Close

Rezultati i Sondazhit: Cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme?

Votues
292. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Aleanca Kosova e Re

    63 21.58%
  • Lidhja Demokratike e Dardanisë

    23 7.88%
  • Partia Ekologjike e Kosovës

    1 0.34%
  • ORA

    16 5.48%
  • Partia e Integrimit Demokratik

    2 0.68%
  • Partia e Pavarur Liberale

    1 0.34%
  • AAK - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

    16 5.48%
  • ADK - Alternativa Demokratike e Kosovës

    0 0%
  • BK - Balli Kombëtar

    3 1.03%
  • DSV - Partia Demokratike Vatan

    0 0%
  • IRDK - Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës

    0 0%
  • LDK - Lidhja Demokratike e Kosovës

    30 10.27%
  • LKÇK - Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës

    2 0.68%
  • LPK - Lëvizja Popullore e Kosovës

    4 1.37%
  • PD - Partia e Drejtësisë

    7 2.40%
  • PDK - Partia Demokratike e Kosovës

    77 26.37%
  • PGJK - Partia e të Gjelbërve të Kosovës

    1 0.34%
  • PLK - Partia Liberale e Kosovës

    0 0%
  • PLSH - Partia Liberale Shqiptare

    1 0.34%
  • PNDSH - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare

    0 0%
  • PREK - Partia e Re e Kosovës

    1 0.34%
  • PRSH - Partia Republikane Shqiptare

    0 0%
  • PSDK - Partia Social Demokrate e Kosovës

    0 0%
  • PSHDK - Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës

    3 1.03%
  • SDA - Partia e Aksionit Demokratik

    0 0%
  • UD - Unioni Demokratik

    0 0%
  • UNIKOMB - Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar

    3 1.03%
  • Parti tjetër

    2 0.68%
  • Do ti bojkotoj zgjedhjet

    29 9.93%
  • S'e kam vendosur ende

    7 2.40%
Faqja 27 prej 27 FillimFillim ... 17252627
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 265 prej 265
  1. #261
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ne kosov kemi mjaft "shqiptar" por se nenat i kan pas shkina!!
    Për nana po dihet shka i kan pas, po babat nuk po ju dihen.
    Se përpara, për ditëlindjen e Titos më 25 maj, këta shpijunat bajshin orgji seksuale me shkije e me gra të veta, e sot s'dihen çka jan kta shpijuna. Njerz kopila.

  2. #262
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-09-2007
    Vendndodhja
    Në Kosoven e pa Rrym...
    Postime
    200
    ne Zgjedhjet e 17 nentorit te ketij viti ...Fituan Qlirimtaret ....keta nejrz e Qliriuan Kosoven ....dhe ja ne fund edhe fituan ,,,,ajo nate ishte nji atmosfer sikur Kosova u Lirua nga Serbia .

    at nat ishte Gjuajtje me dy Goditje .....at nat ka psuar nji goditje te Rënd Serbia ...por aq e Rend ishte edhe per LDK-n dhe LDD-n per keta ishte me e rend pershkak qe ja la ne gjysme rrugen qe e kishin nisur - Kosoven per Beograd .

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    15

    Kosova dhe qeveritë e saja

    Ndoshta më në fund na doli gjumi ,por ka ende po i shof disa edhe pse janë zgjuar ,janë zgjuar ashtu sikur i ka zënë gjumi prapë me thashethëmet apo "të vërtetat" për luftën e lavdishme apo të "pa lavdishme" te UÇK-së ,që meriton dhe ka merituar shumë ma shumë se një përkrahje se morale ,që disa edhe e fyejn e jo ta qmojnë, e si pasojë e kësaj mbetemi në vend aty ku jemi .Por mbi gjitha nga historia kemi mësuar Ilirinë me principata e saj ,poashtu edhe Skenderbeun me Princërit e tij ,po tash ai që kupton dhe që ka përcjell rrjedhat politike të këtyre principatave te sotshme te Kosovës ,kanë pasur nje bashkim ma shumë viziv dhe formal sa për sy e faqe me qeveri te unitetit dhe grup te unitetit,po ma kryesorja është gjithmonë tek dy principatat më të mëdha që më ne fund vendosën ti bashkojnë forcat dhe të punojnë për atë që njera e kishte ideal e tjetra realizator por gjuha e tyre prapë mbeti politike dhe e pa kapshme për qytetarin dhe fshatarin e Kosovës ,gjë që qoi deri te 37% apo 45% ,në momentin e fundit popullit ju duk ma shumë ndarje se sa bashkim ,se ishin mësuar të shofin vetëm dhënien e duarve e jo punën e përbashkët ,por prapë se prapë ne fund shifen mangësit dhe dobësit e elektoratit,per këta nuk bëri më punë as bindja partiake as genjeshtrat e principatave .Ne fund tregon rezultati sepse është matematike dhe lehtë kuptohet ,duhet nje tupan për zgjim edhe shpjegim jo politik aq kuptojmë .
    Po të fillosh të shkruash me bindje partiake me mirë mos fillo të thuash asgjë se thjeshtë e tregon vehten edhe askush nuk të qmon apo mëson nga ajo që thua ,po thuaje atë që mendon se është e drejt pa ofendime ,po edhe mos të jet ashtu dikush që e lexon të kthen një përgjigjëje.
    E tash qka të bëjmë nuk po flas si politikan po si njeri i rendomët se nuk jam as politika e as qellim keq po kush fitoi dhe kush humbi nga ky bashkim i principatave dhe ndarje e popullit dhe kush është humbësi dhe kush duhet të mësoj më shumë ,dhe kush mbeti ende i pa ditur,A do të kemi qeveri historike dhe shtet të vonuar apo mbetëm robër të mllefosur apo do ta përcjellim këtë Armiku-Unmiku sipas "Vetëvendosjes" sikur mik me punë dhe duartrokitje apo sikur armiqët e kaluar me pushkë gjë që për mendimin tim është e gabuar se kemi percjellur shumë armiq me rend deri më sot me pushkë por prapë të tjerët erdhën dhe jetuam me ata të rinjët deri sa mësuam dhe u bë retorik, e ndoshta po ta përcjellim këtë armikun me duartrokitje ndoshta nuk vjen ndonjë tjetër edhe ndoshta këtu qëndron problemi ,ndoshta ky i fundit na mësoi se qka na mungon se armiqët e kaluar i mbajtëm dhe i ushqyem vetë dhe u bëmë vazhdimish armiq te vehtëvetes dhe u bëmë njerzë lokalista dhe injoranta, nje principat luftoi tjetra bashkepunoi ,drenicaku,llapjani,pejani,gjakovarlia ,keto si ma të theksuara kanë qenë kurse unë nuk i takoj asnjerës ,po ndoshta mungesa e termit Kosovari i ka bërë të ndahen sepse nuk mundsh ta gjesh nje permbledhje per Kosovarin se si duket dhe kujt i gjason ma shumë cilit regjion,që për mendimin tim duhet të jet i kombinuar si ne dukje ashtu edhe ne përmbajtje,dhe qka është më e rëndesishmja se cili ka merita më të mëdha për të udhëhequr dhe mbetur në histori.

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e colombo22
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Me sa dij, ne ballotazh jane Isa Mustafa (LDK) dhe ai qe ne Hage si gru e keqe na kallxojke se si ka tentu me e bind shkaun e tij kojshi qe te rrij ne Prishtine se do te garantoj sigurine e tij (Limaj).
    Balotazhin per kryetar te Prishtines do ta fitoj Fatmir Limaj.

    ... e ti Arb vazhdo te çirresh si babi yt Rrok Berisha me akuza e shpifje kunder çlirimtareve, sepse spiunimin dhe antishqiptarizmin e keni ne gjen ju.

  5. #265
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    URIME FESTAT - GËZUAR ROBËRINË!



    Festat e Nëntorit erdhën, u festuan, u lavdëruan, u lartësuan, u përkujtuan dhe shkuan, kurse varfëria, përçarja, copëtimi dhe robëria mbetën!

    Kështu ishte dje dhe kështu mbeti sot. Dhe kështu do të jetë edhe nesër, edhe Nëntorin tjetër, sepse Shqiptarët i biejnë të njëjtit fyell, të njëjtit tupan dhe hedhin të njëjtën valle qe 95 vjet me rradhë!

    Shqiptarët (qeveritarët, zyrtarët, politikanët, liderët e historianët) rrafsh një shekull po merren me të kaluarën, me të djeshmen, duke mos mësuar asgjë nga e kaluara dhe nga e djeshmja e historisë sonë kombëtare! Ata dijnë vetëm të ankohen dhe të vajtojnë për të kaluarën tragjike të kombit tonë dhe copëtimin e Shqipërisë Etnike! Ata dijnë vetëm të flasin e të shkruajnë për gjendjen e sotme neokolonialiste të Shqipërisë Etnike të robëruar nga sllavo-grekët dhe aq! Ata vetëm dijnë të sjellin konkluzione për varfërinë dhe mjerimin e trojeve shqiptare, përçarjet e liderëve dhe pushtetarëve shqiptarë dhe aq!

    Shqiptarët e njohin realitetin tragjik të Shqipërisë Etnike, e dijnë diagnozën e sëmundjes së saj, por nuk janë të gatshëm e në gjendje që ta ofrojnë ilaçin për shërimin e plagëve të Atdheut! Ata flasin e bërtasin çdo Përvjetor dhe pastaj heshtin, bëjnë gjumë tërë vitin! Ata shkruajnë e flasin dy-tre ditë para Festave të Nëntorit për çështjen kombëtare shqiptare dhe pastaj festojnë e ngrejnë dolli për këtë çerek Shqipërie të cunguar që na ka mbetur!

    Shumë u fol e u përfolë këto ditë para dhe gjatë Festave të Nëntorit për të kaluarën, për historinë e përgjakur e dramatike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë. Pak u fol e u shkruajt edhe për të tashmen tragjike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Por asgjë, fare asgjë nuk o fol dhe nuk u shkruajt nga titullarët kompetentë: politikanët, liderët, historianët, akademikët e intelektualët tanë për ardhmërinë, për perspektivën, për rrugën që duhet të ndjekë kombi ynë për të çliruar dhe ribashkuar Trojet e copëtuara e të robëruara Shqiptare të Shqipërisë Etnike!

    Të gjithë folën e shkruajtën për të kaluarën, shumë pak për të tashmen dhe aspak për të ardhmen! Pushtetarët dhe intelektualët shqiptarë duan ta lënë kombin dhe Atdheun tonë pa të ardhme, pa liri, pa ribashkim, pa sovranitet e dinjitet kombëtar! Askush nuk guxoi ta thotë një fjalë se çka duhet të bëjmë sot që të kemi një të ardhme nesër! Udhëheqësit shqiptarë dhe akademikët e intelektualët e kombit tonë nuk kanë ideal kombëtar dhe nuk kanë guxim qytetar që të flasin e të shkruajnë hapur, pa dorëza, për të ardhmen e kombit dhe Atdheut të vet! Vetëdija dhe ndërgjegjja e tyre kombëtare është nën çdo nivel normal!

    Kur lexojmë e dëgjojmë, kur shohim e analizojmë të tashmen, të sotmen e popullit dhe Atdheut tonë, e kemi bukur të lehtë që ta vlerësojmë të kaluarën dhe ta parashikojmë të ardhmen e tij. Kur vërejmë çdo ditë sjelljen antipopullore e antikombëtare të parlamentarëve dhe të qeveritarëve tanë në Tiranë, Prishtinë e Shkup, e kemi shumë të lehtë që të konkludojmë se përse populli ynë dhe Atdheu i tij gjenden në këtë gjendje të mjerueshme politike dhe ekonomike! E kuptojmë fare lehtë se përse nuk fituam dje, përse nuk fitojmë sot dhe përse është në pikëpyetje që do të fitojmë edhe nesër lirinë dhe ribashkimin kombëtar të Atdheut tonë të pushtuar!

    Pushtetarët shqiptarë nuk çajnë kokën për çlirimin dhe ribashkimin e Atdheut! Atyre nuk u ha palla për varfërinë dhe vuajtjen e popullit! Atyre nuk u bëhet vonë për asgjë! Ata vetëm kujdesen për pasurimin dhe karrierën e tyre politike! Kurse, mjerisht, populli ynë manipulohet lehtë, mashtrohet në vazhdimësi dhe votën ua jep xhelatëve të vet!

    Për të dalë nga situata e pushtimit, robërisë, copëtimit dhe mjerimit ekonomik, për t’i dalë zot popullit dhe Atdheut dalin, herë pas here, në skenën politike dhe ushtarake disa grupe, organizata, parti dhe ”ushtri”, të cilat, të udhëhequra nga idealistët dhe atdhetarët më të devotshëm të këtij populli, janë përpjekur dhe përpiqen që ta shpëtojnë popullin dhe Atdheun nga kjo gjendje katastrofale në të cilën gjendet aktualisht. Mirëpo, me gjithë sakrificat dhe flijimet e panumërta fitorja nuk është arritur, por pishtari i lirisë është mbajtur ndezur, falë gjakut të dëshmorëve të kombit. Ky flakadan lirie na jep shpresë e forcë se liria dhe ribashkimi kombëtar është i mundur dhe nuk është shumë larg.

    Por këta idealistë e luftëtarë lirie, nga qeveritarët shqiptarë dhe miopët e ndryshëm politikë që veten e quajnë intelektualë, analistë e çkamos, etiketohen si : ”leckamanë”, barkcullakë”, ”kalamaj”, ”studentë të dështuar”, ”aventurierë”, ”naivë”, ”ekstremistë”, ”njerëz me maska e thasë në kokë”, ”terroristë”, dhe shumë epitete tjera denigruese, me qëllimin e vetëm që këta patriotë e liridashës t’i izolojnë nga populli dhe të pamundësojnë realizimin e programit të tyre për çlirim e ribashkim kombëtar të popullit e të Shqipërisë Etnike.

    Dhe, fatkeqësisht, deri tani kanë pasur sukses në veprimtarinë e tyre pacifiste, disfatiste dhe antikombëtare! Tani për tani taborri anti-bashkim kombëtar është në epërsi! Qoftë faktori i brendshëm, qoftë ai i jashtëm janë kundër ribashkimit të Shqipërisë Etnike! Ndaj duhet shumë punë, shumë organizim, shumë propagandë dhe shumë sakrifica tani dhe në të ardhmen për t’i kthyer këto dy faktorë në përkrahje të zgjidhjes së drejtë e përfundimtare të Çështjes Kombëtare Shqiptare në Ballkan.

    Edhe këtë Nëntor festash kombëtare u gëzuam për 2 ditë dhe do të vuajmë për 12 muaj, deri në Nëntorin e vitit 2008. Dhe kështu rutinë, qark vicioz festimi dhe robërie! Dhe raporti liri - robëri është 12 me 2 për robërinë! Ky është realiteti i hidhur e real i kombit tonë dhe Shqipërisë sonë të copëtuar! Prandaj, me njërën gotë në dorën e djathtë, plot shend e verë, ngritëm dollinë e ëmbël sheqer: Urime Festat!, kurse me tjetrën gotë në dorën e majtë, vetëm pas pak, ngritëm dollinë tjetër farmak: Gëzuar Robërinë!

    Pra, Urime Festat - Gëzuar Robërinë!, Shqipëria ime luftarake dhe paqësore, vend i shqiponjave dhe korbave, vendi i kontrasteve dhe çudirave, vendi paradoksal i paradokseve!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 27 prej 27 FillimFillim ... 17252627

Tema të Ngjashme

  1. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •