Faleminderit per mirekuptimin

Sic e shikon midis njerezish, megjithese me ide te kunderta mund te gjendet nje gjuhe e moderuar per te komunikuar. Natyrisht eshte e lire dhe ne doren e secilit te beje zgjedhjen e tij personale mbi bindjet qe ka. Ne fund te fundit posti jot permban bindje personale (private) te postuara ne nje forum (publik), ndaj te cilave njerezit jane te lire te pajtohen apo jo.
Mua me vjen per te qeshur sinqerisht me personazhe si Goldanitus qe marrin persiper te shkruajne fjali si kjo :
"dhe krishteret te kuptojne se gjithe feja e tyre ka qene nje gabim." Une nuk jam besimtar por a mund ti thuash dikujt se menyra e te besuarit te tij ne zot ka qene nje gabim? A e di ky njeri qe gjera te ngjashme gjen plot ne libra teologjike kristiane?
Nqs do me thoje se eshte e provuar qe keta te dy jane me te vjeter se bibla dhe thone gjera te ngjashme, natyrisht qe nuk do kisha ndonje kompleks ta pranoja. Ne fund te fundit une mendoj qe te gjithe keta libra jane shkruar nga njerez... nuk e di a me kupton. (Te lutem here tjeter vendos ndonje shenje pikesimi... kam veshtiresi te ndjek rrjedhen e mendimit tend kur shkruan.)
Mendjemadhesia dhe krenaria jane gjera te ndryshme, megjithese dy fjalet shpesh perdoren si sinonime te njera-tjetres. Nje person mund te jete krenar pa qene mendjemadh. Krenaria ka me shume te beje me mendimin tone mbi vetveten, mendjemadhesia ka te beje me ate qe i kemi shtyre te tjeret te besojne mbi ne.
Sidoqofte... hej... tema meriton nje vleresim pozitiv si ceshtje mjaft interesante

Krijoni Kontakt