Close
Faqja 20 prej 35 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 348
  1. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Dashurite e Astresë dhe Celadonit" - film francez nga Eric Rohmer

    Kur ke 87 vjeç, sa çk'a regjizori i filmit ne fjale, dhe kur je babai i "Nouvelle vague"-s franceze te viteve '60-te, dhe kur ben filmin e tridhjete ne moshen gati 90 vjeçare, nuk te mbetet veçse te luash film me filmin tend, pra te argetohesh !
    Keshtu ben dhe gati-90 vjecari Rohmer me filmin e tij te fundit: argetohet mez vehten duke na dhuruar nje film te mrekullueshem po aq modern sa dhe klasik !

    Chapeau l'artiste !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Vajza e prerë më dysh" ("La fille coupée en deux") - film francez nga Claude Chabrol

    Ndersa Chabrol, regjizor dhe tjeter themelues i "Nouvelle vague"-ës franceze te viteve '60, vazhdon te ngulë kembe duke bere pothuaj te njejtin film ne krijimtarine e tij: dialogje tejet romaneske (te stër nënvizuara), film tejet rrëfimtar (narrativ), kritike e borgjezise provinciale franceze (ne rastin konkret, ne qytetin e Lionit) etj etj.

    Jo keq si film, por pak si veshtire ti gjesh interesin filmit, kur ja njeh krijimtarine regjizorit dhe e di se ai tashmë e ka thene kete gje, pra "gjënë" qe e rithote ne kete film te fundit te tij ("Vajza e prerë me dysh")...

    Shoku i Chabrol-it ne USA quhet nje fare... Martin Scosese !

    web site i filmit : http://www.lafillecoupeeendeux.com/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "THE BOURNE ULTIMATUM" - film amerikan nga Paul Greengrass

    "THE BOURNE ULTIMATUM" eshte kapitulli i fundit i triptikut kinematografik, ku dy pjeset e para quheshin : "The Bourne Identity" (2002) dhe "The Bourne Supremacy" (2004).

    Ky i treti, i bere nga i njejti regjizor qe pat bere te dytin, pra "The Bourne Supremacy" ( anglezi Paul Greengrass) eshte jo vetem me i miri, por nga filmat me te mire me aksion qe kam pare keto 10 vitet e fundit, per te mos thene ajka e ajkes se filmave me aksion !

    Europianet kane nja 40 vite qe e kane zbuluar qe kinematografia NUK eshte literature (pra s'ka nevoje per "skenare" te nderlikuara, dialogje me kripë apo me sheqer lol ), por thjesht per imazhe qe flasin vete !

    Kete ka kuptuar me siguri regjizori Greengrass per te bere nje film kaq te mire, kaq cilesor, edhe pse film me bum-bum (me aksion pra mo lol). Por qe me kete rast konfirmon se filmat e tille MUND te jene edhe cilesore, pra te mos e marrin spektatorin per koqekandari.

    Ashtu sikuder Tom Cruise eshte defilnitivisht aktori më i mire boteror i viteve '90 (sidmos kur luante ne filma te tille te mrekullueshem si "Eyes wide shot" te KUBRICK-ut ose "M. I: Mission Impossible" të Brian De Palma-së), ashtu dhe Matt Damon-i, me sa duket, eshte aktori më i mire i viteve 2000. Ne filmin ne fjalë loja e tij tejet e moderuar dhe e bazuar pothuaj vetem ne shikime dhe levizje (Matt Damon gjate filmit flet apo nuk flet gjithesej veçse 10 minuta !!) eshte pa dyshim konfirmimi i tij si aktor i magjishëm.

    bravo !

    web-site i filmit : http://www.thebourneultimatum.com/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #194
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    lord of the ring " the followship of the ring "
    " two towers "
    " the return of the king "
    nje nga filmat me te mir te te gjitha koherave

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Problemi i njerezimit" ("La question humaine") - film francez nga Nicolas Klotz

    Film guximtar, qe vendos paralele midis funksionimit te nje ndermarrjeje industriale ne ditet tona dhe nje periudhe te erret te njerezimit siç eshte periudha naziste.

    Teme e veshtire per tu trajtuar, por realizuar jo pa sukses. Imazhe te forta kinematografike, edhe pse regjizori nuk ja ka dale plotesisht mbanë ne perpjekjet e tij artistike.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "MEDUZOT" ("Meduzat") film izraelit nga Etgar Keret, Shira Geffen

    Fitues i kameres se arte ne Kanë (filmi me i mire si filmi i parë nga nje regjizor i ri), per mendimin tim eshte jo vetem nje film i keq, por ndofta me i keqi qe kam pare kete vit.

    Film koral (me shume personazhe kryesore njeheresh), tejet pretencioz, "Meduzat" eshte shembulli tipik se si nuk duhet bere nje film. Duke marre persiper te rrefeje jete njerezish qe kane probleme sentimentale, filmi kthehet ne nje video-clip qe zgjat 1 ore e 30 minuta (zakonisht video-clip-et zgjasin veçse 5 minuta !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Charly"- film francez nga Isild Le Besco

    Ne festivalin e Kanes ne 2004-en, kur e pyeten Jean Luc Godard-in se cilat filma te festivalit i kishin pelqyer, u pergjigj: "dy filma: "The brown Bunny" te Vincent Gallo dhe metrazhin e shkurter "Demi tarif" te Isild Le Besco (asokohe, Le Besco ishte thjesht nje aktore e re 20 vjeçare qe realizonte metrazhin e saj te pare te shkurter).

    Pas 3 vjtesh, pra ne 2007-en, aktorja Le Besco ka 23 vjeç, dhe realizon me ne fund endrren e saj, filmin e saj te pare, duke kaluar nga aktore ne regjizore.

    "Charly" quhet filmi. E pashe dje. Dhe me pelqeu shume. Dhe eshte tejet origjinal. Dhe premton se tash e tutje, Isild de Besco do beje filma gjithe e me te mire !

    web site i filmit: http://www.tamasadiffusion.com/sites...y-accueil.html

    per me teper, ne shqip: http://salvatori.wordpress.com/






  8. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "ARMIN" - film kroat nga Ognen Svilicic

    Eshte hera e pare qe shikoj nje film kroat. Quhet "ARMIN" dhe tregon aventuren e nje adoleshenti bosnjak qe shkon me babane e tij per tu paraqitur ne nje casting per nje rol filmi qe xhirohet ne Zagreb (Kroaci) nga nje ekip gjerman filmi. Per me teper, Armini i bie fizarmonikes.

    Film interesant, qe te ngjit po arrite te hysh brenda, duke i pranuar thjeshtesine e lojes, mungesen totale te muzikes (me perjashtim te prezantimit te Arminit me fizarmoniken e tij), thjeshtesine e subjektit. Filmi nuk bie ne karikatura e tilla si fshatarrlleku i Arminit dhe babait te tij te thjeshte bosnjak ne nje kryeqytet tashme modern apo europian si Zagrebi, as nuk merret me psikollogjine e personazheve. Dhe nese ka nje gje per te cilit filmit duhet ti heqesh kapelen, eshte gjetja e aktorit qe luan rolin e ARMINit : nje 13 vjecar qe pothuaj nuk flet gjate gjithe filmit por qe flet me trupin e tij, me syte, me levizjet. Gjetje e mrekullueshme !

    Nese do ti kritikoja dicka filmit do te ishte respektimi i tepruar i skenarit, pra si te thuash, "Armin" vuan disi nen peshen e skenarit, duke mos i lene shance mizaskenes te jete me inventive dhe origjinale. Megjithate, nje film qe nuk besoj se do e harroj kollaj.






  9. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Jeta e artistit" (La vie d'artiste) - film francez nga Marc Fitoussi

    Ka nje te mire filmi i pare i regjizorit te ri francez Marc Fitoussi : edhe pse eshte film koral, pra me shume personazhe kryesore -- (filmi rrefen odisete artistike te tre personazheve te ndryshem pa lidhje me njeri-tjetrin), fili nuk bie ne semudjen kryesore tipike te filmave korale qe eshe marrja persiper e te thenit te shume gjerave njeheresh, meqe jane shume personaze kryesore njeheresh. "Jeta e artistit" merr ne menyre modeste persiper te na thote vetem disa gjera si psh. ne shek. e XXI, na mbyti "STAR accademy", na mbyten shkrimtaret qe mbijne si kepurdha (te gjithe duan te behen poete !!), na myten aktoret e "talentuar" (te gjitheve u rren mendja se jane star kinemaje !!). Dhe ja del mbane ne tentativen e tij filmike, qe per me teper eshte e gjinise se komedise (ndofta gjinia me e veshtire ne kinematografi !!).

    Po ashtu, "Jeta e artistit" ka nje te mire disi te fshehte qe nuk eshte kollaj ta konstatosh: arrin te gershetoje, si rralle ndonjehere ne kinematografi filmin autor (indipendent) me filmin (komedine) per publikun e gjere. Ne princip, personalisht une nuk jam per kete gje, sepse me duket nje debat pa buke, por ja qe nganjhere, disa regjizore ja dalin mbane !!

    Shkurt, jam surprizuar nga nje film(komedi) pa pretendime, me mizaskene te thjeshte por shume te rrjedhshme, por qe arrin te transmetoje shume me teper art se sa filma te tjere pretencioze, por qe mbeten egocentrike, ne thelb. Gjithe pa rene ne gracken e telefilmit

    Regjizor qe duhet ndjekur se cdo beje ne vazhdim, meqe filmin e pare e ka te qelluar (mua me pelqeu !)






  10. #200
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Disa komente/reagime nga une mbi filmat e fundit qe kam pare.

    Climates/Iklimler/Klimat
    :

    Uzak/Distant, filmi i para 3 viteve i Ceylan, ka ne thelb idene e pa-aftesise komunikuese/afruese te personazhit dhe deshtimin e tij ne perpjekjet per te ndryshuar. Ne fakt e gjej disi ironike qe pas 3 vjetesh, regjizori ben nje film te ri me po te njejtin thelb. Vec ne ket film ai e ka ndertuar ket ide mbi dinamiken e nje cifti (Isa dhe Behar)te luajtur nga vete regjizori dhe e shoqja. Per me teper, ky film nuk eshte aq pasiv sa Uzak/Distant. Personazhet arrijne te luftojne inertine e tyre dhe hidhen ne aksion megjithese pasojat negative.
    Nuk kuptohet pse cifti eshte bashke apo pse duan te ribashkohen. Po kjo nuk ka rendesi per regjizorin aq sa ka rendesi procesi i ndarjes. Ne nje skene te ndertuar hollesisht (kur jane per darke te miqte e tij) kuptojme qe agresiviteti mashkullor i Isa, mungesa e reagimit emocional te tij, papjekuria e Behar dhe merzia e vazhdueshem e saj jane disa nga arsyet e ndarjes.

    Loja e kameras eshte gjeniale pasi spektatori nuk kupton c’ndodh ne moment, nese ata bejne dashuri apo jo, nese eshte nje enderr apo jo, nese personazhi po flet me vete apo me personazhin tjeter perkrah. Ne teresi, kjo loje fragmentuese e kameras te ben te ndiesh nje mangesi ne lidhjen e tyre, nje konfuzion qe sic ndjek personazhet ndjek edhe shikuesin.

    Cfare une gjej brilante te ky film eshte se si regjizori arrin te krijoje nje ekuivalence mes karakterit dhe spektatorit. Kur karakteri eshte i dobet dhe konfuz po ashtu eshte edhe shikuesi (AI shkon te takoje ATE me shpresen per tu lidhur perseri megjithe dijenine e mos zgjidhjes se problemeve te tyre…une si spektatore, ndoshta e kondicionuar nga filmat me ‘happy ending’, pres dicka positive ne fund megjithese e dij qe keta karaktere nuk i lidh me asgje). Ne nje tjeter skene, personazhi ,megjithe pengesat e qellishme ne sfond , ben disa deklarata te planifikuara por qe ne ate moment une si spektatore nuk kuptoj a jane te sinqerta apo jo. Per me teper realizoj qe vjen nje moment kur personazhi vete eshte ne medyshje per sinqeritetin e atyre qe thote.

    Metafora e ndryshimit te klimes gjate rrjedhes e filmit funksionon perfekshmerisht ne krijimin e dinamikes natyre –gjendje emocionale (diell gjate unitetit te lidhjes, shi gjate periudhes se largesise dhe bore gjate deshtimit perfundimar te lidhjes.) Ana vizuale: vecoj pamjet e mrekullueshme te debores qe Ceylan i thekson edhe ne Distant/Uzak.

    Pjesa me e bukur e filmit per mua ishte nje nga skenat e fundit te filmit kur e dashura, pas nje nate pajtimi ne dukje, tregon nje enderr te saj (Behar ne fakt e njohim vetem ndermjet enderrave te saj). Nese ne gjithe filmin ajo ka qene melankolike dhe ngasheruese, ne ket skene ajo hapet ne nje hare qe te ben per vete. Reagimi I te shoqit eshte Vulgar, por perputhet me perfundimin e paevitueshem te kesaj historie dashurie te pafat.

    Aktrimi ehste I fresket dhe jo konvencional. Personazhet jane lakonik, skenari I permbledhur. Cdo skene e detajuar hollesisht, levizjet e kameres ne fuksion te idese. Nje bashkim me natyren dhe tingullin. Nje zhgenjim i parashikueshem. Karaktere dyfish: te dobet e te forte. Spontan dhe te llogaritur. Te sinqerte dhe vet-shkaterrues me genjeshtrat e tyre. Ket film duhet ta shohin te gjithe ata qe lexojne ket teme verberisht.

    The lives of others


    Ky me pelqeu ne nje menyre te ndryshme (sigurisht) nga Climates: jo aq intensivisht. Nje film konformist, nje narrative e parashikueshme. Me shume me ngjau me nje film informatik sesa artistik. Me pelqeu humori sporadik. Euforia qe ndihet ne fund kur konflikti zgjidhet dhe personazhet gjejne paqen, e ben per mua te vlefshem filmin.

    Inland empire

    'Inland Empire' e kam pare 3 here. Cdo here detajet shtohen. Kuptoj qe ndoshta nje shpjegim koherent nuk eshte I nevojshem, por nuk rri dot pa vrare mendjen mbi skenaret e ndryshem. Lynch me duket I cmendur. I paparashikueshem. Nje shembull qe me vjen ndermend shpesh eshte kur prostitutat kercejne ‘locomotion’…nje pamje sa absurde aq mesmorizuese. Me duket sikur filmi qendron lart aftesive te mia gjykuese…me sakte: eshte e pamunduar te flas per te gjitha aspektet e filmit. Ne thelb Inland Empire eshte Mullholland Drive. Po atehere pse kaq shume pershtjellime te plotit? Duhet te permend faktorin ‘mister’ qe Lynch e ka perfeksionuar. Filmat e tij te zgjojne cdo nerv dhe hapin rruge cdo emocioni.

    Happy together

    C’te them une per ket film qe WongKar Wai ka bere para nje dekade tashme. Perfundimisht e gjeta veten tek prisja dicka…dicka qe te justifikonte c'ka kisha pare deri ne ate pike. Po pervec pamjeve piktureske apo kendeve te komplikuara qe filmonte kamera, nuk me terhoqi gje. Nuk e di pse regjizori shkon deri ne Buenos Aires…. me duket sikur ka dale nga elementi i tij…dinamika e qytetit eshte pak a shume si firme e regjizorit por ne ket rast ndihet shume pak.

    Nje digresion: Lidhja eksplozive ne ciftit me duket tipike e meshkujve homoseksual. Zeniet, tradhetite, ri-bashkimi, drama, lekundshmeria, volatiliteti eshte me intensiv. Nuk e di ne ka baze psikologjike kjo po une nuk po shtjelloj me per sot.

    Autor, pas ketij shkrimi s’besoj ke me goje te me akuzosh per braktisje forumi

    PS: Edhe dicka...Nuk e di se si ne ket 3 vjecar (apo me shume?) qe kam ndjekur ket forum nuk kam ndeshur te flitet per ‘hedwig and the angry inch’, film qe ka dale ne 2001 dhe ehste historia e nje transeksuali nga Gjermania Lindore. Vetem para 2 muajsh nje shoqja ime ma sygjeroi (fatmiresisht) dhe jam kurioze ne ka ndonje fan te tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga nimf : 25-09-2007 më 06:13

Faqja 20 prej 35 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •