Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 97
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    UEFA do thote qe te gjitha ndeshjet e kombetares jane te pastra. Ketu s'kishte faj FSHF, po thjesht klani i ca lojtareve qe donin te hiqnin trajnerin.

    Ministria e Sportit ka spiunuar FSHF-ne ne UEFA per te vene nje njeri te Berishes ne vend te Dukes.
    NENTORI I PARE: 28/11/1443
    NENTORI I DYTE: 28/11/1912
    NENTORI I TRETE: 28/11/2012???

  2. #32
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga PRI-LTN Lexo Postimin
    • Kryeministri Berisha reagon ashpėr ndaj humbjes sė fundit 6-1 tė Shqipėrisė me Rumaninė pėr eliminatorėt e kampionatit evropian, duke e akuzuar kombėtaren pėr shitjen e flamurit dhe tė fanellės kuqezi.

    Dy javė pasi kombėtarja e ish-trajnerit Oto Bariē pėsoi njė humbje tė turpshme nė fushėn rumune, kreu i qeverisė ka folur hapur pėr njė grup mafioz qė ka shkemuar flamurin kuqezi, nė mes tė Evropės, siē e quaji ai. "Turpi qė kanė bėrė, aty ėshtė flamuri kombėtar, ajo nuk do tė mund tė kapėrcehet, ē'ėshtė ai grup mafioz qė shkelmon mbi flamurin qė bėn njė amoralitet tė madh nė mes tė Evropės si pėrfaqėsuesi i kombit. Kam pritur njė reagim shumė mė tė madh nga mediat dhe shoqėria civile, ai ishte njė poshtėrim, fyerje pėr tifozėt e Shqipėrisė dhe shqiptarė, tė cilėt kanė ndjekur kėtė futboll mė me pasion se ēdo gjė tjetėr. Kanė skuqur me flamur kombėtar jo vetėm stadiumet e Shqipėrisė, por edhe stadiumet e Evropės. Duhet tė marrė pėrgjigjen mė tė rreptė", u shpreh kryeministri nė emisionin “Pėrballė” tė gazetarit Lutfi Dervishi. Njė vit e gjysmė mė parė pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Kulturės dhe Sportit u futėn nė njė "luftė tė ftohtė" me Federatėn e Futbollit, ku u kėrkua edhe largimi i presidentit tė FSHF-sė, Armand Duka, i akuzuar nga ish- ministri Bujar Leskaj pėr korrupsion me fondet e shtetit, edhe pse organizmi mė i lartė i futbollit nė vend varet vetėm nga UEFA. Ndėrkohė qė mbrėmė kryeministri Berisha ka folur nga njė pozicion tjetėr, jo si zyrtar i lartė i vendit, por si sportdashės pėr tė sulmuar krerėt e lartė tė federatės sė futbollit. Ndonėse e ka pranuar se nuk mund tė bėjė ekspertin dhe tė vlerėsojė rolin e ish-trajnerit Oto Bariē, kryeministri ėshtė shprehur, se nėn drejtimin e tij kombėtarja ka zhvilluar ndeshje shumė tė mira, ku ka pėrmendur edhe lojėn me Holandėn nė "Qemal Stafa". "Deri tani nuk ka asgjė, duket se e pėrzunė atė kroatin. Unė nuk jam ekspert pėr tė vlerėsuar kapacitetet e tij, por kjo skuadėr nė drejtimin e tij realizoi lojėra nga mė tė shkėlqyerat, siē ishte ajo me Holandėn qė ishte pėr mua e vetmja "humbje fitore" qė kisha parė. Si pa gjė tė keq e pėrzunė, shitėn golat, shitėn flamurin, shitėn ēdo gjė. Situata ėshtė jashtėzakonisht dramatike. Nuk mundet qė njė grup mafioz tė mėkėmbė pėrfaqėsimin kombėtar", tha mė tej kryeministri. Sipas kreut tė qeverisė, njė grup tė papėrgjegjshmish pa asnjė vetėdije kombėtare e bėnė dy javė mė parė kėtė turp vendit, duke i kėrkuar nė tė njėjtėn kohė, organeve pėrgjegjėse qė tė merren masat ndaj tė gjithė atyre lojtarėve qė nė mėnyrė tė papėrgjegjshme, sipas tij, kanė shkelur simbolet kombėtare. "E kam pėrjetuar me trishtim shumė tė madh, me njė fyerje shumė tė madhe. Njė grup tė papėgjegjshmish pa asnjė vetėdije kombėtare i bėjnė kėtė turp vendit. Pėrgjegjėsit duhet tė vendosen para tė gjitha pėrgjegjėsive, duhet tė pėrjashtohen nė mėnyrėn mė tė prerė nga aktivitetet kombėtare tė kėtij vendimi dhe tė bėjnė ēdo lloj dėnimi dhe dinjiteti kombėtar tė rivendoset", theksoi mė tej kryeministri Berisha.

    Gazeta PANORAMA

    Per te fol, ka folur shume bukur, me te vertete na turperuan, edhe nese ka qene ndeshje e shitur atehere duhet tju beshtyjme ne surrat te gjitheve, se vetem ndeshjet e kombtares qe nuk duhet te shiten.

    PLEHRAT.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #33
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Ajo qe me ben mua pershtypje eshte theksi qe ti dhe shume te tjere vini, tek emri i pervecem i Berishes, kur ceshtja qe ai ngre eshte shume me vend, bile une do te thosha qe eshte nje shuplake me vend per te gjithe shoqerine shqiptare por ne menyre te vecante komentatoret sportive dhe vete sportdashesit shqiptare qe nuk duhet te tolerojne nje gjendje te tille ne federaten e tyre te futbollit, i vetmi institucion ne vend eshte plotesisht kombetare, fale pjesmarrjes se lojtareve nga te gjitha krahinat e Shqiperise. Duhej ta ngrinte Berisha zerin ne media qe skandali i 2 ndeshjeve te fundit te kombetares te merrte vemendjen e duhur!!! A lexuam ndonje komentator te mirenjohur sportiv ta bente nje gje te tille e te bente me faj FSHF dhe lojtaret e implikuar?!

    Ty te pelqen te flasesh per Berishen dhe pse ai insiston ne largimin e Dukes nga kreu i FSHF?

    Mua me pelqen te flas se si mund te shiten 2 ndeshje ne menyre aq te dukshme dhe aq te turpshme kur te gjithe prisnim te shihnim nje kombetare ne formen me te mire te vete sportive pas ndeshjes me Hollanden.

    Mua me pelqen te flas per ate "biznesin e basteve" qe barkgjeret si Duka me shoket e tij jane implikuar, dhe jane nen hetim tashme edhe nga UEFA.

    Mua me pelqen te flas per ate cmimin stratosferik te biletave ne stadiumin Qemal Stafa, sa here qe tifozet shqiptare duan te mbeshtesin kombetaren ne stadium.

    Mua me pelqen te flas edhe per ato "pazaret me trajneret" dhe me lojtaret qe te gjithe tifozat i njohin dhe arrijme deri atje sa ne fund te Euro 2008, jo vetem humbim me turp, por humbim edhe trajnerin, humbim edhe mbeshtetjen e tifozave te skandalizuar.

    Mua me pelqen te flas per ato denimet e EUFA per fushen shqiptare te futbollit e per ata lojtaret e kombetares tane, Lorik Cana i denuari i fundit, apo per hetimet qe po u behen ndeshjeve te kaluara qe jane shitur per te kompromentuar rezultatet e basteve ne internet dhe per te pasuruar nje klike njerezish qe nuk u behet vone as per kombetare e as per fitore.

    Kur nuk ke deshire te flasesh per te gjitha keto probleme qe bejne me faj kreun e FSHF dhe njerezit rreth tij, sigurisht qe do te lodhesh shqipen per te lakuar emrin e Berishes ne cdo fjali.

    Albo


    Te lumte dora Albo.

    Ke fol shum bukur, ke fol me te vertete si sportdashes edhe patriot.

    BRAVO.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #34
    E mbeshtes plotesisht akuzen qe kryeministri Berisha ka bere karshi Kombetares. Nuk eshte thjesht nje periudhe e keqe e skuadres sone e cila humbet vazhdimisht. U be gjithe kjo kohe qe vetem humbet humbet dhe vetem humbet. Here me rezultat te ngushte e here me rezultat te thelle. Gjithe keta sportista shqiptare qe luajne jashte nuk arrikan dot te jepkan nje rezultat pozitiv?!!!! S'ka dyshim qe ndeshjet jane shitur. Uroj qe te behet ndonje hetim dhe te vihen para pergjegjesise kushdo qe mund te jete i implikuar ne keto pazare te ndyra qe demtojne emrin e kombit tone ne fushen e futbollit.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Dy ndeshjet e fundit te kombetares nuk i kam pare, vetem permbledhjet dy minuteshe te uefa.com. Te analizuar nepermjet shifrave: 2-4 ndaj Bjellorusise, ndonese zhgenjyese, nuk me duket e ububushme; 6-1 ndaj Rumanise, per krahasim pak muaj para Boterorit te 2006 Gjermania e Klinsmanit (qe do dilte ne vend te trete) u mund 5-1 nga Rumania qe nuk u kualifikua dot per ne Boteror. Shifrat ne vetvete assnjehere nuk paraqesin prove, sport eshte dreqi ta marre. Por nga ana tjeter, pas ndeshjeve me Hollanden dhe Bullgarine ku mund dhe duhet te kishim marre barazimin me te paren dhe fitoren me te dyten dhe kur ishim shume te privilegjuar per te marre vendin e katert ne grup, 10 gola ne dy humbjet e fundit (kur kishim pesuar vetem 9 gola ne 10 e meparershme) eshte pak te thuash qe me lane shije te hidhur. Dashur padashur te vete mendja qe ndeshjet mund te jene shitur apo neglizhuar nga nje pjese e lojtareve apo mbase gjithe ekipi.

    Por eshte ndryshe ta hedhesh kete si hipoteze ne nje tryeze mes miqsh e ndryshe te dale kryeministri i vendit e te akuzoje ne TV. Ne rradhe te pare, une nuk e shoh te arsyeshme qe Berisha te merret me problemin e kombetares ne situaten ku ndodhet vendi dhe kombi, duhet te jete pjese e protagonizmit te tij absolut. Ka plot instanca qeveritare qe mund dhe duhet te merren me kete ceshtje, nuk me ngjan aq dramatike sa te merret vete kryeministri i vendit. E dyta, ne mungese te fakteve me te prekshme, te dalesh e te akuzosh ne ajer, gjithe kombetaren (sepse sado qe thote nje pjese mafiozesh, i bie qe te kete perfshire gjithe kombetaren kur nuk permend emra te pervecem) eshte prepotente ne rastin me te mire. "I pafajshem derisa te provohet fajtor", thote deviza e lashte e drejtesise, por ne fakt ne politiken tone mbizoteron koncepti kafkian "fajtor dhe kur nuk e di se per cfare krimi behet fjale".

    Ana tjeter e medaljes: reagimet e disave ketu, ne sinkron me Bracen e PS-se dhe Vasilin e LSI-se, qe e akuzojne Berishen se kerkon te uzurpoje nje institucion si FSHF me duken vetem paranojake (ne fakt Brace dhe Vasili jane vetem populiste, qe per cdo gje qe thote Berisha duhet te dalin dhe ta interpretojne ne menyre te kundert per te perfituar pike ne popull). Pushtetit politik te Berishes nuk i hyn asnje gjemb ne kembe nese ne krye te FSHF-se vazhdon te mbreteroje Duka. Per me teper, kur Berisha del e akuzon kombetaren, merr persiper risk politik, qe perpiqet ta shfrytezoje opozita. Ne rastin ne fjale, me mire pyesni a eshte ne rregull futbolli shqiptar, duke perfshire jo vetem kombetaren, ku ne fund te fundit Duka nuk ma ha mendja se ka ndonje gje ne dore, por dhe kampionatin kombetar. Te shikojme dhunen ne stadiume dhe shitjet ashiqare te ndeshjeve e pastaj te pretendojme per cilesi ne futboll apo kombetare. Pesimisti do thote qe po te vije ndonje tjeter car do ndryshoje. Mbase asgje por ja vlen ta provosh. Afer mendsh eshte qe si cdo fushe e jetes publike ne Shqiperi, dhe sporti eshte i zhytur ne dallavere e korrupsion, dhe aq thelle sa vetem me rrokade emrash sma ha mendja se behet gje.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux Lexo Postimin
    Por eshte ndryshe ta hedhesh kete si hipoteze ne nje tryeze mes miqsh e ndryshe te dale kryeministri i vendit e te akuzoje ne TV. Ne rradhe te pare, une nuk e shoh te arsyeshme qe Berisha te merret me problemin e kombetares ne situaten ku ndodhet vendi dhe kombi, duhet te jete pjese e protagonizmit te tij absolut. Ka plot instanca qeveritare qe mund dhe duhet te merren me kete ceshtje, nuk me ngjan aq dramatike sa te merret vete kryeministri i vendit. E dyta, ne mungese te fakteve me te prekshme, te dalesh e te akuzosh ne ajer, gjithe kombetaren (sepse sado qe thote nje pjese mafiozesh, i bie qe te kete perfshire gjithe kombetaren kur nuk permend emra te pervecem) eshte prepotente ne rastin me te mire. "I pafajshem derisa te provohet fajtor", thote deviza e lashte e drejtesise, por ne fakt ne politiken tone mbizoteron koncepti kafkian "fajtor dhe kur nuk e di se per cfare krimi behet fjale".
    Jam shume dakord me Dr.

    Kombetarja eshte e gjitheve dhe kur humbet na mezite te gjitheve.

  7. #37
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anėtarėsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Sali Enver Hoxha Berisha normalisht si perher do te kete cdo insititucion nen kontrollin e tij edhe ate te FSHF-se .Mendoj se akuza eshte e pabaze sepse ska arsye qe kombetarja jone te shese ndehshjet kur lojtaret fare mire paguhen mjaftueshem ne klubet e tyre respektive dhe per kombetaren ata luajne me gjak dhe me shpirt luftarak jo per leke ndaj dhe zoti Berisha hedh akuza kot si perher pa baza .
    * Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet nė Bllog
    22
    Shifrat ne vetvete assnjehere nuk paraqesin prove, sport eshte dreqi ta marre.
    Lexo se c'ka ngjare ne fushe ne Rumani:

    http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=14172

    Ky nuk e ka emrin sport, pasi humbja me dinjitet eshte pjese e sportit, por humbja e paramenduar eshte skandal dhe skandal qe denohet moralisht dhe penalisht, si nga federatat e futbollit lokale dhe boterore, edhe nga vete shteti shqiptar qe financon ate skuader.

    Albo

  9. #39
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Mendoj se FSHF eshte nje instuticion i pavarur dhe nuk duhet te ndikohet nga qeveria . Kryeministri ben shum gabim qe akuzon lojtaret e kombetares pa pasur asnje fakt per shitje ndeshjesh dhe duhet then qe esht kryeministri i pare ne europe qe ben akuza kaq te renda kundrejt krenarise sone kombetare

  10. #40
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    albo
    Me thuaj ti se ku bazohet kryemnistri qe ben akuza te renda publike ndaj lojtareve te kombetares edhe ne qofte se ka pasur shitje ndeshjesh kjo ceshtje nuk esht ne kompetencat e tij

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  2. Loro Boriēi, legjenda e futbollit shqiptar
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 14:09
  3. Sheriati nė futboll....
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 11:56
  4. "BRIGEL IK" - Ėshtė koha pėr ndryshime.
    Nga Qerim nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  5. Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •