Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 103
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Ja kush i ka vrare djemte e Vlores

    Fakte e dokumenta te pabotuara pėr vrasjet e vitit '97




    Nga Veli Musai

    Ja kush i ka vrare djemte e Vlores



    Tre vjet pas akuzes publike te Major Ilir Kuēit "Ja kush i vrau policet ne Vlore" Gazeta "Albania" 25.10.1997

    Pushtetare kriminele! Nuk eshte vone te shihni se ēfare po mbillni... Kush mbjell eren korr stuhine Fakti qe nga 12 oficere e n/oficere policie te vrare ne prita askush s'ka dale deri me sot para gjyqit, fakti qe dosjet e tyre jane mbyllur flet fare qarte, se keta deshmore te atdheut i ka vrare shteti bandave pėr motive politike. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk pranuan qe kufomat e deshmoreve te atdheut Spiro Toshi, Gezim Shabani, Besim Manoli, me 24.3.1997 te futeshin ne spital, prandaj vlonjatet duhet te mendohen mire kur te shkojne para kutive te votimit.

    ***

    Ne tetor 1997, major Ilir Kuēi, me cilesine e Shefit te Policise kriminale te komisariatit te Vlores, ngriti nje akuze publike ku akuzonte si vrases te 12 oficereve dhe n/oficereve te Vlores: N/kolonel Milto Kordhen, N/kolonel Haxhi Demirin, Niko Veizin, kandidat pėr kryetar bashkie ne Vlore, Neki Dredhen e Zan Caushin, Nedin Xhelilin, e Albert Gjahtarin, Mejtim Meēe e Eqerem Osmenin etj... Asnje reagim ose pergenjeshtrim nuk eshte bere prej te akuzuarve. Fakti qe nga 12 oficere e n/oficere policie te vrare ne Vlore gjate viteve 1997-2000, ne prita me pabesi, askush deri me sot nuk ka dale para drejtesise, fakti qe dosjet e tyre jane mbyllur tregon qarte dhe prere se keta deshmore te atdheut jane vrare prej vete shtetit te sotem qe s'eshte tjeter veēse bandat dhe njesite guerile komuniste te 97-tes te ulur e fronat e pergjakur shteterore.

    Baballaret, lepine ate qe kishin peshtyre

    Zonja Zekie Voshtina, ne nje artikull ne gazeten "55" date 12.8.2000 me rastin e rivarrimit te tre gjeneraleve te pushkatuar Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Ēako ve re nje fakt te dhimbshem, tragjedine e ketij kombi, ata qe i vrane, ata i qane, ata i varrosen, ose kjo fare e keqe komuniste te vret naten e te qan diten. Dhe me te vertete ne krye te asaj turme kriminelesh, qendronte Piro Dodbiba, anetar i komitetit, drejtues te PS-se, keshilltar i Niko Veizit kandidat pėr kryetar bashkie ne Vlore. Vijne pastaj te gjithe ata qe kane vrare gjate sundimit serb 1945-1948, ata qe kane vrare gjate sundimit rus 1949-1962 ata qe kane vrare gjate sundimit kinez 1963- 1975, ata qe varen ne litar Havzi Nelen me shoke, ata qe vrane, ata qe burgosen, ata qe internuan, ata qe debuan, ishte pra Piro Dodbiba e Aranit Ēela, ishin po ata qe pushkatuan edhe tre gjeneralet, qe tani po i qanin me kuje dhe po i varrosnin. Fjalimin e mbajti njeri prej ketyre krimineleve, vrases i gruas se tij te semure, Aleks Andoni, ai qe ka mbajtur ne krah kufomen e diktatorit Enver Hoxha. Ky kriminel tha pa pike turpi dhe pa ju dridhur fare qerpiku "I vrau diktatura". Po kush ishte diktatura? Ai nuk ishte vete Aleks Andoni? A nuk ishin diktatori Piro Dodbiba e Aranit Ēela, babai Gramozit Josif Pashko, babai Fatosit, Qemal Klosi, xhaxhai Fatosit, Bilbil Klosi, babai Spartakut, Dilaver Poēi, babai Ilirit, Xhelil Gjoni, dajua i Ilirit Hysni Kapo, Gramoz Ruēi deri tek Thimio Kondi? A nuk ishin diktatore po keto mostra qe kane sot pushtetin me ne krye Fatos Nanon, keta qe vrane Azem Hajdarin? Fakti qe heroi i popullit gjeneral Rrahman Parllaku nuk u lejua te mbante fjalim tregon vazhdimin e luftes se klasave! Te gjithe qe po i percillnin po qanin?! Ē'nuk kishin thene pėr keta gjenerale qe nga 1975 deri me 1992. Egersia shtazarake e tyre arrin deri atje sa u burgosen e internuan edhe femijet, niperit dhe mbesat, kusherinjte dhe gjithe farefisin e tyre. Ēfare nuk kishin thene?! Dhe tani vinin ēehre vrare, te ngrysur, te ngathet te lepinin ate qe kishin peshtyre, ti qanin pasi i kishin vrare. Ja keta jane komunistet, shprehje e hipokrizise dhe egersise.

    Bijte e tyre, njesoj si baballaret vrasin pabesisht me 1997 per motive politike

    Vepren e baballareve e vazhdojne bijte e tyre ne Vlore, me 1997. Te paren gje qe beri "Komiteti i Shpetimit" ishte marrja e vendimit pėr te pushkatuar kundershtaret politike. Ky i ashtuqajtur Komitet perbehej prej funderrinave te Vlores, spiune dhe bashkepunetore te sigurimit te shtetit, prostituta agjente te sherbimeve grek, bij kriminelesh dhe oficeresh, oficere te sigurimit deshtake ne ēdo fushe. Ky komitet formuloi nje liste prej 11 emra te cilet duhet te ekzekutoheshin. Ne kujtim te vepres se tyre heroike qe u perpoqen ta shpetojne Vloren dhe qe dhane jeten e tyre si deshmore te atdheut po shkruaj keto rreshta. Kam para vetes time fotografite e tyre, dikush me buzeqesh, dikush me shikon drejt, nje tjeter serioz, me duken te gjithe te gjalle. Dhe kam te drejte qe me shfaqet ky vegim, se deshmoret e atdheut mbeten te gjalle ne zemrat dhe kujtimet tona, ata nuk vdesin nga plumbat e pritave te pabesise komuniste. I pari i tyre, me i madhi i tyre, legjenda e lirise se shqiptareve Azem Hajdari ka thene:"Demokracia dhe liria nuk ndalen me prita". Sa mire e ka thene dhe sa te drejte ka pasur. Nga 111 vete te denuar me vdekje (Lexo "Tema" 28.5.2000) 12 prej tyre rane nga plumbat e pabesise komuniste.

    1. Major Besnik Hidri Lindur me 7 shkurt 1966 ne Durres. Ishte i persekutuar politik, gjyshi i tij ishte ne burg politik, e ema e internuar. Ne vitin 1993 futet ne sherbimin e fshehte SHIK Durres. Me 1994, transferohet ne Tirane dhe me 1995, emerohet Shefi i Kunderzbulimit pėr ambasadat e huaja Tirane. Ishte specializuar prane sherbimeve sekrete italiane, turke dhe CIA-s ne SHBA. Fliste ne italisht dhe anglisht. Ishte i martuar me Marielen me te cilen kishte dy vajza, Livian dhe Samuelen. Me 28 shkurt 1997 kur bandat komuniste te Neki Dredhes dhe Albert Gjahtarit, Niko Veizit dhe Nedin Xhelilit sulmuan SHIK- un ne Vlore. Besniku e mbrojti shtetin heroikisht dhe ra nga plumbat e komunisteve vlonjate. Ishte vetem 31 vjeē.

    2. Kapiten Leke Qoku Lindi me 13 prill 1961 ne Tropoje. Ishte i persekutuar politik. Dajot e tij i kish pushkatuar regjimi diktatorial. Ne shtator 1992 futet ne sherbimin e fshehte SHIK dhe fillon edhe fakultetin juridik. Me 1995 emerohet ne detyren e rendesishme te shefit te Sherbimit te Brendshem Rinas. Ishte i martuar me Valentinen dhe kishte nje djale Kristin, i cili kur i vrane babane ishte vetem 1 muajsh. Ai ra ne mbrojtje te shtetit shqiptar me 28 shkurt 1997. Egersirat komuniste e terhoqen zvarre trupin e tij dhe e ēuan tek studentet qe gjoja ishin ne greve urie. Ne sy te studenteve trupi i tij ende pa dhene shpirt eshte coptuar dhe i eshte prere mishi copa-copa. Deputetja e sotme Liza Hoxha i ka pire gjakun dhe e ngazellyer i ka dhene doren dhe ka perqafuar Niko Veizin dhe Neki Dredhen duke i gjakosur edhe ata. Kisha Katolike nderhyri pėr te marre trupin e tij pa jete. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk pranuan duke thene se trupi i tij do te behej copa-copa dhe do te hahej nga komunistet vlonjate!" Ishte vetem 36 vjeē kur e vrane.

    3. Kapiteni i pare Gjergj Mehmeti

    Gjergji ishte nga Tepelena dhe kishte dajon e itj te denuar politik. U godit pabesisht nga bandat komuniste te "Komitetit te Shpetimit" Sarande, u vra duke luftuar si luan dhe pastaj bandat e dogjen pa dhene shpirt. Gazeta "55" date 8.4.2000 ka akuzuar pėr vrasjen e tij major Shpetim Idrizin, i cili pėr kete vepėr makabre ju dha shefit kuadrit ne Garden e Republikes, i akuzuar po nga kjo gazete si kapo mafie e gardes se Republikes ku u transferua si keshilltar i ministrit shokut Spartak Poēi. Nuk e njihte friken i kudo ndodhur, polic i vertete qe beri aq shume pėr Vloren, duke lene tek shoket e tij kujtime te paharruara. Ishte vetem 35 vjeē kur e vrane dhe e dogjen komunistet.



    4. Kapiten i pare Spiro Toli Toshi 5. N/oficer Gezim Haxhi Shabani 6. Besim Zano Manoli Keta te tre shpirtra te bukur rane bashke me 24 mars 1997, ne nje prite, gracke, qe u organizuan bandat komuniste. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk i pranuan ne spital trupat e ketyre deshmoreve te atdheut. Spiro Toshi ishte nga Narta, nga nje familje fisnike dhe i persekutuar politik. Ishte nje socialist i klasit te pare pėr M.K.Z. I sinqerte, i dashur me te gjithe, i palodhur ne pune. E donte dhe e ndiente pergjegjesine e oficerit te policise, po mbi te gjitha donte Vloren dhe Shqipėrine pėr te cilat edhe ra deshmor nga plumbat e njesiteve guerile komuniste. Ishte 45 vjeē kur ra deshmor!







    Gezim Shabani Lindur me 1950 ne Vlore. Babai i tij Haxhi Mustafaj ishte denuar me 101 vjet burg nga diktatura komuniste. Gjyshi i tij nga nena Elmas Ēarēani kishte vdekur ne torturat e Sigurimit te Shtetit. Gezimi punonte ne grupin e gatshem te policise. Ishte trim si i ati, i zgjuar si gjyshi dhe serioz ne pune dhe ne shoqeri. Ishte vetem 47 vjeē kur ra deshmor. Besim Manoli, kishte lindur me 1957 ne Vlore dhe ishte internuar ne Drashovice. Babai i tij Zanua ka bere 10 vjet burg politik. Gjyshi i tij nga nena pushkatuar, nje dajo te pushkatuar me 1945 dhe dy dajo te tjere te denuar me nga 20 vjet burg politik. Besimi hyri ne polici me 1993 dhe punoi ne policine kriminale duke treguar trimeri, zgjuarsi dhe perkushtim ne lufte ndaj krimit. Pėr keto merita u emerua inspektor policie. Ishte i dashur me te gjithe, luftetar i vendosur antikomunist, shpirt i paster demokrati. Ishte vetem 40 vjeē kur ra deshmor.



    7. Shezai Jashar Zanaj Lindur me 1963 ne Vezhdanisht te Vlores. Ka nisur detyren ne polici me 1987 dhe ka punuar kryesisht ne policine e qarkullimit rrugor. U vra nga nje grup kriminelesh me 28 mars 1997. Ishte vetem 34 vjeē.

    8. Albert Troqe Nje njesit komunist i kerkoi ti sherbente me makinen e tij deri ne Zvernec. Alberti i mire, i gatshem pėr te ndihmuar njerezit vihet ne dispozicion te tyre. Tek Pylli i Sodes e vrasin pabesisht. Kjo ndodhi ne prill 1997. Alberti ishte nga Tragjasi i qeshur, i dashur, i palodhur, i respektuar prej te gjitheve.

    9. N/oficer Valter Dilaver Harizaj Me 1 maj 1997, i zihet prite ne Pus te Mezinit dhe e vrasin se bashku me dy miq te tij. I ndieri kishte luftuar pėr 5 vjet rresht me trimeri e menēuri kunder krimit te organizuar, trafikut te droges, klandestineve dhe prostitucionit. Keto sherbime te ēmuara qe i solli atdheut te tij i moren edhe jeten. Vrasesit komuniste nuk i bene thirrje te ndalonte, gje qe tregon se ata e dinin ke do qellonin. Vrasja ndodhi vetem 10 minuta pasi u larguan forcat e policise nga ai vend. Ne makine u gjeten para dhe varese floriri ē'ka tregon se ata qe e vrane nuk ishin kusare, por njesit gueril komunist. N/kolonel Milto Kordha dhe N/kolonel Haxhi Demiri thote major Ilir Kuēi ishin vetem ne rolin e vrojtuesit! Valteri bashke me te vellane Hiqmetin ju perkushtuan demokracise luftes kunder krimit dhe krimineleve komuniste. Valteri i perkiste nje familje te persekutuar politike. Nuk mund te harrohet kurre ai djale azgan, i qeshur qe ra pėr atdheun e tij.

    10.Edi Hasanaliaj Ne kujtesen e shqiptareve po dhe te gjithe botes se qyteteruar, ka mbetur skena makabre ne Sarande. Nje n/oficer i shtetit shqiptar i lidhur pėr nje shtylle me litar torturohej, goditej, peshtyhej publikisht. Skena kaq makabre nuk ka mundur ti pershkruaj as Viktor Hygo ne mesjeten e hereshme. Keta qe torturonin qe dhunonin, qe poshteronin ishin anėtaret e "Komitetet e Shpetimit" me ne krye keshilltarin e Spartak Poēit, Shpetim Idrizin nga Kuēi. Ai qe po torturohej ishte n/oficer i shtetit shqiptar Edi Hasanaliaj nga Vranishti i Vlores. Edi ndodhej ne Sarande bashke me komandantin e tij Kapiten Gjergj Memetin pėr te shpetuar shtetin shqiptar dhe Shqipėrine te mos digjej e shkaterrohej. Zoti e shpetoi nga vdekja, dhe ne duart e kanibaleve komunisto-grek te Sarandes. Dajua i Edit, Ilirjan Qejvani kishte bere 10 vjet burg politik. Edi bashke me vellane e tij te menēur dhe te mire Jetmir Hasanaliaj me 1993 sherbyen ne rradhet e policise pėr te luftuar krimin dhe pėr te ndertuar demokracine. Edi ishte, shqiptar i vertete, djale trim, i afte profesionist, i pa kompromentueshem, luftonte kunder krimit nate e dite. Me punen e tij fitoi dashurine dhe respektin e vlonjateve.

    11. Kapiten i pare Viron Lutfi Rrapi Ishte kapiten i pare dhe kish mbaruar dy fakultete, ate te rendit dhe juridik. Ishte trim i menēur dhe nuk e njihte friken. Xhaxhai i tij i nderuar Malo Rrapi kishte kaluar 18 vjet te jetes se tij ne burgjet komuniste. Vironi hyri ne polici me 1992. Me trimin dhe te paharruarin Viron Rrapi ndodhi nje sfide e papare vetem N/kolonel Milto Kordha, N/kolonel Haxhi Demiri dhe N/kolonel Mejtim Meēe. Vironi ishte denuar me vdekje nga "Komiteti Shpetimit" sepse ishte pėr ta nje pengese e pakapercyeshme. Pėr te zbatuar kete vendim banda komuniste e Myrteza Caushit, pasi kishte biseduar 2 dite me pare me n/kolonel Milto Kordhen, hyjne ne menyre demokratike, ne komisariatin e policise dhe vrasin haptazi dhe ne mes te dites kapitenin e pare Viron Rrapin. Ky ishte terror, dhune psiqike se kete fat do te kishin te gjithe ata qe do rezistonin. Ky deshmor ra me 15 maj 1997. Ne muajin e luleve!

    12.Major Shkelqim Agolli. Ishte nga Korēa. Kish mbaruar fakultetin e mesuesise dhe kish punuar mesues ne Korēė. Me 1993 hyri ne policine sekrete te shtetit shqiptar. Ne janar 1997 u emerua kryetar i deges SHIK- ut Vlore. Babai i tij kish bere 10 vjet burg politik. Ishte njeri qe e donte detyren dhe i qe pėrkushtuar asaj. Gjate rebelimit greko-komunist me 1997 e kreu mire detyren e tij. Pasi u dogj SHIK-u erdhi ne Tirane dhe ne gusht 1997 shkoi si emigrant ne Greqi pėr te nxjerre buken e gojes. Ishte denuar me vdekje nga "Komiteti Shpetimit" dhe nje dite u gjend i vrare me thike ne dhomen e tij Athine!

    13. Andrea Asim Kanani u vra me 22 janar 1998 ne ora 24 ne fushen e aviacionit. 13. Bashkim Bita u vra me 8 mars 1998 ne ora 21 tek udha e Sodes. ishte nga Dukati, vetem 36 vjeē.

    14. Alket Muēo u vra me 2 janar 1998 ne Vlore

    15. Alfred Kanani u vra ne prill 1998

    Oficere dhe n/oficere te policise te denuar me vdekje por qe kane shpetuar jeten nga pritat e njesiteve guerile komuniste

    1. Major Et'hem Kurti I behet atentat pėr ta vrare, vetem pak dite pasi mori detyren e shefit te komisariatit Policise, me 12 shkurt 1997. Te nesermen thirret nga Nedin Xhelili qe kishte grabitur detyren e kryetarit te keshillit te rrethit i cili i thote:"Duhet te ikesh nga Vlora se nuk te do populli"! Ne vend te tij emerohet N/kolonel Haxhi Demiri sherbetor i vjeter i sigurimit te shtetit, udheheqes i bandave komuniste me 1997. Cili eshte Et'hem Kurti? Profesor i matematikes, ka kryer disa specializime pėr policine brenda dhe jashte shtetit. Ka hyre ne sherbimin e policise me 1992. Njeri autoritar, i menēur, i perkushtuar pėr detyren. Fale aftesive te tij arriti deri ne detyren e shefit te komisariatit policise. Nje nder familjet me fisnike te Lushnjes dhe te Vlores i persekutuar eger nga diktatura komuniste. Po Nedin Xhelili? Biri i nje spiuni te pa fe. Nena e tij me 1943 jetoi ne shtepine e Enver Hoxhes ne Vlore duke braktisur femijet. Ne korrik 1943 ka qendruar 2 muaj ne shtepine e Xhafer Sihat Zotaj ne Vlore. E stervitur nga ballistet kjo femer u be shpejt mike me komunistet. (Arkiv M.P.B. Dosja 3968). Kjo moster u be mike e Sigurimit te Shtetit me 1945 e ne vazhdim. Mike Hysni Kapos. Shoku Hysni nuk hante gjelle ne Vlore pa doren dhe buzeqeshjen e Nafijes. Ne keto rrethana edhe vete shoqja Nafie nuk e di me ke e ka zene djalin e saj Nedin. Nedini si djale i denje i dy bastardeve u martua me bijen e nje oficeri kriminel te sigurimit te shtetit dhe u be shpejt miku i sigurimit. Ky bastard vendoste pėr jeten e burrave te Vlores, kaq poshte kishte rene Vlora kesaj here!

    3. Kapiten i pare Limos Fallani

    Sinonim i trimerise dhe i policit. Kishte perfunduar dy fakultete. Specialist i klasit te pare, trim i ndershem dhe i perkushtuar ndaj detyres. I persekutuar eger i internuar pėrjetesisht. Ndiqet pėr t'u asgjesuar familjarisht. I behet prite pėr ta vrare por fale aftesive dhe trimerise se tij mundi te shpetoje. Shtepia e tij dy kateshe bombardohet dhe minohet tre here deri sa rrafshohet. Naten qe shtepia e tij u rrafshua pėr toke ne Vlore ka qene ish zv/ministri, ish oficeri i sigurimit, biri i nje krimineli Sokol Bare. Megjithese shtepia e Limos Fallanit nga dy krah eshte e ngjitur me shtepi te tjera private atyre nuk ju thy asnje xham. Duhej qarte se xhenjeret e Sokol Bares e kishin bere mire punen e tyre dhe tani duhej te prisnin shperblimin. Por a do ta gezojne???

    3. Major Enver Meēe Oficer kariere. Shembulli besnikerise, i trimerise, dhe i aftesive profesionale me shkollen me te larte. I lindur ushtarak i papajtueshem me ēdo shfaqje te amoralitetit. Qendrestar gjate rrebelimit greko-komunist si asnje tjeter. Shqiptar i vertete. I jane bere tre prita dhe kate here atentat pėr ta vrare.

    4. Kapiten i pare Ilir Nure Prej nje familje fisnike. I specializuar pėr policine. Ishte shef i kunderzbulimit te policise. I kudondodhur, trim dhe i pamposhtur prej krimineleve. I zune prite dhe i kane bere dy here atentat pėr ta vrare.

    5. Kapiten Jaup Likskendaj Prej nje familje atdhetare. Punonte ne policine gjyqesore dhe kishte ēuar me dhjetra kriminele para drejtesise. I pakompromentueshem, trim dhe me dy fakultete. Ju bene tre atentate pėr ta vrare.

    6. Major Ilir Kuēi Nje nder familjet me te shquara nacionaliste te Vlorės. Nip i atdhetarit Avdul Kuēi, pothuajse te gjithe burrat e kesaj shtepie kaluan nepėr burgje. E tere jeta ne internim. Iliri u fut ne polici me 1992. Eshte diplomuar ne dy fakultete dhe ka bere disa specializime. Me 1997, ishte komandant i forcave speciale dhe me vone shef i policise kriminale. Trim i rralle, i vendosur pėr te luftuar krimin, qendrestar i 97-tes. Njeriu qe formuloi dosjen e krimeve te 1997 dhe ja dorėzoi ate zv/ministrit Sokol Bare. I hedhin ne ere makinen duke kujtuar se ai ishte brenda. I bene tre here atentat pėr ta vrare. Me 25 tetor 1997 ne gazeten "Albania" ka bere akuze publike kunder krimineleve komuniste. Pas kesaj akuze i zene prite dhe i kercenojne familjen. Ne keto rrethana detyrohet te largohet jashte shtetit.

    7. Kapiten Saimir Mezini Nje nder familjet me te shquara te Vlores. Trim dhe qendrestar i 97-tes, i afte dhe i perkushtuar ne detyre. I bejne atentat dhe i kercenojne familjen. I sulmuar nga shteti bandave detyrohet te largohet jashte shtetit.

    8. Kapiten i pare Selfo Skendaj Kishte mbaruar Fakultetin e Mesuesise, mbaroi edhe Akademine e Rendit. Oficer besnik dhe trim. Luftoi trimerisht kunder krimineleve. Me 1997 i bene atentat dhe i minojne shtepine. Detyrohet te largohet jashte shtetit familjarisht.

    9. Oficeret Halit Murati, Afrim Hysi, Roland Agaj, Izet Kuēi, Piro Kuēi, Lulezim Hoxha, Piro Hodo, Leka Habili Ishin te gjithe oficere te shtetit shqiptar. Luftetar trima kunder krimit dhe krimineleve. Qendruan heroikisht me 1997 dhe e mbrojten shtetin. Te gjitheve u zune prita dhe jane thirrur ne Komitetin e Shpetimit ku Niko Neizi, Nedin Xhelili dhe Neki Dredha ju kane thene:"O lini detyren o lini koken"

    10. Kapiten Festim Kapoj I afte dhe trim. U denoncua prej oficereve te sigurimit tek bandat dhe u muar vendim pėr ta pushkatuar.

    11. Oficere dhe n/oficere te SHIK-ut Te gjithe oficereve dhe n/oficereve te SHIK-ut qe perbenin eliten e djalerise vlonjate, u perndoqen, u dhunuan, u terrorizuan, u zune prita dhe u bene atentate. Ne keto rrethana te mundur nga pabesia komuniste u detyruan te largohen nga Vlora dhe Shqipėria

    12. Faza e dyte e vrasjeve Faza e dyte e vrasjeve dhe e goditjes se policise ligjore te shtetit shqiptar, pėr te ngritur policine partiake fillon para zgjedhjeve te 29 qershorit 1997. Vetem ne nje dite me 15 korrik 1997 u nxorren nė lirim 26 oficera, 16 prej tyre te persekutuar politike. Komunistet krminele te Niko Veizit, Zan Caushit, te Neki Dredhes e Albert Gjahtarit, te Liza Hoxhes e Eqerem Osmenit, te Tare Hamos e Albert Shytit, te Nedin Xhelilit e Krenar Ēakerrit pushuan nga puna: - Te gjithe oficeret dhe n/oficeret e SHIK-ut - Te gjithe oficeret dhe n/oficeret e policise - Te gjithe nenpunesit e Bashkise - Te gjithe oficeret e n/oficeret e prefektures - Te gjithe oficeret e n/oficeret e Tatimeve dhe Doganes Po te ishte ngritur nga varri Enver Hoxha do t'ua kishte zili ketyre vampireve sepse ata e kaluan ate.

    Konkluzione

    Vihet re lehte se te gjithe te vraret, dhe te denuarit me vdekje ose jane te persekutuar politike ose antikomuniste, ēka do te thote se lufta e klasave vazhdon. Sot pas tre vjeteve del fare e qarte se qeveritaret e Vlores Tare Hamo e Albert Shyti, Neki Dredha dhe Zan Caushi, Nedin Xhelili dhe Albert Gjahtari, Niko Veizi e Liza Hoxha, Haxhi Demiri dhe Eqerem Osmani, Milto Kordha dhe Gjergj Muēo, Mejtim Meēe dhe Neshet Merkaj etj, jane ata qe kane hartuar listat pėr te vrare djemte e Vlores dhe qe kane urdheruar pushkatimin e tyre. Ēasti i gjykimit pėr ta po arrin! Sazan Aliko kryetari gjykates dhe Altin Binaj kane urdheruar mbylljen e dosjes se krimeve, fakt qe flet pėr implikimin e tyre ne keto vrasje. Te gjithe oficeret dhe n/oficeret e shtetit shqiptar qe u pushkatuan, u zune prita ose u bene atentat benin pjese ne listen me 111 emra qe kish hartuar "Komiteti i Shpetimit" pėr t'u ekzekutuar. Major Ilir Kuēi, me cilesine shefit te policise kriminale te Vlores, ka paraqitur para zv/ministrit Sokol Bare nga Kuēi dhe n/koloneleve Milto Kordha dhe Haxhi Demiri dosjen e krimeve te 1997. Fakti qe prokuroria nuk e pyeti asnjehere Ilir Kuēin, fakti qe askush pėr ato vrasje makabre nuk ka shkuar para drejtesise, fakti qe te gjitha dosjet rezultojne te mbyllura flet fare qarte se vete shtetit bandave i ka kryer vete krimet. I ashtuquajturi Instituti i te Persekutuarve Politike nuk mori asnjehere ne mbrojtje te te persekutuarve, dhe nuk u prononcua asnjehere as sot ne vitin 2000. Kjo tregon se Daut Gumeni e Neshet Merkaj, Kurt Kola e Sqarim Shehu, Shane Muda e Fatos Lubonja dhe spiunet e tjere qe i rrethojne, jane bashkepunetoret e denje te Sigurimit te Shtetit dhe te krimineleve komuniste. Shteti bandave erdhi ne fuqi me gryken e pushkes si Enver Hoxha e Hysni Kapo. Tani kjo pushka i ka mbetur ne krah. Ēdo te beje me te?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Nga Ruhi Brahimi

    Një vit pas revolucionit proletar të shkurt-marsit '97 Vlora nën sundimin komunist ndodhet në një gjendje katastrofike. Sado që përpiqen qeveritarët e sotëm të bëjnë me bojë rozë fasadën e ndonjë ndërtese apo ndonjë mbledhjeje të llojit Fshati digjet e ajo mikja kruhet duket haptazi që në Vlorë është vrarë shpresa dhe varfëria po shfaqet çdo ditë në përmasa migjeniane.
    Nga 2400 vetë që ishte një vit më parë, mbi 6000 ka arritur numri i familjeve që marrin asistencë sociale ose 1/4 e popullsisë së qytetit. Numri i të papunëve e kalon 20.000 vetët nga 8200 që ishte një vit më parë. Rreth 200 biznesmenë të falimentuar e dhjetëra të tjerë që e zhvillojnë aktivitetin në Fier, Durrës e Tiranë për arsye të pasigurisë së plotë që ekziston në qytet. Sidoqoftë është rihapur Dhoma e Tregëtisë ku në krye është vënë inxh. Bardhyl Nasto, një njeri me 40 flamurë që në vend të ikonës në shtëpi ruan fotografinë e Enverit. Listat e njerëzve që marrin bukë veresie po bëhet një dukuri e zakonshme. Puna në port thonë doganierët ka rënë shumë. Tragetët dhe anijet e mallrave janë rralluar mjaft. Edhe kur vijnë, një pjesë e mirë e tyre janë porosi të qeveritarëve e kalojnë pa u zhdoganuar.
    Anija e Zabitit, maunja e Arbenit, fugoni i Lizës, porositë e Vladimir Fejzos e Eduart Alushit, e kështu me radhë katandiset kokoshi një thele. Ata që paguajnë janë tregtarët e ndershëm vlonjatë e pa njerëz në pushtet. Magazinat e shumicës dikur një nga krenaritë e Vlorës sot janë bërë strehë për lakuriqët e natës, pronarët e japin me qera për një copë bukë. Pushteti lokal është plotësisht i paralizuar. Në qytet mund të ndërtosh kudo dhe kurdo veç me kusht që të jesh socialist. Përgjithësisht ndërtojnë ata që vodhën në kohën e revoltave (duke lënë kohën e luftës), kontrabandistët dhe autorët e Komitetit famëkeq të Shpëtimit. Vlora s'ka më lulishte, 75% e sipërfaqes së gjelbëruar është zënë brenda një periudhe 6 mujore. Pylli në Vlorë është kthyer në një mall pa zot. Pishat e ngelura pa prerë numërohen me gishta. Zyra e urbanistikës, këshilli i rregullimit të territorit, komisioni i kthimit të pronave nuk funksionojnë. Ligjin e bën Nedin Xhelili një tuaf që ditën luan rolin e njeriut babaxhan e natën të vrasësit me kobure. Nedini u vu kryetar rrethi me forcën kallashit jashtë çdo rregulli e ligji. Në vendosjen e tij është shkelur çdo proçedurë dhe Nedini edhe sot figuron i paligjshëm. Bashkë me David Tushën një anonim nga fshati Mëkat i Vlorës e Tare Hamon prefektin e ri të Vlorës ish menazher i Gjallicës deri tani kanë zëvendësuar 95% të kuadrit drejtues në qytetin e Vlorës.
    Vlora gëlon nga kriminelët, hajdutët e sigurimsat që ndjellin frikë e terror, jo rrallë një pjesë e tyre kërcënojnë: Po ua mbajti dilni prap në demonstrata e kërkoni paratë, të shihni se ç'keni për të pësuar. Disa pasi kanë bërë ndonjë dush e janë larë, kanë vënë pak krem në fytyrë, kanë filluar punë në bashki, prefekturë, dogana e zyra tatimesh. Ata më aktivët janë graduar e kanë filluar në Tiranë. Një nga këta është i biri i Bexhos, Dashamir Bejo, që në muajt e revolucionit me revole në dorë terrorizonte Vlorën e jepte intervista si udhëheqës i Komitetit të Shpëtimit. Tani i ati, Bexhua dhe vëllai i vogël zgjerojnë çifligjet në Vlorë, e Dash Bejo bën para në Interpol.
    Para se të erret në qytet rrallë të zë syri njerëz që lëvizin. Ata mblidhen nëpër shtëpi dhe nën dritën e mekur të llampave elektrike bëjnë llogaritë e shpenzimeve ditore, shikojnë lajmet ala Nano duke i shoqëruar me një pjatë kos ose trahana. (Erdhi koha e trahanave dhe e papares), si në kohën e Hasan Zyko Kamberit.
    Para se të flejnë kthejnë sytë nga qielli dhe thonë-Të falem o Zot që edhe sot shpëtuam gjallë-sepse nuk është kollaj të ngrysesh shëndoshë e mirë në Vlorë. Sepse mund të hash një plumb qorr për llogari të bandave ndërsa shkon në punë ose pazar, sepse mund të të rrëmbejnë një të afërm ose ty vetë, sepse mund të marrësh një copë letër ku të të kërkohet një shumë parash, sepse mund të vjedhin shtëpinë, sepse... Çfarë nuk mund të ndodhë në harkun e një dite në Vlorën e pasrevolucionit.

    Pse në Vlorë?

    Shkaqet përse revolucioni filloi në Vlorë janë të shumta dhe komplekse. Ato me kalimin e kohës do të plotësohen me dëshmi e dokumente, do sqarohen, qartësohen, e shqiptarët do kuptojnë se ajo që ndodhi në Vlorë ishte një ngjarje e përmasave biblike dhe e papërsëritshme.
    Do kuptojnë se komunizmi është një e keqe që popujt që e provuan në kurriz do e vuajnë edhe për shumë kohë, do kuptojnë se problemet midis shqiptarëve nuk zgjidhen me armë e se armiqtë e Shqipërisë kanë qënë e janë ata të përhershmit.
    Revoltat në Vlorë filluan si rezultat i rënies së firmës Gjallica. Ata fillimisht ishin paqësorë dhe parrulla kryesore ishte Duam paratë tona . Në këtë artikull do përmendim vetëm dy nga shkaqet që e kthyen këtë lëvizje të drejtë, për kthimin e parave, në një revolucion të armatosur kundër qeverisë demokratike që ishte në fuqi. Në Vlorë ka patur tre shkolla të larta ushtarake, ajo e aviacionit, e marinës luftarake dhe e oficerëve në Bunavi. Pothuaj gjithë kuadri drejtues në këto shkolla ishte enverist.
    Repartet ushtarake nuk kishin të sosur, Pashalimani, Palermo, Karaburuni, Sazani, Divizioni i Vlorës etj. etj., ku militonin e drejtonin pjesa më e egër dhe më e bindur e diktaturës enveriane.
    Me vendosjen e demokracisë një pjesë e tyre, të përkëdhelur të diktaturës dolën në pension ose u hoqën si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Gjatë këtyre 5 vjetëve, një numër i konsiderueshëm i tyre të dalë në pension erdhën në Vlorë. Këta ishin vlonjatë ose jo vlonjatë. Me porosi ata u shtrinë në gjithë Vlorën. Dikush hapi një kioskë, dikush u mor me tregëti, dikush paguhesh thjesht për spiunllik në zyra të posaçme. Një pjesë, ajo më e besuara vazhdoi kontrabandën e detit me lidhjet e vjetra të vendosura që në kohën e diktaturës. Fuqizimi ekonomik, ishte udhëzimi bazë, sepse pa para ushtria s'përmbysej pushteti i Berishës. Me dhjetra sigurimsa hyjnë menazherë në firmat Gjallica, Vefa, Cenaj etj., dhe në një kohë rekord u bënë multimilionerë. Ishin këta që shpenzuan me qindra e mijëra dollarë duke paguar kriminelë, hajdutë e njerëz të tjerë ordinerë të digjnin PD-në e Vlorës, Bashkinë e rrethit, vilat, të digjnin e të shkatërronin dyqanet e shtëpitë e demokratëve e t'i terrorizonin ata deri në asgjësimin fizik. Nuk është rastësi që i pari dyqan që u shkatërrua në Vlorë ishte baraka me 4 tavolina e Koto Ziles, një nga futbollistët më popullor të viteve '70, Mjeshtër i Merituar i Sportit, që bashkë me Mexhit Haxhiun, Edmond Liçën, Uran Xhafën, Beniamin Nelën etj., u dhuruan vlonjatëve aq e aq gëzime e emocione.
    Shkatërrimi i asaj barake ku ish futbollisti i dëgjuar nxirrte bukën e gojës, ishte një paralajmërim ogurzi për ato që do të vini më vonë.
    Ish sigurimsa, menazherë të firmave që fitonin edhe mbi 1 milionë lekë në ditë para tavolinave përrallore e në vila luksoze që i ndërtuan në këto 5 vjet. Betoheshin se zvarrë do ju marrin ju demokratëve. Ditët i keni të numëruara, keni për të parë se çdo t'ju punojmë. Kështu me 22 mars, kështu me 26 maj, kështu me 20 tetor, derisa erdhi marsi i '97. Gjashtë vjet përgatitje për të rrëzuar me armë pushtetin demokratik, megjithëse ai pushtet i bëri milionerë.
    Oficerët dhe ish oficerët e Enverit e kryen detyrën. Ata paralizuan institucionet shtetërore ose i shkatërruan, ngritën Komitetin famëkeq të Shpëtimit, i hapën depot e armatosën militantët dhe shpallën ultimatumin, ose të ikë Berisha ose luftë totale. Falangat e kuqe të organizuara nga këta ish oficerë e oficere shpallën marshimin mbi Tiranë. Tani ata prapë janë aty (derisa kanë marrë poste në Tiran&#235 më aktivë se kurrë, por gjithësesi të izoluar nga njerëzit paqësor. Ndonjëri shkruan edhe kujtime ose kërren vjersha me tematikë nga lufta e vitit '97. Ata vërtiten si ato korbat e zinjë duke nxjerrë vrer për demokracinë e PD-në, duke shpifur e duke sharë, por harrojnë se tani njerëzit nuk kanë as bukë të hanë, në fuqi është PS-ja e jo PD-ja. Ata bëjnë peticione për lirimin e Zanit, hedhin në gjyq gazeta, mbjellin frymën e urrejtjes e përçarjes. Një pjesë e vogël janë penduar sepse po e kuptojnë që nuk fituan gjë bile as dekorata, dhe ndjehen plotësisht të braktisur nga ustallarët e tyre.
    Një kontigjent tjetër po aq i egër sa i grupit të oficerëve që dha një kontribut të shquar në përmbysjen e qeverisë demokratike dhe shndërrimin e qytetit të Vlorës, ishin skafistët ose më qartë ata që bëjnë kontrabandën e armëve, të drogës e të prostitutave. Më të shquarit janë Xhelilajt, Brokajt, e Tozot , etj., që nuk i kursyen paratë për të shkatërruar shtetin. Është fakt që dy vjetët e fundit '95-'96 forcat policore nën drejtimin e shefit të komisariatit të asaj kohe n/kolonel Sokol Mulosmani, bënë një luftë pa kompromise kundër kontrabandës. Hektarë të tërë të mbjellë me canabis sativa u shkatërruan, dhjetra mafiozë u kapën e u burgosën. Vetëm në malin e Radhimës u bllokuan rreth 140 skafe.
    Ata që pohuan më shumë para për djegien e Bashkisë së Vlorës, ishin pikërisht skafistët, të cilët e gjetën shumë shpejt gjuhën dhe bashkrenduan punën me oficerët e spiunët e sigurimit të shtetit e PS-së së Vlorës. Dy ditë luftë organizuan skafistët dhe sigurimsat kundër komisariatit të Vlorës. Pyetja është e thjeshtë: Përse duhej të digjej komisariati, përse duhet të shkatërroheshin strukturat shtetërore si, Bashkia e rrethit, gjykatat etj. Përgjigjja vjen po aq e thjeshtë: PS me militantët e saj të vinte në fuqi, në pushtet, ndërsa skafistët të ishin të lirë në punët e tyre. Me 28 shkurt 1997 ndodhi sulmi mbi godinën e SHIK-ut në Skelë dhe duke u gdhirë 1 marsi Zenepe Luka ngazëllehet tek Koha Jonë . Nga 140 skafe të bllokuar në malin e Radhimës, sot nuk gjendet asnjë . Ka kaluar rreth një vit që atëherë. Asnjë skaf nuk është bllokuar, asnjë skafist nuk është burgosur. Komunistët siç duket këtë radhë e mbajtën premtimin.
    Si për ironi presidenti shkon në Durrës bashkë me Cekën dhe pasi bëjnë një xhiro me anijet e shpejta italiane që patrullojnë bregdetin tonë (në tokë patrullojnë grekët) përpiqen të gënjejnë shqiptarët. I nderuari pres i dent dhe ministri Ceka duhet ta dinë se 90% e kontrabandës së skafeve, bëhet në Vlorë, në mes të ditës dhe se skafistët e Durrësit janë si nxënësi para profesorit në krahasim me ata të Vlorës. Por skafistët e Vlorës nuk pengohen dot sepse është firmosur marrëveshja: Ne do ju ndihmojmë të vini në pushtet e ju qeveria e PS-së do na lini rehat. Kush do e pengojë, guerilasin e famshëm që grabiti gjithë kutitë e votimit në fshatrat e Vlorës me 29 qershor? Po Brokajt që bënë sulmin mbi SHIK-un, po Xhelilajt që terrorizuan Skelën, etj. etj.
    Skafistët sot janë një perandori më vete. Ata me dorë të hekurt po zaptojnë qytetin dhe po e vënë nën sundimin e krimit. Pothuaj gjithçka që ndërtohet e organizohet në bregdet është e skafistëve. Parulla e tyre është e qartë Chi toca muore . Policia në Vlorë patrullon deri te pallati i sportit. Më tutje stop. Vetë Gjon Abazi drejtori i policisë së Vlorës ka deklaruar në një moment sinqeriteti se nuk i çoj policët të vriten me skafistët për 70.000 lekë të vjetra. Ata janë me mbështetje të fortë në Tiranë. Më qartë s'ka si flitet. Paratë e drogës, armëve e prostitucionit thonë vlonjatët me ironi, vijnë nga Tirana.

    Çfarë do Vlora?

    Vlora do paratë që nuk i kish vjedhur Berisha, e Nano tha do t'i kthejë 100% sapo të vijë në pushtet. Premtimi i tij ka qënë publik para mijëra njerëzve. Po Nano s'po i zë më në gojë paratë. Të paktën të thotë që nuk i kthej dot. Askush nuk ia heq të drejtën njeriut, qoftë ky edhe kryeministër të gabojë. Atëherë të thotë që, gabova, Vlora do të vërtetën. Që të dalë e vërteta duhet që bandës së Zanit ti bëhet gjyq i hapur në Vlorë me trasmetim të drejtëpërdrejtë në televizion.
    Vlora do që kasetat me filmime nga djegia e Bashkisë, të jepen në televizion me siglën No coment. Atje shumë qartë duket gjithçka. Të tjerat njerëzit i kuptojnë vetë. Vlora do që Shemsie Kadria e Fitim Kërxhalliu të vijnë në qytet e t'u thonë vlonjatëve me gojën e tyre:

    Ç'u bënë e kush i mori paratë?
    Vlora do investime, Vlora do normalizimin e jetës dhe vendosjen e rendit që aktualisht janë shumë larg.

    Po deputetët?

    Pa deputetët e Vlorës vështirë se ishte realizuar revolucioni proletar. Këtë e dinë shumë mirë vlonjatët. Pa Skender Gjinushin, Zabit Brokën, Arben Malajn e Eduart Alushin, vështirë se kryengritja fitonte. Digjni, vrisni, paralizoni. Ishte Gjinushi që ulërinte në sheshin e Flamurit. Merrni armët. Vetëm me armë rrëzohet rregjimi i Berishës. Dhe ndodhi ajo që ndodhi (Me hollësi për bëmat e deputetëve të Vlorës. Në kohën e revoltave do flasim një herë tjetër).
    Po sot? Gjinushi është kryeparlamentar, pra është shpërblyer më së miri për punët që bëri, megjithëse është kryetar i një partie me 2.5% votues. Tani Gjinushi rri larg Vlorës, sepse miqtë e tij Çaushajt, Xhelilajt, Brokajt e Gjahtarët janë mjaft të kompromentuar. Po ç'bën Kënua. Merr Medi Xhelilin e Devi Tushën dhe ndonjë deputet të ngeshëm, si Liza apo Eduardi dhe qajnë hallet e Vlorës në zyrat e Kuvendit Popullor. Natyrisht këto mbledhje pune nuk harrohen të jepen nga TV në lajmet e orës 20.00. Pas kësaj Kënua i hipën aeroplanit e gjezdis nëpër Europë, kurse Devi e Medini, pasi hanë ndonjë byrek në kioskat e Tiranës kthehen në Vlorë pa harruar të marrin dietat. Vështirë t'i hanë vlonjatët këta njerëz të rrahur me vaj e me uthull këto kumbulla të pabesa.
    Gjinushi thirri në zyrat e Kuvendit Popullor edhe Boriçin e Shkodrës. Pak vetë e vunë re që në mbledhje ishte dhe Eduart Alushi. Si duket deputetët e Vlorës i kanë borxhe Boriçit të Shkodrës për shërbimin që u bëri me 27 shkurt, sepse një ditë më vonë Vlora u ndez flakë.
    Eduart Çoku vjen në Vlorë megjithëse në Tiranën e Re ka blerë një hyrje me vlerë 46 mijë USD. Bashkë me deputetin Malaj i prunë peshqesh Vlorës si kryetar Bashkie Kuço-Vllahun, David Tushe nga Mekati i Vlorës, që nuk e njeh as pallati ku banon. E rëndësishme është që Devi bën ashtu si e urdhëron Edi apo Arbeni.
    Liza Hoxha vendosi vëllanë e saj kryetar dogane Luan Hoxhën ose pesë jekun , si e quajnë në Vlorë, i njohur për gjuetinë e peshkut me dinamit.
    Zabiti nga që po merret me punët e luftës u ka lënë amanet Brokajve të tjerë Vlorën e dashur. Njëkohësisht po bën kujdes me Jugun që të mos ketë ushtri sipas porosisë së miqve vorio-epiriotë, që e ndihmuan në kohën e trazirave.
    Vladimir Fejzos, as që i bie në mendje për zgjedhësit e vet. Ai është i zënë me rikonstruksionin e shtëpisë së tij, që deri tani ka vajtur 20 milionë lekë, dhe me rithemelimin e PKSH-së. Njëkohësiht ka probleme me qytetarë vlonjatë të cilëve nuk po i kthen paratë e marra borxh.
    Beni i Llakatundit ka bërë me kohë divorc me fshatin. Edhe sikur të vijë e të kalojë tani në dimër që rrugët janë të pakalueshme.
    Sidoqoftë Vlora nuk pret ndonjë gjë të madhe nga këto deputetë që morrën karriget pasi i vunë zjarrin qytetit të tyre dhe gjithë Shqipërisë. Qytetarët e Vlorës po e kuptojnë shumë mirë që nuk fituan gjë dhe mjaft prej tyre u vjen turp për atë që ndodhi. Nuk ia vlente gjithë ky mjerim për 20 karrige në Tiranë e 10 në Vlorë.
    Njerëzit janë pushtuar nga pesimizmi dhe çdo ditë po e humbin besimin te pushtetarët e rinj. Një Vlorë e re do të lindë e do të bëhet kur të kuptohet thellësisht ajo që ndodhi dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Nga Benjamin Gjergji

    Nuk jam gazetar të rëndis bukur fjalët, megjithatë po ju drejtohem me lutjet për ta bërë publike shqetësimin tim që më gërryen përbrënda prej kaq kohësh.
    Jam një pjesmarrës në demonstratat e para të shkurtit të viti 1997. Atëherë edhe unë si shumë të tjerë bërtisnin nëpër rrugët e Vlorës Duam paratë tona, Poshtë qeveria, Poshtë Berisha. Kam qënë në protesta dhe me 26 janar të vitit të kaluar. Sot ndjehem tepër i fyer nga ato që bëra ato ditë. Tani do të shprehem si për të lehtësuar shpirtin tim.
    Me datën 25 Janar 1997, në mesditë, më ka kapur Robert Brokaj në Skelë duke më thënë që: Nesër do të bëhet e madhe në Sheshin e Flamurit. Në Lushnje dje i kanë djegur të tëra. Sot ka plasur Berati dhe Fieri. Nesër do ta shohin këlyshët e Saliut se çdo të bëjmë... Do t'u... nënën në vërë të tërëve. Hajdutët e ***** që na vodhën paratë...Pak a shumë edhe unë ashtu shava atë ditë me Bertin, e shumë ditë më pas deri sa kaluam edhe zgjedhjet. Berti më tha ato ditë që udhëheqja të ka caktuar ty përgjegjës për lagjen Partizani. Sot do të merresh me organizimin që nesër të dalim sa më shumë në Sheshin e Flamurit. Jevgjitët do të na bëjnë shumë punë, ka thënë Edi, po t'u premtohen paratë. Paratë do t'i jap unë t'ua shpërndash atyre që janë më kapot dhe ata do të ndihmojnë për nxjerrjen e njerëzve në shesh.
    -Po sikur të më kapë policia e Beratit, si do t'ia bëj i them?
    -Mos e çaj kokën fare për policinë-më tha-se i kemi marrë masat.
    Mulosmani për dy ditë do të hiqet nga Vlora. E ka marrë këtë punë në dorë Edi me ca te PD-së që janë tanët.
    -Hik tani më tha-se s'duhet t'i dish të tëra. Shko tani, paratë do t'i jap në orën 4 tek kinemaja.
    Pasi u ndamë shkova në lagje dhe fola me shokët e mi për detyrën që kisha marrë, dhe se për këtë do të na shpërblente Berti. Para një viti ai më pati bërë një nder me dy veta që i nisa për në ltali dhe s'më mori para. Në fakt edhe unë e kam ndihmuar disa herë me njerëzit deri sa i ndodhi ajo fatkeqësia në det me djalin e Fatmir Hanxharës në skaf.
    Filluam menjëherë duke u ndarë në drejtime të ndryshme. në orën 4.00 Berti më solli 2 milion lekë. I thashë që janë pak o Berti.
    -E, e, e se jevgjitët gënjehen edhe me një shishe vaj... Shiko këtu më thotë,-gjeni disa djem që të futen në Bashki.Duhet ta djegim se, përndryshe nuk kemi gjë për vijë. Mos kini frikë se jemi bërë gati shumë djem që ti vëmë zjarrin bashkë me Gëzim qenin.
    -Mos çani ****ë-më tha-se kemi edhe armë me vete.
    Të nesërmen, ne filluam që në orën 9. 30 në Sheshin e Flamurit. Erdhi më vonë edhe Eduard Alushi me Arben Malajn dhe Medin Xhelilin. Ishin me ta, edhe Platon Arapi, Niko Veizi, Liza Hoxha, e Theodhori Shija. Ne bërtisnim së bashku një grup djemsh: Eja mblidhuni këtu, këtu dhe Duam paratë tona. Përballë meje ishte Liza Hoxha, dhe sa filloi të thërriste Qeveri hajdute dhe Poshtë qeveria ne e shoqëruam të gjithë me një. Edi me një artopolant në dorë po shante qeverinë Meksi dhe Berishën, që i vodhën paratë e popullit. Paratë u'a vodhi Gëzim Zilja-tha Edi-prandaj të gjithë të protestojmë para Bashkisë. Ata na vodhën votat, ata na vodhën edhe paratë, prandaj siç jemi t'i shporrim që andej hajdutët. Vlora është e jona...
    Arben Malaj fliste me një celular, dhe ne na jepte siguri kjo duke menduar se, nuk ishte pa përkrahje.
    Me thirrjen : Vlora është e jona, Poshtë qeveria, Duam paratë tona, shkuam tek sheshi para Bashkisë. Para ndërtesës ishin rreshtuar policë dhe Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë të Vlorës. Kur pamë se me policët ishte oficeri Hasan Hasani më zuri frika. Kur ai ishte shef rendi më pati futur një herë në birucë dhe ta mbaja mend. Ai nuk të falte për ligjin. Krenar Cekerri më pati thënë një herë në dhjetor (l996) që e ka marrë përsipër Qerim Vrioni për ta hequr nga Vlora Hasanin dhe Mulosmanin. Qerimi ishte shef i zjarrfikseve në komisariat, po i shkonte fjala shumë si i persekutuar në Partinë e Ballit.
    Ai nisej nga pozita që kishte si i persekutuar Qerimi, dhe nga miqësitë që ai mund të kishte me deputetë të PD-se. Megithatë unë kisha frikë. Thonë se Mulosmani nxirrte njerëz që filmonin. Thuhej që njerëzit më të besuar të tij i caktonte me kamera.
    E ku ta shkoja unë po të më kapnin kamerat?
    E haja burgun dhe s'kishte njeri që të më nxirrte që andej. Mulosmani kishte arrestuar të kunatin e tij e ku pyeste ai për njeri tjetër...
    Rreth gjysëm ore kemi bërtitur para Bashkisë me thirrjet që kishim ardhur nga Sheshi i Flamurit. Disa nga djemtë tanë i çuam të marrim gurë në parkimin aty pranë dhe filluam të qëllonim policinë me gurë. Pashë në krye të njerëzve nga ana e pallatit Eduard Alushin që e ngritën në supe një grup djemsh. Ai fliste me një autoparlant, por unë nuk dëgjoja se çfarë thoshte nga thirrjet e shumta të njerëzve. Dikush pak më tutje thërriste: E dëgjuat, futuni në Bashki më pas pati shumë që thërrisnin:-futuni, futuni. Ata ishin afër Edit dhe unë u binda që Berti për ata që më kishte thënë kishte mbështetjen e Edit. Filluam të shtyjmë njerëzit që kishim përpara për të çarë rreshtin e policëve që ishin me skafandra dhe shkopinj gome. Jepnin me kolpo duke bërtitur ooop-ooop, dhe në një moment i çamë dhe i futëm brenda. Me zor shpërthyem portën e hyrjes që e kishte mbyllur dikush, dhe kishte vënë prapa shumë tavolina.
    Kur hymë në koridor u ndodha afër një djali nga Kota, që e quajnë Halim Hoxha.
    E njoh se kemi patur disa llogari për hashashin.
    Çfarë të bëjmë-i them Halimit.
    -Çfarë të mendosh,-ma ktheu si me të bërtitura dhe me vrap ai u ngjit shkallëve në katin e dytë.
    Se çfarë bëmë më pas më vjen turp nga vetvetja sot. Thyenim karrige, tavolina, dikush hidhte kolltuqe dhe letra nga dritarja. Ishim aq shumë brënda sa nuk lëviznim dot nga njeri-tjetri. Të tërë bënim si të babzitur.
    Dikush më ra nga mbrapa me një shkop dhe më ndau frymën.
    Kur shikoj ishte një polic i kriminales që godiste pa pushim mbarë ç'gjente përpara.
    Më tutje shikoj Sokol Bizhgën, që goditi me grusht një djalë të lagjes tonë, që e quajnë Emiliano.
    Kishte dhe policë të tjerë që goditnin me shkop si në derra, po s'i kam fiksuar dot me emra. U shmanga si munda pa marrë goditje tjetër dhe zbrita në shkallë. Nga një zyrë dilte shumë tym. Me sa duket i kishin vënë zjarrin, mendova të kthehem edhe një herë tjetër, por pata frikë se njerëzit përplaseshin me njëri-tjetrin, duke ikur nga shkopinjt e policisë. Një djalë ishte gjakosur në fytyrë dhe po e, zbrisnin nga shkallët dy veta. Një natë më parë atij i kisha dhënë 10 mijë lek, kur më tha se do të më shohësh nesër se kush jam unë...
    Më erdhi keq për të por edhe më hyri inati dhe u ktheva për ta ndihmuar ata që po ndesheshin me policët në korridorin e katit të dytë të bashkisë. Sa ngjita disa shkallë pashë Ilir Kuçin, që i kish te marrë përpara disa djem. I godiste sa me shqelma, sa edhe me një këmbë karrigeje që kishte në dorë.
    Kur pashë llirin vendosa të dal jashtë. Ai ishte shefi i Inspektorëve të kriminales. E pata provuar në kurriz se ç'qe ai, kur ishte komandant i fordit kur më kapën në Ujin e Ftohtë me dhjetë bidona me benzol. Benzolin ma patën sekuestruar dhe mua më patën futur 12 orë në birucat e policisë.
    Duke zbritur shkallëve me turmën e njerëzve, dikush më qëlloi me shqelm nga prapa. Pa kthyer kokën mirë më ra me grush në nofull.
    Ishte një oficer që e quanin Gjergji. Për të thuhej se ishte nga Tepelena dhe e kishte marrë që andej Mulosmani si të besuar. Dikush thoshte se Mulosmani, e kishte marrë nga Tepelena, se e kishte njeriun e tij, ndërsa të tjerët thoshin se e ka marrë për oficer të zotin e të pakompromentueshëm. Unë di që ne në Vlorë kemi patur frikë prej tij. Skafistët e dinë mirë se sa benzol kanë humbur e sa njerëz janë kapur prej tij dhe policëve të furgonit.
    Një herë në mesnatë thonë se ka kapur pilotin dhe shoqëruesin e skafit të Rahim Micit. Masi u kishte marrë radion kishte komunikuar me rojet e skafit në det e se kapi dot.
    Skafin e kishte bllokuar në pikën e policisë në Radhimë.
    Kur kam marrë vesh që këtë oficer e kishin djegur në Sarandë pata folur keq për të, ndërsa sot ndjej pendesën...
    Në një rast tjetër thonë se Tozo i pati premtuar 15 milion, që të bashkëpunonin me skafin e tij dhe për këtë shkak thonë, se i pati dhënë Tozos një mësim të mirë me shkop gome në Skelë.
    Si munda dola përjashta përmes njerëzve që shtypnin kush e kush të dalë më parë, e tu shpëtonte shkopinjëve të policisë. Në oborr një polic me zorrën e zjarrfikëses po shuante një zjarr që ishte ndezur në shesh.
    U largova që aty dhe ndenja afër ish hetuesinë. Krenar Cakërri me një grup djemsh pak më tutje filluan të thërrisnin Drejt Komisariatit, drejt Komisariatit.
    Shumë shpejt u mblodhën dhe të tjerë dhe filluam të lëvizim drejt Kapeles dhe dolëm në rrugën e re. Gjatë rrugës me ne u bashkuan shumë të tjerë që po iknin po për në shtëpi. Në kor bërtitnin Eja mblidhuni këtu, këtu, Duam paratë tona, Poshtë qeveria, Qeveri hajdute.
    Kur dolëm në rrugën e gjyqit të vjetër e shkuam para Komisariatit gjetëm policë me skafandra e shkopinj gome, që kishin bllokuar rrugët ndërmjet pallateve që të çonin në Komisariat. Prapa murit rrethues të Komisariatit, afër zyrës së patentave dukeshin disa policë që mbanin helmeta në kokë. Mbi taracën e burgut nga dy roje që bënin shërbim zakonisht ishin 6 policë me armë e helmeta që kishin zënë pozicione në distancë nga njeri-tjetri. Oficerët që kishin bllokuar rrugën me policë, dëgjonin radiot e dorës dhe u flisnin diçka policëve. Një grup pak më tutje vendit ku isha unë filloi të bërtiste: Lironi të burgosurit, lironi të burgosurit, Do të nxjerrim të burgosurit. Me këto thirrje u bashkuan pjesa më e madhe e njerëzve që ishin aty. Mund të ishin 2-3 mijë veta në rrugë, nga lokali i Kamberit deri tek Ura. Pjesa më aktive ishin para lokalit të Shezos. Nga kurioziteti se ç'farë thuhej në radio ju afrova një oficeri të kufirit, emrin e të cilit s'dua ta them meqë e kemi në radhë miqësie.
    -Çfarë thuhet i thashë, dhe i zgjata dorën për t'i marrë radion.
    -Largohu që këtu se do të hash ndonjë **** plumbi-më tha ma vuri në vesh radion pa e lëshuar nga dora e tij. Dikush po fliste me zë të lartë dhe munda të kap këto shprehje: ...ua bëni të qartë njerëzve që Komisariati mbrohet me armë. Vlonjatët e dinë mirë se këtu ruhen kriminelë të rrezikshëm, që kanë bërë vrasje dhe grabitje. Kush të guxojë të futet në komisariat do të qëllohet me armë...
    Ky që fliste mësova që ishte Mulosmani, kur tha që jam 04 dhe urdhëroi 40-tën, që të dilte dhe të instruktonte rojet për përdorimin e armëve të zjarrit për mbrojtjen e burgut e të komisariatit...
    Kaq munda të dëgjoj, se ma hoqi radion miku im. E more vesh tani. Në atë kohë turma filloi të bërtiste poshtë Mulosmani, poshtë Mulosmani ; Të burgosurit janë me ne, Policia është me ne Lëviza që aty për të qënë pak më larg, filluan të largohen njerëzit. Kish shumë që iknin, shanin e bërtisnin hikni se do të na vrasë ai maloku i qenit. Për ndonjë çerek ore aty sikur nuk kishte patur njeri. Mbetën vetëm policët dhe oficerët me radio që i mbanin në vesh.
    Dikush prej tyre ndonjë herë fliste. Më shpesh fliste Sokol Bizhga që ishte i krimëve, dhe një oficer që e quanin Kristaq, një jevg i shkurtër që kish detyrën e shefit të policisë. Atë ditë në darkë më vjen miku im, që kisha oficer me kufirin dhe më thotë i shqetësuar, që të largohesha nga Vlora, se do të më arrestonte policia. Atë pasdite Mulosmani paska mbledhur oficerët e krimëve dhe disa të plotfuqishëm në laboratorin e kriminalistikës, dhe kanë parë dy kaseta të filmuara tek Sheshi i Flamurit, para Bashkisë dhe para komisariatit. Aty ishin përgatitur listat me emrat që do të arrestoheshin. Më pas Mulosmani, kish thirrur në zyrën e tij Sokol Bizhgen, shefin e policisë Limoz Fallani, Ilir Nuren, Oficerin e Fordit që e quanin Gjergji, një oficer që quhet Enver dhe një tjetër që ishte marrë me objektet me emrin Andrea. Se ç'planë ishin bërë në zyrë ky nuk i dinte por tha që Ai është egërsuar fare nga djegia e Bashkisë dhe ka lëshuar urdhër për forcimin e rojeve në të gjitha institucionet dhe mbrojtjen e tyre me zjarr.
    -Ruani kokat, të keqen nëna, se ai ndoshta është çmendur-i thotë mamaja.
    Çdo tê bëjmë. E ku pyet njeri ai. Mbrëmë i shkuan në zyrë të gjithë deputetët e PD-s. Oficeri i rojës, kish dëgjuar në oborr, kur ky kish ngritur zërin: Unë jam shef komisariati dhe përgjigjen për luftën kundër krimit dhe sigurimin e objekteve. Ju punoni me njerëz që të zbatojnë rregullat e demostratës dhe të mos sulmojnë institucionet.-Unë s'jam vlonjat, por institucionet e Vlorës do t'i mbroj qoftë dhe me armë.... Aty është debatuar shumë dhe vonë kanë ikur deputetët me prefektin e disa të tjerë. Atë natë shkova dhe i strehova në shtëpinë e tezes, ku ndenja disa ditë. U tmerrova. Përditë dëgjoja për arrestime. U arrestuan dhe Eduart Alushi e Medin Xhelili. Pas 4-5 orësh djali i tezes më thotë se është bërë keq fare.... Thuhej që atë ditë e kish nxjerrë nga zyra Adhurimin, kur ky i kish kërkuar lirimin e një djali të lagjes tonë që quhet Edison.
    Më pas ngjarjet e rrokullisën përmbarë siç e mendoja atëherë, ndërsa tani më vjen turp nga vetja. Më vjen turp që jam vlonjat për të gjítha ato që ndodhën në Vlorë.
    Unë kam qënë shumë aktiv jo vetëm vitin e kaluar, por që në pranverën e vitit 1996, që PS të vinte né pushtet. Unë kisha fituar shumë, kish fituar edhe Myzaferi nga ne që na linte të lirë (Myzafer Zaloshnja, shef policie i komisariatit në vitet 1994-1995). Po ato para që bëra nuk më hynin në sy kur më thonin se po të fitojë PS, mua do të më çonin në doganë. Tani unë jam rrugëve si mos më keq. Dy kushërinj m'u vranë në fund të muajit mars. Ato ditë në Vlorë thuhej se po vrasin bandat e Saliut. Unë e dija se kush ishin vrasësit. Ata ishin kapot që rrinin me Eqerem Osmanin, si mbrojtës të qytetit. Njëri prej tyre, sot është në polici dhe për këtë shkak, pa kaluar shumë kohë do të shlyej detyrimet që ka për atë që ka bërë.
    Më vjen turp që jam vlonjat, se shkatërruam gjithçka për të çuar në parlament qorrin me syze të lagjes tonë, vjedhësin e veprave të kulturës së vjetër Vladimir Fejzon, revizorin e firmës Cenaj, ku humba 80 mijë dollarë, lajkatarin e Llakatundit Arben Malajn, Liza Hoxhën mashtruesen, që miliona lekë ju ka marrë njerëzve në Vlorë, gjoja për tregëti, dhe nuk jua ktheu prej disa vitesh. Ne shkatërruam jetën tonë, për mandatin e Skënder Gjinushit, që vinte në Çole dhe hanin e pinin me Zanin e Arben Latifin, tërë natën. Për turpin tim, unë ato ditë bëja roje në Çole. Roje të Zanit kanë qënë dhe burra më të mirë se unë, që sot i kemi në krye të shtetit. Me ne ishte atëherë Vladimir Fejzo, deputeti i ynë i nderuar.
    Ladit besoj se kujtonte një çast kur ne ishim me Zanin e Arbenin në Skelë afër Bolonjës, dhe një grup gazetarësh italian donin të filmonin njerëzit e Zanit me kallash në dorë. Arbeni nuk pranoi të filmohej, ndërsa Ladi Fejzo, qe i pari i gatshëm për t'u filmuar. Pas tij u afruan dhe të tjerë nga ata që ishin me ne. Ladi në atë kohë ishte një ushtar i mirë i Zanit, ndërsa sot i ka ardhur radha të bëjë ligje në parlament.
    Më mirë të isha unë sot në parlament se të paktën ndjej pendesën, për ato që kemi bërë, ndërsa këto shëmtira që janë sot, atëherë na rrinin si pula, kur ne nuk i kishim punët në rregull me Gaxhain. Po të mos ishim ne nuk do të kishte Vlora sot, këta deputetë e ndoshta do t'u kishte ardhur disa të tjerëve për të vjedhur Vlorën, por këtyre jo, këto ditë unë sillem rrugëve dhe mallkoj veten time, që u shërbeva si i verbër këtyre që sot janë të pangopur me mbushjen e xhepave të tyre.
    Doganën e ka bllokuar Liza Hoxha, Arben Malaj e Eduart Alushi me njerëzit e tyre.
    Sabit Brokaj ka privatizuar policinë. Ai solli Gjon Abazin, jo për të vendosur rendin por për të siguruar mallrat kontrabandë, që vijnë me anije si dhe transportimin e hashashit nga lumi i Vlorës në bregdet dhe hedhjen me motoskaf në Itali. Këta janë morrat e Vlorës, që po e shtupin Vlorën me një varfëri ekstreme, për mbushjen e valixheve të tyre me para të pista. Vlora sot është katrahurë. Policia as që ndjehet fare. Ata që janë tani në polici, e kanë mendjen të vjedhin për vete. Po në vitin 1996 u mbush Vlora me pashaporta me çmime zyrtare. Atëherë thuhej që zyra e pashaportave kontrollohej me kamera nga Mulosmani. Pati bërë bujë, atëherë kur nga kamera Mulosmani pati zbuluar mbesën e Elham Sharrës, që merrte para mbi çmimin e shtetit dhe për këtë e pati pushuar nga puna. Këto histori tani në Vlorë kujtojnë si një ëndërr e largët, dhe pak shpresa kemi, që ndonjë herë të rikthehet ai rregull që kishim. Tani Gjon Abazi, ka çuar çmimin e një pashaporte nga 15 mijë në 800 mijë! Gjithë kjo para e madhe kalohet në tre duar. Gjoni me pashaportat ka vënë polic Lamçen që e ka nga fshati(Tërbaçi) dhe Asqeri Alijan, mikun e tij nga Bolena. Para një viti këta nuk ndjeheshin të gjallë, ndërsa sot të shtypin me këmbë! Po nuk tunde 800 mijë, nuk e merr dot pashaportën. Kjo ndodh edhe kur e takon vetë drejtor Gjonin.
    Gjoni vuri para të madhe, këto muaj në Vlorë. Thonë që pati humbur 25 milion në firmën Gjallica. Tani ato i ka harruar sepse shumë herë ka marrë me një dorë shumë më tepër se kjo vlerë nga transportimi e cigareve kontrabandë. Ky qe shkaku që ai rrahu me grushta nën/drejrorin Mejtim Meçe, shefin e kuadrit Vladimir Zanaj dhe shefin e inspektoriatit rrugor. Kur ata i hynë në pjesë, ky nuk j'ua kurseu dhe pas i nxorri në lirim. Në fakt nuk i liroi Gjoni. Por Ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj, me të cilin i ndajnë paratë. Sabiti nuk e solli drejtor policie në Vlorë Gjonin, vetëm pse është miku i Hysni Kapos. Ai e solli sipas garancisë që i dha Lili (Ilirjan Brokaj) se me Gjonin do të dilnin mirë. Lili, Pëllumbi, Berti dhe Aljosha, që shanin e mallkonin Mulosmanin, që u kishte sekuestruar 20 skafe e gomone, tani hanë e pijnë në lokale të shtrejta me Gjonin. Nuk jam i sigurtë nëse i japin gjë Gjonit, dhe fitimet e skafëve apo majmen me shpërblimin e mbajtjës në atë detyrë. Në Vlorë të gjithë e dinë që kjo është koha e tyre, jo thjesht për t'u pasuruar, se ata të pasur u bënë me vitet që shkuan, por për të siguruar me para edhe ata që s'kanë lindur akoma. Kur sjell ndërmend situatën e një viti më parë, sot duhet t'i luteshim zotit, që të na rrojë PS-ja, antarë i së cilës kam qenë, dhe veçanarisht Frrok Çupi, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Vlajdimir Fejzo, Bashkim Fino, soj e sorollopi i tyre që ishin me ne gjashtë muaj të tërë, me thirrjet kundër Berishës. Sot të gjithë këta dhe Fatos Nano, që na mashtroi se do të na jepnin paratë e firmave, kanë harruar ato, që i thanë popullit të Vlorës në Sheshin e Flamurit: Tani ne shajmë Berishën, ndërsa ata po mbushin valixhet! Njëherë kur më kishin futur në dhomat izolimit të policisë kisha dëgjuar në korridor një oficer me mustaqe, që u thoshte shokëve të tij: Ju vlonjatët gjithmonë keni nxjerrë ushtarë të mirë, ndërsa ne tepelenasit oficerë të mirë.
    Kjo shprehje e atij oficeri, më ka mbetur në mendje. E kam kujtuar me qindra e mijëra herë, kur bëja shërbim në Çole, për të ruajtur Zanin e ata që sot i kemi dëputet e ministra. E kam kujtuar me dhjetra herë kur këta shijonin trupin e vajzave, që i sillnin forcërisht aty. E kujtoj dhe sot kur sillem rrugëve, ndërsa këta janë bërë të mëdhenj e lëvizin me makina luksoze, e ruhen me roje. Vlora sot zjen. Përplasen varfëria e jonë me luksin e pasurinë e këtyre motërq... (shkurtim i redaksis&#235.
    Këta qenër nuk goxojnë të vijnë me ne në Vlorë, po edhe ne duam dru që i besuam. Para një viti kërciste peshku e karkaleci në të gjitha lokalet e Vlorës deri në Llogara. Askush nuk llogariste shpenzimin, ndërsa sot djathin e blejmë me gram! Para dy ditësh pritëm që të vinte për të festuar, Presidenti e qeveria. Unë nuk dola për festë se tani nuk kam me se të ushqehem në shtëpi po si kureshtar. Mungonin gjeneralët tani! Ata që folën nuk kursyen furçat për popullin e Vlorës që bënë histori. Ne vërtetë bëmë histori: U ngritëm si lugetër dhe bëmë katrahure gjithçka që të hupnin në poste morrat e Vlorës.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    -Cili nga oficerët dhe N/oficerët e SH.I.K.-ut të Vlorës u arrestua ose po ndiqet penalisht?

    -Cili nga oficerët që erdhën për ndihmë në Vlorë nga Tirana u arrestua ose po ndiqet penalisht?
    Përgjigjesnjë
    Arsyeja: Sepse të gjithë këta djem shqiptarë i kanë qëndruar besnik ligjit dhe vetëm ligjit pa harruar zakonet dhe traditat e rracës sonë besnike dhe bujare Vetëm nga ky fakt del e qartë popaganda banale enveriste që po vazhdon të bëjë sot qeveria komuniste për gjoja inkriminim të Sh.I.K.-ut Kjo qeveri kërkon të mbahét tek mashtrimi dhe hipokrizia si mbytyri pas fijes së kashtës. Vlora duhe ta ketë kuptuar tashmë fallsitetin e propagandës komuniste të Fatos Nanos.

    -Klithma e parë e luftës, klithma të revolucionit leninist
    -Ç'ndodhte një vit më parë me 20 shkurt 1997 në Vlorë?
    -Leva dhe arma luftarake e Partisë, rinia, hidhet në luftë e para
    -Studentët e Vlorës hynë në greva urie me misionin gjaksor të Partisë Komuniste dhe Sigurimit të Shtetit për të përmbysur me armë rendin demokratik, kushtetues.
    -Studentët e Universitetit të Vlorës duke ngritur armët kundër Qeverisë së tyre shqiptare të ligjshme kanë mbi shpatulla përgjegjësinë e lartë ndaj atdheut të tyre.

    Me 20 shkurt 1997, studentët e Universitetit të Vlorës hynë në një grevë urie me kërkesën Duam parat tona Ndoshta ishin të pakët në atë kohë njerëzit që mendonin se kjo parullë ishte sa për t'i hedhur hi syve popullit të Vlorës, synimi ishte vetëm tek rrëzimi i rendit kushtetues me luftë të armatosur sipas planit të hartuar nga Partia Komuniste dhe Sigurimi i Shtetit.
    Sot pas një viti çdo njeri t'i bëjë pyetje vetes se përse luftuan vlonjatët dhe ç'farë fituam nga ajo luftë?

    -PERSE DHE KUSH I FUTI STUDENTET NE GREVE URIE?

    Pas një viti të asaj dite të kobshme të 20 shkurtit 1997, që i solli Vlorës tragjedinë ndofta më të madhe të historisë së saj, Vlora nxin edhe ditën edhe natën: Njerëzit ecin kokulur, ende nuk kanë ngritur kokën lart të shikojnë kaltërsinë. Zgjedha komuniste e përgjakur rëndon ende mbi qafat e tyre.
    Vlora pjesa e zemrës sime. Sot, i ngulur buzë detit hedh sytë në pafundësi dhe më kalojnë në mend ato që hoqi ajo nga kryengritja komuniste në pranverën e vitit 1997. Ja si e pagoi Vlora:
    -350 krime të regjistruara nga të cilët vetëm 150 kanë shkuar në spital të tjerët kanë përfundur në morg.
    -100 krime të pa regjistruara.
    -100 vetë të mbytur në Otranto më 28 mars 1997
    -1000 vetë të plagosur me armë zjarri nga këta jashtë shtetit 130 në Greqi dhe 20 vetë në Itali.
    -8 krime makabër, 3 të vrarë në sallë të operacionit, 5 raste përdhunimi të kufomave në ambjente publike, duke i djegur, apo goditur trupat në përpëlitjet e vdekjes.
    -3 oficerë të Sh.I.K.-ut të maskuar para studentëve të grevës së urisë të cilët kënaqeshin dhe qeshnin, në mënyrën më makabre që mund të imagjinohet, duke u prerë, mishtë me thikë e duke i copëtuar me sëpatë.
    -Dy gra nga Vlora, Nasibe Meta, nëna e oficerit të Ministrisë së Brendëshme, Fatmir Metës dhe Liza Hoxha, deputete e Kuvendit Popullor, 45 vjeçare, motra e drejtorit të doganës Luan Hoxha me një dorë kanë pirë gjakun e oficerëve të Sh.I.K.-ut të masakruar dhe të ngrohtë që u rridhte çurk nga plagët.
    -45 vetë nga mosha 45 deri 60 vjeç kanë gjetur vdekjen nga depresioni psiqik, nga krismat shpërthimet dhe kërcënimet e oficerëve të Sigurimit të Shetit të tipit Fatos Harun Ismaili dhe Agron Neshat Tozaj.
    -10 vetë janë zhdukur, nuk dihet janë vrarë, mbahen peng, apo ç'farë ka ndodhur me ta.
    -Më shumë se gjysma e vrasjeve të prirë nga Sabri Xhelili, etj kanë motive politike.
    -Janë pushkatuar nga njësitet guerrile komuniste 7 oficerë e N/oficerë policie, të gjithë të persekutuar politik.
    -Në këto rrethana gati gjysma e popullsisë u largua nga Vlora, për të shpëtuar ç'mund të shpëtonte.
    -Sot rezulton 20% e popullsisë emigruar në Tiranë, Greqi, Itali.
    -7 miliard lekë llogariten dëmet ekonomike.
    Njerëzit vazhdojnë të vuajnë frikën e vdekjes dhe të urisë, atje ka një qetësi vdekjeje.

    E mjera Vlora ! E zeza Vlora!

    Kaq vetëm mund të thotë njeriu pas kësaj skene tragjike shkaktuar prej bijve të vet Vlorës.
    Po cilët ishin ata që të parët morën përsipër, t'i shpallin luftë qytetit të tyre, që kishin vendosur të digjnin qytetin e tyre, të vrisnin dhe të prishnin Vlorën? Cilët ishin ata që thanë: Paratë nuk i duam vetëm të dalë ujë i zi

    Le të njihemi me këtë faqe të zezë të Vlorës, me turpin e Vlorës.

    -ORGANIZATA DHE UDHEHEQESIT E GREVES

    l.-Arben Rama Kryetari i grevës. Babai i tij Azem Rama anëtar i PPSH, enverist nga Tragjasi shef seksioni në Komitetin ekzekutiv. Fati tij është se është rritur në shtëpinë e Islam Gjonit Tragjas ku ndaloi shoku Enver Hoxha më 1943 dhe bëri planet për të therur nacionalistët e Labërisë, Sigurimi i Shtetit i kish dhënë detyrë Arbenit të depërtonte në Partinë Demokratike me qëllim spiunimi, sabotimi dhe diversioni. Në monentin që do ti jepej sinjali duhet të dilte hapur kundër P.D -së.
    2.-Albana Zenollari, e njohura e Arbenit e bija e Agimit enverist i njohur, si mik i vjetër i Sigurimit të Shtetit. Në kohën e regjimit të Berishës erdhi në Vlorë nga Tepelena u bë oficer dogane dhe me kursimet e pakta të rrogës së tij ndërtoi një vilë në Ujë të Ftohtë, dhe të dërgojë vajzën në Universitet, për të përmbysur Berishën.
    3-Skerdina Stefa. Eshtë mbesë, ka gjysh, grekofilin Nasho Papathanasi, person në kërkim nga policia shqiptare. Vëlla i Nashos dënuar me 15 vjet burg si spiun grek. Babai i Skërdinës, Petrit Stefa, pesë ditë para fillimit të grevës formuloi një mem o ran dum për rrëzimin e diktaturës së Berishës dhe kërkoi zgjedhje të reja. Skerdina sot ndodhet në Universitet në Athinë.
    4-Edvin Broka, djali i enveristit Petrit Broka instruktor i Komitetit të PPSH, dhe nipi i sozisë së Enver Hoxhës, enveristit Zabit Brokaj.
    5-Agim Marku, djali i Lalota Markut (Brokaj) motra e shokut Zabit Brokaj. Sot ka marrë detyrën e drejtoreshës për merita të djalit saj të motrës Burbuqe që me celular në dorë ndoqi dhe ndërlidhi Kryengritjen në Vlorë si dhe dha urdhërat që vinin nga Tirana për të vrarë.
    6-Leonard Kajtalli, është nipi i Skënder Gjinushit. Babai i tij Sami është kushëri i Skënder Gjinushit. Samiu duhet ti tregoi të birit se përse në Kotë ku banonte Sigurimi i Shtetit autokombajnën e parë të re ia dha Samiut dhe përse tre ditë në javë në një dhomë të shtëpisë së tij në një orë të caktuar nuk kishin të drejtë të hynte asnjë! Ç'ishin ato hije të zeza që hynin e dilnin atje? Në se ka harruar ndonjë gjë le të pyesë gjeneral Kalem Kalemin ta kujtojë! Marrëdhëniet e Samiut me Sigurimin e Shtetit dhe drejtuesin e kësaj pune në Kotë, Kalem Kalemi meritojnë një artikull të veçantë, të cilin do ta botojmë së shpejti.
    7-Altin Braka, djali i Nuredin Brakës. Shumë vlonjatë kanë mbi tru shënjat e plagëve të torturave të Nuredinit si hetues dhe oficer sigurimi për mbi 25 vjet rresht. Kohët e fundit u bë i famshëm për dënimet për agjitacionin dhe propagandë. Në këtë fushë thonë studiuesit ja kaloi edhe të pa shpirtit Sazan Alikos.
    Altini duhet të pyes të ëmën se përveç detyrën së manipulimit të letrave për jashtë shtetit ç'farë detyre kish dhënë Sigurimi i Shtetit? A ishte ajo thjeshtë një nënpunës e P.T.T-së? Përse zyra e saj konsiderohej sekret dhe ruhej aq mirë? Kur e ka hedhur firmën e fundit para Sigurimit të Shtetit nëna e tij dhe çfarë i kujtojnë asaj maji i vitit 1991. A e dinte Altini, pse mamaja firmoste ne dy bordero?
    Në se nëna juaj nuk do të flasë do të vijmë ne në ndihmë me shumë dokumenta që shpresojmë t'i botojmë së afërmi. Altini ja kaloi babait dhe nënës së tij duke u bërë antar i bandës së Zanit.
    8-Edmond Lamani, djali i Elmas Lamanit, anëtar i PPSH-së enverist, K/agronom, drejtor dhe sekretar byroje në Ndërmarrjen Ullishta ku Partia dërgonte për punë armiqtë e klasës. Mik i vjetër i sigurimit të shtetit që në moshën 18 vjeç.
    Nëna e tij Balja enveriste. Në shtëpinë e saj në Kërkovë më 1943 ka ndenjur shoku Enver Hoxha ku bëri planet për të vrarë pas shpine nacionalistët shqiptarë. Për këtë kjo familje ja ka akoma borxh Labërisë. Balja i tha të birit: Shko bir edhe pse je djalë i vetëm le të vritesh mjafton që të vëmë në vend nderin e Enver Hoxhës . Balja ka qënë përmbi 20 vjet guzhinjere në vilat e Partisë me Hysni Kapon e Manush Myftinë.
    Gjatë kryengritjes së armatosur shtëpia e Elidon Lamanit u bë bazë e krushk Zan Çaushit dhe Arben e Klodian Latifit djemve të Kamberit. Elidoni dhe babai i tij janë bashkëpuntorë dhe fajtorë me bandën e Zanit për grabitjen dhe masakrimin e Pëllumb Petritit, për vrasjen e djalit të vetëm Bernard Duçkës, Kuqos, tregtarëve nga Tepelena e shumë të tjerëve.
    Të gjithë këto vepra gjakësore kanë dhe dorën e Elidon Lamanit, sepse baza dhe nisja bëhej gjithnjë nga shtëpia e tij, tek Pusi i Naftes. Një ditë Elidoni sipas ligjit do te pergjigjet.
    9-Elisabeta Karagjozi, e njohura e kriminelit që vrau Bernard Duçkën, Arben Kamber Latifit, krahu i djathtë i Zan Çaushit.
    Siç është shprehur vetë Elisabeta, Arben Latifi i kish sjellë asaj porosi nga Greqia se si duhet të vepronin.
    10-Lorenc Tahiri, djali i Kudret Tahirit, oficer sigurimi antar i Komitetit Shpëtimi dhe në kryesinë e P.S. Kudreti ishte posta e grevistëve duke sjellë lajme nga Tirana. Përgjegjës kryesor për gjithçka ndodhi në Vlorë. Lorenci u përzje me bandat dhe për t'i shpëtuar drejtësisë emigroi në Itali, por u tërhoq më vonë në Greqi nga disa miq
    11-Rezarta Gjonçe, vajza e Kiço Gjonçes oficer sigurimi. Sekretar byroje i Degës së punëve të Brendëshme. Komisar i burgut Selevec Vlorë. I pa harruar do të mbetet komisar Kiçoja për torturat origjinale që ka përdorur në Selevec, duke lidhur të burgosurit me litar dhe duke i tërhequr zvarë pas traktorit. Rezarta është shprehur para grevës se do t'i tërheqim zvarrë demokratët dhe burgaxhinjtë!
    12-Skerdi Truja, vajza e N/kolonelit enverist, Petraq Truja, hartues dhe mbledhës firmash për lirimin e Fatos Nanos dhe Myrteza Çaushit nga burgu si heronj të Vlorës.
    Nëna e saj, Vali e famshme është vajza e një oficeri të lartë sigurimi mbi 15 vjet kryetar i Degës së Punëve të Brendëshme.
    13-Enid Zoto, djali i Dhimitër Zotos. Themelues i shoqatës Vullnetarët e Enverit dhe Partisë Komuniste në Vlorë, përkthyes dhe këshilltar i Zan Çaushit dhe Komitetit të Shpëtimit .
    Xhuljana ose Xhuli siç i thonë në Vlorë ka qënë kryetare e organizatës së gruas në Vlorë, kulmin e lavdisë e ka arritur kur sekretari i parë ishte shoku Sul Baholli, me të cilin Xhuli lidhi miqësi familjare.
    14-Miranda Aliaj, vajza e oficerit të sigurimit Ilmi Aliaj, përgjegjës kryesor për vrasjet dhe djegiet në Vlorë.
    15-Juli Sulo, e bija e Platon Sules, komunist enverist. Baxhanak dhe vëlla me njeriun më të tmerrshëm që ka njoftur Vlora, Meramet Hila, oficer sigurimi në O.K.B, dhe N/kryetar Dege në Vlorë.
    Në shkurt të 1997, Platonit i ka ardhur një-letër e gjatë nga Merameti që ndodhet në SH.B.A se duhet të vepronin. Thonë se Platoni akoma ka përkrahje të fuqishme në P.D, në Tiranë. Juli duhet të pyesë edhe xhaxhi Besnikun se përse e hoqën nga kontrolli i shtetit dhe përse nuk e emëruan drejtor të vilave megjithëse propozimi vinte nga Tirana?
    16-Eni Sulge, vajza e dy enveristëve Kujtim Sulçe kollovar në Vlorë dhe Vera Gaba. Per merita të veçanta, Kujtimi u bë drejtor i Naftës. Verushka drejtoreshë e shkollës Ismail Qemali.
    17-Arta Toto, e bija e enveristit Dimo Toto, anëtar dhe instruktor i Komitetit të Partisë. Kryetar Kooperative për mbi 15 vjet. Udhëheqës dhe propagandues i kryengritjes së armatosur. Ka përgjegjësi për shumë operacione dhe vrasje nga banda e Zan Çaushit me bandat.
    18-Dritan Velo, i biri i Velo Zykës inxhinjer enverist, Rënia e Enverit thotë Veliu më bëri verem dhe më katandisi pijanec pra në se mbeta klubeve fajet i ka Berisha! Nuk jam aspak pishëm thotë Velua për ato që i kanë dhënë Sigurimit të Shtetit për shokët e mi të naftës që u kalbën burgjeve. Dritani duke pasur mëndjen tek babai i kërkoi një këshillë ish presidentit për funksionimin e veshkave.

    PJESEMARRES NE GREVE? ROJE, PROPAGANDUES

    1-Ermal Murati i biri i Servet Muratit që për merita Partia e ka transferuar në Tiranë
    2-Enkelejd Veliu, i biri i enveristit Myfit Veliu.
    3-Valbona Toraj, e bija e Elham Toraj nga Kanina bazë e vjetër e Sigurimit të Shtetit.
    4-Spartak Rrapaj, i biri i Bego Rrapaj që qan dhe sot për Enver Hoxhën.
    5-Emanuel Braka, i biri i Qemal Brakës enverist i njohur në Patos.
    6-Erion Kekezi
    7-Enkelejd Imshtari, e bija e komunistit Jani Imshtari Fier.
    8-Anjeza Xhemali miqësia greke e çoi në Amerikë pas rrëzimit të diktaturës së Berishës me detyrë më të rëndësishëm që do ti sqarojmë në një artikull tjetër.
    9-Osman Nebiu, i biri i Gani Nebiut ndofta i vetmi çam në këtë grevë, por nuk e dimë ç'mendim kanë për luftën Ganiu dhe Emineja?
    10-Rezarta Murati
    11-Astrit Stërmasi, i biri i Ndriçim Stërmasit i ati erdhi në Vlorë dhe solli udhëzime që i biri të rezistonte.
    12-Dritan Saliu roje i grevistëve i biri Përparim Saliut komunisto enverist.
    13-Ludovik Tare, i biri i Fadil Tares, komunist. Ludoviku hapi shishen e shampanjës për fitorën e grevës dhe masakrimin e oficerëve të Sh.I.K-ut . Prerja dhe coptimi i oficerëve të Sh.I.K-ut i sillte Ludovikut kënaqësi kafshe ndofta më shumë se ndjente kënaqësi Liza Hoxha kur pinte gjakun e këtyre oficerëve.
    14-Rudina Balaj 15-Daniela Lushnjari 16-Elvira Rama 17-Ardi Rrokaj 18-Gentian Mema l9-Mirela Dalani 20-Arqile Kule, instruktuar nga mësuesi grekë. 21-Alida Dauti, mbesa e Kadri Hazbiut 22-Renato Muço 23-Arnelin Bardhi 24-Eduard Makoçi, babai ka bërë kurs filozofie në Greqi 25-Entela Kapo 26-Arben Aliu 27-Dritan Azizi 28-Stoli Shema 29-Altin Duka 30-Dritëro Aliaj, 31-Shkëlqim Çobo, propagandues i enverizmit të Amonicë. 32-Dritan Tahiri 33-Yllka Ahmeti 34-Qani Balaj 35-Eralda Marini 36-Brunilda Moçka 37 Gazmir Murati 38-Irma Shehu 39-Dritan Zeneli 40-Enea Kurti 41-Saimir Agron Shehu 42-Blendi Shkodrani i ngarkuar nga Sigurimi i Shtetit për të bërë filmime dhe fotografi.

    Organizatorë por që nuk morën pjesë në grevë

    1-Artur Deraj 2-Mirjan Prifti 3-Gentian Selmani
    Perfundimi që nxjerrin studiuesit e historisë se të marrësh armët kundër qeverisë së vendit tënd do të thotë të kryesh tradhëtinë më të lartë ndaj atdheut tënd, ende nuk është kuptuar prej shqiptarëve.
    Sa kohë që do të ketë mendime se me armë dhe revolucion mund te zgjidhen problemet kombëtare, nuk mund të ndërtohet demokracia.
    Historia e re e vendit çdo gjë tjetër me luftëra vazhdon të kuptohet e trajtohet me komplekse e reminishenca komuniste duke u bërë jehonë revolucioneve, rrëzimit me dhunë të qeverive shqiptare, kryengritjeve e deri tek kryengritja e vitit 1997 (lexo librin mediokër të komunistit Zeko Braho Vlora në rrjedhë të viteve).

    Mirëpo ç'fitoi Shqipëria nga revolucioni i 1924-ës ç'fitoi Shqipëria nga revolucioni i vitit 1997?

    Armët e ngritura kundër Qeverisë së vendit tënd sjellin gjithmonë dhe në çdo kohë vetëm vuajtje, mjerim dhe lot dhe ajo që është më e keqja lënë pas preçedentin e rrezikshëm të përsëritjes e ripërtëritjes së shkatërrimit të kombit.
    Vlora dhe tërë Shqipëria e pa, e ndjeu dhe e kuptoi se çdo të thotë të mbetesh pa shtet, të abandonosh shtetin e mbetesh në dorë të Barbarëve të tipit Gjergj Muço, Bert Shamo, Zeqir dhe I1mie Veliu, Astrit Piskaj, Pëllumb Koçiu ose Pëllumb Thithja, Teki Muhameti, Eqerem Saliu, Reuf (Kadri) Dauti, Llukan Breshani, Stavri Marko, Pëllumb Fakaj, Valter Bazaj, Bujar Kapo, Miti Koçeli, Sotir Simaku, Gazmir Boraj, Shpëtim Qamil Gjika, Taulla Shejtolli, Albert Gjondeda etj, të cilët njësoj si antishqiptari dhe Barbari mesjetar Haxhi Qamili (Heroi kombëtar i Enver Hoxhës këta të sotmit të Zabit Brokës dhe Fatos Nanos) me urën e zjarrit në dorë gjen dhe shkatërruan Vlorën.
    Tani vlonjatët duhet ta kenë kuptuar mirë, se më e keqe dhe më kobzezë se çdo gjë është anarkia.
    Greva e urisë të studentit të Universitetit të Vlorës përkujtohet e nderohet nga qeveria e sotme komuniste. Po përse, sepse studentët siç thonë hynë në grevë përpara dhe vetëm për para qeveria e sotme, jo vetëm që s'i ktheu paratë, por edhe i mashtroi duke thënë se do t'ua kthej paratë qindarkë për qindarkë. Ateherë, këtu jemi para një paradoksi anormal, në të kundërt duhet të besojmë se kjo qeveri i futi vetë studentët në grevë për të rrëzuar me dhunë rendin kushtetues.
    Nëse studentët e pranojne këtë, atëherë mund të thuhet qartë dhe prerë ata kryen tradhëtinë e lartë ndaj Atdheut të tyre.
    Këtë e thotë historia, e thotë përvoja e shoqërisë.
    Ashtu si u zhvilluan ngjarjet tregojnë se studentët nuk hynë në grevë për paratë, shumë prej tyre nuk kishin para në firma.
    Mjafton të shikojmë se cilës familje i përkasin studentët e grevës së urisë, që të kuptojmë se shkëndijat e para të revolucionit proletar erdhën prej Partisë Komuniste dhe Sigurimit të Shtetit Diktatorial me qëllim që Vlora dhe tërë Shqipëria të mbetej kështjellë e kuqe. Shikoni prindërit e tyre të gjithë oficerë sigurimi, komunistë enveristë, ish bashkëpuntorë të Sigurimit të Shtetit deri edhe nënat e këtyre studentëve ishin bashkëpuntore:
    Fallsiteti i parullës Duam paratë tona u kuptua që ditën e parë kur ende pa përfunduar takimi me ish presidentin Sali Berisha me grupin e studentave, pjesa tjetër e tyre u futën në grevë, gjë që tregoi se bisedimet ishin vetëm fasadë.
    Pavarësisht nga origjina e familjes, pavarësisht nga prindërit e tyre enveristë, këtyre studentave duhet t'u ketë mbetur pak dashuri në zemër për Shqipërinë, në se nuk e kanë shitur ndërgjegjen e tyre për një grusht dhrami ose një premtim, ata lipsen të flasin.
    Tani duket sheshit se si programi PS-së dhe premtimi i Fatos Nanos në Shesh të Flamurit për kthimin 100% të parave, përbëjnë mashtrim të madh të kohës. Studentët në grevë ecën sipas parimit, se do të vazhdojnë të kërkojnë paratë, se ato nuk kanë ngjyrë etj., mirëpo tani asnjë nga këta studentë nuk po flet më d.m.th, ata e realizuan qëllimin e tyre rrëzimin e rendit kushtetues me armë dhe se paratë paskan qenë vetëm mbulesë e jashtme.
    Duan apo s'duan këta studentë emri i tyre do të përmendet gjithnjë, për mirë apo për keq, këtë e kanë në dorë vetë ata. Ka ardhur koha që studentët të gjykojnë të ardhmen sipas të shkuarës së tyre. Përse u futën në grevë? Çfarë fituan ata? Me kë lufton Vlora???
    Në se këta studentë u futën në grevë urie vetëm për para ata duhet të flasin që mbi ndërgjegjen e tyre të mos rëndojnë krimet dhe djegia e Vlorës, që mbi ta të mos rëndojnë përdhunimet makabre të oficerëve të SHIK-ut, që ata të mos quhen nesër nga Gjyqi dhe historia kanibalë e vampirë, si Liza Hoxha e Nasibe Meta ose ai, që me sopatë në dorë është duke copëtuar oficerin gjysëm të vdekur të shtetit shqiptar, Lekë Qoku, për të marrë hakun e kushëririt të vrarë para portës së SHIK-iut nga bandat komuniste.
    (lexo Albania 15.2.1998)
    Në se këta studentë u futën në i grevë urie për ta përdorur si shkak, për të detyruar popullin të rrëmbejë armët dhe me armë sipas programit leninist të rrëzojë rendin kushtetues, atëherë studentët duhet të përgjigjen për tradhëti të lartë kundrejt Atdheut të tyre, në mos sot nesër pa tjetër.
    Edhe në se këta studentë heshtin, ata mbajnë mbi vete akuzën e tradhëtisë së lartë.

    -Ç'U BENE STUDENTET E GREVES SE URISE

    Sapo Vlora u ripushtua nga Sigurimi i Shtetit më 28 shkurt 1997, studentët e grevës së humbën si vesa e mëngjesit dhe nuk u panë dhe dëgjuan më as ata dhe as kërkesat e tyre për para.
    Edhe gjatë luftës dhe veprimeve të njësiteve guerile të Elidon Lamanit e Zan Çaushit, të Klodian Latifit e Altin Brakës nën komandën e Mejtim Meçes e Josif Gegprifti me korier Bart Shamon për të zhdukur kundërshtaret e tyre politik, shumë nga këta studentë që e kishin përgatitur këtë luftë u larguan nga Vlora, ndërmjet tyre edhe kryetari i grevës Arben Rama që shkoi në Drashovicë?

    Përse ndodh ky fenomen?

    Ku janë sot studentët e grevës së urisë? As gjysma e tyre nuk ndodhet më në Vlorë. Disa kanë shkuar në gjirin e mëmës Greqi tashmë me synime të largëta për ta çuar kufirin në Shkumbin disa me letra rekomandimi të Platon e Besnik Sulos në Amerikë tek usta Meramet Hila, disa në Itali, disa të tjerë në Tiranë vjelin frutat e punës së tyre.

    Kush kish interes të shpërndante studentët kështu?

    A kishin trashëguar këta studentë nga prindërit e tyre genin e gjakësorit e sadizmit?

    Tre oficerë të SHIK-ut u çuan zvarrë të plagosur me plagë që rridhnin gjak të ngrohtë në sallën e grevës së urisë të studentëve, prej Azem Lamaj, Albert Gjahtari, Syrja Sherifi, Altin Merkaj, Merio Xhaferri, Albert Shyti, Dilaver Aliaj, Pelivan Duka, Abron Beqaraj, Sotiraq Bita, (Albania 15.2.1998)
    Studentët u dëfryen me torturat që u bënë oficerëve të SHIK-ut duke u çjerrë rrobat e trupit dhe duke u ekspozuar femrave të grevës së urisë, organet gjenitale të tyre. Oficerët u masakruan prej tyre për t'u dëfryer dhe student dëfryen, duke hapur shishen e shampanjës. Në asnjë vënd të botës dhe në muzgun e shekujve të lashtë nuk kanë ndodhur skena të tilla kaq makabre dhe pa shpirt.
    Si kanë shikuar dhe duruar këta studentë, që në sytë e tyre të copëtohen më sëpatë djem shqipatrë? Si kanë lejuar studentët me universitete, që Liza Hoxha dhe Nasibe Meta të pinë gjakun e bijve të kësaj toke, që flasin si dhe ata shqip?
    Se sa fajtorë janë këta oficerë, çdo vlonjat, çdo shqiptar duhet t'i bëjë sot pas një viti një pyetje të thjeshtë vetes: Cili nga oficerët dhe nënoficerët e SHIK-ut të Vlorës u arrestua ose po ndiqet penalisht?
    Cili nga oficerët e SHIK-ut Tiranë,që erdhën në Vlorë për ndihmë u arestua ose po ndiqet penalisht?
    Përgjigje : Asnjë!
    Arsyeja: Sepse këta djem shqiptar kanë qënë besnik të ligjit brënda normave dha zakoneve të rracës tonë fisnike dhe bujare.
    Pas një viti që Qeveria komuniste është në fuqi dhe në dispozicion të saj janë gjithë dokumentat dhe njerëzit, oficerët, e hedhur prej saj në mes të katër rrugëve pa ndihmë dhe përkrahje.
    Shqiptarët duhet të kuptojnë hipokrizinë dhe mashtrimin e madh komunist, propagandën banale enveriste, që para 1990 gjithë lekët e popullit i bënte parulla.
    Pra nuk është inkriminimin, nuk është SHIK-u por etja e qeveritarëve të sotëm për fron e gjak, etja e tyre për hakmarrje për pushtetin e humbur, që sollën tragjedinë shqiptare.
    Në se studentët u dëfryen me këto skena ne kemi të drejtë të besojmë se geni gjakësor kanibalist i prindërve të tyre që dëfreheshin duke torturuar armiqtë e klasës, duke ua prerë mishtë me gërsherë, e duke fikur cigaren në fytyrën e tyre lëviz në gjakun e tyre dhe atëherë Shqipëria do të jetë e rrezikuar për një kohë të gjatë!

    -PSE U ZGJODH DATA 20 SHKURT 1997 SI DITA E FILLIMIT TE GRAVES?

    20 shkurti i 1991 është dita historike për Shqipërinë ajo shembi simbolin e diktaturës komuniste në Tiranë, Enver Hoxha.
    Komunistët dhe Sigurimi i Shtetit Diktatorial kishin vendosur të hakmerreshin siç janë shprehur vazhdimisht:
    Demokratët hoqën zvarrë Enver Hoxhën prej bronxi, ne do të heqin zvarrë Sali Berishën të gjallë
    Ja pra qëllimi i grevës së urisë, ndaj shqiptarët duhet të shohin se po vjen diktatura, nuk është më një ëndërr që po shohim.
    Pyesin një herë në Vlorë se cilët nga oficerët e futur në shërbim në kohën e dem okracisë ose të persekutuar ka mbetur në punë, cilët në Tiranë, cilët në të gjithë Shqipërinë?
    Sigurimi i Shtetit diktatorial të Enver Hoxhës ka marrë fuqinë, është dora djalllëzore e tij për gjithçka po ndodh në Shqipëri.
    Për këtë u futën në grevë studentët?

    A mund të ndalohet mashtrimi i demokracisë me prita?

    (Një vit më vonë 20 shkurt 1998 në Sheshin Skënderbej)

    -Jo-tha Azem Hajdari, marshimi i demokracisë nuk mund të ndalet me prita siç më bënë mua.
    Ditën historike të 20 shkurtit, tha Teodor Laço, duhet ta festonte Qeveria, por ata s'mund ta bëjnë sepse Enver Hoxhën e kanë në zemër.
    Më 1991, tha Ridvan Bode, askush nuk e mendonte se fantazma e Enver Hoxhës që vjen rrotull Shqipërisë do të
    ngjallej përsëri me emrin e Fatos Nanos dhe Zabit Brokaj.
    Por këta njerëz që kanë marrë pushtetin me anën e Komiteteve ose Sovjetëve nuk shikojnë më, nuk gjykojnë më, i ka zënë era e gjakut, pavarësisht se atë e ka pirë vetëm deputetja Liza Hoxha dhe e ndier Kryetari i SHIK-ut Vlorë, Agron Tozaj.
    Fatos Nano nxënës i shkollës Makarenko, bir i ushtrisë greke, nipi i Pitulit që theri çamët me thikë në dorë biri i bllokut të vjetër, qen i bllokut të ri, s'mendojnë më për Shqipërinë.
    Të mos gënjehemi se Fatos Nano me mjekër nuk ka kokë tjetër!

    A mund të mësojmë nga historia?

    Francezët thonë se historia nuk i mëson askujt asgjë. Të jetë kjo e vertetë historike me vlera në çdo kohë? Si duket po se këta oficerët e sigurimit po vrasin e presin pa menduar që do u bëhet nësër, se këta oficerët e sigurimit po përpiqen të krijojnë unitetin e çeliktë rreth Partisë këta po i vlerësojnë e peshojnë njerëzit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Nga Ruhi Brahimi

    Një vit pas revolucionit proletar të shkurt-marsit '97 Vlora nën sundimin komunist ndodhet në një gjendje katastrofike. Sado që përpiqen qeveritarët e sotëm të bëjnë me bojë rozë fasadën e ndonjë ndërtese apo ndonjë mbledhjeje të llojit Fshati digjet e ajo mikja kruhet duket haptazi që në Vlorë është vrarë shpresa dhe varfëria po shfaqet çdo ditë në përmasa migjeniane.
    Nga 2400 vetë që ishte një vit më parë, mbi 6000 ka arritur numri i familjeve që marrin asistencë sociale ose 1/4 e popullsisë së qytetit. Numri i të papunëve e kalon 20.000 vetët nga 8200 që ishte një vit më parë. Rreth 200 biznesmenë të falimentuar e dhjetëra të tjerë që e zhvillojnë aktivitetin në Fier, Durrës e Tiranë për arsye të pasigurisë së plotë që ekziston në qytet. Sidoqoftë është rihapur Dhoma e Tregëtisë ku në krye është vënë inxh. Bardhyl Nasto, një njeri me 40 flamurë që në vend të ikonës në shtëpi ruan fotografinë e Enverit. Listat e njerëzve që marrin bukë veresie po bëhet një dukuri e zakonshme. Puna në port thonë doganierët ka rënë shumë. Tragetët dhe anijet e mallrave janë rralluar mjaft. Edhe kur vijnë, një pjesë e mirë e tyre janë porosi të qeveritarëve e kalojnë pa u zhdoganuar.
    Anija e Zabitit, maunja e Arbenit, fugoni i Lizës, porositë e Vladimir Fejzos e Eduart Alushit, e kështu me radhë katandiset kokoshi një thele. Ata që paguajnë janë tregtarët e ndershëm vlonjatë e pa njerëz në pushtet. Magazinat e shumicës dikur një nga krenaritë e Vlorës sot janë bërë strehë për lakuriqët e natës, pronarët e japin me qera për një copë bukë. Pushteti lokal është plotësisht i paralizuar. Në qytet mund të ndërtosh kudo dhe kurdo veç me kusht që të jesh socialist. Përgjithësisht ndërtojnë ata që vodhën në kohën e revoltave (duke lënë kohën e luftës), kontrabandistët dhe autorët e Komitetit famëkeq të Shpëtimit. Vlora s'ka më lulishte, 75% e sipërfaqes së gjelbëruar është zënë brenda një periudhe 6 mujore. Pylli në Vlorë është kthyer në një mall pa zot. Pishat e ngelura pa prerë numërohen me gishta. Zyra e urbanistikës, këshilli i rregullimit të territorit, komisioni i kthimit të pronave nuk funksionojnë. Ligjin e bën Nedin Xhelili një tuaf që ditën luan rolin e njeriut babaxhan e natën të vrasësit me kobure. Nedini u vu kryetar rrethi me forcën kallashit jashtë çdo rregulli e ligji. Në vendosjen e tij është shkelur çdo proçedurë dhe Nedini edhe sot figuron i paligjshëm. Bashkë me David Tushën një anonim nga fshati Mëkat i Vlorës e Tare Hamon prefektin e ri të Vlorës ish menazher i Gjallicës deri tani kanë zëvendësuar 95% të kuadrit drejtues në qytetin e Vlorës.
    Vlora gëlon nga kriminelët, hajdutët e sigurimsat që ndjellin frikë e terror, jo rrallë një pjesë e tyre kërcënojnë: Po ua mbajti dilni prap në demonstrata e kërkoni paratë, të shihni se ç'keni për të pësuar. Disa pasi kanë bërë ndonjë dush e janë larë, kanë vënë pak krem në fytyrë, kanë filluar punë në bashki, prefekturë, dogana e zyra tatimesh. Ata më aktivët janë graduar e kanë filluar në Tiranë. Një nga këta është i biri i Bexhos, Dashamir Bejo, që në muajt e revolucionit me revole në dorë terrorizonte Vlorën e jepte intervista si udhëheqës i Komitetit të Shpëtimit. Tani i ati, Bexhua dhe vëllai i vogël zgjerojnë çifligjet në Vlorë, e Dash Bejo bën para në Interpol.
    Para se të erret në qytet rrallë të zë syri njerëz që lëvizin. Ata mblidhen nëpër shtëpi dhe nën dritën e mekur të llampave elektrike bëjnë llogaritë e shpenzimeve ditore, shikojnë lajmet ala Nano duke i shoqëruar me një pjatë kos ose trahana. (Erdhi koha e trahanave dhe e papares), si në kohën e Hasan Zyko Kamberit.
    Para se të flejnë kthejnë sytë nga qielli dhe thonë-Të falem o Zot që edhe sot shpëtuam gjallë-sepse nuk është kollaj të ngrysesh shëndoshë e mirë në Vlorë. Sepse mund të hash një plumb qorr për llogari të bandave ndërsa shkon në punë ose pazar, sepse mund të të rrëmbejnë një të afërm ose ty vetë, sepse mund të marrësh një copë letër ku të të kërkohet një shumë parash, sepse mund të vjedhin shtëpinë, sepse... Çfarë nuk mund të ndodhë në harkun e një dite në Vlorën e pasrevolucionit.

    Pse në Vlorë?

    Shkaqet përse revolucioni filloi në Vlorë janë të shumta dhe komplekse. Ato me kalimin e kohës do të plotësohen me dëshmi e dokumente, do sqarohen, qartësohen, e shqiptarët do kuptojnë se ajo që ndodhi në Vlorë ishte një ngjarje e përmasave biblike dhe e papërsëritshme.
    Do kuptojnë se komunizmi është një e keqe që popujt që e provuan në kurriz do e vuajnë edhe për shumë kohë, do kuptojnë se problemet midis shqiptarëve nuk zgjidhen me armë e se armiqtë e Shqipërisë kanë qënë e janë ata të përhershmit.
    Revoltat në Vlorë filluan si rezultat i rënies së firmës Gjallica. Ata fillimisht ishin paqësorë dhe parrulla kryesore ishte Duam paratë tona . Në këtë artikull do përmendim vetëm dy nga shkaqet që e kthyen këtë lëvizje të drejtë, për kthimin e parave, në një revolucion të armatosur kundër qeverisë demokratike që ishte në fuqi. Në Vlorë ka patur tre shkolla të larta ushtarake, ajo e aviacionit, e marinës luftarake dhe e oficerëve në Bunavi. Pothuaj gjithë kuadri drejtues në këto shkolla ishte enverist.
    Repartet ushtarake nuk kishin të sosur, Pashalimani, Palermo, Karaburuni, Sazani, Divizioni i Vlorës etj. etj., ku militonin e drejtonin pjesa më e egër dhe më e bindur e diktaturës enveriane.
    Me vendosjen e demokracisë një pjesë e tyre, të përkëdhelur të diktaturës dolën në pension ose u hoqën si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Gjatë këtyre 5 vjetëve, një numër i konsiderueshëm i tyre të dalë në pension erdhën në Vlorë. Këta ishin vlonjatë ose jo vlonjatë. Me porosi ata u shtrinë në gjithë Vlorën. Dikush hapi një kioskë, dikush u mor me tregëti, dikush paguhesh thjesht për spiunllik në zyra të posaçme. Një pjesë, ajo më e besuara vazhdoi kontrabandën e detit me lidhjet e vjetra të vendosura që në kohën e diktaturës. Fuqizimi ekonomik, ishte udhëzimi bazë, sepse pa para ushtria s'përmbysej pushteti i Berishës. Me dhjetra sigurimsa hyjnë menazherë në firmat Gjallica, Vefa, Cenaj etj., dhe në një kohë rekord u bënë multimilionerë. Ishin këta që shpenzuan me qindra e mijëra dollarë duke paguar kriminelë, hajdutë e njerëz të tjerë ordinerë të digjnin PD-në e Vlorës, Bashkinë e rrethit, vilat, të digjnin e të shkatërronin dyqanet e shtëpitë e demokratëve e t'i terrorizonin ata deri në asgjësimin fizik. Nuk është rastësi që i pari dyqan që u shkatërrua në Vlorë ishte baraka me 4 tavolina e Koto Ziles, një nga futbollistët më popullor të viteve '70, Mjeshtër i Merituar i Sportit, që bashkë me Mexhit Haxhiun, Edmond Liçën, Uran Xhafën, Beniamin Nelën etj., u dhuruan vlonjatëve aq e aq gëzime e emocione.
    Shkatërrimi i asaj barake ku ish futbollisti i dëgjuar nxirrte bukën e gojës, ishte një paralajmërim ogurzi për ato që do të vini më vonë.
    Ish sigurimsa, menazherë të firmave që fitonin edhe mbi 1 milionë lekë në ditë para tavolinave përrallore e në vila luksoze që i ndërtuan në këto 5 vjet. Betoheshin se zvarrë do ju marrin ju demokratëve. Ditët i keni të numëruara, keni për të parë se çdo t'ju punojmë. Kështu me 22 mars, kështu me 26 maj, kështu me 20 tetor, derisa erdhi marsi i '97. Gjashtë vjet përgatitje për të rrëzuar me armë pushtetin demokratik, megjithëse ai pushtet i bëri milionerë.
    Oficerët dhe ish oficerët e Enverit e kryen detyrën. Ata paralizuan institucionet shtetërore ose i shkatërruan, ngritën Komitetin famëkeq të Shpëtimit, i hapën depot e armatosën militantët dhe shpallën ultimatumin, ose të ikë Berisha ose luftë totale. Falangat e kuqe të organizuara nga këta ish oficerë e oficere shpallën marshimin mbi Tiranë. Tani ata prapë janë aty (derisa kanë marrë poste në Tiran&#235 më aktivë se kurrë, por gjithësesi të izoluar nga njerëzit paqësor. Ndonjëri shkruan edhe kujtime ose kërren vjersha me tematikë nga lufta e vitit '97. Ata vërtiten si ato korbat e zinjë duke nxjerrë vrer për demokracinë e PD-në, duke shpifur e duke sharë, por harrojnë se tani njerëzit nuk kanë as bukë të hanë, në fuqi është PS-ja e jo PD-ja. Ata bëjnë peticione për lirimin e Zanit, hedhin në gjyq gazeta, mbjellin frymën e urrejtjes e përçarjes. Një pjesë e vogël janë penduar sepse po e kuptojnë që nuk fituan gjë bile as dekorata, dhe ndjehen plotësisht të braktisur nga ustallarët e tyre.
    Një kontigjent tjetër po aq i egër sa i grupit të oficerëve që dha një kontribut të shquar në përmbysjen e qeverisë demokratike dhe shndërrimin e qytetit të Vlorës, ishin skafistët ose më qartë ata që bëjnë kontrabandën e armëve, të drogës e të prostitutave. Më të shquarit janë Xhelilajt, Brokajt, e Tozot , etj., që nuk i kursyen paratë për të shkatërruar shtetin. Është fakt që dy vjetët e fundit '95-'96 forcat policore nën drejtimin e shefit të komisariatit të asaj kohe n/kolonel Sokol Mulosmani, bënë një luftë pa kompromise kundër kontrabandës. Hektarë të tërë të mbjellë me canabis sativa u shkatërruan, dhjetra mafiozë u kapën e u burgosën. Vetëm në malin e Radhimës u bllokuan rreth 140 skafe.
    Ata që pohuan më shumë para për djegien e Bashkisë së Vlorës, ishin pikërisht skafistët, të cilët e gjetën shumë shpejt gjuhën dhe bashkrenduan punën me oficerët e spiunët e sigurimit të shtetit e PS-së së Vlorës. Dy ditë luftë organizuan skafistët dhe sigurimsat kundër komisariatit të Vlorës. Pyetja është e thjeshtë: Përse duhej të digjej komisariati, përse duhet të shkatërroheshin strukturat shtetërore si, Bashkia e rrethit, gjykatat etj. Përgjigjja vjen po aq e thjeshtë: PS me militantët e saj të vinte në fuqi, në pushtet, ndërsa skafistët të ishin të lirë në punët e tyre. Me 28 shkurt 1997 ndodhi sulmi mbi godinën e SHIK-ut në Skelë dhe duke u gdhirë 1 marsi Zenepe Luka ngazëllehet tek Koha Jonë . Nga 140 skafe të bllokuar në malin e Radhimës, sot nuk gjendet asnjë . Ka kaluar rreth një vit që atëherë. Asnjë skaf nuk është bllokuar, asnjë skafist nuk është burgosur. Komunistët siç duket këtë radhë e mbajtën premtimin.
    Si për ironi presidenti shkon në Durrës bashkë me Cekën dhe pasi bëjnë një xhiro me anijet e shpejta italiane që patrullojnë bregdetin tonë (në tokë patrullojnë grekët) përpiqen të gënjejnë shqiptarët. I nderuari pres i dent dhe ministri Ceka duhet ta dinë se 90% e kontrabandës së skafeve, bëhet në Vlorë, në mes të ditës dhe se skafistët e Durrësit janë si nxënësi para profesorit në krahasim me ata të Vlorës. Por skafistët e Vlorës nuk pengohen dot sepse është firmosur marrëveshja: Ne do ju ndihmojmë të vini në pushtet e ju qeveria e PS-së do na lini rehat. Kush do e pengojë, guerilasin e famshëm që grabiti gjithë kutitë e votimit në fshatrat e Vlorës me 29 qershor? Po Brokajt që bënë sulmin mbi SHIK-un, po Xhelilajt që terrorizuan Skelën, etj. etj.
    Skafistët sot janë një perandori më vete. Ata me dorë të hekurt po zaptojnë qytetin dhe po e vënë nën sundimin e krimit. Pothuaj gjithçka që ndërtohet e organizohet në bregdet është e skafistëve. Parulla e tyre është e qartë Chi toca muore . Policia në Vlorë patrullon deri te pallati i sportit. Më tutje stop. Vetë Gjon Abazi drejtori i policisë së Vlorës ka deklaruar në një moment sinqeriteti se nuk i çoj policët të vriten me skafistët për 70.000 lekë të vjetra. Ata janë me mbështetje të fortë në Tiranë. Më qartë s'ka si flitet. Paratë e drogës, armëve e prostitucionit thonë vlonjatët me ironi, vijnë nga Tirana.

    Çfarë do Vlora?

    Vlora do paratë që nuk i kish vjedhur Berisha, e Nano tha do t'i kthejë 100% sapo të vijë në pushtet. Premtimi i tij ka qënë publik para mijëra njerëzve. Po Nano s'po i zë më në gojë paratë. Të paktën të thotë që nuk i kthej dot. Askush nuk ia heq të drejtën njeriut, qoftë ky edhe kryeministër të gabojë. Atëherë të thotë që, gabova, Vlora do të vërtetën. Që të dalë e vërteta duhet që bandës së Zanit ti bëhet gjyq i hapur në Vlorë me trasmetim të drejtëpërdrejtë në televizion.
    Vlora do që kasetat me filmime nga djegia e Bashkisë, të jepen në televizion me siglën No coment. Atje shumë qartë duket gjithçka. Të tjerat njerëzit i kuptojnë vetë. Vlora do që Shemsie Kadria e Fitim Kërxhalliu të vijnë në qytet e t'u thonë vlonjatëve me gojën e tyre:

    Ç'u bënë e kush i mori paratë?
    Vlora do investime, Vlora do normalizimin e jetës dhe vendosjen e rendit që aktualisht janë shumë larg.

    Po deputetët?

    Pa deputetët e Vlorës vështirë se ishte realizuar revolucioni proletar. Këtë e dinë shumë mirë vlonjatët. Pa Skender Gjinushin, Zabit Brokën, Arben Malajn e Eduart Alushin, vështirë se kryengritja fitonte. Digjni, vrisni, paralizoni. Ishte Gjinushi që ulërinte në sheshin e Flamurit. Merrni armët. Vetëm me armë rrëzohet rregjimi i Berishës. Dhe ndodhi ajo që ndodhi (Me hollësi për bëmat e deputetëve të Vlorës. Në kohën e revoltave do flasim një herë tjetër).
    Po sot? Gjinushi është kryeparlamentar, pra është shpërblyer më së miri për punët që bëri, megjithëse është kryetar i një partie me 2.5% votues. Tani Gjinushi rri larg Vlorës, sepse miqtë e tij Çaushajt, Xhelilajt, Brokajt e Gjahtarët janë mjaft të kompromentuar. Po ç'bën Kënua. Merr Medi Xhelilin e Devi Tushën dhe ndonjë deputet të ngeshëm, si Liza apo Eduardi dhe qajnë hallet e Vlorës në zyrat e Kuvendit Popullor. Natyrisht këto mbledhje pune nuk harrohen të jepen nga TV në lajmet e orës 20.00. Pas kësaj Kënua i hipën aeroplanit e gjezdis nëpër Europë, kurse Devi e Medini, pasi hanë ndonjë byrek në kioskat e Tiranës kthehen në Vlorë pa harruar të marrin dietat. Vështirë t'i hanë vlonjatët këta njerëz të rrahur me vaj e me uthull këto kumbulla të pabesa.
    Gjinushi thirri në zyrat e Kuvendit Popullor edhe Boriçin e Shkodrës. Pak vetë e vunë re që në mbledhje ishte dhe Eduart Alushi. Si duket deputetët e Vlorës i kanë borxhe Boriçit të Shkodrës për shërbimin që u bëri me 27 shkurt, sepse një ditë më vonë Vlora u ndez flakë.
    Eduart Çoku vjen në Vlorë megjithëse në Tiranën e Re ka blerë një hyrje me vlerë 46 mijë USD. Bashkë me deputetin Malaj i prunë peshqesh Vlorës si kryetar Bashkie Kuço-Vllahun, David Tushe nga Mekati i Vlorës, që nuk e njeh as pallati ku banon. E rëndësishme është që Devi bën ashtu si e urdhëron Edi apo Arbeni.
    Liza Hoxha vendosi vëllanë e saj kryetar dogane Luan Hoxhën ose pesë jekun , si e quajnë në Vlorë, i njohur për gjuetinë e peshkut me dinamit.
    Zabiti nga që po merret me punët e luftës u ka lënë amanet Brokajve të tjerë Vlorën e dashur. Njëkohësisht po bën kujdes me Jugun që të mos ketë ushtri sipas porosisë së miqve vorio-epiriotë, që e ndihmuan në kohën e trazirave.
    Vladimir Fejzos, as që i bie në mendje për zgjedhësit e vet. Ai është i zënë me rikonstruksionin e shtëpisë së tij, që deri tani ka vajtur 20 milionë lekë, dhe me rithemelimin e PKSH-së. Njëkohësiht ka probleme me qytetarë vlonjatë të cilëve nuk po i kthen paratë e marra borxh.
    Beni i Llakatundit ka bërë me kohë divorc me fshatin. Edhe sikur të vijë e të kalojë tani në dimër që rrugët janë të pakalueshme.
    Sidoqoftë Vlora nuk pret ndonjë gjë të madhe nga këto deputetë që morrën karriget pasi i vunë zjarrin qytetit të tyre dhe gjithë Shqipërisë. Qytetarët e Vlorës po e kuptojnë shumë mirë që nuk fituan gjë dhe mjaft prej tyre u vjen turp për atë që ndodhi. Nuk ia vlente gjithë ky mjerim për 20 karrige në Tiranë e 10 në Vlorë.
    Njerëzit janë pushtuar nga pesimizmi dhe çdo ditë po e humbin besimin te pushtetarët e rinj. Një Vlorë e re do të lindë e do të bëhet kur të kuptohet thellësisht ajo që ndodhi dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PORTI_05 : 24-11-2005 mė 03:31

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-11-2005
    Postime
    1
    Pa asnjë dyshim te gjithë keta heroj janë viktië diktaturës me çnjerzore çë njeh historia e njerzimit.Turp per te gjithë perkrahesit e krimeve te tilla.
    [B]Shqiponja/'81[/K]

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    DËSHMI TË REJA NGA VLORA PËR TRAGJEDINË E OTRANTOS: VRASËSIT NUK MUND TË FSHIHEN

    Autori i shkrimit, një qytetar nga Vlora, i pranishëm në nisjen që është bërë nga vendi i quajtur Porti i Ri dhe që nuk ka mundur të kalojë ishullin e Sazanit për hir të një defekti teknik, na drejtohet me shpresën se do të kontribojë në publikimin e së vërtetës. Duke qenë anëtar i PS-së, siç shprehet, ka ndjekur nga afër zhvillimin e disa ngjarjeve nga të cilat, siç shprehet, ka vërtetuar kriminalizimin e veprimtarisë politike të drejtuesve lokalë të asaj dege si dhe të deleguarve që erdhën nga qendra për të ngritur karriget mbi gjakun e Vlorës ,-siç shprehet autori.
    Redaksia e vlerësoi të dobishme hapjen e debatit rreth kësaj ngjarje të rëndë duke ftuar lexuesit të prononcohen rreth fakteve që disponojnë. Hapja e debatit le t'u shërbejë të gjitha palëve për të shprehur opinionet e tyre derisa t'u drejtohet gishti vrasësve. Kush janë vrasësit e Otrantos? Këtë do të synojmë përmes debatit që hapim ne, duke filluar me publikimin e materialeve të paraqitura në redaksi.
    Redaksia

    Tragjedia e Otrantos, një nga plagët më të rënda që mori Vlora vitin e kaluar, çdo ditë e më tepër po shton peshën e dhimbjes. Kjo ngjarje e rrallë kriminale përpiu njëherësh 84 veta; burra, gra e fëmijë përgjithësisht nga Vlora, por edhe nga Fieri e nga Lishnja.
    Për disa muaj kjo ngjarje u përdor si leksion politik nga opozita e djeshme dhe pozita e sotme. Kjo pozitë (pozita e sotme) e cila përfshin tërë strukturat e sotme të shtetit tentoi ta shndërroi këtë ngjarje në tragjikomedi. Pika kulore në këtë ndërrmarrje të turpshme ishte dita e organizimit të ceremonisë së varrimit të një pjese të trupave që u nxorrën nga fundi i detit. Për të parën herë në historinë e kombit shqiptar pengohen personalitete për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Në Jug e në Veri për moralin e kanunet që kanë rregulluar jetën dhe aktivitetin publik, një akt i tillë që u egzekutua nga policia e shtetit është i papreçedent. Shtetarët tanë nuk po ndjehen më edhe pse dhimbja është po ajo në Vlorë, në Fier , në Lushnje e në të gjithë Shqipërinë.
    Zbardhja e kësaj ngjarjeje po mbahet peng nga pozita shtetërore, mbase për ta përdorur si mjergull e për t'u fshehur pas saj. Hetimi i kësaj ngjarjeje, zbulimi i autorëve dhe nxjerrja e tyre përpara përgjegjsisë ligjore, vlersohet nga specialistët si një proces që pa mundim mund të zbardhë enigmat. Tashmë anija Kateri i Radës është nxjerrë nga fundi i detit dhe ruhet si provë materiale. Anija ushtarake Sibila gjithashtu ruhet si provë materiale. Një pjesë e viktimave gjithashtu janë nxjerë bashkë me anijen. Kapiteni i anijes është gjithashtu nën hetimin e palës italiane. Shumë dëshmitarë të ngjarjes të pranishëm në udhëtimin tragjik mundën të shpëtonin dhe mund të dëshmojnë për të gjitha etapat e hetimit.
    Menaxherët që organizuan udhëtimin tragjik jo vetëm që njihen, por sot lëvizin lirshëm dhe sot shpenzojnë shumat marramendëse në lireta që përfituan nga viktimat e tyre.
    Një vit më parë Presidenti Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar për zbardhjen e tragjedisë, por që nuk u mbështet nga Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Pse?...! Megjithë këto, edhe pse ka kaluar një vit, askush nuk është çuar para drejtësisë. Prokuroria e Vlorës mbase e ka klasifikuar si çështje të dorës së dytë. Pse sot organi i prokurorisë dhe qeveria nuk sqarojnë çështjet e mëposhtme ;-Kush e organizoi ikjen e vlonjatëve, kush u mori paratë e udhëtimit, me ç'anije u bë nisja dhe pse dështoi udhëtimi pa mbërritur në Sazan?-Kush grabiti anijen Kateri i Radës në Sarandë dhe si u riorganizua udhëtimi tragjik? Kush e organizoi ekuipazhin për lundrim dhe çfarë roli kanë patur?-Në xhepat e kujt shkuan paratë e viktimave por edhe të të mbijetuarve, pjestarë në atë ikje tragjike?-Ç'lidhje kanë patur e kanë organizatorët e atij udhëtimi me spektrin e politikës shqiptare?-Këto e të dhëna të tjera nuk mund të marrin përgjigje pa zbuluar lidhjet që kanë egzistuar e egzistojnë ndërmjet organizatorëve realë të tragjedisë dhe segmenteve të prokurorisë e gjykatës së rrethit të Vlorës.-Pse nuk ndjehet shoqata Viktimat e Otrantos për zbardhjen e të vërtetës të paktën në atë masë sa i dëgjohet zëri në shërbimet e turpshme që i bën qeverisë së Fatos Nanos?
    Kush është i interesuar për varrosjen e çështjes penale për tragjedinë e Otrantos? Neglizhenca dhe injorimi i kësaj ngjrjeje sot është i hapur. Gazeta jonë do ta thyejë heshtjen. Ne nuk mund të heshtim para dhunimit të dhimbjes së madhe. Këtë dhimbje pasi e shfrytëzuan paturpsisht disa politikanë kriminelë, sot nga karriget i kanë dhënë shkelmin e nuk merren më me të. Ustallarët e hetimit me sa duket kanë marrë urdhër për ta hedhur të vërtetën në terrin e historisë... Por vrasësit e Otrantos nuk mund të fshihen! Ata nuk kanë asnjë mundësi të zhdukin provat e krimit. Këto prova patjetër një ditë do t'i vënë para drejtësisë. Duke filluar nga shkrimi pasardhës, ne do të mundohemi të hedhim dritë mbi vrasësit e Otrantos.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Shteti ishte human me popullin e vet, por nuk kishte pse te ishte me te inkriminuarit

    -Vlora viktime e shpifjeve

    -Rebelimi ne duart e mashtruesve profesioniste

    Ndryshimet me acarimin e gjendjes, daljen e njerëzve nëpër rrugë për paratë e humbura, me datë 5 shkurt '97, shkova në Vlorë. Qëllimi ishte për të mbledhur informacionet e nevojshme për lidhjet e ushtarakëve tanë me firmat, gjendja morale dhe psikologjike e tyre në këto momente, gadishmërinë e reparteve, për tu mbrojtur nga ndonjë sulm i mundshëm, sepse të dhëna të pavërtetuara kishim për kërkesa për armë, nga individë të veçantë, për tendencën për të rrëmbyer ndonjë anije dhe për të ikur, në përgjithësi për të parë se deri ku mund të shkonte acarimi i popullit dhe se a kishte lidhje kjo me repartet tona, pasi e dinim mirë se shumë oficera ishin lidhur me firmat rentiere nëpërmjet shitjes së shtëpive dhe futjen te firmat të parave, shumë kishin futur kursimet e tyre, dhe se disa nga këta bënin menaxhimin nëpër këto firma etj.
    Arsye më e fortë që shkova në Vlorë që edhe një informacion që më mora bënte fjalë për deklarimin e Tritan Shehu në një mbledhje me partinë në rreth, se Gjallica falimentoi, deklaratë kjo e bërë një ditë më parë se Fitim Gërxhalliu ta bënte publike. Kjo deklaratë, tepër implikuese për PD e bërë nga politikani udhëheqës i PD që as një karrocieri nuk i falet, acaroi shumë gjendjen e cila ndikoi edhe në ambientet ushtarake. Prandaj shkova në Vlorë. U njojta me situatën dhe ajo ishte shumë e acaruar edhe në repartet tona. Informova lart, gjendjen psikologjike të kuadrove që ishte tepër e rënduar. Ata shpreheshin kundër deklarimit të Tritanit dhe për atë që përse është lejuar të bëjë një deklarim të tillë...
    Me datë 6.II.97 dolën nëpër rrugë shumë njerëz që bërtitnin për paratë e tyre tashmë të humbura. U doli një grup policësh përpara por ato ja mbathën nën breshërimin e goditjeve me gurë nga turma e cila ju dogji edhe dy makina përpara komisariatit. Me datë 8.II.97 largohet nga detyra z. Sokol Mulosmani dhe vjen z. Agim Shehu me Arben Prrenjasi për të marrë drejtimin e Rendit në Vlorë.
    Nëpër rrugët e qytetit dilnin shumë të rinj dhe bënin thirrje që me datën 10 të dilnin te Sheshi i Flamurit për miting të madh. Nga ana tjetër, z.A.Shehu pruri nga rrethet e tjera, afër 750 policë dhe donte që me këta të përballonte situatën dhe të shpërndante turmat. Në Vlorë erdhi edhe Xhahit Xhaferri dhe u vu në krye të SH.I.K.-ut. Ai shoqërohej nga një grup oficerash të SH.I.K.-ut që nuk shërbenin në Vlorë. Datë 10 në orët e para të mëngjesit, mora takim me zotin A. Shehu në Rend dhe e pyeta se si do të vepronte sot, me ata që do të dilnin në miting. Më thotë se do t'i shpërndaj me forcë, pa përdorur armë. Policia ishte me shkopinj gome dhe me mburoja, të paarmatosur. Edhe në takimin me Xhahit Xhaferrin, po këtë përgjigje mora, shpërndarjen e turmave. Xhahiti qe më agresiv akoma. Me të dy nuk isha dakord për përdorimin e policisë dhe ja u shpreha mendimin tim. Ju thashë: Populli i Vlorës, nga natyra është shumë agresiv jo më tani që e ka një shkak terreni të bëjë miting, mos nxirrni policë, aq më tepër që janë edhe jo vlonjatë do t'u shtoni acarimin, për ata ne jemi hajdutët e parave, kjo ka ditë që thuhet në Vlorë, neve të mbrojmë institucionet dhe kaq, nuk na duhet se ç'bëjnë nëpër rrugë . Të dy nuk ishin dakord me mendimet e mia. Gjatë kohës në përplasje midis policisë dhe turmave, ku dominonin moshat e reja, u ula pranë xhamisë së Vlorës, aty ku bë edhe përplasja më e madhe. Pashë shumë policë, të plagosur me gurë, të cilët po vet njerëz nga turmat i merrnin dhe i mjekonin te kisha katolike aty pranë... Kjo përplasje zgjati vetëm 7-8 minuta. Policët u shpërndanë nëpër lagjet përreth qytetit dhe shumë prej tyre u strehuan nëpër shtëpitë vlonjate të cilat i veshën me rroba civile dhe i nisën për në qytetet e tyre. Një pjesë u ngujuan në godinën e rendit ku vazhdoi goditja me gura, e ndërsjelltë deri në mbrëmje.
    Ishin më të shumtë qytetarët që shprehnin dhimbje për policin se ata që e goditnin atë. Këtë situatë, pak a shumë pozitive, megjithë informacionet e sakta që merrte, shteti nuk e përfilli dhe nuk e ç'frytëzoi në favor të tij!
    Por ato qe e percaktonin zhvillimin e ngjarjeve ishin thashethemet qe fabrikoheshin ne zyra te posaçme te Partise Socialiste apo Forumit per Demokraci. Vlora po binte viktimë e shpifjes. Ishin shfaqur mashtrues profesioniste.
    Situata brenda reparteve, pothuajse u shpartallua fare. Oficerat vinin në punë dhe deri sa iknin në shtëpi, vetëm për fajdet, rrëmujat, mitingjet dhe ato që thuheshin atje; flisnin nëpër zyrat e tyre. Ishin plotësisht dakord me ato që bëheshin dhe thuheshin në rrugë dhe shanin vetëm, Poshtë qeveria dhe Poshtë parlamenti sa nuk thoshin nëpër repart. U arrit deri aty sa nje oficer madhor M.I, par shumë oficerave të vet u shpreh neve rrimë si gomari këtu, nuk dalim jashtë me turmat por rrimë kot këtu etj. Sherbimet e ndryshme të rojeve, nëpër reparte , pothuajse nuk bëheshin. Kjo gjendje ju raportua M.M. me hollësi dhe ju kërkua që të dërgonte ekipe oficerash nga qendra në bazë. Erdhën shefi i shtabit Çenga, bile me një ekip Erdhi Piro Lutaj me policinë ushtarake....
    Erdhi Vladimir Barjami dhe bëri diçka për rritjen e moralit dhe fillimin e punës nëpër reparte marrjen e masave mbrojtëse por qe e pamjaftueshme. E ç'mund të bënte një i vetëm...
    SH.I.K. i Vlorës, në masën 90% nuk dilte në punë. Të ardhurit me gjithë sakrificat që bënin nuk arrinin të mblidhnin informacionin e plotë sepse nuk kishin njohjen dhe lidhjet e duhura në Vlorë.
    -Me datë 10.II.97, në darkë mora vesh se te xhamia, gjatë përplasjes së popullit me policinë, u vra një person me emrin Artur Rustemi. Për mua kjo qe e habitshme, sepse isha vetë atje dhe nuk dëgjova asnjë të shtënë dhe nuk pashë asnjë të shtrirë, të vdekur. Megjithatë, ai ishte vrarë dhe të nesërmen do të organizohej një varrim madhështor. Ashtu u bë, varrimi qe i madh, me pjesëmarrje të madhe të popullit dhe pothuajse, u kthye në miting ku nga folësit u akuzua, në fillim është vrarë nga xhamia dhe më vonë është vrarë nga policia. Në Vlorë u hap mendimi se i vrari ishte aktivist i PD. Unë nuk e kam njohur fare. Nga të dhënat e marra në Vlorë, na doli se, Arturi ishte vrarë me një plumb në shpatull...
    Policia jo vetëm ishte pa armë, por ishte e tëra përballë turmave të cilat e paralizuan atë për disa minuta dhe e shpartalluan atë: në varrim, miting, nuk kishte asnjë folës nga PD-ja...
    -Me datë 12.II.97 në mitingun e mëngjesit te Sheshi i Flamurit, doli maska e parë-Zani Caushi-i ardhur nga Greqia. Një ditë në Vlorë doli maska tjetër-ajo e Albert Shytit edhe ky i ardhur nga Greqia. Maskat u shtuan si kërpudhat...
    Në këtë ditë u shfaqën për herë të parë politikanët nga qendra-Neritan Ceka, Skënder Gjinushi, Paskal Milo.
    Gjatë 10 ditëshit të dytë të shkurtit 97, filloi politizimi i popullit të Vlorës. Filluan të bëhen planet për veprimet e mëtejshme për përfitimet politike deri në merrjen e pushtetit. Si rezultat, neve na ra në dorë domethënë të dhëna të sakta për qellime sulmi ndaj institucioneve dhe kryesisht SH.I.K. si mbajtës i dokumentave. Sulmi i Bashkisë u bë gjatë këtij 10 ditëshi dhe u dogjën kryesisht,zyrat e dokumentacionit (kadastra, gjendja civile) etj. I pari që hyri me urë zjarri ishte Allushi pas tij shpërthyen të tjerët, aty u qëllua edhe me armë deri sa u hoq ushtari që ruante bashkinë dhe u plagos me gurë oficeri i tij...
    Shteti po tregohej human ne qendrimin e tij ndaj turmave dhe mirë bëri. Por ai nuk kishte pse te mbante të njejtin qendrim ndaj krereve te identifikuar si njerez te sherbimeve politike ideologjike komuniste per veprimtari antikushtetuese si dhe për prezencen e infiltrimeve agjenturore nga shtetet fqinjë.
    Ketu mendoj eshte gabimi fatal qe ky segment krijues dhe spekullues i revoltes nuk u veçua, nuk u godit. Po pse ndodhi kjo? Shume shpjegime mund te jepen , por asnjerit qe ka qenë deshmimtar i ketyre ngjarjeve nuk do t'i ngopet shpirti.
    Por le te vazhdojme kronologjinë...
    Sulmi i depove të ushtrisë për armatosjen e popullit

    Plani i formimit të zonës parë operative të kohës së luftës

    Plani i kalimit të Vlorës nga pjesa tjetër e qyteteve dhe sidomos ndaj Tiranës duke ngritur barikada në rrugën që lidhet me Fierin dhe Ballshin ndërsa me Himarën ishte rrugë e lirë...

    Na ra ne në dorë lista e njerëzve që do të asgjësoheshin...
    Për të gjitha këto, shteti, ishte i mirëinformuar në kohën e duhur dhe gjykoj se i kishte mundësitë ta parandalonte....

    Ja disa hollësi

    1.Rreth datave 17-18 shkurt 97, kur situata filloi të egërsohet, nëpër rrugë shumë të rinj dilnin të armatosur, shumë maska, kishin filluar të bëheshin vrasje me motive hakmarrje, kështu që qytetarë të shumtë, të trembur po rralloheshin nëpër rrugë, në mitingje. Në këtë kohë filluan të bëhen kërcënime, direkte dhe me anë letrash kërcënuese për ata që nuk donin të dilnin nëpër rrugë dhe masa kryesore që morën organizatorët, ishte prurja e një grupi të madh të rinjsh nga fshati të cilët dolën në krye të turmave të cilët u bënë shumë agresiv. Ditën që u sulmua porti dhe u mbyll aktivitetii tij, ishte e vështirë të shihje fytyra të njhura vlonjate qytetare, ishin ky kontigjent i prurë nga fshati dhe shpreheshin hapur-Kemi marrë vendim që të mbyllet porti, nuk duam ushqime, të tërë do të vdesin sa të rrëzojnë malokët nga pushteti, Shqipërinë e ka drejtuar Vlora dhe Vlora do ta drejtoj .

    Pak për sulmin ndaj SH.I.K.-ut

    Informacioni që do të sulmohet SH.I.K.-u na erdhi qysh me datën 25 shkurt 97. Informuam lart, Nga Gazi Dede u dha urdhëri Të mbroni objektin dhe dokumentat deri në fund, qoftë edhe me jetën tuaj . Në këtë natë në mos gaboj erdhi në Vlorë z.Bujar Rona. Një grup djemsh i bënë pritë por në makinë gjetën shoferin dhe një inspektor të SH.I.K.-ut sepse Bujari në këto momente ishte në zyrë. Ata të dy pasi i rrahën, donin ti vrisnin por dalja nga pallatet përreth bëri që të mos vriteshin. Bujari u largua me urgjencë. Megjithëse, nga data 24 e prapa, SH.I.K.-u kishte dalë jashtë loje, ata i lan aty?!?!
    Me datë 28 rreth orës 18: 30 minuta në të gjithë qytetin filluan krismat e armëve. Përpara universitetitu grumbulluan shumë njerëz ku pjesa më e madhe e tyre ishin të armatosur. Në këtë kohë, nga thellësia e qytetit te universiteti erdhën dy makina me targa të Lushnjës dhe të Fierit. Nga makinat zbritën 6-7 veta dhe u drejtuan për te shkallët e godinës. Aty improvizuan një sherr midis tyre, njëri nxori një thikë, një tjetër u shtri nëpër shkallë, turma bërtiti me të madhe, grupi u ngrit i plotë, hipën në makinë dhe me shpejtësi u drejtuan nga godina e SH.I.K.-ut. Atëhere, dikush bërtiti: Shikoni, duan të nxjerrin grevistët, të SH.I.K.-ut . Menjëherë u vendos te hyrja, porta e godinmës, një makinë riportabël. Turma u bë kaq e madhe para godinës sa po të thuash 20.000 vetë, them se janë pak. Në këto momente, unë ngjitem në zyrën e punës, te policia ushtarake, mbi Kuzbaba dhe lidhem me telefon me njerzit brenda godinës së SH.I.K.-ut. Nga brenda më thonë i janë rrethuar nga një turmë e madhe e cila po shtie me armë ndaj nesh, nuk dimë ç'të bëjmë.
    Kërkoi në telefon shefin e tyre, i cili më thotë se me gjysmën e efektivit po shkoi për të pushuar. E vë në dijeni se ç'po ndodhte me godinën dhe njerzit e tij. Pasi shprehu habinë.... u kthye por nuk arriti të hynte nga turma e madhe... U lidha me M.M. e vura në dijeni. Ministri më thotë se do të vë në dijeni Komandantin e Përgjithshëm
    Në kapitenerinë e portit të Vlorës, punonin apo edhe vazhdojnë të punojnë oficera të lidhur ngushtë me kontrabandën vlonjate, por edhe shumë të mbuluar nga drejtuesit kryesorë të flotës, Edmond Zhupani, Muharrem Kusani, Çapajev File, Fitim Halili të cilët në këtë aktivitet banditësh, kishin pjesën e luanit si ish kapiteni i portit Agim Breshani, oficerat Gëzim Shabani, Kingji, Astrit Muho, Sendi Hasani edhe ndonjë tjetër.
    Pra me këtë tufë oficerash të cilët shërbenin, apo edhe shërbejnë në drejtim të Flotës si në Tiranë dhe në Vlorë, nëpër anijet e bazës së Vlorës dhe në kapitenerinë e portit, a mund të mendohet që të bllokohet kontrabanda detare e të gjithë llojeve të saj në Vlorë, me gjithë mundësitë lehtësuese që jep gjiu i mbyllur i Vlorës? Kurrë jo.
    Edhe kur Sokol Mulosmani bëri bllokimin e motoskafëve në gjiun e vogël të Rradhimës, nga Tirana, komanda dhe shtabi i Flotës, u bënë planet që anijet e vogla të Sajanit, Koterat sirilues, të qendronin në Rradhimë dhe jepeshin arsye nga më të ndryshmet. Por qëllimi i vetëm ishte lirimi i skafeve të kontrabandës sepse nuk kishin burrëri ti thoshin Sokolit ti lironte skafet dhe bënin nga këto plane gjoja tepër të rëndësishme për Flotën... E pra me këta eprorë e vartës, nuk mund të zbatohej ligji dhe urdhërat që jepeshin për frenimin e kontrabandës. Edhe kur dilte ndonjë anije luftarake nga Sajani për të bllokuar motoskafët me klandestinë, ose pritej ose merrte honorarin e tij dhe skafi vazhdonte rrugën e tij. Bëri disa përpjekje dhe bllokoi disa motoskafe, komandant Ladi (Vladimir Bojani) por ato u liruan me urdhër nga lart dhe Ladit i hëngrën kohën, u arrit sa ta dërgonin deri në gjykatë etj etj....
    Shumë oficera aktiv apo ish oficera ishin të lidhur me firmat rentiere ku kishin vënë kursimet e tyre të cilët kishin pushtuar zyrat e këtyre firmave dhe propagandonin fitimet e mëdha pa bërë shumë punë. Çmenduria naive dhe sidomos në Vlorë që u mësuan të jetonin dhe pasuroheshin me kontrabandë, pa punë të ndershme, përfshirë dhe shumë oficera aktiv të flotës. Kjo situatë ishte e leverdisshme dhe u shfrytëzua nga antishteti nga ata që për pak pushtet per son al digjnin çdo gjë, mjafton të uleshin në ato karrige pavarësisht tokës së djegur që e rrethonte...
    Në dhjetor 96 janr 97 u lëkunden themelet e rentiereve. Qyteti filloi të ziente nga gjithfarëlloj thashethemesh, gënjeshtrash nga më të trashat dhe për çudi populli i Vlorës të gjitha i besonte.
    Ditët e para të shkurtit 97, filluan të dalin grupet e para të njerëzve, kryesisht nga lagjet e Skelës dhe Çoles, më të lidhurit me trafikët e kontrabandën por edhe humbësit më të mëdhenj në firmat rentiere dhe midis tyre gjeje Brokajt, Allushët, Petroshatët, të cilët ishin të pakënaqur nga sasia superike numerike e njerëzve të grumbulluar dhe kërkesat e tyre ======== vetëm te duam parat tona . Filluan traktet e para jo vetëm paratë por edhe shtetin , të përmbyset shteti diktatorial etj, por në fillim këto ngelën të veçuar si ai zëri i hollë në errësirë, deri më 10 shkurt, kur drejtuesit e asaj ===== të policisë, z.A.Shehu, A.Prrenjasi, Xh.Xhaferri, organizuan policinë e cila u përplas me popullin dhe u shkatërrua plotësisht. Kjo u erdhi sipas dëshirës së xhelozve u doli atyre në takim. Qysh atë natë u morën skafet nga Rradhima dhe të nesërmen filloi aktiviteti klandestin me përmasa të mëdha. Çdo ditë dhe natë, niseshin nga 20 deri 30 motoskafe për në brigjet italiane. Duhej fituar koha e humbur dhe duheshin zëvendësuar paratë e humbura... Çdo ditë, në orën 8-9 te tre motoskafët e vilës së Brokajve, ju pastroheshin leshterikët dhe bëheshin gati motorat për lundrim tjetër.
    Pushteti lokal nuk dihej se ku ishte, ishin zhdukur nga Vlora me gjithë familjet. Edhe një tentativë që u bë nga qendra me të dërguar të posaçëm, edhe ai nuk u pa ato tre apo katër ditë qendrimi në Vlorë, se ku ishte. Patjetër rrinte i fshehur nga frika. Pushteti u boshatis 100%. Nga segmentet shtetërore, vepronte vetëm SH.I.K.-u por edhe ai shumë i vakët edhe për atë që kishte fuqinë ligjore të ekzekutimit... Me datë 12 shkurt doli në shesh maska e parë por e mirënjohur nga vlonjatët, ajo e Zani Caushit, i porsaardhur nga Greqia. Nëpër Vlorë thoshin: Eshtë Zani Caushi, e ka liruar greku dhe e ka dërguar te ne për të na ndihmuar (Zani është dënuar në Greqi me 101 vjet burg....)
    Dy ditë më vonë dolën një grup maskash të tjera me Albert Shytin edhe ky i ardhur nga Greqia. Por kjo qe e pamjaftueshme. Këto maska nuk mund të jepnin drejtimin politik kërkesore të turmave prandaj me urgjencë u dërgua lideri komunist dhe i gjithpushtetshëm Zabit Brokaj i cili menjëherë u hodh në aktivitet duke mbledhur militantët e Enverit, natën por edhe ditën, u bënë planet për drejtimin e turmës dhe parrullat që do të përdoreshin ku parrulla duam parat tona doli në plan të dytë, në plan të parë dolën parrullat poshtë qeveria, parlamenti, presidenti dhe me zbarkimin në sheshin e flamurit të Skënder Gjinushit, Neritan Cekës, Paskal Milos, Anastas Angjelit, u ngritën simbolet serbe të tre gishtave dhe u arrit deri aty sa në shesh të thërritnin nuk njohim Shqipërinë, duam Italinë; Vlora në varësinë Italiane etj. Turmat bërtisnin pro këtyre thirrjeve antikombëtare, pavarësisht se në mes të turmave kishte edhe shumë individë që nuk ishin dakord por kishin frikë të kundërshtonin se dihej pastaj se ç'mund të pësonin. Në këto ditë më vinin në mend përcaktimet e Nolit të madh për vlonjatët dhe në tërësi për popullin, kur thotë: Përralla e bariut, i cili, i dëshpëruar nga shenjtorët i ndezi një qiri dhe i kërkoi ndihmë, djallit, është tipikërisht shqiptare. Kur rreziku është i madh dhe shpresa e humbur, shpëtimi është i mirë ngado që të vij; dhe në orët e zeza të mjerimit, shqiptari është pagan i thjeshtë, dhe hedh nga një grusht temjan në çdo altar të çdo perëndie që i ka dëgjuar emrin . Gjykoi se populli i Vlorës nuk kishte mbërritur në atë gjendje që të kërkonte shpëtim nga djajt, por ja që ai e bëri, shkoi pas djajve me ose pa maska...
    Shteti në vend që të hidhej në aktivitet, të jepte një zgjidhje politike problemit, sepse në këtë kohë kërkesat ekonomike kishin dalë në plan të dytë dhe ato politike ishin të parat, heshti, ju la dorë të lirë të gjithë kundërshtarëve politikë, të hidhnin themelet në Vlorë dhe tërë jugun. Sot, ish pushtetarët, mund të shoqërohen dhe të thonë se nuk e dinin situatën, por këtu gënjejmë veten dhe të tjerët. Situata njihej fare mirë se planet filluan të bëhen në kafenetë, se si do të sulmoheshin depot e ushtrisë, se si do të formohej zona e parë operative e kohës së E. Hoxhës-Vlorë-Përmet, që do të ekzekutoheshin ata persona që mbronin shtetin, duhej shthurja e reparteve të marinës në Vlorë etj megjithëse, nga ministria e Mbrojtjes u dërguan grupe oficerash, grupi i drejtuat nga Çapajev File që u ra rrotull reparteve por edhe klubeve të Vlorës dhe siç e gjeti e la ushtrinë në Vlorë, por u dërgua edhe z.Piro Lutaj, ish oficer sigurimi që Zhulali i dha drejtimin e Policisë Ushtarake, i cili erdhi për të marrë masat për mbrojtjen e depove dhe reparteve në Vlorë, por jo vetëm që gjithë muajin, nuk bëri asgjë, por të bënte përshtypje se më të mirëinformuar për ato pak punë që bënte shteti ishin kundërshtarët e shtetit. Natyrisht, zanati i vjetër dhe miqtë e vjetër, nuk harrohen por ndihmohen. Nga z.Piro dhe miqtë e tij në Vlorë, vumë edhe makinat e ushtrisë në dispozicion të anetareve te komitetit, natyrisht kundrejt pagesës.
    Për këto merita, nga Zabiti u shpërblye duke u bërë drejtori i përgjithshëm i Policisë Ushtarake...
    Duhej që populli i Vlorës të egërsohej në maksimum, të arrihej deri aty që Vlora të izolohej plotësisht, jo vetëm nga pjesa tjetër e Shqipërisë, por edhe nga bota. Të mbyllej porti, sepse nga porti vinte pjesa më e madhe e ushqimeve për Vlorën. Por qytetarët dhe tregëtarët e ndershëm të qytetit, nuk e pranuan. Atëhere, udhëheqësit e turmave, Brokajt, Gjinushët, Allushët, Petroshatët, etj vendosën të dilnin fshatrave dhe prunë nga andej një turmë të rinjsh, me të vërtetë injorantë, pa din e imam, të cilët ju turrën portit, e mbyllën aktivitetin e tij dhe ata që vunë në funksion portin dhe prunë anijet dhe tragetet me ushqime, i ndiqnin edhe për ti vrarë. Në 10 ditëshin e fundit të shkurtit 97, ngjarjet preciptuan shumë shpejt-futja në grevën e urisë të studentëve, pruri atje shumë politikanë të të majtës por edhe të të djathtës si Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Bahri Boriçi i cili foli në mitingun para Prefekturës aq ndyrë për shtetin aktual sa edhe Millosheviçi ta kishte ilustruar nuk do të fliste aq poshtërsisht.
    Nga drejtuesit e vërtetë të protestave dilte një problem për tu zgjidhur-përkrahja dhe revoltimi i popullit nëpër qytetet e tjera, prandaj u koordinuan punët dhe u dërguan në Himarë vajti Aleks Andoni ku së bashku me Albert Shytin ngriti flamurin grek, në Sarandë zbarkoi nga Greqia Gramoz Ruçi dhe ngriti rezidencën e tij te lokali shumë afër bazës detare të Sarandës i shoqëruar nga një grup alabakësh të armatosur disa ditë më parë se të hapeshin depot e armatimit.
    Në Fier, Duurës, Shkodër, u dërguan njerëz me makina ku në qendresat e këtyre qyteteve u lëshuan lepuj të butë për tu treguar popullsisë se janë frikacakë si lepuj. Një turmë të rinjsh fierakë u dyndën për disa ditë në Vlorë në përkrahje të protestave... Në këto ditë në Vlorë mbijnë si kërpudha një mori e madhe gazetarësh të huaj që filmonin gratë që improvizonin rënien e të fiktit ku më e filmuara ishte Lije Hoxha që nuk kishte asnjë lekë në firma por ishte dora e fortë e PS në Vlorë dhe sakrifikponte shumë për postin e saj. Të udhëhequra nga Liza Hoxha një grup grash të Vlorës tashmë dolën në krye të turmës dhe duke bërë gjeste që vetëm ato mund të bëjnë, duke kënduar këngë nga më banale udhëhiqnin turmën dhe ekspozoheshin par kamerave të huaja duke ngritur fustanet dhe duke shtrirë për tokë kjo bëri atë që të rritej agresiviteti i turmave kryesisht tek moshat e reja që u bënë shumë të papërmbajtura. Për drejtuesit e protestave ish sigurimsat dhe ish bashkëpunëtorët e tyre duke ditur se i vetmi institucion që punonte akoma ishte SH.I.K. dhe se para tij ishin shumë të ekspozuar atëhere u muar vendimi që ky institucion të asgjësohej, ndofta ky urdhër erdhi nga jashtë nga ndonjë shtet fqinjë sepse nuk ka si shpjegohet që në vilën Brokaj u instaluan një radio transmetues me një vlerë tepër të madhe dollarësh (26.000$). Në ato ditë u panë edhe disa nga gazetarë të huaj që futeshin atje. Sa për tu shplodhur dhe për të pirë një çaj shpreheshin të zotët e vilës atëhere me urgjencë u përhapën thashethemet se SH.I.K. do të nxjerrë me forcë grevistët oficerët e SH.I.K-ut hyjnë nëpër shtëpitë e vlonjatëve dhe u përdhunojnë gratë. Dy nga këta, në një natë kishin përdhunuar Zenepe Lukën dhe Lije Hoxhën (çfarë kënaqësie që kanë provuar me ato dy monstra) dhe shumë trillime të tilla që megjithëse të tërë e dinin që po gënjenin dhe po të tërë e besonin-pak e çuditshme, ë, por ja që kështu është. U zgjodhën këto dy gra si më populloret në këto ditë, njëra për protestat dhe tjetra për pëshkrimin e protestave në Koha Jonë me vërtetësinë më të madhe që edhe vet profetët do ta kishin zili. Njerzit e SH.I.K.-ut nuk arritën të mësonin rrugët e Vlorës, sepse ishin pothuajse të gjithë të ardhur nga rrethet e tjera. Godinës ku ishin grevistët, nuk i afrohesh asnjë vlonjat që nuk ishte në grupin e rojeve të tyre që rrinin ditë e natë, të armatosur, rreth godinës, dhe jo të afroheshin të huajt, siç ishin të SH.I.K.-ut. U përpilua plani i sulmit të godinës së SH.I.K.-ut, mundësisht vrasja e tyre e plotë, por mbi të gjitha të kapej dokumentacioni i SH.I.K.-ut i cili kompromentonte drejtuesit e protestave apo rebelimit, dhe më vonë, sulmi i depove të ushtrisë për tu armatosur, mundësisht gjithë populli. Për aq sa di unë, si një qytetar i thjeshtë por duke qenë kuadër ushtarak i marinës në Vlorë (Pashaliman) dhe jam shok apo mik me një nga kuadrot e K/zbulimit të F.D. di që ky plan u bë edhe me konsulencën e disa oficerave aktiv dhe në lirim, si: Etemi, Fevri Sallaku, Bujar Hasani etj, që arritën deri sa edhe në natën e 28 shkurtit 97 të drejtonin njerzit e aramatosur se si duhet të përdornin armët, sidomos antitanket, ku të qëllonin dhe nga të shtinin kundër disa nënpunësve të shtetit, njerëz paqësor që bënin punën....
    Një gjë vlen të theksohet: nga data 18 deri 22 shkurt 97 në rrugët e Vlorës, u pa edhe një person i huaj, që binte shumë në sy nga prezenca e tij dhe rojet e shumta, të huaj dhe vlonjat që i vinin rrotull. Dhe për çudi, me 25 shkurt në kanalet televizive Euroneës e panë duke marrë detyrën e drejtorit të CIA Amerikane!?!? Më vonë u muar vesh sepse vlonjatët janë tepër llafazan, se ky person ishte me origjinë nga Himara, d.m.th. shqiptar. Pikërisht pra, plani i sulmit të SH.I.K.-ut u përfundua dhe pothuajse u publikua në rrethe të ngushta, rreth datës 25-26 shkurt 97. Nuk ka mundësi që SH.I.K. të mos e ketë pranuar këtë plan...
    Natyrisht, njëfarë gadishmërie ishte dhe neve duhet të ishim te anijet në Pashaliman pasi edhe vet admirali i Flotës E.Zhupani bashkë me kryeinspektorin Fitim Halili dhe me operativin Roland Norta, kishin ardhur në Komandën e Bazës në Vlorë, por si e morën vesh në telefon nga baza, me të filluar sulmi te SH.I.K.-u ata duke marrë me vehte edhe Komandantin e Bazës Mitat Islamin u hypën makinave dhe ja mbathën. Atëhere edhe grupi i oficerave dhe kapterave që ishin në Pashaliman na lindi ideja që të iknin pranë familjeve tona atë natë të tmerrshme, por u frenuam se na erdhi një makinë me një oficerin tonë, (pa emër) që pruri një civil të plagosur shumë rëndë, dhe na tha se e prura këtu me porosi të shefit të K/zbulimit të Flotës, për ta mjekuar dhe të prisnin një helikopter që do ta dërgonin në Tiranë. Ai i gjori, një goxha djalë i gjatë, ishte i shpartalluar fare dhe më vonë mora vesh se kishte vdekur. Rreth 2 orë më vonë, erdhi një grup oficerash, të tmerruar, ku njojta shefin e K/zbulimit, ish Kon. tonë Vladimir Bajani, Piro Lutaj, të cilët pyetën për të plagosurin, e takuan atë, por çfarë ti thoshin atij të ziut, shefi K/zbulimit qendroi më gjatë me të. Dikush nga ne i thamë atij se sa më shpejtë duhet të largohet se nga çasti në çast, Zabiti me njerzit e tij, do të vijnë në Pashaliman dhe se po të kapi të vrau, por edhe neve na bën keq po të gjeti këtu. Të zinjtë kuadro, harruan se ai ishte një oficer i Flotës. Megjithatë, oficerat hynë te anijet dhe dëgjonin porositë e oficerit tonë të Flotës që të largonin anijet nga baza, të largonin armatimin e lehtë dhe municionin së bashku me anijet, në det, brenda në gjiun e Vlorës. Por kujt ja thoshte, atyre u kishte hyrë tmerri...
    Mbas pak, zbarkuan hordhitë e Zabitit dhe për çudi, në fillim ju drejtuan depos ku ishin një sasi e madhe kutiash me një aparat brenda që në përbërjen e tij ka një metal të rrallë, Palladium, që shërben për sigurimin e jetës së nëndetseve detare kur ajo është e zhytur në ujë, dhe pasi i ngarkuan kutiat në makina, atëhere ju lëshuan anijes dhe u bë ajo që baza detare, më e rëndësishmja në Mesdhe, u shkatërrua plotësisht. Mos të harrojmë se në historikun e kësaj baze, janë të përmendur për probleme të ndryshme Turqit, Grekët, Rusët, Kinezët, etj dhe se të gjithë specialistët e këtyre shteteve, kanë shprehur habinë, dëshirën për ta patur të tyren dhe cmirën njëkohësisht...
    Në përbërje të grupeve vjedhëse dhe shkatërruese, na zinte syri edhe oficera të Bazës që me këmbë dhe duar, u tregonin vendet ku të drejtoheshin turmat korbore... që shkatërruan bazën më të mirë detare...
    Me fillimin e protestave, në Vlorë erdhi z.Ali Spahia. Meghjithëse u përpoqa ta takoj, nuk arrita dot, megjithëse ai qendroi për 4 ditë atje. Nga sa mora vesh, qëllimi i ardhjes së tij ishte për të njohur gjendjen nga afër dhe për ta qetësuar atë. Por, ai, jo vetëm që nuk doli në publik, por qendroi i fshehur diku dhe me ndihmën e madhe të një gruaje, arriti të largohet nga Vlora. Ky qe politikani i parë dhe i fundit i partisë në shtet, që erdhi në Vlorë. Nga ky moment, Vlora ngeli nën trysninë e fjalimeve të politikqanëve kundërshtar të shtetit demokratik, të cilët donin pushtetin me çdo kusht. Mbas datës 12 shkurt 97, në Vlorë erdhën z.Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Paskal Milo, Anastas Angjeli, Perikli Teta dhe në mënyrë të vazhdueshmer u flisnin popullit, në fillim temp paqtues dhe duke ardhur dhe u bënë më agresiv. P.Sh. ka mundësi që të jetë me datën 13 shkurt 97, te sheshi i flamurit Gjinushi dhe Ceka u flisnin popullit për zgjidhje politike si: Të përmbysnin pushtetin e Berishës; PD-ja ka formuar një qeveri hajdute; shteti duhet të drejtohet nga koalicion partish të cilën do ta bëjmë ne etj. nga turma, një maskë me portavaç i thotë Neritanit: O Neritan, po të bëjmë ty president a na i jep paratë? Neritani përgjigjet: Jo, neve jemi për zgjidhje politike, të rrëzojmë Berishën, njëherë dhe pastaj të shohim . Atëhere, një grup i madh shpërtheu Të q..... motrën Neritan etj etj ...
    Me urgjencë, u përgatitën folësa me ngjyrime politike, vlonjat të rinj kryesisht të familjeve Brokaj, Allushët, Petroshatët dhe doli edhe kryetari i P.S. Vlorës (që unë tani ja harrova emrin ai është deputet tani) i cili foli vetëm për kërkesa politike. Doli edhe Luiza Hoxha e cila me vlonjat filloi këngën ku vargu i parë ishte O Tritan të keqen nëna, si e mbajte preshin brenda etj. Kaq u desh për të formuar një kor të madh...
    Mbas, një apo dy ditësh erdhën prapë Gjinushi dhe Ceka, dhe jo vetëm që flisnin për përmbysjen e qeverisë dhe Presidentit por të dy ngritën gishtat me simbolin serb, tre gishta dhe për çudi i gjithë populli i pranishëm, i ngriti të tre gishtat.I pari që hodhi parullën O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri duke e shoqëruar me një fjalim, elozh, për trimëritë e vlonjatëve atdhetarizmin vlonjat etj. Të nesërmen nëpër muret e Vlorës u panë parrulla të shkruara si: Rroftë P.S. diku edhe Rroftë P.K. . Për turmat kaq u desh.
    Rreth datës 24 shkurt 97, në tribunën e mitingut para prefekturës ku ishte Gjinushi dhe P.Milos u hodh parrulla Nuk njohim Shqipërinë Vlora e pavarur Njohim vetëm Italinë
    Ne te vertete, kjo parrulle ishte e porositur nga sherbimet sekrete greke, për të terhequr vemendjen ne nje drejtim tjeter , pasi gjithe atmosferen e dominonte frymezimi dhe financimi nga fqinji jugor. Madje, dhe lenda njerezore aktive kish ardhur qe andej. Dhe kreret e partive qe udhehiqnin turmat dhe qe me pas moren postet me te larta si Milo etj ishin me burim te theksuar progrek .
    Bashkë me turmën bënë urra edhe këta politikanë. Ndryshe shumë intelektualë të ndershëm që ne i njohim, na thoshin#199;'bën qeveria, Vlora ka 6 deputetë por vetëm tek Dashamir Shehi ka akoma një farë besimi, le të vijë ai, të na thotë sikur vetëm kaq Do t'ja u njohim humbjet por mbas 5 apo 10 vjetësh do t'ja u likuidojmë të jeni të bindur që neve do të shpërndahemi. Mbas informacioneve tona, në qeveri, me sa di unë, D.Shehi ju kërkua kjo, por ai nuk ka pranuar të vij në Vlorë dhe të bëjë këto veprime... Mjere turma tek kush deputete kishte besim! Tek Shehi qe e kishte nxjerre koha ne pozicion ofsajt, sepse qofte e shkuara , qofte aktiviteti ne PD tek ai ishin te dyshimta, si aftesi dhe besnikeri.
    Shprehja që iu atribua z.Pjetër Arbnori që Vlora le të shëtisë sepse edhe më parë në rrugën Vlorë-Skelë e ka bërë xhiron e thënë kjo para mitingut nga një student që pretendonte se ishte në atë takim, revoltoi shumë turmën dhe prishi mjaft punën edhe tek ata që nuk donin zgjidhje politike. Mbas kësaj thënie, studentët hynë në grevë urie dhe politikanët e opozitës vendas dhe të ardhur, nuk zbrisnin më nga tribunat.
    Por në këtë vorbull ngjarjesh, ka shumë personazhe te cilet me lidhjet dhe biografine e tyre , me te dukshmet apo te padukshmet dite te jetes se tyre, jane burimi i tragjedise kombetare qe ndodhi. Personalisht e kam menduar dhe kuptuar se Partia Demokratike dhe ministrat e saj kishin gabuar rende , madje do te thosha se presidenti Berisha ishte viktima e parë e qeverise se vet dhe me shume deshire e pranoja largimin e tyre nga pushteti, por kurresesi qe ky largim te perfundonte ne nje shkaterrim te shtetit, te kombit dhe ne favor te shovinizmit fqinj. Po kujtoj nje personazh.
    Aleks Andoni, me të mbaruar shkollën, titullohet oficer, emërohet komisar kompanie në shkollën e oficerave, pa qenë akoma anatar i P.P. antar partie u bë disa vjet më vonë. Ai eshte me probleme te njohura te brendshme, etike, por keto do t'ia pellcase po ta kruaje dhe ca më shumë.
    Eshte paradoksale , ne çdo ind kjo administrate qe eshte ngritur. Aleks Andoni ishte kryesori i grushtit të shtetit me studentët e Shkollës së Bashkuar, gjë për të cilën, ish M.M. Perikli Teta, e liroi nga ushtria... E habitshme, tani për 10 muaj punuan bashkë!?!
    -Menaxhues i disa firmave greke në Shqipëri. Gjatë këtyre 5 vjetëve, më shumë rrinte në Greqi se në Shqipëri.
    -Gjatë revoltave të shkurtit-marsit 97, ngriti rezidencën në Vuno të Himarës, nga edhe është, dhe rreth datës 25 shkurt, së bashku me Albert Shytin ngriti flamurin grek në Himarë.
    -Nuk ka vlera ushtarake, kjo sepse gjatë gjithë kohës ka shërbyer në shkollën e bashkuar nuk ka komanduar asnjëherë repart të mirëfillt ushtarak...
    Qatip Aliaj: Si oficer është i mirë. Eshtë shkarkuar disa herë nga detyra, për nje ngjarje qe ai e di vetë qe i ka ndodhur ne në Berat. Ai dhe shume shoke te tjere jane të lidhur edhe me Hysni Milloshin.
    -Mbas lirimit, shkon në Greqi, familjarizohet dhe dërgohet ose thirret prej andej, dhe merr detyrën e drejtorit operativ të ushtrisë, detyrë kjo që ka gjithë dokumentacionin luftarak, tepër sekret, të ushtrisë. Mos të harrojmë familjen e ka në Greqi, e ka lënë vet apo nuk ja kanë lënë grekët për ta marrë atë nuk e di.
    Flamur Aliaj: Shefi i kundërzbulimit të ushtrisë. Oficer sigurimi, vetëm me shkollën e sigurimit, nuk është oficer ushtrie. Ka qenë në emigracion në Itali. Eshtë nipi i gruas të Zabitit. Thërritet nga Italia dhe me detyrën të drejtoj K/zbulimit të ushtrisë, detyrë nga më pikantet. Me të ardhur në detyrë mblodhi shokët e vet sigurimsa, shumica të ardhur nga emigracioni, rreth 18 veta. Futi metodat e sigurimit në punën e K/zbulimit nga shokët e tij, një nga më të spikaturit është M.S-vetë mbiemri e tregon se nga ç'familje rrjedh, i cili ka qenë për 10 vjet shef sigurimi dhe e thotë vet me mburrje se ka futur në burg një numër të madh grash dhe burrash, për agjitacion, tentativë arratisje, sabotim etj.
    Robert Bali-Komandant Fllote -Duke qenë tepër enverist, qysh i ri hypi me detyrë të lartë në Fllotë, kjo jo për vlera ushtarake por për vlera partie.
    Duke qenë komandant baze në Durrës gjatë proçeseve demokratike, mbushi detarët me armë për të ruajtur Komitetin e Partisë së Punës. Dilte nëpër mitingje dhe fliste në popull, pro P.P. dhe vijës së Enverit. Hapi privatisht pikën e kontrabandës së cigareve. Thotë se e hapa me urdhërin e Perikli Tetës që ishte M. Mbrojtje. Vuri detar dhe kaptera të ruanin këtë pikë. Bashkëpunonte me degën e mafies në Bari e Brindizi Sakra Korona Unita me një farë mafiozi i quajtur Alberani-Italian. Për këtë veprim, ju hap edhe proçesi penal nga prokuroria e Durrësit. Mos harro në të tillë aktivitet, paratë vijnë me thasë dhe mund të përmbysësh qeveri dhe jo më të mbyllësh një dosje në prokurori....
    Vjedhës i votave me zgjedhjet e 26 majit në favor të së bijës e cila megjithëse ishte kryetare e rinisë socialiste, për Durrësin, kandidoi me partinë e I. Beqirit. Kjo vjedhje votash u deklarua nga krerët e P.S. së Durrësit. Në këto zgjedhje Roberti ishte n/kryetar i komisionit të zgjedhjeve i vënë nga P.S.-ja.
    Largoi nga shtabi i fllotës, duke i liruar nga ushtria, të gjithë oficerat që kishin ardhur aty gjatë këtyre 4 vjetëve të fundit, megjithëse ishin specialistë të mirëfilltë, disa të specializuar edhe jashtë shtetit.
    Mori në shtab, shokun e vet, Kristaq Cita-60 vjeç, enverist i tërbuar që me dëshirën e vet, dëshira ishte e rrallë atëhere, i shërbente edhe sigurimit të shtetit.
    Vini re: Në detyrat kryesore në fllotë mori ish sekretarët e komiteteve si; shef shtabi flote-Roland Najta-antar i komitetit qendror të rinisë së PPSH; komandan baze në Durrës-Kudret Sela-ish sekretar i komitetit të rinisë për 10 vjet, mik i ngushtë me presidentët e firmave që furnizojnë me ushqime repartin, tepër i paaftë me detyrën ushtarake, ka dhënë prova për këtë paaftësi, oficerat dhe peshkatarët e Durrësit e dinë mirë këtë, oficer tepër i dyshimtë për lidhjet me të huajt.
    Vuri komandant baze në Vlorë-Bektash Petroshatin-ish sekretar i komitetit të rinisë, i lidhur ngushtë me sigurimin dhe P.P...
    Nga familja e famshme e Petroshatëve të Vlorës.
    Ndryshimet, Shqipëria jonë e vogël, me një tokë të begatë ka fatin e madh që shumë pak vende e kanë, jo vetëm një sipërfaqe ujore, detare, rreth 33000 kilometra katror domethënë, më tepër se sipërfaqja tokësore. Kjo krijon mundësi të jashtëzakonshme për një tregëti mjaft fitimprurëse për një vend të vogël si ky yni.
    Perla e këtij bregdeti që krijon mundësi për ardhjen e anijeve me tonazhe të mëdhaja apo edhe për turizmin, me bukuritë e tij të pakrahasueshme, është ai jugori duke filluar nga Vlora. Kjo edhe për vet distancat e shkurtra të rrugëve ujore, me fqinjët tanë... Por kjo perlë, nuk u shfrytëzua, për aq sa duhet, nga shteti, nuk u kontrollua sa duhet, nga pushteti dhe segmentet e tij dhe për para u la dorë të lirë vepruese kontrabandite dhe kriminale të organizuara dhe të drejtuara nga individë të veçantë me prirje kriminale por edhe nga grupe apo segmente, me ose pa pushtet, të cilët për të realizuar me çdo qëllim fitime financiare me përmasa kolosale, ======= mjetet dhe veprimet për të arritur ato qëllime. Emigracioni krijoi mundësi për blerjen apo vjedhjen e një numri të madh mjetesh të vogla lundrimi, të cilat në masën 95% të tyre u përdorën për veprime kriminale, por fitimprurëse, për transportin klandestin të njerëzve hallexhinj kundrejt pagesave, relativisht të mëdhaja, për të arritur tokën e premtuar .
    Në fillimet e kësaj veprimtarie flamurin e mbajnë Skelasit e Vlorës me djemtë e fisit të Brokajve ku për kapidanë u përdorën kundrejt pagesës natyrisht, disa nga oficerat e Flotës luftarake detare, ku dominonin oficera aktiv por edhe disa ish oficera si Zamir Brokaj, (sot është në kapitenerinë e portit të Durrësit) Mejtim Mese, Bujar Hasani, Ilir Hoxha etj, ku me ardhjen e kapter Z.Brokajt, si M.M. Mejtimi dhe Bujari u riveshën dhe u bënë të pushtetshëm në Rend dhe në Kufirin Detar të zonës së Vlorës.
    Dhe filluan të lundronin trupat e shumë njerëzve në ujrat e Adriatikut, në mezokanal, të hedhur dhe të mbytur, nga motoskafët e vlonjatëve. Shumë nga këto, në fillimet e kësaj veprimtarie kriminale ishin me kombësi të ndryshme si kurt, pakistanez, kinez por edhe shqiptar sidomos nga veriu i vendit tonë. Dhe kjo bëhej me qëllim që brenda një nate të bëheshin gjoja dy rrugë, Vlorë-Brindizi, ku njëra ngarkesë përfundonte në det. Kështu u rrit me përmasa gjigande, dëshira për fitime të mëdha në një periudhë të shkurtër dhe kjo të bëhej me çdo kusht, me çdo qëllim ku dominonte krimi makabër...
    U rrit dhe po lulëzonte një brez, me të vërtetë kriminelësh që infektuan shumë të tjerë qoftë edhe vetëm duke i parë shokët e tyre me gjithfar celularësh nëpër duar, me xhepat plot me lloj lloj parash, që i ndronin makinat për çdo muaj; që pinin vetëm Ëiski origjinal në lokalet më lluksoze, pavarësisht se këmishat i ndërronin një herë nmë muaj dhe të qelbnin erë një orë larg.
    Në këto kushte, shteti, e vlerësoi shumë pak këtë tendencë në rritje të krimit vlonjat sepse nuk shpjegohet fakti që shteti pruri S. Mulosmani në drejtimin e rendit, i cili mundi të frenonte sasinë e krimit por nuk mundi të ndalonte atë i vetëm, sepse vetëm ngeli dhe la të bënte në një farë mënyre ligjin në Vlorë një drejtues partie në pushtet... si Adhurim Musaraj që shumë shpejt u mbiquajt si antar i byros politike dhe pushtoi me njerëzit e vet, ambjentet e portit, apo kryetarët e bashkisë që dilnin te famëkeqja Tele Blu dhe vetëm gëzim...
    Bllokimi i më se 130 motoskafësh, për një periudhë, relativisht të gjatë, uli fitimet ditore të kësaj pjese të popullit vlonjat të cilët mbushën Gjallicën apo firmat e tjera me shuma marramendëse që arrinin deri 1 milion $ personi, vetëm që të mos ulej fitimi në mungesë të motoskafëve të tyre.
    Por a kishte mundësi shteti ta bënte bllokimin e aktivitetit kriminal të vlonjatëve, pronar të motoskafëve, pa i bllokuar ata fizikisht? Unë kam mendimin se i kishte të gjitha mundësitë që të paktën ta minimizonte këtë aktivitet kriminal, pa i bllokuar motoskafët privat. Kjo realizohej me një bashkëpunim të policisë me fllotën luftarake detare e cila kishte anije të shpejta dhe të armatosura mirë, rrezikun e të cilave e vlerësonin mjaft kontrabandistët prandaj dhe ata zgjodhën rrugën e korrupsionit të oficerave të flotës, në Vlorë. Por a mund të bëhet ajo punë, ky bashkëveprim me ata drejtues të flotës në Vlorë si Astrit Muka apo Bujar Hasani që arrinin të vidhnin edhe ushqimet e marinasve, apo me drejtuesit e tyre atje lart në Tiranë Admiralët Edmond Zhupani që merrej me kontrabandën e cigares si në Vlorë dhe në Porta Palermo, i kujtojmë këtu anijen Sotirias dhe anijet greke në gjiun e Porta Palermos për të dalë te vrasja makabre e kapterit Fatmir Kukaj i pikës vrojtuese të Porta palermos, nga grupi kontrabandistë dhe që i rëndonte punët e kontrabandës në Tiranë në M.M. me kolonel Skënder Duledhe në Sarandë me majorin Musa Muka. Ky drejtues kryesor i fllotës, nuk la gur pa lëvizur për të hequr nga drejtimi i flotës në Vlorë te oficer Vladimir Barjamit i cili bëri një punë me të vërtetë të lavdërueshme për këtë bazë detare por u bë edhe një pengesë e madhe për veprimet të tipit mafioz të eprorit të tij E. Zhupanit. Apo me admiralin tjetër, Muharrem Kusani që merrej me kontrabandën e =======, punë nga e cila përfitoi por që i humbi te Gjallica rreth 16000$ për dy vjet punë në drejtim të fllotës. E pra me këta njerëz nuk mund të ndalohej apo të ulej krimi në Vlorë. Kjo bëri atë që pjella më e keqe e kundërshtarëve politikë, ish komunistët të konvertuar në socialist, me partinë e tyre, gjetën shtratin te zona e Skelës dhe Çoles në Vlorë. Nuk kishte ditë që Brokajt, Allushët, Petroshatët të mos kalonin disa orë nëpër lokalet e bregdetit, në këto zona të Vlorës, me më alabakët e këtyre zonave të qytetit, ku veçse hanin e pinin, villnin vrerë për demokracinë, shtetin, dhe pushtetin në Vlorë dhe gjetkë. Puna, anti demokratik e këtyre njerëzve gjeti shtrat lehtësisht sepse, pa hyrë në kallzira, dihen lidhjet e fuqishme të vlonjatëve me diktaturën enveriane. Shumë bij të komunistëve enverist, punonin në administratën shtetërore dhe atë ushtarake. Disa prej këtyre drejtonin repartet e marinës në Vlorë si Mitat Islami që deri në fund të prezencës së partisë së punës në ushtri, ishte antar i komitetit të partisë; Etem Hamzarai një enverist i tërbuar që në Orikum edhe në qendrën e votimit bënte presion detarëve për të votuar për kandidatin e P.S., por ama ishte dhe është komandant i nëndetseve në Pashaliman; Bektash Petroshati, vet mbiemri tregon se nga ç'fis vjen, ish sekretari i komitetittë rinisë në demokraci shef shtabi i bazës Vlorës dhe pas shkollimit në Turqi. Zabiti e bën komandant të bazë së Vlorës; apo kolonel Fitim Halili që spekulloi me ndëshkimin që i bëri diktatura për lidhjet fisnore që kishte me Mehmet Shehun dhe u prezantua si demokrat por në fakt lidhjet me diktaturën enveriane nuk i shkëputi asnjëherë. Sa herë vinte në Vlorë Brokajve, Allushëve, Petroshatëve u dërgonte të fala dhe përshëndetje nga vjerri i vet, një enverist me damkë dhe mik për kokë me Zabit Brokajn, Fitimi sot kryeinspektor i flotës luftarake. Shumë oficera që punonin edhe për sigurimin dhe që fatkeqësisht ngelën në flotë, vazhdonin të merrnin takime të rregullta me shefat e tyre të dikurshëm, ku më aktivi ish shefi sigurimit Mejtim Mese që vazhdonte tu jepte udhëzime akoma spiunëve të tij dhe gjatë revoltave, u bë roje i Zabit Brokajt; Mejtimi, ky trofulan femrash dhe droge që për këto punë të fëlliqura, arrestohet në Greqi dhe lirohet apo dërgohet nga grekët rreth një muaj përpara Zani Caushit në Vlorë, pikërisht kur filloi lëkundja e themeleve të fondacioneve dhe firmave rentiere... (Major Etem Hamzarai-shkon në Greqi për 5 muaj dhe kthehet prapë në repart me detyrën e vjeter. Admiralët nuk bëjnë lëvizjen më të vogël qoftë edhe ta lironin nga ushtria si dezertor, për të mos thënë pastaj se mund të jetë vënë edhe me shërbim të Asfalisë e cila edhe e dërgoi prapë në flotë për të punuar.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Nga Mato LABI

    -Arjan Salati, avokati dhe këshilltari juridik i Zan Caushit sot kryetar i gjykatës kërkon pushkatimin e katër oficerave të SH.I.K-ut.
    -Kryetari i degës së punëve të brendshme Agron Neshat Tozaj dhe N/kryetari, fantazma e Harun Ismailit me dhunë u marrin firmat N/kryetarit Bashkisë Agron Shehu dhe përgjegjësit të zyrës strehimit Beun Agaj.
    -Rishfaqet komisioni i jashtzakonshëm i kriminelëve të luftës i viteve 1945-1946, antarë të këtij komisioni me 1998 janë bijtë dhe nipat e kriminelëve të viteve 1945-1946 që shkuan në plumb dhe litar nacionalistët dhe burrat më fisnik të Vlorës.
    -Në shkrimet më pas do t'u njohim me jetën dhe veprën e Besije Salatës dhe Hodo Hysit, me shkrime seriale të tipit Fatos Arapi.
    Në vitet 1945-1946 në Vlorë komunistët kishin formuar një komision të jashzakonshëm me kryetar Foni Qirko dhe me antarë Lejla Myftiu, Shefqet Qerimi, Spiro Rusha, Ymer Mego, Kozma Vjeno, Namik Xhafa, Rrapo Dervishi, Dhimitër Januli, Hasan Mego, Emin Klosi, Avdul Agalliu, Irakli Bozgo, Qemal Klosi, Jani Thomai, Qatip Dervishi. Ishte komisioni i tmerrit, komision që çoi në plumb e litar nacionalistët vlonjatë, burrat më fisnik të Vlorës, për të vetmin faj se e donin shumë Shqipërinë, dhe urrenin komunizmin dhe diktaturën. Kur shikojmë sot egërsinë, urrejtjen hakmarrjen dhe padrejtësinë e qeveritarëve të sotëm, mjafton tu hedhim një sy këtyre komisioneve dhe do ta kuptojmë se bijtë e tyre, qeveritarët e sotëm s'mund të jenë specie tjetër veçse komuniste, d.m.th. çdo zgjidhje e bëjnë me pabesi, me pusi, me armë. Në komisionin e Vlorës ka dy mbiemra Klosi, do të ish në nderin e Ministrit të Punëve të Brendshme sh. Fatos Klosi ta kundërshtonte, në të kundërt të na thosh se sa është numri i të vrarëve dhe të mbyturve të paktën nga Emin Klosi dhe Qemal Klosi. Dokumentat i ka në dispozicion, në të kundërt këtë gjë do e bëjmë ne.
    Edhe sot nënat dhe gratë vlonjate, kujtojnë klithmat e bijëve të tyre nga torturat dhe plumbat, dhunimin e shtëpive në mes të natës poshtërimin e grave, tërheqim zvarrë të fëmijëve, edhe sot vonjatëve ju ngjethet mishtë nga ato vite të tmerrit, nga ai komision.
    Nga këta gjakatarë u çua në plumb trimi legjendar Musa Koshena, profesori Beqo Gjouzmeli, burri i labërisë Tahir Hoxha, burrin e krahinës Mesaplikut Elmaz Çarçani, demokratin dhe avokatin e shquar Avdul Kuçi, shëmbëllat e trimërisë dhe besnikërisë ndaj atdheut Sinan Brahimi e Sadik Sinani e shumë e shumë të tjerë...
    Ja se ç'farë ka deklaruar njëri prej këtyre burrave, Tahir Hoxha me gjyq:
    -Pse nuk u hodhe me frontin?
    -Unë e kam mbajtur gjallë ndjenjën e nacionalizmit në djalërinë e Vlorës
    -pse nuk përqafove luftën nacionalçlirimtare?
    -Nuk kam besuar kurrë që rinia të na nxirrte në limanin e shpëtimit.
    Po kujtojmë edhe fjalët profetike, të një burri tjetër të nacionalizmit vlonjat, po e përsërisim; fjalët profetike të një biri të lavdishëm të Vlorës; të avokat Skënder Muço, që i thotë më 31 janar 1943 Halim Xhelos, gjeneral specialist sigurimi, dhe që përfundoi i mbytur në qeli, siç thuhet nga Neshat Tozaj; e shokët e tij:
    Rruga që kini nisur ju komunistët, është rruga pa krye, se kjo rrugë mund ta shpjerë në katastrofë popullin shqiptar dhe se kështu ju do të rrezikoni indipendencën e Shqipërisë .
    Avokati iku me bisht në shalë duke më kërcënuar
    -Do të pendohesh po do të jetë vonë.
    Dhe unë ju përgjigja:
    -Koha do të tregojë se kush do të pendohet unë apo ti zoti avokat
    Sa mirë do ishte për Halim Xhelon, sa mirë do ishte për Shqipërinë të ishin dëgjuar nacionalistët!
    Ja këto ishin burrat që komusioni i viteve 1945-1946 çonte në plumb dhe në litar, këta ishin nacionalistët që në vitin 1943 kishin parashikuar rrezikun komunist për Shqipërinë.
    Për të keqen e këtij vendi këto komisione na shfaqën më 1997 dhe zyrtarisht, të ngjitur në pushtet më 1998, antarë të këtyre komisioneve janë bijtë dhe nipat e kriminelëve të viteve 1945-1946.
    Nuk mjaftojnë ujqët greko-serbë nga jashtë por na shfaqen dhe çakejtë nga brenda. Në krye të kësaj lukunie të pa ngopur me gjak qendrojnë kryetari dhe n/kryetari i degës së punëve të brendshme të Vlorës Agron Tozaj dhe Fatos Ismaili, me antarë Arjan Salati, Agim Hysi, Tare Hamo, Sokrat Dauti, Medin Xhelili, Dalip Bushi, David Tushe, Agron Gjipali...
    Me 1945-1946 këto komisione kanibalësh udhëhiqeshin dhe vrisnin me porosi të serbëve, me 1998 komisioni i Agron Tozaj e Arjan Salatës vret me porosi të grekut.
    Kujtoni dhe komisionin Ngjela, shihni përbërjen e atij 1945 me atë 1998, figura e kriminelit Emin Klosi është mishëruar në figurën e Maks Hasanit, këtij njeriu të sëmurë psiqik. Kujtoni fuqinë e komisionit më 1945 kujtoni anti ligjore e anti kushtetuse të komisionit Ngjela.
    Të pangopur nga gjaku që kanë derdhur gjyshërit e tyre, të pangopur nga gjaku që kanë derdhur prindërit e tyre, vijnë të derdhin përsëri gjak shqiptari dhe me porosi nga Athina, dje nga Beogradi, kërkojnë pushkatimin e katër oficerave të SH.I.K.-ut.
    Pasi kanë larë duart nga oficerët e talentuar të ish SH.I.K.-ut, duke i pushuar nga puna, pasi kanë shpifur e mashtruar në adresë të tyre njëmijë e një të zeza, kërkojnë dhe tu grabitin atyre shtëpitë, vepër makabre që nuk e kish bërë as babai i tyre Enver Hoxha. Oficerët Arsen Zeka, Agron Hoxha, Moisi Xhelili dhe Alfred Ajazi i drejtohen gjykatës. Pas një shqyrtimi të gjërë të problemit, mbështetur mbi prova të shumta dhe mbi dëshmitë zyrtare të institucioneve të ndryshme Gjykata e Vlorës merr vendimin Nr.212 datë 16.2.1997 sipas të cilit kërkesa e sigurimit të shtetit diktatorial përfaqësuar prej oficerëve enverist Harun Ismaili dhe Agron Neshet Tozaj është e pa themeltë dhe si e tillë nuk pranohet për tu grabitur shtëpitë ish oficerëve të SH.I.K.-ut, A. Hoxha, M. Xhelili dhe A. Ajazi.
    Vendimi ka marrë formë të prerë me datën 24.2.98 dhe del urdhëri ekzekutiv Nr.62 dt. 24.2.98 sipas të cilit oficerët në fjalë duhet të kërkojnë pranë Bashkisë Vlorë, privatizimin e banesave të tyre.
    Sigurimi shtetit thërret djalin e Besije Salatës, avokatin dhe këshilltarin juridik të Zan Caushit, sot kryetar i gjykatës Vlorës dhe kërkon prej tij anullimin e vendimit të formës prerë të gjykatës. Besija i kujtoi të birit se as shoku Enver nuk anullonte vendimet e formës prerë të gjykatës, por kur Arjani e sqaron se kjo është detyrë e dhënë nga organet e diktaturës,, atëhere Besijes, i mbushen sytë me lot dhe e mallëngjyer i kujton të birit, që e ka kopje të saj thënien lapidar të shokut Enver se sa më e fortë diktatura aq më e fortë është demokracia.
    Sipas porosive të të jëmës Arjani i kërkon sigurimit të shtetit që të futej në lojë edhe Bashkia. Sigurimi kanos N/kryetarin e Bashkisë Agron Shehu dhe n/punësin e strehimit Beun Agaj dhe u kërkon tu formulojë ankimin e turpshëm Nr.576 datë 3.4.98 të cilin ja nisin Arjanit. Kryetari i gjykatës Arjan Salati sipas porosive të sigurimit të shtetit dhe personalisht të shokëve Agron Tozaj dhe Fatos Ismaili ja kalon për gjykim çështjen Agim Hysit të birit të Hodo Hysit, (në të ardhmen për Hodo Hysin dhe Besije Salatën do të ketë cikël shkrimesh serial të tipit Fatos Arapi) sepse Agimi ka në SH.I.K. të vëllain Ylli Hysi oficer sigurimi që kërkon shtëpi. Cilat janë argumentat e organit të diktaturës për të hapur gjyqin?
    Privatizimin e banesave e bëjnë: Bashkia, dhe Enti kombëtar i Banesave për onjektet ushtarake që dalin të lira pas ristrukturimit të forcave të armatosura. Vini re; objekte ushtarake. Shoku Arjan arsyeton se SH.I.K.-u bën pjesë në forcat e armatosura, si i tillë privatizimin duhet ta bëjë Enti kombëtar i Banesave. Një arsyetim që do të çudiste çdo fëmijë nën 6 vjeç! Oficerët ankues i kanë kujtuar shokut Arjan Salati se në korrik të vitit 1991 kur shoku Ramiz Alia firmoste ligjin për SH.I.K.-un nuk parashikojë që objektet e sigurimit të shtetit ti kalonin këtij institucioni të ri, për pasojë edhe vendimi i qeverisë i ka lënë në kompetencë për privatizim E.K. Benesave, objektet ushtarake që dalin të lira nga ristrukturimi i forcave të armatosura, pra objekte që janë në pronësi të Ministrisë Mbrojtjes dhe Mistrisë Brendshme gjë që është konfirmuar zyrtarisht nga Enti Kombëtar i Banesave me shkresën Nr. 2362/1 dt.29.12.1997, administruar si provë shkresore nga gjykata, pra në këtë shkresë thuhet qartë dhe shqip se E.K. i banesave merret vetëm me privatizimin e objekteve të Ministrisë Mbrojtjes dhe Ministrisë Brendshme; sepse Sh.I.K.-u nuk ka dhe nuk trashëgoi objekte ushtarake.
    Në rastin konkret bëhet fjalë për një objekt të një ndërmarrje e kronikë përshtatur për banesë që në vitin 1996 dhe ku banojnë sot oficerët e shtetit shqiptar A. Zeka, A. Hoxha, Me. Xhelili dhe A. Ajazi.
    Kush do ta marrë përsipër këtë turp?
    Nuk u ngop Arjan Salati e Agron Tozaj me gjakun e Major Besnik Hidrit e Kapiten Leki Qokut por duan akoma gjak?
    Kush do të hedhi poshtë vendimin e formës prerë të gjykatës?
    A do ti pushkatohen oficerët e shtetit shqiptar sipas urdhërit të asfalisë greke?


    Si u shkatërrua dogana e Vlorës

    Në ndihmë të komisionit

    Nga Besian Vlora

    Detyra kryesore e Komitetit të shpëtimit (lexo shkatërrimit) ishte prerja e çdo lloj lidhje të Vlorës me detin me Italinë nga ku furnizohej me mallra ushqimorë, me mallra ndërtimi, me mallra shtëpiakë, etj. Bijtë e Enverit e dinin sekretin e babës se një popull mbahet më lehtë i pushtuar duke i prerë bukën. Më datën 25 shkurt një turmë e egërsuar me 200 veta disa edhe të armatosura me hekura në duar. Gjysma e tyre nga ngjyra e zezë e fytyrës kuptoheshin se ishin jevgj, pjesa tjetër të bardhë me fytyra të palarë e të paruar, të gjithë ishin në moshën 16-24 vjeç. Turmën e udhëhiqnin Syrja Dervishi dhe nënkryetari i Komitetit të Shpëtimit Edmond Tahiri i cili gjatë kohës së monizmit u pushua 3 herë nga puna, nga policia e Vlorës.
    Edmondi sipas premtimeve të eprorëve u vu në krye të komitetit të shpëtimit bëri presion Këshillit të Bashkisë sidomos kryetarit Gëzim Ziles (shih filmimet e Teleblus&#235, por nuk po zgjatemi me bëmat e Edmondit se nuk ja vlen sepse edhe ustallarët e tij e kanë lënë rrugëve pa i dhënë asnjë kockë. Për Syrja Dervishin do shkruajmë më vonë sepse është një nga ideatorët e shkatërrimeve dhe hapjeve të depove ushtarake duke vendosur në krye të turmave gra e fëmijë. Por çfarë ndodhi me turmën që drejtoheshin nga këta dy kriminelë të popullit të Vlorës. U paraqitën tek drejtuesit e doganës dhe dhanë urdhër: Të mbyllet dogana nuk duam asnjë anije në port. Më dëgjoni?-ulërinte Syrja Dervishi nuk duam as anije prej letre në det sepse këtej ushqehet Berisha dhe demokratët.
    Drejtuesit u munduan ta bindnin se po u mbyll dogana populli i Vlorës do vuante shumë, por turmat e pa rruara e të palarë çirrëshin dhe nuk lejonin të merreshin vesh. Në moment ishin në det 5 anije me mallra. Dogana e Vlorës i urdhëron anijet të çdoganohen në doganën e Durrësit. Largohet edhe trageti i Otrantos bosh për Otranto pa njerëz dhe mjete.
    Me urdhër të drejtuesve të doganës i gjithë personeli i doganës kaloi në ruajtje të objekteve të doganës sepse i gjithë aktiviteti u ndërpre. Komandanti i pikës kufitare tropojani trim G.H. pasi kishte marrë informacion se do sulmohej depua e armëve të portit kërkon ndihmë tek vlonjatët e ndershëm për evakuimin e municionit. Kësaj kërkese iu përgjigjën dy qytetarë 9 familje vlonjate), të cilët i çuan në Zvërnec, në pikën e ndërhyrjes së shpejtë me proçes verbal nga komandanti i pikës.
    Drejtuesit i dhanë urdhër punonjësve të doganës që të marrin me vehte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe ti ruajnë në shtëpi. Më vonë me inisiativën e inxhinier D.Sh. u dorëzuan të gjitha dokumentat e ruajtura nëpër shtëpira. Natën e datës 26 shkurt 1997 ora 11 u sulmua dogana dhe u shkatërrua plotësisht duke filluar me godina, kompjuter, radio ndërlidhja u ndërpre me gjithë doganat e Shqipërisë, fotokopjues, frigoriferë, televizor, makina shkrimi, vula, letër, mobileri, të gjitha u vodhën dhe u dogjën.
    Dogana u hap në korrik 1997, dëmet ishin kolosale, shifrat e sakta i kanë publikuar në parlament ata që e shkatërruan. Paralel me doganën u shkatërrua dhe u vodhën drejtoria e portit, kapiteneria e portit. Por kush u vu në krye të doganës?
    Drejtori i parë u caktua Saimir Vishi sipas meritokracisë së Nanos.
    Me merito-kraci kuptojmë kush ka vrarë, hapur depot ushtarake, shpifur kundër SHIK-ut dhe mundësisht të kish kontribuar duke futur djalin ose çupën në grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Vlorës, të jenë të mbuluar çift nën një batanije, (shumë vuajtën studentët grevistë!). Por ç'ndodhi me Saimir Vishin, ai filloi të vidhte dhe tua fshihte fitimin ustallarëve të Tiranës dhe pati jetën të shkurtër (3 muaj); hoq me motivacionin për abuzim. Vendin e tij e zuri vëllai i deputetes Luiza Hoxha (që piu gjakun e shikasit para studentave grevist&#235 shoku Luan Hoxha. Në port u caktua edhe i biri i Nasibe Metes, Fatmir Meta. Edhe Nasibeja është shoqja e Luizës që pinë të dyja gjakun e shikasve. Për meritë të të ëmës transferohet me rritje në detyrë nga përgjegjës i policisë së doganës së Rinasit në Tiranë.
    Fatmir Meta ish bodigardi i Arben Malajt nëpër fushata, emërohet nga ministri i financave që të vjedhë sa më shumë dhe fitimin ta ndajnë në mes. U urojmë të dyve: qesen ta mbushin plot dhe të ikin, se po qëndruan këtu, Berisha hajdutët nuk i fal!

    Janë të lutur personat e mësipërm ta kundërshtojnë këtë shkrim.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Na intereson e ardhmja!

    Ngjarjet e '97 mund te karakterizohen si periudha me zeze e shekullit te kaluar per popullin shqiptar..Shqiptari vrau shqiptarin, vetem kjo mjafton qe kjo periudhe te quhet e zeze...

    Por qenka e domosdoshme qe te merremi akoma me '97?
    Mendoj se jo...Perkujtimi apo diskutimet per kete periudhe besoj se eshte njelloj sikur te ngacmosh plagen....
    Besoj se duhet ta leme mbrapa '97 dhe te shohim perpara, duhet te merremi me te ardhmen e jo me te kaluaren pa nenkuptuar ketu qe te mos njohim te kaluaren. Njohja e saj te ndihmon qe te mos gabosh ne te ardhmen...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndotje katastrofale e ambientit ne Durres
    Nga Redi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:43
  2. Mesapėt, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  3. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •