Gjate dites se sotme tv kombetar AlSat ne Maqedoni nuk ka patur fare lajme, nderkohe qe ka humbur sinjali i ketij televizioni nga rrjeti kabllor ne Tetove.
Pak me heret, Tv Top Channel raportoi:
Pas zerave per nje bashkepunim te mundshem mes Sherbimit te Policise se Kosoves dhe pales maqedonase per operacionin ‘Stuhia Malore’, pala kosovare nuk ka mohuar por as pohuar nje gje te tille. Sipas zyrtareve te SHPK-se, mes dy paleve jane shkembyer shpesh here informata por ata nuk bene asnje koment ne lidhje me operacionin qe u zhvillua dje ne nje fshat te Tetoves.
Pak a shume, aty thuhej qe ka informata se ne Maqedoni kane mberritur dy makina me paramilitare serbe dhe kjo mendohet te jete nxitur nga Beogradi ne pamundesi per te hapur nje front lufte ne Kosove.
Gjithashtu thuhej qe ne Maqedoni te kene mberritur edhe helikoptere lufte nga Ukraina.
Sa jane te verteta keto informacione per momentin nuk dihet, por shpresojme qe se shpejti te kemi ndonje informacion tjeter.
Krijoni Kontakt