Close
Faqja 30 prej 35 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 348
  1. #291
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    ....kurse Anagnosti me filmin e tij te fundit pati vetem nje projektim nga DVD ne nje salle te nje shkolle private ne Paris "Alliance Française".
    ...
    Ore, e pe filmin e Anagnostit ??? Jam tejet kurioz !!

  2. #292
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Tickets.

    E vetmja pjese interesante e filmit eshte ajo e Ken Loach (me forme dhe sfond). Si Kiarostami dhe Olmi bejne kolipoçka, me demek dijne te bejne kinema (me gjithe respektin per Kiarostamin). Sa per problemin e uljes se imazhit, fajin se ka Loach (i shkreti mundohet te mbroje me shpirt çeshtje sociale : mbase i fundit kineast ne toke qe e ben ne menyre te sinqerte), "fajin" e kane vete shqiptaret qe akoma nuk jane mesuar te shikojne me larg se maja e hundes.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #293
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    vetem une ngela pa e pare kete "Tickets"...., s'po vjen qe s'po vjen ne kete "katundin" tim....

  4. #294
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Cassandra's Dream" - film amerikan nga Woody Allen

    Pas "Match Point" dhe "Scoop", Woody Allen mbyll trilogjine e tij angleze me "Cassandra's Dream" (Endrra e Kassandres).

    ok, film shume i mire, ja ka marre doren natyres njerezore Woody Allen-i : të qan qoshen !

    I vetmi problem mbetet fakti se à quoi bon (ku eshte interesi) i të bërit te filmave te tille (edhe pse une jam koshient : ato perbejne 90% e filmave te sotem, te mire a te keq qofshin !) e qe historite e tyre fundja nuk kane nevoje per tu rrefyer permes kameras : e kam fjalen qe ata jane te gjithe filma letrarë, pra, nje laps dhe nje leter do mjaftonte per te shkruar nje roman te mire dhe kaq. Shkurt, edhe pse film i cilesise se mire, prap se prap behet fjale per letersi te filmuar...





  5. #295
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "The Heartbreak Kid" - komedi amerikane nga vellezerit FARRELLY

    Ne USA e dija qe kish dale ne tetor, ne Europe doli veçse ne dhjetor : mezi po prisja te shikoja komedine e fundit te dy perandoreve te komedise amerikane : vellezerve Peter & Bobby FARRELY !

    Vellezerit Farrelly jane regjizorët e te famshmit film "There's Something about Mary" (nuk besoj se ka njeri qe vjen ne kete teme te forumit e te mos e kete pare kete komedi te famshme, dhe skenen po aq te famshme me spermen e ngrire ne floket e Cameron Diazit !



    Qe prej asaj kohe, ketyre dy regjizoreve u kisha pare ne 2004-en komedine tjeter "Stuck on You" (super !!) :




    Keshtu qe po e prisja me padurim kete te fundit,pra "The Heartbreak Kid" ("Les femmes de ses reves" - ne frengjisht).

    Ok, komedi e mire, ndofta jo e nivelit te komedive te meparshme... Por qe gjithsesi meritonte shihet !!

    shenim: duhet me ndejt me e pà gjithe filmin,deri ne fund, sepse ne fund fare, edhe pas titrave, ka dy surpriza shume te kendshme !!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #296
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Ne USA e dija qe kish dale ne tetor, ne Europe doli veçse ne dhjetor : mezi po prisja te shikoja komedine e fundit te dy perandoreve te komedise amerikane : vellezerve Peter & Bobby FARRELY !

    Vellezerit Farrelly jane regjizorët e te famshmit film "There's Something about Mary" (nuk besoj se ka njeri qe vjen ne kete teme te forumit e te mos e kete pare kete komedi te famshme, dhe skenen po aq te famshme me spermen e ngrire ne floket e Cameron Diazit !



    Qe prej asaj kohe, ketyre dy regjizoreve u kisha pare ne 2004-en komedine tjeter "Stuck on You" (super !!) :




    Keshtu qe po e prisja me padurim kete te fundit,pra "The Heartbreak Kid" ("Les femmes de ses reves" - ne frengjisht).

    Ok, komedi e mire, ndofta jo e nivelit te komedive te meparshme... Por qe gjithsesi meritonte shihet !!

    shenim: duhet me ndejt me e pà gjithe filmin,deri ne fund, sepse ne fund fare, edhe pas titrave, ka dy surpriza shume te kendshme !!!


    i pashe une dy suprizat ne fund. Jo se desha , po ngaqe kinamaja ishte mbushur plot .. dhe u detyrova te pres deri mbas titrave .
    e paske pa kalin dhe ti me nje fjale . loool

  7. #297
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    i pashe une dy suprizat ne fund. Jo se desha , po ngaqe kinamaja ishte mbushur plot .. dhe u detyrova te pres deri mbas titrave .
    e paske pa kalin dhe ti me nje fjale . loool
    E para e punes, ai nuk ishte kalë, por ...gomar !! loool

    e dyta: Normalisht, ti duhet "te duash" te presesh deri ne fund te filmit jo vetem kete rradhe, por sa here qe shkon ne kinema (meqe thua "jo se desha"), sepse e shikon qe ka "mrekullira" te fshehura, edhe pas titrave ?

    E treta, dhe e verteta : nje film shihet nga fillimi deri ne fund, bashke me titrat. Ketu ne Europe ka nje zakon leshi, flas per kinemate e medha (dhe jo per kinemane "art film" ku shkoj shikoj 80% e filmave qe shikoj) : zakoni i leshit i ketyre kinemave eshte qe dritat ndizen saaaaapo fillojne titrat e fundit te filmit. Keshtu qe njerezia ngrihet dhe lë sallen me nje shpejtesi rrufeje, a thua se ka pritur vetem kete moment: pra të çaje ferrën nga kinemaja ( a thua se i solli njeri me zor ...! ) .

    Tani pyetja ime eshte : ne USA, eshte e njejta gje ? (pra, dritat e salles ndizen sapo fillojne titrat e fundit) ? Me 99% jami bindur se keshtu eshte, megjithate pres te ma konfirmosh, per kuriozitet.

    Nese ke ndonje pyetje per skenen e fundit fare (ate pas gomarit), me thuaj, por ndofta nuk e ke pare, sepse ishte pas mbarimit total te kreeeeejt titrave !

  8. #298
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Oops te drejte ke . E ngaterrova kalin me gomarin. Se u be dhe kohe qe e kam pare kete filmin 2 muaj gati.

    Ne lidhje me pyetjen tende dhe ketej ashtu eshte , ndizen dritat sapo mbaron filmi, nuk presin dhe per daljen deri ne fund te titrave. Zakonisht dhe njerezit fap ne kembe i ke ngaqe sallat mbushen plot dhe duan te dalin sa me shpejt . Pastaj jo ne cdo film ka fragmente te shkurta mbas titrave , zakonisht keto jane me zhanrin komedi me shume .

    C'pyetje duhet te kem une per gomarin ? e ja e pashe qe ja kishin vene te dhoma asaj , se ashtu gomar donte .

    lol .

  9. #299
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Autor, ketu eshte rregull ligjor qe dritat nuk duhet te ndizen deri pas perfundimit te titrave. Kete e kam konstatuar personalisht pasi ka me ka ndodhur e kunderta disa here, gje qe me irriton sepse pasi shof film ne kinema dua te rri ca minuta ta perthith komplet.

    Duhet te jesh shume xheloz per filmin e fundit qe kam pare une. I bera kerkimet per ty edhe aty del ne 23 Janar.

    Me vjen keq per dicka...qe ketu e pelqyen te gjithe filmin. Nje sensacion ne popull (me sakte te gjithe ata qe kam fol une) dhe kritike. Ky pranim dyfish me ben te dyshoj...ndoshta une nuk po e analizoj shume kritikisht filmin, por si te gjithe po shijoj 'entertainment value' te tij.

    Oh harrova te them per ke behet fjale. Per filmin e fundit te Coen Brothers 'no country for old men'; nje adaptim i nje novele te Cormac McCarthy qe une e kisha lexuar para se te dilte filmi (libri ka dale vetem 2 vjet me pare) dhe mezi prisja te shifja filmin. Coen brothers ja fusin ndonjehere lehte po jo kesaj here. Ne fakt ku film mund te shifet si nje reflektim mbi karrieren e regjizoreve: pas realizimit te filmave te tille si 'intolerable cruelty' apo 'ladykillers' ku mundohen te kapin nje publik hollivudian dhe deshtojne, ata jane konfuz mbi cfare keta regjizore (qe po prodhojne filma per mese 2 dekada) mund te kontribojne ne ket fushe ketij publiku te ri (ne film kjo eshte paralel me sherifin e vjeter qe rrefen filmin).

    Por gjenialiteti me i madh i ketij filmi qendron te Cormac McCarthy. Ky ka shkruajtur edhe 'all the pretty horses' qe eshte gjithashtu adaptuar ne nje film. Ndersa Ridley Scott degjova do adaptoje nje liber tjeter te tij. Pra nje mani per McCarthy'n keto kohe. Ndoshta sepse me se miri kap kulturen e asaj pjese te USA qe e karakterizon/dallon: jugun e USA. Prandaj ndoshta keta regjizore terhiqen nga ky sepse duan te sjellin dicka origjinale dhe qe ju perket atyre. Ky liber eshte nje nostalgji per te shkuaren dhe nje tabllo e ndryshimit te njeriut ne kohet moderne. Coen brothers e kane sjelle librin ne jete...biles ne film tensioni eshte me i realizuar, humori me efikas, ne pergjithsi drama me e thelle. Libri te informon me shume per rrjedhojat e ngjarjes dhe karakteret por vetem pak me shume ama, pasi anesia e ketyre eshte e qellimshme nga autori (pra s'kane rendesi rrethanat qe cuan ne ngjarje apo rrethanat e formimit te karakterit...thjesht tregohet produkti dhe pasojat.) Per me shume flasim pasi te vij filmi andej nga ju dhe te kem ca reagime.

    Po bej nje parashikim ambicioz qe ky film fiton oscar, bashke me regjizor me te mire, bashke me aktor me te mire (Javier Bardem - ky eshte ai spanjolli te 'the sea inside')

    Une kam ca qe nuk kam shkruajtur dhe po rreshtoj filmat qe kam pare keto kohe.
    'broken english' - nga zoe cassavetes, goca e cassavetes i cili do e mohonte te bijen po ta shifte ket film
    'private property' nga Joachin Laffose,
    'alexandra's project' nga nje australian (histori shume intense qe me apo pa qellim perqesh feminizmin radikal),
    'caro diario' nga woody allen italian moretti, 'ginger and cinnamon' nga nje italiane, 'the flower of my secret' nga almadovari.
    '13 tzameti' nga gela babluani (tensionin qe provova ne ket film se kisha provuar ndonjehere).
    'Chacun sa nuit' nga nje francez (autor, ke shkrujt gjekundi per ket ti se do isha kurioze. Shume gjera s'me pelqyen por dramen e ndjeva).
    'the bridesmaid' dhe 'merci pour le chocolat' nga chabrol (mua chabrol nuk me impresionon...sorry!)
    'conversations with other women' nga nje amerikan (bobo)
    'pretty villages pretty flame' nga nje serb (ky me pelqeu)
    'le temps qui reste' nga ozon. Ozon mua me pelqen megjithese ky film eshte ca melodrame por qe te pakten nuk kalon ne extrem. E vleresoj sepse si filmat e tjere te tij, eshte i paster, i thjeshte, i drejtperdrejte.
    'the man without a past' edhe 'lights in the dusk' nga Aki Kaurismaki. E di qe autorit edhe korcarit i pelqen ky regjizor dhe me ne fund pashe 2 filma te tij. I pari me pelqeu me shume se i dyti. Kur mendon qe nuk ka me asgje te re qe mund te te impresionoje, pra qe pak a shume cdo film i ri eshte nje dege e kopjuar e dickaje tjeter, del nje regjizor qe eshte origjinal, dhe sjell karaktere te fresket (dhe me ben kurioze jashte mase per Finlanden).
    Po e le me kaq. Pershendetje nga une.
    Ndryshuar për herë të fundit nga nimf : 05-12-2007 më 19:29

  10. #300
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin

    C'pyetje duhet te kem une per gomarin ? e ja e pashe qe ja kishin vene te dhoma asaj , se ashtu gomar donte .

    lol .
    Prap me gomarin kjo !! Aty e ke mendjen ti ! lol.
    Nuk te pyeta per gomarin, por per skenen tjeter, pas gomarit, ne fund fare fare, kur mbarojne komplet titrat, dhe nje nje djale i vogel merr kokaine fshehtazi. Doja me dite a e kuptove si skene (a e bere lidhjen).

    Ajo qe me pelqen tek filmat e vellezerve Farrelly (si regjizorë) eshte humanizmi i tyre. Kurre nuk tallen me personazhet (karakteret) e filmave te tyre ! Kurre! Sigurisht, bejne humor, ose me sakt, siç themi ne në shqip, shakà, por kurre nuk tallen, nuk i perqeshin personazhet e filmave te tyre, nuk i terheqin prej hunde. Biles me e bukura eshte se filmat e tyre mbajne era spermë, shurre, m... , por gjithmone ne kuptimin njerzor, dhe jo vulgar !

Faqja 30 prej 35 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •