Close

Rezultati i Sondazhit: Cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme?

Votues
292. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Aleanca Kosova e Re

    63 21.58%
  • Lidhja Demokratike e Dardanisë

    23 7.88%
  • Partia Ekologjike e Kosovës

    1 0.34%
  • ORA

    16 5.48%
  • Partia e Integrimit Demokratik

    2 0.68%
  • Partia e Pavarur Liberale

    1 0.34%
  • AAK - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

    16 5.48%
  • ADK - Alternativa Demokratike e Kosovës

    0 0%
  • BK - Balli Kombëtar

    3 1.03%
  • DSV - Partia Demokratike Vatan

    0 0%
  • IRDK - Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës

    0 0%
  • LDK - Lidhja Demokratike e Kosovës

    30 10.27%
  • LKÇK - Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës

    2 0.68%
  • LPK - Lëvizja Popullore e Kosovës

    4 1.37%
  • PD - Partia e Drejtësisë

    7 2.40%
  • PDK - Partia Demokratike e Kosovës

    77 26.37%
  • PGJK - Partia e të Gjelbërve të Kosovës

    1 0.34%
  • PLK - Partia Liberale e Kosovës

    0 0%
  • PLSH - Partia Liberale Shqiptare

    1 0.34%
  • PNDSH - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare

    0 0%
  • PREK - Partia e Re e Kosovës

    1 0.34%
  • PRSH - Partia Republikane Shqiptare

    0 0%
  • PSDK - Partia Social Demokrate e Kosovës

    0 0%
  • PSHDK - Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës

    3 1.03%
  • SDA - Partia e Aksionit Demokratik

    0 0%
  • UD - Unioni Demokratik

    0 0%
  • UNIKOMB - Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar

    3 1.03%
  • Parti tjetër

    2 0.68%
  • Do ti bojkotoj zgjedhjet

    29 9.93%
  • S'e kam vendosur ende

    7 2.40%
Faqja 26 prej 27 FillimFillim ... 1624252627 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 265
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    kush ka fitue ne prishtin po pyes..
    Me sa dij, ne ballotazh jane Isa Mustafa (LDK) dhe ai qe ne Hage si gru e keqe na kallxojke se si ka tentu me e bind shkaun e tij kojshi qe te rrij ne Prishtine se do te garantoj sigurine e tij (Limaj).
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #252
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    akuzat ne hage limes me shoke ju bene nga fshataret e Kosoves te cilet lima i lidhi i rrahu e i torturoj egersisht si nje arkan i vertete...dhe nji pjese i vrau..
    do ti kishte vrare te gjithe por u tremb se mori se aty pari ka njesite serbe dhe iku jo me i dal serbeve perpara e me ja ndal masakrat por me shpetu guzicen e vet e me u mshef e detyren me vazhdu torturat e vrasjen ndaj fshatarve te mjere shqiptare ja la vartesve te vet ..musliut e isakut me shoke..
    Lima dhe shoket e tij nuk kan cliruar as kosoven e as katundet e Kosoves por vetem kan bere lojen e akademise serbe e cila futi ushtrine per te cfarosur popullin shqiptar te kosoves...me preteksin se kinse ka nji ushtri nji far jakupi e nji far hashimi e lim celiki..
    dhe ata qe pesuan terrorin serb nuk ishin keta lojcake ne sherbim te serbise por femijet e grate e vajzat e Kosoves..
    Ishte NATO qe e cliroj Kosoven dhe kete te vertete po mundohen keta bandite miljonere ta fshehin me tonelatat leter e gazeta e televizione me rrena e mashtrime..

    Populli i Kosoves i fsalenderohet Natos e jo Limes..

    Se sa e doni ju luftarin qe doli per me clirue Kosoven duket ne uurejtjen qe kini treguar duke i vrare ne te pabese si gjat luftes e mbas luftes ata me te miret trima te ndershem e atdhetare.
    E vrate luftarin UK Bytyqi e Komandant Drinin..
    I vrate se nuk pelqenin qe Lima me shoke te rrihnin e torturonin luftaret ne mal..

    PDK eshte mafie e hajnave e vrasesve.. dhe ska te beje fare me aspiraten per Kosove te pamvarur..

    Meqe shihemi tash kushedi kure.. kjo eshte e verteta..

    E kte te vertete e di Populli..

    Po te kandidonte Klarku per kryetar Prishtine.. 100% e zgedhesve do votonin Clirimtarin KLARK..

    Pse nuk e votojne Limen?

    Sepse ne Kosove jo te gjithe jan hajna.. e nuk e duan hajnin..
    Ju hajnat e hajneshat lepihuni Limes e jakupit..


    ..
    Ooo more Brari, medet qe ka pak si ti, qe tregojne te verteten...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #253
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    "Demokracinë përfaqësuese" mashtruese të oligarkisë politike të shitur në Kosovën Protektorat do ta merr lumi e revoltës mbarëpopullore!!

    "Të gjithë popujt të shtypura janë të autorizuara, kudo kur munden, të ngritën dhe të thyejnë vargonjet e vet"

    Atë që e dallon një sistem politik të zakonshëm despotik nga sistemet demokratike mbetet fakti se si udhëheqja formohet nëpërmjet një procesi të shprehjes së vullnetit mbarëpopullor në mënyrë korrekte. Një demokraci mund të jetë direkte- në komunitetet të ngushta, ku vendimet merren drejtpërdrejtë nga populli - dhe jodirekte, përfaqësuese, që karakterizohet nga fakti se autoriteti i tërësishëm shtetëror bazohet në zgjedhje të mbajtura kohë pas kohë në mënyrë të rregullt dhe në vendimin e shumicës. Zakonisht, qytetarët ia japin besimin një partie apo tjetrit të formojë për një kohë udhëheqjen e vendit dhe të zgjedhurit marrin pastaj vendime në emrin e popullit të tërë, edhe të pakicës elektorale. Por jo në mënyrë abuzive. Nëse në një mënyrë apo tjetër ata shkelin vullnetin dhe të drejtat e qytetarëve, ata kanë të drejtë t'i "dënojnë" nëpërmjet (shkallë-shkallë) mosdhënies së votës kësaj apo asaj partie, bojkotimit të zgjedhjeve, mosdëgjimit qytetar dhe në raste të skajshme edhe revoltës popullore.

    Kosova, që prej kohësh jeton në një "demokraci përfaqësuese" të mashtruar koloniale.

    Po stimulohen vetëm proceset dhe format e ndërtimit të qeverisjeve prej sistemeve demokratike. Megjithatë deri tani, jo populli po lejohet të shpreh vullnetin e tij, por administrata e OKB-së.

    Ajo, ka imponuar "institucione vendore" të rrejshme, që vetëm kanë qëllimin e zbatimit të urdhëresave të UNMIK-ut për të çuar deri në fund me "negociatat" me Serbinë dhe për të mbajtur popullin nën "kutinë" e durimit, e të nënshtrimit. "Institucionet" e sotme "kosovare" janë shprehje e qartë e asaj që do të quhej oligarki mafioze të shitur.

    Me makina të modës së fundit e me pagë mbi 200.000 euro, të pasuruar në mënyrë jolegale, ata politikanë, brenda "institucioneve" bënin veshët e shurdhër nga thirrjet e drejta për ndalimin e çfarëdo lloj pazari me Beogradin dhe vazhduan të kapin karriget e tyre me thonj e me dhëmbë dhe të premtojnë përralla "pavarësie" me kokën nën Serbi që prej vitit të kaluar.

    Tani, hapur u dolën rrenat e tyre dhe tani kur pavarësia s´ duket askund, ata hynë të entuziazmuar, në lojë me padronët e tyre ndërkombëtarë që të organizonin "zgjedhje".

    Por, kësaj radhe populli ashpërisht e "rrahu" këtë sistem mafioz me mospjesëmarrje në zgjedhje.

    Votuan vetëm të mashtruarit dhe përfaqësuesit partiakë, një pakicë jo më e madhe se sa 37% . Për këta hyri në funksion "legjitimiteti" që vetëm në regjimet diktatoriale mund të ndodhë: falsifikimi i rezultateve, jo në nivelin e rezultateve të çdo partie, por në nivelin e pjesëmarrjes.

    UNMIK-u, OSBE-ja, politikuajtë shqipfolës duan të fshehin realitetin nëpërmjet mashtrimeve dhe të thonë edhe vetes se nuk ka ndodhur kjo. Por, as ata nuk mund të mohojnë në ëndrrat e tyre (kur nënvetëdija fillon të shprehë mendimet të shtypura) se jo më pak se mbi 60 % të popullit nuk ka besim më në këto pakurrizorë, por edhe se jo më pak se mbi 60 % të popullit nuk dëshiron as "negociata", as "pavarësi" mashtruese, as klasën politike oligarkike të shitur shqipfolëse!

    Sepse, populli e dëshiron Demokracinë Autentike. Dëshiron një klasë politike të pastër që ndjek interesin kombëtar shqiptar, që strategjikisht nënkupton shkëputje nga çdo lidhje me Serbinë koloniale dhe referendum në kuadrin e shprehjes së të drejtës së vetëvendosjes dhe dekolonizimit, ku të futet cilëndo alternativë të mundshme mbi fatin e tij (pa censuruar ndonjë), duke përfshirë edhe ribashkimin me Shqipërinë.

    Nëse mbreti dhe oborri i tij (administratori me administratën e UNMIK-ut) dhe feudalët të mëdhenj e të vegjël (politikanët shqipfolës) nuk duan të dorëzojnë pushtetin në duart e popullit, në minimum duke marrë parasysh vullnetin e tij, ata duhen rrëzuar, fillimisht me mosdëgjim qytetar dhe përfundimisht me revolta mbarëpopullore. Rrëzimi në këtë kontekst do të jetë shumë i dhimbshëm për mbeturinat kolaboracioniste të shtrydhura, të gatshme për të mbushur koshin e plehrave të historisë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #254
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Kosova - Atje Ku Sundon Pakica

    Sundimi i pare:

    Vëllezër të dashur, të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë të një historie të dhimbshme të Kosovës e cila për dekada të tëra ishte nën sundimin e pakicës sërbe. E dini mirë që edhe pse në ketë tokë të shenjtë arbërore sërbët ishin pakicë, ata kishin pushtetin në dorë dhe bënin ctë donin me shqiptarët.
    Lufta filloi e mbaroi, shqiptarët entuziastë më shumë se kurrë. të gjithëve na mbante shpresa se tanimë Kosovën do ta udhëheq shumica shqiptare dhe përfundimisht do të ketë institucionet e një shteti të mirefilltë dhe shëndoshë demokratik.

    Sundimi i dytë:

    Filloi dhe mbaroi me 'sukses' nje luftë clirimtare që u nis në emër të bashkimit kombëtare dhe më pas i doli emri 'luftë per pavaresi'. Në rregull, kryesorja që do jemi të pamvarur, thonin shqiptarët e kësaj toke që me gjithë deshirë e pritën atë ditë. Por, në të vertëtë ndodhi dhe më keq. Kosova vetëm ndryshoi sunduesin dhe tanimë ajo nuk sundohej nga pakica, por për të qenë ironia dhe më e madhe Kosova ra nën sundimin e disa popujve që as nuk ekzistojnë në regjistrin e Kosovës. Kjo ishte dhe më keq, më qesharake dhe më fatëkeqe. të largosh sundimin e pakicës dhe të biesh nën sundimin e 'askujtë'. Kështu i thonë kësaj pune.

    Sundimi i tretë:

    Zgjedhjet e 17 Nëntorit. Si një drame e vertëtë të cilën të gjithë prisnim ta shohim.

    - 'Dilni në zgjedhje për hirë të Kosovës' ; 'Dilni në zgjedhje për hirë të pavarësisë'... etj... fjalë ... fjalë që të bënin të mendosh se Kosova vërtetë pas këtyre zgjedhjeve, brenda natës do të shndërrohet në një shtet jo vetëm të pavarur por dhe nga më të zhvilluarat dhe që do ja kishin lakmi ndoshta dhe vetë europianët. U zhvilluan zgjedhjet, atë natë nuk kishte rrezultate dhe rrashë në gjum. Kur u zgjova në mëngjes i bëra telefon një shokut nga Prishtina dhe i thash: 'URIME PAVARËSIA', harova ti them dhe mirëmëngjes duke u ngutur sepse kisha rënë aq shumë nën ndikimin e premtimeve saqë mezi prisja mëngjesin dhe tja uroja shokut PAVARËSINË. I gjori u habit dhe ma mbylli telefonin pa më thënë asnjë fjalë. Thash me vete: 'Qenkam çmendur?!'. Ndeza me shpejtësi televizorin per tu bindur se vertetë mbrëmë paska patur zgjedhje sepse fillova të dyshoj mos vallë kam parë ndonjë ëndërr. Me të vertëtë të gjitha mediumet flisnin për zgjedhjet në Kosovë.
    Të degjosh rezultatët të benin të frikesohesh se vertëtë Kosova ngeli pa Pavaresi dhe pa shtet, sepse në zgjedhje kishin dale vetëm 40-45% e qytëtareve me të drejtë vote sepse as ata vetë ende se dinin dhe vazhdimisht ndryshoheshtë kjo perqindje, por që në fakt edhe kjo përqindje nuk ishte reale dhe te gjithë e dinë se ishte më e vogel. Fitimtari nga ata kishte marë 35 % të votave. Por, në fakt kjo 35% ishte nga ata që kanë dalë në votim, ndërsa duke krahasuar me numrin e përgjithshëm të qytëtarëve me të drejtë votë del afro 15 %. U dëshpërova njëherë duke menduar se si do të mund që kjo parti të mer pushtetin përderisa ka vetëm perkrahjen e 15% të popullatës?
    Por, le i thashë vetes. Kosova është mësuar ta sundojë pakica, po le të sundojë edhe kësaj rradhe pakica!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #255
    Skofiar Maska e Skofiar
    Anëtarësuar
    07-08-2005
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    731
    [QUOTE=Brari;1754695]akuzat ne hage limes me shoke ju bene nga fshataret e Kosoves te cilet lima i lidhi i rrahu e i torturoj egersisht si nje arkan i vertete...dhe nji pjese i vrau..
    do ti kishte vrare te gjithe por u tremb se mori se aty pari ka njesite serbe dhe iku jo me i dal serbeve perpara e me ja ndal masakrat por me shpetu guzicen e vet e me u mshef e detyren me vazhdu torturat e vrasjen ndaj fshatarve te mjere shqiptare ja la vartesve te vet ..musliut e isakut me shoke..

    A mund te jete ndryshe spiuni i Rusise apo Serbise i cili e kryen detyren ne menyre te perpikte. Si nuk i vjen turp ketij shipfolesi te flase ne kete menyre dhe te rendoj pikrisht clirimtaret e Kosoves

    Lima dhe shoket e tij nuk kan cliruar as kosoven e as katundet e Kosoves por vetem kan bere lojen e akademise serbe e cila futi ushtrine per te cfarosur popullin shqiptar te kosoves...me preteksin se kinse ka nji ushtri nji far jakupi e nji far hashimi e lim celiki..
    dhe ata qe pesuan terrorin serb nuk ishin keta lojcake ne sherbim te serbise por femijet e grate e vajzat e Kosoves..

    Sa i poshter ky njeri e sa i paturp, sa injorant e sa i pa vlere, sa psikopat e sa idiot.Nuk ka faj ky por ata shqiptar qe e lejojne te shkruaj ne kete menyre te turpshme kete njeri ruso-serbo-grek.

    Ishte NATO qe e cliroj Kosoven dhe kete te vertete po mundohen keta bandite miljonere ta fshehin me tonelatat leter e gazeta e televizione me rrena e mashtrime..

    Me cdo kusht bene perpjekje qe te mohoj kontributin e UCK-se per clirimin e Kosoves dhe mendon te binde lexuasin me nje realitet krejt tjeter. Shume njeri i rrezikshem dhe i deleguar e i pergaditur ne Rusi per te nxit lufte vella-vrasese ne Kosove e Shqiperi



    Se sa e doni ju luftarin qe doli per me clirue Kosoven duket ne uurejtjen qe kini treguar duke i vrare ne te pabese si gjat luftes e mbas luftes ata me te miret trima te ndershem e atdhetare.
    E vrate luftarin UK Bytyqi e Komandant Drinin..
    I vrate se nuk pelqenin qe Lima me shoke te rrihnin e torturonin luftaret ne mal..

    Shif se si behet se i del ne mbrojtje disa te vrareve, kurse ne realitet qellimin e ka te deskriditoje Limen e gjithe forcat me perparimtare te Kosoves e Shqiperise.
    Ne menyre te perpikte dhe te perpunuar se bashku me armikun e bene propaganden me te turpshme te mundeshme kunder shqiptarise
    .

    PDK eshte mafie e hajnave e vrasesve.. dhe ska te beje fare me aspiraten per Kosove te pamvarur..

    Meqe shihemi tash kushedi kure.. kjo eshte e verteta..

    E kte te vertete e di Populli..

    Ketu e hummb durimin dhe i frikohet pavarsise se Kosoves, keshtu qe tenton me fjaet me te ndyera te akuzoje ata te cilet e udheheqin Kosoven.Faktikisht thirret ne popullin te cilin deshiron qe ta okupoj Rusia e Serbia.

    Po te kandidonte Klarku per kryetar Prishtine.. 100% e zgedhesve do votonin Clirimtarin KLARK..

    Pse nuk e votojne Limen?

    Sepse ne Kosove jo te gjithe jan hajna.. e nuk e duan hajnin..
    Ju hajnat e hajneshat lepihuni Limes e jakupit..


    Ky eshte vertete hajn e bandit i madh, e ne dyshoj qe ky jeton diku ne tokat shqiptare. Ky eshte nje Serb apo rus qe flet shqip.
    Mendon i mjeri psikopat qe i shitet propaganda e poshter ne kete forum.
    I lutem zotit qe ta denoje kete njeri te poshter e idiot.

  6. #256
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Edhe kur „fiton“ pakica në Kosovë PUSHTETARËT DHE UNMIK-U, ZGJEDHJET I QUAJNË LEGJITIME !


    Zgjedhjet e fundit në Kosovë të 17 nëntorit 2007 u vlerësuan nga UNMIK-u, dhe bashkësia ndërkombëtare si „zgjedhje demokratike”, ku edhe citohet se në këtë mënyrë po ndërtohet „Demokracia e Kosovës”!!!

    Cinizëm i kulluar apo jo?!
    Por, çfarë „ demokracie“ vërtetë sundon në Kosovë?
    Demokraci e mirëfilltë ( e drejtpërdrejtë) , ku populli vetë realizon kërkesa politike, apo „demokraci e përfaqësuar, tiranike e imponuar ( e tërthortë), ku populli "zgjedh" përfaqësuesit e tyre dhe ata marrin vendime politike në emër te popullit, apo mos vallë kjo nuk është diktaturë!

    -Demokracia e drejtpërdrejtë është kur populli vetë voton për kërkesa politike, d.m.th voton për një Referendum ( votim popullor) , dmth, populli është sovran dhe vendos (apo voton) për çdo ligj.

    - Kjo lloj demokracie zbatohet në shumë vende të Evropës dhe të botës por, bashkësia ndërkombëtare, këtë demokraci Kosovës kurrë nuk ia lejoi, duke i bërë një padrejtësi të madhe. Edhe pse populli i Kosovës me vite të tëra e kërkon një demokraci të drejtpërdrejtë dhe që vet të vendosë për fatin e tij.

    -Demokraci e përfaqësuar apo (apo tërthortë) ku populli zgjedh një grup përfaqësuesish, dhe ata legjitimohen nga vota e popullit dhe pastaj ata marrin vendime politike në emër të popullit. Kjo lloj „demokracie“ kinse se po ushtrohet sot në Kosovë. Por, këta të zgjedhurit e popullit a duhet të përfaqësojnë shumicën e popullit? Natyrisht se po!...

    Në zgjedhjet e fundit në Kosovë populli doli fare pak në votime, doli vetëm 38% kjo lë të nënkuptojë se shumica ju tha JO këtyre „politikanëve“ të Kosovës dhe nuk ia dha legjitimitetin e duhur, pra të zgjedhurit e 17. nëntori 2007-.tës, nuk kanë fare legjitimitet, ata nuk përfaqësojnë interesat e shumicës së Kosovës, gjithmonë shumica duhet të mbizotëroj mbi pakicën, pra sipas demokracisë shumica ka të drejtë të vendos mbi pakicën dhe assesi në të kundërtën.

    Sipas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, pakica paska „drejt“ të vendosë mbi shumicën dhe kjo nuk mund të quhet asgjë tjetër veç se DIKTATURË, ku një grup i caktuar vendos për të gjitha interesat e popullit.

    Në Kosovën “Protektorat” nuk mbizotëron demokracia, tek ne mbizotëron një DIKTATURË e rreptë por dinake e heshtur e UNMIK-ut, ku populli as nga të zgjedhurit e tyre s´ka asnjë lloj mundësie t’i mbrojnë interesat personale apo ato kombëtare. Pra, ngaUNMIK-u po legjitimohen këta „politikanë të mjerë" të Kosovës dhe jo nga populli. Kurse, UNMIK-u i quan „zgjedhje demokratike" sepse, kështu u konvenon atyre.

    Pra, nëse populli do vërtet demokraci, dhe mos të jetoj më nën diktaturë e kërdisur me emrin „demokraci“ , ata duhen t’i mbrojnë të drejtat e tyre në mënyra të ndryshme si psh. në format e mosdëgjueshmërisë qytetare, me protesta paqësore etj...

    Ata që nuk votuan, të dalin të gjithë në rrugë të mos i njohin këto institucione të margjinalizuara e të dekoruara me farsë demokratike, të manipuluara nga të dhënat e pavërteta dhe tejet qesharake ku janë bërë bashkë sharlatanët me damkë...

    JO!
    Nuk mashtrohet populli i Kosovës me "ikjen" nga pushteti të LDK-së dhe kinse me "fitoren"e simotrës së saj tani , PDK-së, them simotrës, sepse të gjitha ato vendime me formulime të zeza që sot po i servilen Kosovës në pjatat e pista nga të huajt po i hanë njësoj si e para ashtu edhe e dyta...

    Ndryshimi i tyre qëndron vetëm në bërjen e aleancave të "famshme"me ngjyrime të ndryshme me titistët e dëshmuar që me vite të tëra që ia kanë pirë djersën dhe gjakun popullit shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera shqiptare në ish- Jugosllavi.

    Prandaj, duke i parë të gjitha këto makinacione të ndyra konsideroj se është koha që këtyre matrapazëve politikë t´u thuhet Jo edhe me forma të tjera të rezistencës qytetare.

    Pra, e tërë ai elektorat i revoltuar nga shkelja e rëndë e besimit që iu bë nga pushtetarët e pa shtet tani të mobilizohen fort të dalin e të demonstrojnë atëherë kur i thërrasin bijtë dhe bijat më të devotshme të kombit siç janë Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin pathyeshëm!

    Pushtetarët s´po ndalen së bëri zhurma se do ta shpallim pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës!

    Këto, s´ janë hiq më pak se vetëm mashtrime të radhës...

    Pavarësia e Kosovës nën kornizën e Paketës së Ahtisarit, nuk është nuk ngërthen në esencë as pavarësi e lëre më pavarësi me sovranitet!

    Për të eliminuar këtë të keqe të madhe që i ka rënë atdheut tonë mbi supe, mendoj që është koha e fundit që të gjitha forcat e shëndosha përparimtare që janë të interesuara për zgjidhjen e çështjeve tona madhore siç janë pavarësia e mirëfilltë dhe ribashkimi kombëtar të angazhohen dhe të bashkohen si një trup i vetëm të kërkojmë REFERENDUM dhe VETËVENDOSJE këto pastaj, këto FITORE t´í mbrojmë me të gjitha mjetet dhe format e lejuara të luftërave çlirimtare.

    VETËM TË BASHKUAR DO TË JEMI MË TË FORTË DHE DO T´I REALIZOJMË IDEALET TONA ÇLIRIMTARE!
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 21-11-2007 më 18:04
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #257
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    KFOR i dhe UNMIK- u planifikojnë të marrin nën kontroll stacionet e policisë në veri të Kosovës

    Një diplomat i huaj i ka thënë Rrjetit ballkanik për gazetari hulumtuese se KFOR i dhe policia e UNMIK ut po planifikojnë që të marrin nën kontrollë stacionet e policisë në veri të Kosovës, që aktualisht kontrolohen nga serbët. "KFOR i gjithashtu do të marrë kontrollin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", ka thënë ky diplomat në kushte anonimiteti.

    Sipas këtij burimi pas përfundimit të këtij aksioni, KFOR i do të kryejë bastisje me qëllim gjetjen e armëve në enklavat serbe, si dhe arrestimin e gjithë shkaktarëve të trazirave në Kosovë
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #258
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Skofiar Lexo Postimin
    I lutem zotit qe ta denoje kete njeri te poshter e idiot.[/COLOR]
    Nese dikush duhet te jete i poshter dhe idiot, atehere ai duhet te jesh TI, qe mbron te keqen, mbron kriminelet, mbron faren e keqe...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #259
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348

    A ka ADMINISTRATOR ky forum?

    Nje gjë qe dua te dijë a ka administrator ky forum?

    Siduket nga postimet e disave ne kete forum, sidomos ne temat ku ka te bëjë me Kosoven, administratoret thuaja nuk ekzistojn fare.

    Eshte mekat qe nje forum me permasa çfarë eshte forumishqiptar te lejoj te postohen shkrime te urrejtes, genjeshtra, fyerje personale e ne bazë etnike,lokale e regjionale.

    Kjo fatkeqesisht po ndodhë zakonisht ne temat ku shkruhet per Kosoven. A mos vallë Kosova eshte nje vend ne ndonje planet tjeter qe administratoret nuk qajn koken te filtrojnë/ndalojn shkrimet ku ka te beje me urretje, fyerje, abuzime personale ndaj njeri tjeterit?

    A thua kriterjet e ketij forumi vlejn per te gjitha temat perveq kur Kosova eshte ne pyetje?

    Une jam anëtarë i shume forumeve tjera, dhe asnjehere nuk kam hasur ne fyerje, abuzime, urretje sikur ne kete forum.

    Gjithashtu vizitoj edhe b92.net, forum ky nga Beogradi por madje as ne kete forum Serb nuk lejohet te fyhen Shqiptaret dhe Serbet nga njeri tjetri sikur qe po lejohet ne foruminshqiptar nga vet Shqiptaret dhe ne mes veti.

    Nuk i fajesoj postuesit ketu edhe pse njeri pret qe vet postuesit te jen me sensibilë dhe me te vemendeshem ne shkrimet e tyre por fatkeqesisht ka edhe prejt atyre qe nuk dijn te respektojn tjeterin prandaj ketu Administratori duhet te kryej punen e tyre dhe ti filtroj shkrimet e secilit, te kercnojë disa individ/postues qe te rishikoj shkrimet e tyre perndryshe do te ndalohet/nderprehet anëtarsimi i tyre dhe te ndalohet postimi i atyre shkrimeve ku nuk ka asgje tjeter perveq urretje, fyerje, kercnime etj.

    Te ju them te drejten se kur lexoj disa shkrime te disa anëtarve ne kete forum me bejn te mendoj se athua jemi rritë ne te njejten Kosovë a jo? Si eshte e mundur qe nje person te ka aq shume urretje ndaj personit tjeter e aq me shume kur ai person eshte shqiptar dhe te dytë kan pasur pak a shume te njejtin fat dhe te njejtin armik.

    I habitur,
    Flag

  10. #260
    i/e regjistruar Maska e tullumi
    Anëtarësuar
    26-09-2007
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga flag Lexo Postimin
    Te ju them te drejten se kur lexoj disa shkrime te disa anëtarve ne kete forum me bejn te mendoj se athua jemi rritë ne te njejten Kosovë a jo? Si eshte e mundur qe nje person te ka aq shume urretje ndaj personit tjeter e aq me shume kur ai person eshte shqiptar dhe te dytë kan pasur pak a shume te njejtin fat dhe te njejtin armik.

    I habitur,
    Flag
    Ne kosovë nuk e kemi pas fatin te gjith te njejt .Disa kemi qenë te ndjekur,perndjekur,diferencuar,burgosur,torturuar e vrar. Ndersa disa te tjer kan qen te benificuar ledhatuar,nga regjimi sllav.Sot kur nuk e kan ket benificion e ledhatim me te drejt hedhin helm mbi pjesen tjeter,Nje person te till unë (ketu ne forum )e shoh edhe "Brarin" i cili ne gjdo postim hedh vetem urrjejtje ndaj te tanishmes.nuk habitem jo ,se ky njeri ka qen nga ata qe me humbjen e millosheviqit ka humbur ter ato te mira qe ka pas ne regjimin e Milloshit.dhe tani nga nostalgjia e se kaluares sheh endrra per kthim mbrapa......Ne kosov kemi mjaft "shqiptar" por se nenat i kan pas shkina!!

Faqja 26 prej 27 FillimFillim ... 1624252627 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •