėshtjelle tė shqiptarizmės…Po hynim nė Prishtinė. Kishte rėnė njė muzg intrigues e mikpritės. Dritat e qytetit tundeshin si shami mirėseardhjeje. Isha i emocionuar, po hyja nė Prishtinėn, pėr tė cilėn kisha shkruar vargje herėt, shumė para luftės. Me tė drejtėn e autorit me zė tė lartė nisa tė recitoja: "Kosėn e dėgjoja shpesh/ Kosovėn rrallė/ djegur nė mall/ emrin kosa ia la/ mpiksur me gjak e fjalė./ njė hata, mėnxyrė, rrėnimė/ apokalipsia Prishtinė/ nė gji ngroh stuhinė."

    Hymė nė rrugėt qė i kisha pėrcjellė me ankth gjatė demonstratave tė studentėve. Mė bėheshin tė njohura, tė dashura, tė shkelura dhe rishkelura, me trup dhe me shpirt. Para nesh shfaqeshin RTK, Hotel "Grand", e sa e sa kujtime kronikash tė fiksuara nga bilici i kohrave…

    Na priti pėrmallshėm Arben Ēejku, pėrfaqėsuesi i misionit tonė diplomatik nė Prishtinė. I qeshur, plot humor e me njė mendim tė thellė qė rrezatonte seriozitet. Morėm rrugėn e godinės sė pėrfaqėsisė. U pėrqafuam vėllezėrisht me Bujar Muharremin, Xhevatin, shoferin, mustaqet e tė cilit mė kujtonin valltarin ciklonik, Besim Zekthi. U mblodhėm rreth sofrės sė fjalės, ndenjėm gjatė. Shqetėsimi ulengrihej sa andej-kėndej. Statusi i Kosovės, paketa e Ahtisarit, qėndrimi i Rusisė, protestat e Vetėvendosjes, etj…

    E nesėrmja zbardhi shpejt. Mezi prisja tė dilja rrugėve tė lavdishme tė Prishtinės, ku ishte shkruar me gjak tė freskėt epopeja e lirisė. Mbeta pa frymė para Bibliotekės, arkitekturės sė saj elitare, ku plisat kosovar stilizonin trurin njerėzor, simbolizonin pasurinė e mendjes qė ruhej nė etazherėt dhe raftet e tejmbushur me libra. Mė tej, Skėndėrbeu e merrte Krujėn kudo me vete. Apo Shqipėria ishte kudo Krujė, kudo Prishtinė, kudo Prekaz, kudo Barmash, Kaēanik...

    Dita ishte e ngjeshur me takime vėllazėrore. Ministri i Arsimit, Agim Veliu, rrezatonte buzėqeshje. Teksa shtrėngonte duart me zėvendėsministrin e MASH, Halit Shamata, nuk mungonte tė shprehte kėnaqėsinė e bashkėpunimit qė aq natyrshėm e shfaqte edhe zėvendėsministri Fevzi Berisha. Nė zyrėn e tij shqetėsimet ishin tė pėrbashkėta, pa vizė ndarėse, kėndej dhe andej kufinjve, ishte Shqipėri, flitej gjuha shqipe, lulėzonte dhe zhvillohej shkollimi shqip. Mendimet ishin tė pėrbashkėta, si dhe rrahjet e zemrave, Matura Shtetėrore, liberalizimi i teksteve, pagat e arsimtarėve, godinat, hapėsirat pėr frymė-nxėnės, interneti, drejtshkrimi, pranimet nė universitete, pavarėsia, legalizimet e banesave, zgjedhjet…Koha rridhte pa u ndjerė. Nė ndarje foto, buzėqeshje, premtim pėr t'u parė nė Tiranė. Dhurimi i veprave tė Presidentit Rugova…

    Nė orėn dhjetė, Haliti kishte takim me zėvendėskryeministrin Lutfi Haziri. Takim konfidencial, miqėsor dhe vėllazėror. Njė nisje e pėrmallshme nė kohėra. Nga Kavaja e Halit Shamatės, njė bashkėqytetar, me emrin Indrit Cara, kishte luftuar krah pėr krah UĒK-sė, ku kishte dhėnė edhe jetėn. Bustin ia kishin gėdhendur mjeshtėrisht nė qendėr tė qytetit tė lindjes…

    Nė sofrėn bujare tė Fehmi Bytyēit kujtuam tė thėna e tė pathėna, rikrijuam historinė, zakonet, urimet, krijimet. Ngritėm dolli pėr pavarėsinė, njėri-tjetrin, tė njohurit e lashtė dhe tė rinj, deri pėr vende, relike arkeologjike dhe kujtime betejash. Herė pas here nga Tirana telefononte vėllai i Fehmiut, Nazmi Bytyēi, qė nuk e di pėrse mė kujtonte Gjok Mokrarin. Respekt e mirėnjohje pėr Nazmi Shqiptarin, i cili pyeste deri nė detaje dhe imtėsi pėr gjithēka, meraku i tij i ndershėm pėr respektimin e miqve, vėllezėrve tė gjakut, gjuhės dhe tokės…Ikėm pa lamtumirė, frymėmerrnim tek njėri-tjetri. Pėrmesuam Fushė- Kosovėn qė ngjante aq shumė me Myzeqenė. Diku nė Komunėn e Vitisė, ndalėm. I bėmė falė me shėndet trojeve tė bacės Ismet Ferizaj, mikut tonė Kavajas, qė kishte dy zemra pėr Kosovėn. Iknim, por koka na mbeti pas… Ora e Shqipėrisė ishte kurdisur drejtė ardhmėrisė.





    Rd

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    PER RILINDJEN E SHPIRTIT

    Tė nderuar miq

    Dikur mbaj mend tė kem lexuar nė njė antologji engleze, se pas revolucionit tė Kromwellit nė Angli gjėndja nė kėtė vend qe aq kaotike nė lidhje me mendimet dhe sjelljet e njerėzve, sa qė thuhej se njerėzit jo vetėm shkelnin hapur ligjet e moralit, por edhe nuk kishin idenė e tij.

    haha qfar kohecidence ke marr shembull emrin e Buldingut ku banoj ....

    Sigurisht sot kanė ndryshuar normat qė pėrcaktojnė moralin, mbasi gjithshka ėshtė nė zhvillim e sipėr.

    Gjėndja ėshtė tmerrėsisht mė diabolike, nga ajo pėr tė cilėn ankoheshin dikur nė Angli. Me plot gojėn mund tė thuash se sot mungon, shumė mė tepėr, jo vetėm morali por edhe koncepti i tij. Shumica e shkrimtarėve me ato qė thonė e shprehen, tė japin pėrshtypjen se nuk dinė se ku kan ė kokėn.
    Ēuditėrisht jo vetėm ata qė jetojnė brėnda mureve tė Jaltės sė dikurėshme, por edhe ata qė jetojnė nė zemrėn e civilizimeve perėndimore. Qė mbi tė gjitha quhen intelektualė.

    E megjithatė nuk mund tė ofendojmė askėnd. Duhet tė shfaqim dashuri e mirėkuptim pėr tė gjithė.

    Veē kujtdo qė drejton shpirtin pėr rilindje apo tė paktėn sado pak pėr zbutjen e tij, do ti rekomandoja zgjedhjen e modeleve mė tė bukura tė Historisė Botėrore... Tė atyre njerėzve qė,
    sipas njė pėrralle ruse, ēajnė gjoksin pėr tė nxjerrė sandejmi zemrėn, duke e shndėrruar atė nė pishtar pėr popullin e tyre.
    Qoftė edhe sikur tė mos besojmė nė Historinė e Krijimit tė Botės, por thjesht ti referohemi teorisė sė Darvinit, mjafton tė kujtojmė se njeriu nga majmun u ngrit gradualisht nė kėmbė, bile drejtoi sytė nga qielli, ngaqė nuk mund tė duronte dot erėn e rėndė tė jashtėqitjeve dhe fėlliqėsive tė tokės.

    hahahahh beson ti ne Darvinin dhe njeriu qe vjen nga majmuni ? hala skan ardh te gjith

    Habitem se si ca njerėz pa karakter, si ata qė dikur ftonin diktatorėt pėr ngritjen e gijotinave nė sheshet kryesore tė vendit,

    sikur sot


    pėr tė vrarė bashkatdhetarėt e tyre nė mėnyrė masive,





    mund tė zgjidhen e mbahen pėr modele tė njė vendi.

    Nė se zgjidhen modele tė tilla, kjo thjesht do tė thotė:

    “Buona notte popolo”
    Bonne nuit, goude nakt....

    “ (Natėn e mirė o popull!)”



    ROBERT MARTIKO
    me pelqei pershkrimi yt ketu ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Per Lindjen E Shpirtit

    LAKURIQET E NATES



    Kohė mė parė zoqtė ishin nė luftė me minjtė. Njė herė fitonte njera palė dhe njė herė pala tjetėr. Lakuriqėt e natės e ndiqnin luftėn nga larg. Porsa dallonin fitimtarin, fluturonin menjėherė pranė tij dhe fillonin tė bėrtisnin: ‘’Fituam. Fituam. Siguruam me tė vėrtetė njė fitore tė madhe, tė jashtėzakonshme...’’

    Kėshtu vepronin me tė dy palėt.

    Kur erdhi dita qė lufta mbaroi, ndėrmjet zogjve dhe minjve u vendos paqja. Atėhere ata patėn rastin tė zbulojnė hipokrizinė e lakuriqve tė natės. I diskredituan keq ata dhe i ndoqėn larg nga shoqėria e tyre.

    Nga ajo ditė lakuriqėt e natės rrojnė vetėm, tė abandonuar prej tė gjithėve. Dalin vetėm natėn: pėr tė mos i parė njeri.



    Eshtė historia e tė gjithė njerėzve pa karakter.


    ROBERT MARTIKO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 27-03-2007 mė 08:46

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Per Lindjen E Shpirtit



    FRIEDRICH NICHE

    KESHTU FOLI ZARATHUSTRA


    (duke iu drejtuar njerėzve)



    “Unė ju mėsoj Mbinjerinė.” Njeriu ėshtė diēka qė duhet tejkaluar. Ē’keni bėrė ju pėr ta tejkaluar?

    Deri tani tė gjithė njerėzit diē kanė krijuar mbi veten, kurse ju kėrkoni tė bėheni zbatica e kėsaj batice gjigande e preferoni tė ktheheni tek kafsha nė vend qė tė tejkaloni njerinė?

    E ē’ėshtė majmuni pėr njerinė? Objekt talljeje ose turp i dhembshėm. Kėshtu, tamam kėshtu, duhet tė bėhet njeriu pėr Mbinjerinė; objekt talljeje, turp i dhembshėm.

    Keni kaluar rrugėn nga krimbi tek njeriu, por, ende mbetet shumė tek ju nga krimbi. Njėherė ishit majmunė, por akoma sot njeriu ėshtė majmuni i gjithė majmunėve.

    Madje mė i urti nga ju, edhe ky, s’ėshtė veē i dyzuar, njė hibrid i bimės mbi fantazmėn. Mos vallė ju urdhėroj unė qė ju tė bėheni fantazma e bimė?

    Ja, unė tani po ju mėsoj Mbinjerinė!





    Mbinjeriun nė kushtet e diktaturės nė Lindje e pėrfaqėsojnė ca njerėz jashtėzakonisht tė rrallė, shpirti i tė cilėve mbijetoi edhe nė kushte torturash bile Absolute, nėpėr laboratoret e mirėnjohura... Tepėr Speciale. Pikėrisht kėta meritojnė tė quhen Modele pėr imitim. Qenė ca njerėz tepėr tė rrallė. Mė ka rėnė rasti tė njoh disa prej tyre, jo vetėm tė krishterė por edhe myslimanė qė besonin deri nė asgjėsimin e shpirtit nė formulėn hyjnore: “Mos ndėrto lumturinė tėnde me fatkeqėsinė e tjetrit”. Ky quhet ndryshe edhe Ligji i Artė i Krishtit.

    I pėrkthyer mė thjesht: pikėrisht mbi kėtė frymė u bazuan e u ndėrtuan tė gjitha Statuetat e Lirisė, Stemat Qeveritare, Kushtetutat, Institucionet, Kapitolėt e Kuirinalet duke pėrfunduar nė praktikat politike tė cilat bėjnė tė mundur edhe sot, ashtu si para 17 vjetėsh, hapjen e dyerve pėr miljona tė mjeruar e tė persekutuar me shpirt e trup tė sakatuar keqas e pa fat nė diell... Erdhėn dhe ende vijojnė tė vijnė edhe sot prej vėndesh ku bashkatdhetarėt e tyre, me mentalitetet e tyre tė egra i vrasin, presin e sakatojnė dita ditės.



    Sipas spiegimeve tė filozofisė sė sotėshme, vetė FRIEDRICH NICHE nė thellėsi nuk besonte tek Mbinjeriu Masiv. Ndonėse i drejtohej turmės. Madje ai nuk besonte as tek Perėndia. Pėr pasojė, mė kot iu drejtohej njerėzve pėr ti shndėrruar nė ateistė... Pėrderisa, pėr tė konkretizuar Mbinjerinė Tokėsor, tė FRIEDRICH NICHES nė Lindje, atij duhej ti jepte njė dorė ndihmė Modeli Hyjnor, i mėsipėrm, pikėrisht i atij qė filozofi mohonte nė veprėn e tij...

    Nga ana tjetėr, filozofia e tij u pėrdor nė Luftėn e Dytė Botėrore pėr tė shfarosur me miljona njerėz nė botė. Natyrisht pa dijeninė e tij, ngaqė ai vdiq nė moshė relativisht tė re. E megjithatė, padashur tė kujton Marksin kur kritikėt e tij e paralajmėronin pėr utopitė e tij...



    Imagjinoni se lart duhet tė arrijė shpirti i njė intelektuali iluminist, kur bėhet fjalė pėr tė zgjedhur Modelet e tij tė preferuara. Kur gjithshkaje qė tė vėrtitet pėrreth i vendos filtrat e shpirtit. Mbi tė gjitha ėshtė ēėshtje ndershmėrie... Ilustruar nėpėrmjet qėndrimit konseguent nė jetė.



    ROBERT MARTIKO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 27-03-2007 mė 08:48

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    PER LINDJEN E SHPIRTIT



    “DEGJOME PASTAJ ME GODIT”

    (Akuson me patakson dhe)



    Kėto fjalė tė famėshme u bėnė pėrgjigjia qė gjenerali Themistokli i dha admiralit Euribiadi nė postin e kryekomandantit tė ushtrisė greke, nė kohėn e Luftės kundėr Persianėve. I fundit kishte ngritur njė shkop, tė cilin e mbante nė dorė, pėr tė goditur Themistokliun, i cili ndėrkohė shpjegonte se beteja detare duhej tė zhvillohej nė ujrat e Salaminės dhe jo nė isthėm, siē pretendonte admirali.



    Kjo frazė e njohur nė gjithė botėn, pėrdoret pėr tė treguar se sa rėndėsi tė madhe ka, pėr bashkėbiseduesit, tė jenė tė qėndrueshėm dhe tė qetė nė bisedė. Bile unė do tė shtoja se ata duhet ti pėrshkojė pėrherė dashuria dhe mirėkuptimi pėr njeri tjetrin.



    ROBERT MARTIKO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 27-03-2007 mė 08:49

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Per Lindjen E Shpirtit




    GJAHTARI DHE LAURESHA


    (Sipas njė pėrralle tė Ezopit)



    Njė gjahtar ngrinte ēarqe pėr tė zėnė karakaska. Njė laureshė e pa nga larg dhe e pyeti se ē’farė bėnte. Ai u pėrgjegj se qe duke ndėrtuar njė qytet. Zogu e besoi. Nė vijim ra nė ēark. Ndėrkohė qė gjahtari mbante laureshėn nė dorė, e dėgjoi atė ti thotė: “Miku im, nėse ndėrton njė qytet tė tillė, nuk do tė gjesh mjaft njerėz pėr tė banuar brenda.”



    Nė kuptimin aktual, ėshtė njė fabul qė spjegon shpėrndarjen e emigrantėve dhe refugjatėve kudo nė botė, drejt vėndesh demokratike ku ligjet humane mbrojnė nga kanibalizmi shtetasit e tyre.







    SKERMINJTE

    (Sipas njė pėrralle tė Ezopit)



    Biri i njė bujku zuri njė ditė prej ditėsh, skėrminj tė shumtė dhe i hodhi ata nė prrush, pėr ti pjekur. Ndėrkohė qė skėrminjtė piqeshin, djali dėgjonte njė zhurmė karakteristike... Kjo qe arėsyeja, qė ai papritur tha: “Kafshė pa pik tru nė kokė, ndėrkohė qė shtėpia tuaj digjet, ju kėndoni.”



    Kjo fabul ka kuptimin pėr ata njerėz, qė edhe pse kanė pėsuar tė kėqia tė pariparueshme prej njė tė keqeje tė madhe, nuk e kuptojnė as sot gjėndjen e tyre. Eshtė njė ilustrim i goditur pėr tė djeshmen e hidhur, ku njerėzit merrnin pjesė aktive nė ndėrtimin dhe perfeksionimin e tė keqes, pa arritur tė kuptonin se e para qė digjej, ishte vetė shtėpia e tyre.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756


    ZJARRET



    Nuk ka gjė mė tė bukur se sa njė prozė mjaft e shkurtėr, e shkrimtarit tė mirėnjohur rus Vladimir Korolenko, e titulluar ‘‘ZJARRET’’.



    Njė natė dallohen diku nė njė nga brigjet e lumit tė Vollgės zjarre tė largėta... Ke pėrshtypjen se ke tė bėsh me diēka misterioze. Vrojtues lundrojnė drejt tyre, me dėshirėn pėr tu ndodhur pranė. Pėr njė ēast tė duket se mund ti arrijnė ato. Ja edhe pak... E megjithatė, pas pak konstatojnė se zjarret janė tė paaritėshme. Nė vėnd qė tė afrohen ato largohen pėrherė e mė shumė prej vrojtuesve.


    Nėpėrmjet ‘‘ZJARREVE’’, narodniku Korolenko paraqet simbolikisht preokupimin e intelektualėve iluministė e tė ndershėm tė kohės sė tij, pėr tė konverguar shoqėrinė ruse drejt asaj europjane.

    Nė vijim dihet, plasi Revolucioni i Tetorit i cili e largoi Rusinė mjaft larg nga dritat e qytetėrimit... Me mijra vjet yje drite nga Europa.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Per Lindjen E Shpirtit




    MBI DASHURINE PER PRINDERIT



    Njė herė nė Arabi, njė prind kishte tre djem dhe njė vajzė. Para se tė vdiste donte tė mėsonte se cili prej djemve tė tij e donte mė shumė. Bėri sikur vdiq. Iu la gjithė pasurinė djemve tė tij, ngaqė vajzat nė bazė tė ligjeve tė kohės pėrjashtoheshin nga trashėgimia.
    Dy djemtė e mėdhenj i ndėrtuan tė atit tė tyre njė varr tė bukur, tė madh... Ndėrsa i vogli u kujdes qė ti jepte njė pjesė tė pasurisė motrės e cila nuk gjėndej tė mirė ekonomike.
    Njė gjest i tillė, i dha tė kuptojė babait se djali mė i vogėl ushqente dashuri tė madhe dhe tė sinqertė pėr tė.

    Kur duam motrat dhe vėllezėrit, japim prova tė jashtėzakonėshme pėr dashurinė qė ushqejmė pėr prindėrit tanė.


    ROBERT MARTIKO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 27-03-2007 mė 09:08

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 10-06-2025, 00:00
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •