Close
Faqja 16 prej 39 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 381
  1. #151
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga princcesha Lexo Postimin

    Mendoj se postimin tim e ke keqkuptuar, kur them tradhetaret nuk kan brinje e kam fjalen per zevendes ministrin Refet Elmazin ku dha deklarate se operacioni u krye me sukses, dmth gjitha ajo qe ndodhi sot plotesisht eshte mbeshtetur nga PDSHja.
    Ketu ne Kosove po flitet se disa nga te vraret njemend ishin kriminel dhe se autoritetet vendore Kosovare iu kane ofruar informata autoriteteve Maqedonase per vendndodhjen dhe profilin e te ndjekurve. Pastaj, kur e lexova ketu se njeri nga ata kerkohen per vrasje ne Shqiperi, dhe se qeveria Maqedonase ka dosje kriminale per keta...edhe vete mund te qellosh se cfare dua te them.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  2. #152
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    HuuuuuuH Shum luft paski bo ma keni mbush mendjen ju!!!!

    Nuk e di si kam lexuar krejt postimet po ja qe edhe un do jep nje ide timen qe mendoj se eshte me e drejt.

    Tani se mbaj anen e PDSH ti biem shkurt e shqip per mua Ceshtja KOMBTARE eshte mbi te gjitha.
    Po per aksionin qe ndodhi ne f.Brodec mendoj se nuk ka asnje te vrar civil dhe te pa fajshem.
    Te gjith qe jan te vrar kan qen kriminel secili prej tyre ka ber vrasje jan akuzur per shum krime per shum gjera jan aratisur nga burgu edhe kan patur mbeshtetje te madhe politike qe te bejn trazira ne maqedoni qe nuk ka qen e nevojshme shum mire dihet se tani eshte Kosova ne prag te zgjedhjeve edhe statusit te saj si shtet ne qoft se nuk e fiton statusin ateher atje duhet te shkojm krejt vllazen pastaj ndoshta ajo luft do te zgjerohet ne gjith vendet Shqipetare.
    Po ajo luft do te ket krye te forta dhe do ta perkrah i gjith populli Shqipetar

    Po kjo e ketyre djelmoshave te ndjer nuk ishte luft per ceshtjen kombtare po kto donin luft per interesa te vet personal dhe te strukturave partiake qe kan per qellim ta rezojn kete qeveri
    Po ja qe nuku doli se nje her e rezuan ket qeveri ne 2001-Shin tani njerzit nuk kullosin bar me.Edhe nuk ju doli askush ne ndihme.
    Edhe e moret ate qe kerkuan
    Me vjen keq qe jan Shqiptar te ati lloji me dhimsen po e kan kerkuar.
    Per luft te mundeshme jan te caktuar njerez te mdhej e jo keshtu si keto qe dalin ne mendje te tyre qe skan ca bejn edhe do bejm lufte.

    Me vjen shum keq per F.Brodec qe e ka perjetu at gje po ja qe ua imponuan
    Shpresoj te mos ndodh me te behemi te gjith nje zeri qe kur te theritet per BASHKIM KOMBETARE te jemi te gjith te pregaditur dhe me te fort.

    Respekte per te gjithe.
    Sui generis

  3. #153
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Deklaratë publike Nr.2
    e Zonës nr.3 të FBKSH-së
    Kosova Jugore / Lugina e Vardarit (ILIRIDA)
    Shkup
    Drejtuar:

    1. Popullates shqiptare të Zonës Nr.3 të FBKSH-së, Kosova Jugore / Lugina e Vardarit - ILIRIDA
    2. Mediumeve dhe agjencive informative
    3. Institucioneve, partive politike dhe kreut shtetëror

    Sot me pikëllim morëm lajmin për sulmin qyqar që ndërrmorën forcat policore-ushtarake të IRJM-së ndaj vëllezërve tanë që ishin të strehuar në malësinë e tetovës ku sipas informacioneve të para që na kanë arritur kemi dhe dëshmorë si dhe viktima në civilë dhe dëme të mëdha materiale që i janë shkaktuar popullatës të malësisë së tetovës. Kryesia qëndrore e FBKSH-së em qendër të Tiranë dhe kryesia e këshillave të FBKSH-së në Zonën Nr.3 po zhvillojnë hetime dhe grumbullojnë të gjithë informacionin rreth asaj që sot ka ndodhur në terren pas çka do të merret një veprim i prerë për masat që do merren pas kësaj ngjarje tragjike.

    Na lejoni që në rradhë të parë tju njoftojmë se FBKSH dhe krahu ushtarak Armata Kombëtare Shqiptare nuk kishte planifikuar asnjë sulm apo tentativë për të sulmuar forcat policore të këtij shteti artificial dhe këtë ua kemi bërë me dije të gjithëvë dhe në veçanti partive politike shqiptare dhe Institucioneve vendore të cilët qysh më herët me stilin e tyre të një dhelpre kërkonin mëshirë dhe luteshin që mos të ndërmarim sulme në emër të procesit të Pavarësisë së Kosovës dhe rregullimit të statusit të shqiptarëe në IRJM.

    Kush ishin vëllezërit që u strehuan në fshatin Brodec?

    Në fshatin Brodec prej shumë më herët (para shumë muajsh) kanë qëndrruar vëllezërit tanë shqiptarë të cilët janë ish ushtarë të UÇK-së dhe ndaj të cilëv ishte vënë në ndjekje pushteti sllavo-maqedonas dhe qarqet antishqiptare duke u pregaditur atyre procese të montuara politike dhe kurrthe për ti eliminuar dhe si pasojë e kësaj ata krijuan një ambient të sigurtë në fshatërat e tyre duke gjetur kështu edhe mbrojtjen e bashkëfshatarëve të tyre, me shpresë se do ët gjejnë rrehatinë dhe shumë shpejt do të tërhiqen të gjitha nismat dhe tentativat që u ndërmorën kundër tyre prej paa shumë kohësh. Me arratisjen e vëllezërve tanë nga burgu i Dubravës të cilët kanë meerita të pakontestueshme për formimin e celulave të para e deri te Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëare Shqiptare konkretisht Xhavit Morina, Lirim Jakupi, Ramadan Shiti dhe të tjerë, ish bashkëluftëtarët e tyre të UÇK-së nga këto fshatra u bënë strehë dhe i ftuan për bashkëmbrojtje dhe strehim në tokën shqiptare të Malësisë së Sharrit. Në fshatin Brodec, e as në fshatrat përreth nuk po pregaditej ndonjë sulm apo rrezik për organet e këtij vendi por ata vetëm ishin strehuar në shtëpitë e tyre, gjegjësisht të vëllezërve të tyre. Është mëse e vërtetë që burrat e AKSH-së nën udhëheqjen e Lirim Lakupit dhe Ramadan Shitit bashkë me vëllezërit e tyre të ish UÇK-së posedonin armatim dhe një poligon ushtarak ku trajnoheshin për të qenë të aftë për vetëmbrojtje në raste si kjo që ndodhi sot. Vëllezërit tanë të ish UÇK-së të cilët gjatë gjithë kohës mbanin uniformat dhe e emblemat e UÇK-së kërkuan dhe shprehën gadishmërinë e tyre për të na u bashkangjitur dhe bërë pjesë të AKSH-së në rast të fillimit të luftës për Bashkim Kombëtarë.
    Pra, në malësinë e Tetovës ishin strehuar ish ushtarrë të UÇK-së të cilët kishin ftuar dhe u kishin bërë streh edhe vëllezërve të tyre të AKSH-së të arratisur kohë më parë nga burgu i Dubravës dhe nuk po planifikohej ndonjë sulm apo rrezikim i qytetarëve dhe institucioneve të IRJM-së siç pretendojnë të përdorim si arsyetim krerët e këtij shteti artificial.

    Kërkojmë nga vëllezërit shqiptarë që të jenë të kujdesshëm sepse struktura partiake, shtetërore dhe të tjera antikombëtare janë vënë në kërkim të anëtarëve të tjerë të FBKSH-së dhe luftëtarëve të AKSH-së, si dhe të përkrahësve tanë në këtë zonë, andaj mos lejoni ët bini në provokimet e tyre dhe kurrthet e pregaditura e që më pas mun ta pësoni sherrin e tyre. Keni durrim dhe na lejoni që të bëjmë të gjitha hetimet dhe pas mbledhjes së Kryesisë Qëndrore do të merret një vendim dhe ky rast nuk do të mbarron me kaq sepse edhe pse kjo nuk u inicua nga ne, e ndjejmë për obligim që këtë rast ta pastrojmë ashtu si na ka hije dhe të gjithë do të paguajnë për gabimin e madh që bënë sot me sulmine tyre ndaj komandantëve të AKSH-së të strehuar në Malësine e Tetovës dhe vëllezërve tanë nga ish UÇK.

    Prej nesër, pas hetimeve të detajuara dhe mbledhjes së K.Q. do të prononcohet Kryetari i FBKSH-së Prof.Dr.Bashkim Mitrovica dhe zëdhënësi politik i FBKSH-së Mr.Gafurr Adili ku do të sqarohet i tërë rasti dhe do të njoftoheni me vendimet e mara të Kryesisë Qëndrore të FBKSH-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së.



    Mr.Kastriot HASI,
    Kordinator i këshillave të Zonës nr.3 të FBKSH-së, Kosova Jugore/Lugina e Vardarit (ILIRIDA)

    SHARR
    07.11.2007
    Lexojeni pakes kete .... flm
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Po u dilni ne mbrojtje dy krimineleve shqiptare te arratisur nga burgu?

    Nese ata dy persona kane bere vertete krime, meritojne jo burgun por plumbin.

    cilla gjykate i denoj ata.. a ishte gjykate e udheheqne pej vendasve.. apo ishte gjykate politike e llojit kolonizues si nuk ka lidhje me drejtsi?

    cillat jane krimet e tyne?..

    mos ishin kriminel sepse e mrojten vendlindjen e tyne.. apo ishin kriminel se nuk dashten me u kalb ne burg per hir te lojnave politike ditore.. sikur si kalbet Albin Kurti sot..

    a ishin kriminel se e dashten token e t'parve ma shume se jeten e tyne.. e nuk e lane ate toke per me e gzu lirine ne naj ven tjeter t'Botse?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Se me akte te tilla destabilizuese i bejne dem jo vetem vetes, jo vetem fshatit te tyre, jo vetem minoritetit shqiptar brenda Maqedonise, jo vetem imazhit te shqiptareve ne bote, por edhe vete aspiratave te Kosoves per pavaresi. Akte te tilla i deshmojne botes se qyteteruar qe shqiptaret nuk jane ne gjendje te ndertojne nje shtet demokratik, nuk ndajne te njejtat vlera demokratike dhe te njejtat aspirata me pjesen tjeter te popujve te kontinentit.
    tanaheret.. nuk jon kta qe sulmun.. kta ishin ne mrojtje se ishin ne toka te tyne..

    pse bullgarte.. ata qe ju i quni maqedon.. sulmun.. destabilizun.. ne kete kohe?..

    kto veprime i deshmojne Botse se Shqiptarte jane te sulmum pej ni shteti shkavell.. qe i sulmon Shqiptarte per me i dal ndihme sllaveve tjere.. dhe se Shqiptarte jan te detyrum me u vetmrojte..

    kto veprime i deshmojne Botse se Shqiptarte sot kan rini si nuk e pranon robnine as ner shkije e as ner kolonizus tjere..

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dhe akte te tilla destabilizuese demtojne shanset e mbylljes se procesit te pavaresise ne Kosove brenda ketij viti pasi ne mendjen e diplomateve amerikane, franceze, angleze e gjermane do te lindi pyetja retorike e mbarsyr me dyshim: "Nese shqiptaret nuk jane faktor stabiliteti ne shtetin maqedon, kush na garanton qe nje Kosove e Pavarur do te jete nje histori suksesi?"
    ne menjen e nderkomtarve osht e verteta se ky sulm u parapri nga vendimi i gjykatse maqedone per ndalimin e flamurit Shqiptar.. qe osht ne kundershtim me marrveshje te Ohrit.. per te cillin ata.. nerkomtaret.. jane garantus..

    ne menjen e nerkomtarve vrehet se ndalimi i flamurit Shqiptar u bo me qellim pej bullgarve per me i nxit Shqiptarte ne lufte.. per me ju dhane shkas bullgarve per me i shtyp Shqiptarte me dhune.. dhe nerkomtarte e vune re se Shqiptarte nuk rane ne kurth te bullgarve po me mjete demokratike permes dorheqjes se perfaqsusve te tyne ne gjykate e hodhen poshte ndalimin e flamurit Shqiptar..

    keshtu qe.. menja e nerkomtarve e kupton se sulmi i drejtperdrejte i bullgarve ndaj popullit Shqiptar osht vazhdimsi e ngacmimeve ndaj popullit Shqiptar.. ngacmime per me i shty Shqiptaret ne kryengritje te armatosun..

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Eshte e veshtire per shqiptaret e pagdhendur qe nuk e perceptojne dot jeten dhe ekzistencen e tyre pa lufte e gjak, qe te kuptojne qe me aktet e tyre te papergjegjshme po i sjellin jo vetem demin kokes se tyre por edhe vete aspiratave te gjithe shqiptareve si popull ne Ballkan. Nuk eshte kjo koha per lufte, nuk eshte kjo koha per thirrje kunder shtetit maqedon, nuk eshte kjo kohe per mbeshtetjen e "ushtrive fantazma" qe prodhojne skorrjet e shoqerise shqiptare qe edhe pse me 4 klase shkolle kujtojne se u ka rene mbi supe fatet e kombit.

    Kjo eshte koha qe te mbeshtesni institucionet demokratike si ne Shqiperi, si ne Maqedoni, si ne Mal te Zi, si ne Kosove. Kjo eshte koha qe te zgjidhni voten e lire perpara plumbit. Kjo eshte koha qe tu jepni femijeve tuaj nje shans per tu shkolluar e rritur ne paqe, nje jete me te mire se sa ajo e juaja. Kjo eshte koha qe ti deshmojme botes qe jemi nje popull qe vlereson paqen me shume se sa luften, zhvillimin e integrimin me shume se sa izolimin.

    Shqiptaret ne Maqedoni kane perfaqesimin e tyre politik dhe jane pjese e institucioneve dhe koalicionit qeverises. Cdo problem apo shqetesim qe shqiptaret kane, duhet te zgjidhet ne rruge demokratike e paqesore duke respektuar ligjet e atij vendi dhe duke u dhene nje shans klases politike shqiptare per tu dhene zgjidhje ketyre problemeve.

    Albo
    me qene demokratik nuk domethone mos me pas ushtri per mrojtje.. se perfaqsuste demokratik e paqesor me fjale e me letra nuk munden me t'mrojte kuner dhunse..

    Shqiptarte u sulmun e u vrane pej shtetit bullgar e jan tuj u majte ne rrethim.. nuk osht fjala per "problem e shqetsim".. po osht fjala per kercnim te jetse te Shqiptarve.. per asgjesim te Shqiptarve.. me mjete te dhunse.. e jo demokratike..

    tash qe disa Shqiptar u sulmun e u vrane.. e tjerte gjenden nen rrethim me jete te kercnume.. i vetmi mjet demokratik qe u ka met Shqiptarve osht qe perfaqsuste Shqiptar me ua jep ultimatumin qe mrena dite me u largu rrethimi i veneve Shqiptare e me u leju njerzit me jetu..

    pernryshe.. nese nuk ndodh kjo.. vertetohet se bullgarte nuk jan per zgjidhje demokratike te gjendjes..

    ateher.. perfaqsuste Shqiptar duhet me jep doreheqje edhe me u bashku me ushtri per me e organizu popullin per vetmrojtje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skipetar : 08-11-2007 më 16:02
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  5. #155
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Shqiptaret ne Maqedoni nuk e pranojne kualifikimin si minoritet, se ne fakt nuk jemi minoritet.Jemi autokton, jetojme ne teritoret kompakte shqiptare dhe sot per sot jemi afersisht nje e treta e popullsise se Maqedonise.Kete kualifikim nuk e pranojme ta ndegjojme dhe nuk ndjehemi si minoritet dhe sigurisht qe s'pranojme te quhemi si te tille nga gjaku yne.
    Shqiptaret qe jetojne brenda shtetit maqedon dhe jane shtetas maqedone jane minoritet pasi jane aty tek 30% i popullsise se shtetit te Maqedonise. Dhe terma si "autoktone" apo "nuk jemi minoritet" apo "jemi me te miret ne bote" vlejne per ti bere qejfin vetes, nuk vlejne per syte e mendjet e ftohta pragmatiste qe merren me shqyrtimin e numrave dhe fakteve e jo me emocionet e grupeve te ndryshme etnike.

    Kjo qe ndodhi ishte shkelje dhe thyerje e marreveshjes dhe armepushimit te arritur ne 2001, ca ka ketu per te justifikuar? Ata e shkelen marreveshjen, tani te presin luften, por tani do tu digjet Shkupi e Ohri e jo vetem fshatrat tane!
    Ashtu them edhe une. Le ti flakim tej 10 vjet perpjekje per te arritur deri tek Mareveshja e Ohrit qe u solli shqiptareve ne Maqedoni te drejta kushtetuese qe nuk i gezonin me pare, dhe te kthehemi tek te qenit tribu. Ka mundesi ata kriminelet kokepalare e mjekercape nga ato malesite e thella ti beni kryeministra te Ilirides, se kane per tu mesuar me se miri artin e mercenarizmit dhe si te beni placke lufte.

    Te na rrojne mjekercjeperit e pashkolle e te na vdesin kreret politike te shqiptareve ne Maqedoni!

    njerzit vriten masakrohen pleq gra femij ,terrorizohen fshatra te tera shqiptare nga sllavet ,dhe ti del e luan ketu me fatkeqsit e ketij populli te mjere,ne vend qe te ngushlloje familjet per viktimat!!
    Aksioni i policise maqedonase eshte i vonuar pasi per pranine e eksponenteve terroriste shqiptare brenda territorit te Maqedonise eshte ne dijeni edhe sherbimi sekret shqiptar, edhe sherbimi sekret amerikan qe prej 3 vjetesh tashme, kur Fatos Nano ishte kryeminister dhe kur Ali Ahmeti ishte ne qeverine e Maqedonise.

    Nuk ka patur qindra viktima por vetem 6 te tille dhe emrat e te cileve jane bere publike. Une nuk mbeshtet kriminelet dhe kokepalaret shqiptare qe mundohen te minojne autoritetet shteterore, une mbeshtet institucionet demokratike te ngritura me voten e lire te shqiptareve.

    Ti thua dy kriminel te burgosur !!! Valle para se ti quajsh njerezit "kriminel" aq lehte , e di ti shkakun pse kane qene te burgosur ose jo ?!! Nese nuk e di , do ishte mire qe te lexoje dhe te na tregoje ketu ne forum, shkakun e burgosjes te ketyre dy personave qe ti i quan "kriminel" e per mua jane heronje.
    Si e ka emrin ai qe vuan denimin ne nje burg, ne burgun e atij shtetit qe udhehiqet jo vetem nga bullgaret por edhe nga shqiptaret qe jane ne koalicionin qeverises? Dhe po me kerkon fakte tani qe per faj te tyre u dogj nje fshat i tere banuar nga shqiptare te pafajshem?

    Provo ti rezistosh policise amerikane sic bene keta trimat por e shikon se cfare te gjen! Kur ne vitet 80 nje tufe uliganesh u ngriten ne protesta e bllokuan rruget ne Philadelphia, qytet ku une banoj, shteti amerikan rafshoi banesat e krereve te protestes me bombardime nga avione luftarake! E askush nuk doli qe tu thirrte lavde krimineleve qe prishen rendin e qetesine e gjithe qytetit prej 3 milion banoresh.

    Kerkon te mbeshtesim organet demokratike te republikes se maqedonis e cila cdo dite , mundon si e si mos e implementoj marveshtjen e Ohrid, duke u munduar qe cdo dite te nxjeri sa ma shum pjese nga ajo marreveshtje si te papranueshme.
    Kjo qeveri perderisa ben kete pune , nuk meriton respektin per mendimin tim.
    E di cila eshte alternativa e mos pasjes se nje shteti fare? E ka emrin anarki.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-11-2007 më 16:59

  6. #156
    Hakuna Mattatta Maska e AngryAngel
    Anëtarësuar
    19-09-2006
    Vendndodhja
    Askund
    Postime
    263
    Ti ALBO ke aq te drejt te japish komente per shqiptaret e maqedonise sa ka nje eskim te jap komente per shqiptart....Je aq larg (fizikisht dhe shpirterisht ) me shqiptaret e ballkanit sa ste ka hije te japish me komente
    Ti deri sa ne disa shkrime tua the se shqiptaret jane race e perzier, se nenat shiptare qe kan vdekur ne kohen e turqeve jane zevendeuar me nena te reja turke, eshte e kote te shtiresh se na e do te miren...
    Minoritet je ti ne USA jo une ne mk... Lirija per ty eshte si eshte dreka kur kan salame per te burgosurit.......

  7. #157
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Eshte mjerim, qe mbas te gjitha asaj qe dikush ka shkruar ne kete teme , veten e tij ende e quan shqiptar.
    Harron i ngrati se veten e tij mund ta quaj cmos vetem shqiptar JO !!!

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    kush mi fshiu postimet mua ??:|
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  9. #159
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Te gjithe ata qe ne vazhdim do orvaten per te shperndare etiketa te tipit "ky eshte shqiptar", "ky nuk eshte shqiptar" dhe "ky eshte antishqiptar" ndaj anetareve te tjere, per arsyen e vetme se kane mendim te ndryshem nga i tyri, do te shohin postimet e tyre te fshihen.

    Ju lutem vazhdoni diskutimin pa personalizime!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  10. #160
    HIJA E ZEZË Maska e Elmo
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    101

    turp forumit shqiptar

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shqiptaret qe jetojne brenda shtetit maqedon dhe jane shtetas maqedone jane minoritet pasi jane aty tek 30% i popullsise se shtetit te Maqedonise. Dhe terma si "autoktone" apo "nuk jemi minoritet" apo "jemi me te miret ne bote" vlejne per ti bere qejfin vetes, nuk vlejne per syte e mendjet e ftohta pragmatiste qe merren me shqyrtimin e numrave dhe fakteve e jo me emocionet e grupeve te ndryshme etnike.



    Ashtu them edhe une. Le ti flakim tej 10 vjet perpjekje per te arritur deri tek Mareveshja e Ohrit qe u solli shqiptareve ne Maqedoni te drejta kushtetuese qe nuk i gezonin me pare, dhe te kthehemi tek te qenit tribu. Ka mundesi ata kriminelet kokepalare e mjekercape nga ato malesite e thella ti beni kryeministra te Ilirides, se kane per tu mesuar me se miri artin e mercenarizmit dhe si te beni placke lufte.

    Te na rrojne mjekercjeperit e pashkolle e te na vdesin kreret politike te shqiptareve ne Maqedoni!



    Aksioni i policise maqedonase eshte i vonuar pasi per pranine e eksponenteve terroriste shqiptare brenda territorit te Maqedonise eshte ne dijeni edhe sherbimi sekret shqiptar, edhe sherbimi sekret amerikan qe prej 3 vjetesh tashme, kur Fatos Nano ishte kryeminister dhe kur Ali Ahmeti ishte ne qeverine e Maqedonise.

    Nuk ka patur qindra viktima por vetem 6 te tille dhe emrat e te cileve jane bere publike. Une nuk mbeshtet kriminelet dhe kokepalaret shqiptare qe mundohen te minojne autoritetet shteterore, une mbeshtet institucionet demokratike te ngritura me voten e lire te shqiptareve.



    Si e ka emrin ai qe vuan denimin ne nje burg, ne burgun e atij shtetit qe udhehiqet jo vetem nga bullgaret por edhe nga shqiptaret qe jane ne koalicionin qeverises? Dhe po me kerkon fakte tani qe per faj te tyre u dogj nje fshat i tere banuar nga shqiptare te pafajshem?

    Provo ti rezistosh policise amerikane sic bene keta trimat por e shikon se cfare te gjen! Kur ne vitet 80 nje tufe uliganesh u ngriten ne protesta e bllokuan rruget ne Philadelphia, qytet ku une banoj, shteti amerikan rafshoi banesat e krereve te protestes me bombardime nga avione luftarake! E askush nuk doli qe tu thirrte lavde krimineleve qe prishen rendin e qetesine e gjithe qytetit prej 3 milion banoresh.



    E di cila eshte alternativa e mos pasjes se nje shteti fare? E ka emrin anarki.

    Albo
    ALBO - dmth diqka shqiptare, ne brendi pa kok trimerie, dhe flet ashtu si e sheh monitorin dhe lajmet. PO sikur te jesh ketu ne tetove.... keq apo ????
    ne marveshjen qe u arit thuhet se ka te drejt te valoj flamuri shqiptar, po eja dhe ngrute ti ne maqedoni flamrin shqiptar ta shikosh njiher se si do veprosjh brenda 24 oreve, do shkosh ne male, do quash dike mjekercape, kriminel, apo du ju bashkangjitesh atyre ...

    ME VJEN SHUM KEQ QE JE KAQ LARG DHE QENKE KAQ I PASHPIRT, PA TURP dhe kam vlersuar shum kete forum, po ky eshte postimi im i fundit ne kete forum, shpresoj qe ashtu ta bejne dhe gjith te tjeret .........

    DIJE SE KA NJI ZOT... i sheh aj te gjitha, por dije se dhe ki postimi i yte qe ke bere do ruhet ne ndonji arkiv diku, ashtu mendoj un. ose jojo .. se nuk je aq person i rendesishem qe tet meren postimet e tua parasyshe, po qao amerikan i k... .
    TURP PER FORUMIN SHQIPTAR
    HIJA E ZEZË

Faqja 16 prej 39 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  4. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  5. Vajza 17-vjecare qe ishte spiune e policise ne Vlore
    Nga shkodrane82 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •