Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 97
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    UEFA heton Besėn e Kavajės

    UEFA heton Besėn e Kavajės


    (Vendosur: 03/12/07) Skuadra shqiptare e Besės sė Kavajės po hetohet nga UEFA pėr trukim tė ndeshjeve nė garat evropiane.

    Jetmir Halilaj

    Revista gjermane “Der Spiegel” ka zbardhur dosjen qė ka pėrgatitur UEFA dhe tė cilėn ia ka dorėzuar Europolit pėr hetime tė mėtejshme. Bėhet fjalė pėr dy ndeshjet qė verdhezinjtė luajtėn nė turin paraeliminator nė UEFA kundėr Bezhanijas, ku Besa barazoi 2-2 nė transfertė dhe 0-0 nė fushėn e saj, duke eliminuar ekipin serb. Ndėr skuadrat janė pėrmendur edhe Besa e Makedonija. Lajmi ėshtė konfirmuar edhe nga gazeta gjermane “Bild”, tė dielėn. “Njerėzit kanė futur nga njė deri dy milionė euro nė njė ndeshje dhe kanė nxjerrė fitime kolosale”, thuhet nė dosjen e UEFA-s, tė zbardhur nga versioni online i revistės “Spiegel. Gjithsej janė 26 ndeshje qė po hetohen nga UEFA, 15 tė kėtij sezoni dhe 11 tė periudhės korrik 2005 - nėntor 2006. Sipas revistės “Der Spiegel”, bėhet fjalė pėr tė tri kompeticionet qė organizon ajo nė nivel klubesh: Ligėn e Kampionėve, Kupėn UEFA dhe atė Intertoto, si dhe kualifikimet pėr Euro 2008. UEFA ka konfirmuar hetimet pėr garat nė nivel klubesh, por edhe nė nivel pėrfaqėsuesesh.
    Mafia e basteve
    Sipas revistės “Spiegel”, sė shpejti do tė angazhohet edhe Interpoli pėr gjetjen e mafiozėve tė kompanive tė basteve, kryesisht nė Azi, ku kontrolli ėshtė mė i zorshėm nė krahasim me Evropėn. “Mė konkretisht, bėhet fjalė pėr 14 ndeshje kualifikuese tė Kupės UEFA, 8 tė Intertotos, 3 kualifikuese nė Champions dhe njė ndeshje kualifikuese pėr Euro 2008”, shkruhet nė versionin online tė revistės “Spiegel”. Raporti 96-faqesh i UEFA-s do tė zbulohet nė detaje nė numrin e sotėm (e hėnė) tė kėsaj reviste. Kjo ėshtė hera e parė qė UEFA ndėrmerr njė iniciativė tė tillė, pra hetimin e njė numri tė madh skuadrash, tė cilat dyshohen se kanė fiksuar qė mė parė rezultatet e ndeshjeve. Kjo ėshtė hera e parė gjithashtu qė njė klub shqiptar i nėnshtrohet hetimit tė UEFA-s, pasi megjithėse ka pasur vazhdimisht zėra se ndeshjet e ekipeve shqiptare luhen nė Evropė, ato asnjėherė nuk janė hetuar, jo vetėm nga institucionet vendėse, por as nga strukturat vendėse. Pėrveē skuadrės sė Besės do tė ketė edhe shumė ndeshje tė tjera (25), tė cilat do tė hetohen nga Europol (Agjenci Policore e Bashkimit Evropian). Nėse vėrtetohet se ndonjė nga skuadrat qė janė nėn hetim kanė trukuar takimet, atėherė ato do tė ndėshkohen shumė rėndė.
    Dragusha
    “Jam i sigurt se nuk ka pasur asnjė trukim apo shitje tė ndeshjes. Ne nė atė takim dhamė maksimumin dhe e nxorėm me djersė rezultatin pozitiv. Unė kam qenė mbrojtėsi i fundit dhe, sigurisht, nėse do tė kishte ndonjė aferė tė pistė, atėherė unė do tė isha nė dijeni”, ka thėnė pėr “Kohėn Ditore” ish-kapiteni i Besės, Alban Dragusha. Ai tani ndodhet nė Kosovė, pasi ėshtė pezulluar nga UEFA dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit pėr pėrdorim dopingu, madje rezultoi pozitiv pikėrisht pas testit antidoping qė iu bė nė pėrfundim tė ndeshjes Bezhanija-Besa 2-2.


    Bizhdili: Pro hetimeve tė UEFA-s

    Presidenti i klubit tė Besės, Nexhat Bizhdili, e ka pritur me mjaft qetėsi faktin se ekipi qė ai drejton ėshtė nėn hetim nga UEFA, sepse dyshohet pėr trukim tė ndeshjes me Bezhanijan. “Nuk jam aspak i shqetėsuar pėr iniciativėn e UEFA-s, madje mendoj se kjo ėshtė njė gjė e mirė, e cila i shėrben futbollit, ka thėnė Bizhdili pėr ‘Panorama’. Unė nuk jam kundėr hetimeve, madje mendoj se do tė ishte mirė qė ato tė mos pėrfshinin vetėm skuadra shqiptare, por tė shtriheshin edhe nė klube tė kampionateve tė tjera. Mendoj se pėrgjegjėsit pėr ata qė pėrfshihen nė tė tilla afera duhet tė vihen para pėrgjegjėsisė. Unė si president i Besės jam shumė i qetė, sepse mendoj se skuadra dha maksimumin nė ndeshjet qė luajti nė arenėn evropiane”.


    Rreli pėrshėndet deklaratėn
    “Dėgjova me vėmendje deklaratėn e kryeministrit dhe jam i kėnaqur nga ajo qė tha, sepse nė fund tė fundit ky ėshtė njė fakt qė shpeshherė nuk e pohojmė nė Shqipėri. Ajo qė ndodhi me pėrfaqėsuesen ishte njė turp dhe degjenerim jo sepse humbėm 6-1 apo 4-2, pasi nė futboll pranohen humbjet, por pėr shkak tė atyre fjalėve qė qarkulluan para apo pas takimit pėr fiksime ndeshjesh qoftė pėr qėllime dytėsore, siē janė bastet apo largimi i trajnerit. Besoj se ekziston potenciali si nga ana e shtetit, komunitetit futbollistik dhe FSHF pėr t’i rikthyer dinjitetin”.

    Birēe kėrkon masa konkrete
    “Deklarata e kryeministrit ėshtė mjaft e goditur, vjen nė ēastin e duhur, pasi vetė futbolli shqiptar ėshtė nė rrezik, e jo vetėm kombėtarja, nga ky keqmenaxhim qė po i bėhet kėtij sporti popullor nė vendin tonė. Ėshtė pėr tė ardhur keq se para se tė fliste kryeministri, duhej tė kishin folur instancat poshtė tij, siē ėshtė MTKRS apo tė tjera. Ajo qė unė shpresoj ėshtė qė kėto tė mos mbeten vetėm deklarata, por tė kalohet nė veprime konkrete dhe me plan tė gjerė. Kėto fjalė tė vlejnė si njė promotor pėr shkuljen e korrupsionit nga sporti dhe shpėtimin e tij”.

    Bajko: Koha pėr dorėn e shtetit
    “Ėshtė hera e parė nė kėto 20 vitet e fundit qė njė kryeministėr flet kaq hapur dhe drejtpėrdrejtė pėr njė problem qė po bėhet gjithnjė e mė evident. Z. Berisha ka folur si njė kryetar qeverie me legjitimitetin e plotė qė i jep detyra, sepse nė fund tė fundit sporti ėshtė njė sektorėt e jetės nė Shqipėri dhe si i tillė ėshtė edhe detyrim i qeverisė. Unė mendoj se zgjidhja pėr kėtė problem ėshtė se ka ardhur koha t’i kthejmė futbollit vlerat, profesionalizmin; Ėshtė koha pėr dorėn e shtetit dhe pėr tė vėnė para pėrgjegjėsisė shkaktarėt e kėsaj gjendjeje”.


    “Berisha akuzon si Enver Hoxha”
    Nėnkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braēe e cilėsoi tė turpshme deklaratėn e kryeministrit Berisha pėr klane mafioze nė ekipin kombėtar tė futbollit. Braēe e cilėsoi Berishėn djalin politik tė Enver Hoxhės, i cili ashtu si Berisha e ka cilėsuar ekipin kombėtar nė njė nga ndeshjet e tij nė vitet ’70 si armiqėsor. “Me fjalor tė tillė, me sulme tė tilla, apo me njė prezantim tė tillė, nuk shfaqet as presidenti i Kolumbisė Uribe. Babai i tij politik nė vitin 1973 ka bėrė tė njėjtin prononcim dhe ka bėrė tė njėjtin veprim pas humbjes sė kombėtares sonė kundėr Gjermanisė Lindore”, tha Braēe.

    “Berisha, diktator edhe nė sport”
    Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI-sė Petrit Vasili tha dje se “deklarata e Kryeministrit Berisha pėr kombėtaren e futbollit ėshtė njė deklaratė qė nuk kanė guxuar ta bėjnė as diktatorėt mė tė egėr tė vendeve mė tė praprambetura. Berisha ka dhunuar ndjenjat sportive tė komunitetit sportdashės shqiptar, pavarėsisht nga preferencat politike”. “Gjithė opinioni sportdashės duhet tė vihet nė alarm sepse po synohet instrumentalizimi dhe shpėrdorimi i futbollit , kėtij sporti tė dashur pėr mijėra e mijėra shqiptar, pėr qėllime tė ulėta politike si dhe pėr vendosjen e diktaturės politike dhe nė sport”, tha Vasili.

    http://www.panorama.com.al/newsadmin...ew.php?id=8236
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Berisha nuk ka bere akuza kunder lojtareve por kunder atyre qe komandojne lojtaret
    edhe ky debat ka dale nga rruga,ēfar rendesie ka se kush e tha llafin Rama apo Berisha kur te gjithe e dime qe ndeshjet e kombetares nuk eshte hera e pare qe shiten.
    neve mezi presim ndeshjet e kombetares kurse ca plehra qe nuk fryhen me leke i shesin pa te keq fare dhe hec te behet me te shofesh ndeshje futbolli me.
    ai thote ujku kurse ca duan gjurmet.
    se desh harrojta pse pas akuzes nga Berisha doli FSHF ja te kerkoje falje tifozeve apo nga halli se mos zgjohen delet(tifozet)qe nuk dine te bejne asnje lloj proteste ndaj nje fyerje kaq te madhe te dinjitetit kombetar dhe te tyrin personal. neve jemi mesuar te dalim vetem per mitingje politike se per gjera te tjera si dinjitet apo drita rruge uje as qe i ha njeriu palla.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skampin : 03-12-2007 mė 16:23

  3. #43
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    UEFA: S'ka hetim, ndeshjet nuk u shitėn

    Institucioni qė drejton futbollin evropian, ka hedhur poshtė dyshimet se nė eliminatoret e Euro 2008, tė ketė pasur ndeshje tė fiksuara

    Deklarata UEFA-s mohon nė kėtė mėnyrė edhe mundesinė qė dy ndeshjet e fundit tė Shqipėrisė tė hetohen si tė shitura

    Dyshimet se dy ndeshjet e fundit tė kombėtares shqiptare ishin tė shitura, kėrkesa e ministrit Pango pėr hetime nga UEFA dhe akuza publike e tre ditėve mė parė e kryeministrit Berisha, janė hedhur poshtė nga organizata qė drejton futbollin evropian. UEFA edhe pse nuk ka pėrmendur konkretisht Shqipėrinė, ka pohuar se nė listėn e ndeshjeve qė hetoheshin apo dyshoheshin pėr fiksim rezultati, nuk kishte asnjė nga ndeshjet eliminatore tė Euro 2008. Pėrgjigjja e institucionit qė drejton futbollin Evropian ėshtė publikuar nė faqen zyrtare dhe ka tė bėjė me dyshimet e hedhura nga revista gjermane der Spiegel (Pasqyra), rreth hetimeve mbi ndeshje me rezultat tė fiksuar nė baste pėr 15 ndeshje. "Pėr tė shmangur dyshimet, duhet tė themi qė asnjė nga ndeshjet nėn hetim nuk i pėrket takimeve tė zhvilluara pėr eliminatoret e Euro 2008", thuhet nė njė deklaratė zyrtare tė UEFA-s.

    Reagimi

    E pėrditshmja gjermane "Spiegel" nė njė investigim tė sajin kishte zbuluar se UEFA, po hetonte 15 ndeshje tė kupės Intertoto, tė luajtura kryesisht nė vendet e Lindjes. Por sipas saj, nė listėn e ndeshjeve tė dyshuara ishin edhe rreth 26 takime tė tjera edhe pse nuk saktėsohej se cilės garė Evropiane i takonin kėto ndeshje. Nė pėrgjigjen e saj UEFA, ka saktėsuar se asnjė nga kėto ndeshje tė dyshuara nuk i pėrkiste fazės eliminatore tė Euro 2008. "UEFA ka ngritur njė vit mė parė njė sistem pėr monitorimin e basteve tė paligjshme, dhe bashkėpunon me autoritetet policore tė specializuara nė kėtė fushė,"- thuhet nė deklaratėn e institucioni. Kėtu sqarohet se ka qenė pikėrisht ky institucion i posaēėm qė ka ngritur dyshimet edhe pėr 15 ndeshjet nė fjalė. Tani pėr tani UEFA vetėm sa ka shqyrtuar dyshimet e ngritura nga inspektorėt e saj dhe nė mbledhjen e 29 nėntorit ka kėrkuar hetim tė mėtejshėm nė lidhje me ndeshjet nė fjalė.

    Eliminatoret e Evropianit

    "Nė hetim nuk ndodhet asnjė nga ndeshjet e zhvilluara nė fazėn kualifikuese tė Euro 2008", thuhet nė deklaratėn e UEFA-s nė lidhje me kėtė rast, ndėrsa janė mohuar gjithashtu kategorikisht edhe mundėsitė qė skuadra e Kroacisė tė jetė e pėrfshirė nė fiksim rezultatesh. Reagimi i UEFA-s mohon nė njė mėnyrė edhe mundėsinė e njė hetimi nė lidhje me 2 ndeshjet e fundit tė ekipit tonė kombėtar. Fakti qė asnjė ndeshje e eliminatoreve tė Evropianit nuk ėshtė nė hetim, do tė thotė edhe qė kėrkesa e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve e bėrė publike 2 ditė mė parė pėr tė hetuar dy ndeshjet e Kombėtares sonė, tė mos jetė marrė parasysh nga organizmi mė i lartė i futbollit nė Evropė. "Si njėinstitucion i pėrgjegjshėm qeverisės UEFA ėshtė duke monitoruar nė mėnyrė tė vazhdueshme bastet mbi futbollin dhe do tė marrė masa disiplinore nė rastet kur njė shkelje e tillė do tė vėrtetohet," thuhet nė deklaratėn zyrtare.

    UEFA i dorėzon europolit 15 dosje ndeshjesh tė shitura

    Hetimi nga UEFA i 15 ndeshjeve tė aktiviteteve qė ajo organizon, pritet tė jetė skandali mė i madh nė botėn e futbollit. Agjencia e lajmeve "Reuters" nė njė lajm tė publikuar dje, pohon se ishin konfirmuar dyshimet pėr 15 ndeshje, dokumentacioni pėr tė cilat i ishte dorėzuar Europolit. Paraprakisht mėsohet se bėhet fjalė kryesisht pėr ndeshje nė fazat eliminatore tė Intetototos, UEFA-s dheLigės sė Kampioneve. UEFA njoftoi se tė gjitha informacionet e mbledhura pėr kėto ndeshje tė dyshuara si tė shitura dhe ku janė tė pėrfshira kryesisht skuadra tė vendeve tė Lindjes si Bullgaria, Estonia, Rumania, Maqedonia, i janė dorėzuar autoriteteve pėrkatėse.Paraprakisht mėsohet se bėhet fjalė pėr ndeshje tė zhvilluara nė vitin 2005 dhe atė 2006 dhe kryesisht mes skuadrave jo mjaft nė zė. Tė pėrfshirė nė kėtė aferė qė mund tė jetė edhe mė e rėnda qė ka kaluar ndonjėherė futbolli evropian duket se janė pėrfshirė disa grupe mafioze aziatike. Ky nuk ėshtė skandali i vetėm me bastet nė zonėn evropiane. Nė tre vitet e fundit, skandale tė ngjashme kanė pėrfshirė Gjermaninė, Belgjikėn dhe nė fund Italinė, ku procesi dėnoi njė pjesė tė mirė tė skuadrave mė nė zė tė vendit.

  4. #44
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    PS: Thua te mbaroje kjo pune me kaq?!

  5. #45
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ju nuk dini gja zotri. Lidhjet e klubit t'Zemunit jan shtri tash deri n'France, atje ku un'e i here kam taku zonjn Lalymieeeer qy m'tha "sa t'bukur e ke ket kostum", qy ma kishte dhan nji i persekutuum.

    UEFA asht nji organizate mafioze, dhe e korruptume, pjes e s'ciles esht edhe Duka i krimit shqiptaaaar.

    Po po, ta dij mire Platini se kam me e denoncue te Solana, do i them edhe atij kinezit n'OKBe. Nuk mund me e mbajt ket turp kur jam un'e kryeminitser. O fitojme o s'ka. Po nuk ban gola mafia do i baj vet me fitue.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 04-12-2007 mė 12:36

  6. #46
    “Berisha akuzon si Enver Hoxha”
    Nėnkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braēe e cilėsoi tė turpshme deklaratėn e kryeministrit Berisha pėr klane mafioze nė ekipin kombėtar tė futbollit. Braēe e cilėsoi Berishėn djalin politik tė Enver Hoxhės, i cili ashtu si Berisha e ka cilėsuar ekipin kombėtar nė njė nga ndeshjet e tij nė vitet ’70 si armiqėsor. “Me fjalor tė tillė, me sulme tė tilla, apo me njė prezantim tė tillė, nuk shfaqet as presidenti i Kolumbisė Uribe. Babai i tij politik nė vitin 1973 ka bėrė tė njėjtin prononcim dhe ka bėrė tė njėjtin veprim pas humbjes sė kombėtares sonė kundėr Gjermanisė Lindore”, tha Braēe.

    “Berisha, diktator edhe nė sport”
    Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI-sė Petrit Vasili tha dje se “deklarata e Kryeministrit Berisha pėr kombėtaren e futbollit ėshtė njė deklaratė qė nuk kanė guxuar ta bėjnė as diktatorėt mė tė egėr tė vendeve mė tė praprambetura. Berisha ka dhunuar ndjenjat sportive tė komunitetit sportdashės shqiptar, pavarėsisht nga preferencat politike”. “Gjithė opinioni sportdashės duhet tė vihet nė alarm sepse po synohet instrumentalizimi dhe shpėrdorimi i futbollit , kėtij sporti tė dashur pėr mijėra e mijėra shqiptar, pėr qėllime tė ulėta politike si dhe pėr vendosjen e diktaturės politike dhe nė sport”, tha Vasili.
    Ja dhe gomeret e tallashit. Ska rendesi nese eshte e vertete akuza e Berishes apo fakti qe sporti (futbolli) ne Shqiperi eshte i mbytur nga korrupsioni dhe matrapazlleku. Vetem pse e tha Berisha duhet kundershtuar dhe duhet quajtur diktature. Si nuk u sosen njehere gomeret ne ate vend. A thua se kombetarja do fitonte per PD apo Berishen dhe jo per gjithe shqiptaret. Jo mer po keta te kuqte nuk behen njerez. Mjer ai vend...

  7. #47
    Per mendimin tim, fakti qe kryeministri i Shqiperise mori mundimin te beje akuza direke per futbollin shqiptar do te thote qe kjo ceshtje ka filluar te qelbet ere shume. Nuk ka arsye tjeter pse nje kryeminister te dali e te humbasi kohe me te tilla deklarata ndaj sportit, aq me teper me gjithe ato halle qe ka ai vend.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Raporti i UEFA-s, 1.5 mln euro pėr Bezhanija-Besa

    Altin Latifi

    Zbulohet raporti i UEFA-s dhe policisė europiane nė lidhje me ndeshjen Bezhanija e Beogradit-Besa, e cila dyshohet si e manipuluar nga institucioni qendror i futbollit europian. Relacioni i hartuar nga specialistė tė Europolit dhe qė hedh dritė mbi trukimin e kėsaj ndeshje, pėrmban nė brendėsi fakte skandaloze si edhe shuma qė kalojnė 1 milionė eurot. Ndėrkohė qė Europol bėn tė ditur se dyshimi i parė ka lindur ngaqė "skuadrat shqiptare kanė njė histori tė gjatė manipulimesh. Ndeshja e luajtur mė 19 korrik tė kėtij viti, nė fushėn e Bezhanijės, ka pėrfunduar nė barazim, 2:2. Ajo e kthimit e luajtur nė Kavajė u mbyll pa gola. Hollėsi rreth kėsaj ndeshjeje dhe dyshimeve tė tjera ka sjellė nė edicionin e sė hėnės gazeta gjermane "Der Spiegel", e cila i referohet pikėrisht raportit tė hartuar nga policia europiane.

    Raporti
    Mė pak se njė orė para se tė fillonte ndeshja e parė e Kupės sė UEFA-sė nė mes skuadrės serbe Bezhanija dhe asaj shqiptare Besa nga Kavaja, kompanitė aziatike tė basteve janė bombarduar me shuma parash nga "investitorėt" qė kanė piketuar pikėrisht kėtė takim. Pėrshkrimi i kėsaj pjese tė historisė, jo rastėsisht bėhet katėr muaj mė pas nga policia evropiane "Europol", shėrbim ky i angazhuar nga UEFA pėr tė hetuar ndeshjet e dyshuara tė rangut ndėrkombėtar. "UEFA ka detajuar njė rast mė tė zhurmshėm pėr manipulim tė mundshėm nga mesi i korrikut nė ndeshjen mes skuadrės serbe Bezhanija dhe asaj shqiptare Besa. Shumė para janė futur nėpėr kompani pėr kėtė ndeshje dhe kjo meqė skuadrat nga Shqipėria kanė njė histori tė gjatė pėr tė manipuluar ndeshje", shkruhet nė "Der Spiegel", referuar relacionit. "Por, 45 minuta para ndeshjes ka ndodhur diēka shumė e ēuditshme: Kompanitė nė Azi janė sulmuar nga shuma tė mėdha tė basteve pėr tipet: skuadra serbe do tė fitojė me njė gol diferencė, do tė barazojė, apo do ta humbė ndeshjen me paaftėsi", shkruan "Der Spiegel". "Kėto baste kanė bėrė qė tregu aziatik praktikisht tė kolapsojė. Ndeshja ka pėrfunduar me rezultat 2:2 dhe shqiptarėt kanė arritur ta nxjerrin barazim kėtė ndeshje. Ka pasur fitime tė basteve mesatarisht rreth 1.5 milionė euro", thuhet mė tej nė raportin shumėfaqėsh tė publikuar nga "Der Spiegel", e qė mbėshtetet nė burime tė besueshme tė Europolit.

    Dyshimi te serbėt
    Ndonėse njėra nga dy skuadrat ishte nga Shqipėria, UEFA dyshimin e ka vėnė tek njerėzit e skuadrės serbe. "UEFA ėshtė e bindur se nė ekipin serb kishte njerėz qė dinin diēka pėr kėtė. Kjo ndeshje i ka tė gjitha dukuritė e njė ndeshjeje tė manipuluar", shtohet tutje nė raport. UEFA ka vėnė nėn hetim 26 ndeshje mes Ligės sė Kampioneve, Kupės UEFA, Intertotos dhe njė ndeshje tė Euro 2008.

    Balkanweb

  9. #49
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    Zarathustra, si mundet ti thoni gjith ato ofendime, fjal te renda, Berisha esht zgjedh nga populli, pastaj Berisha nuk esht prej dje ne politik . E cka nese prap ne zgjedhjet e ardheshme fiton Berisha ? Ateher ke ofendu gjith shqipetaret
    Cmimet jan te larta ne gjith Europen e sidomos ne Ballkan, kjo per shkak te thatesis qe mbizotroj , ktu ne Maqedoni secili produkt eshte rrit e disa jan dyfishu ne cmim, ne Bosnje nje liter vaj ushqimi kishte arrit ne 2,6 euro per liter ndersa ka qen 1 euro , kupton ??
    A mos ka per ty faj Berisha qe nafta ka arrit ne 96 dollar per barel ne gjith boten ?
    Edhe Hitlerin , populli e zgjodhi ,me shumice votash.
    Kjo per te kuptuar jo se jane njesoj (s ka dyshim per kete ) ,por se edhe populli apo shumica mund te gaboje, dhe eshte gabim ta vesh kete si kriter vleresimi dhe ta quash popullin mesues te madh dhe te pagabueshem, apo bussull orientuese.
    Vota shpreh gjykimin ne kohen e zgjedhjeve dhe vetem kaq.
    Vleresimi i punes se nje qeverie behet vetem pasi ajo ka mbaruar mandatin, ku peshohen gjerat, shikohet ne i jane bere vendit me shume te keqia apo te mira.
    La vida es un carnaval

  10. #50
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Per mendimin tim, fakti qe kryeministri i Shqiperise mori mundimin te beje akuza direke per futbollin shqiptar do te thote qe kjo ceshtje ka filluar te qelbet ere shume. Nuk ka arsye tjeter pse nje kryeminister te dali e te humbasi kohe me te tilla deklarata ndaj sportit, aq me teper me gjithe ato halle qe ka ai vend.
    Ncuq, - ke shume te drejte, nuk e kemi pare kurre Kryeministrin tone ne gjendje ekstaze te tille duke harxhuar kohe me akuza e deklarata boshe nderkohe qe populli ka halle.....

    ..... si i le Marsianet atje mire?

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  2. Loro Boriēi, legjenda e futbollit shqiptar
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 14:09
  3. Sheriati nė futboll....
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 11:56
  4. "BRIGEL IK" - Ėshtė koha pėr ndryshime.
    Nga Qerim nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  5. Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •