Deklaratë publike Nr.2
e Zonës nr.3 të FBKSH-së
Kosova Jugore / Lugina e Vardarit (ILIRIDA)
Shkup
Drejtuar:
1. Popullates shqiptare të Zonës Nr.3 të FBKSH-së, Kosova Jugore / Lugina e Vardarit - ILIRIDA
2. Mediumeve dhe agjencive informative
3. Institucioneve, partive politike dhe kreut shtetëror
Sot me pikëllim morëm lajmin për sulmin qyqar që ndërrmorën forcat policore-ushtarake të IRJM-së ndaj vëllezërve tanë që ishin të strehuar në malësinë e tetovës ku sipas informacioneve të para që na kanë arritur kemi dhe dëshmorë si dhe viktima në civilë dhe dëme të mëdha materiale që i janë shkaktuar popullatës të malësisë së tetovës. Kryesia qëndrore e FBKSH-së em qendër të Tiranë dhe kryesia e këshillave të FBKSH-së në Zonën Nr.3 po zhvillojnë hetime dhe grumbullojnë të gjithë informacionin rreth asaj që sot ka ndodhur në terren pas çka do të merret një veprim i prerë për masat që do merren pas kësaj ngjarje tragjike.
Na lejoni që në rradhë të parë tju njoftojmë se FBKSH dhe krahu ushtarak Armata Kombëtare Shqiptare nuk kishte planifikuar asnjë sulm apo tentativë për të sulmuar forcat policore të këtij shteti artificial dhe këtë ua kemi bërë me dije të gjithëvë dhe në veçanti partive politike shqiptare dhe Institucioneve vendore të cilët qysh më herët me stilin e tyre të një dhelpre kërkonin mëshirë dhe luteshin që mos të ndërmarim sulme në emër të procesit të Pavarësisë së Kosovës dhe rregullimit të statusit të shqiptarëe në IRJM.
Kush ishin vëllezërit që u strehuan në fshatin Brodec?
Në fshatin Brodec prej shumë më herët (para shumë muajsh) kanë qëndrruar vëllezërit tanë shqiptarë të cilët janë ish ushtarë të UÇK-së dhe ndaj të cilëv ishte vënë në ndjekje pushteti sllavo-maqedonas dhe qarqet antishqiptare duke u pregaditur atyre procese të montuara politike dhe kurrthe për ti eliminuar dhe si pasojë e kësaj ata krijuan një ambient të sigurtë në fshatërat e tyre duke gjetur kështu edhe mbrojtjen e bashkëfshatarëve të tyre, me shpresë se do ët gjejnë rrehatinë dhe shumë shpejt do të tërhiqen të gjitha nismat dhe tentativat që u ndërmorën kundër tyre prej paa shumë kohësh. Me arratisjen e vëllezërve tanë nga burgu i Dubravës të cilët kanë meerita të pakontestueshme për formimin e celulave të para e deri te Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëare Shqiptare konkretisht Xhavit Morina, Lirim Jakupi, Ramadan Shiti dhe të tjerë, ish bashkëluftëtarët e tyre të UÇK-së nga këto fshatra u bënë strehë dhe i ftuan për bashkëmbrojtje dhe strehim në tokën shqiptare të Malësisë së Sharrit. Në fshatin Brodec, e as në fshatrat përreth nuk po pregaditej ndonjë sulm apo rrezik për organet e këtij vendi por ata vetëm ishin strehuar në shtëpitë e tyre, gjegjësisht të vëllezërve të tyre. Është mëse e vërtetë që burrat e AKSH-së nën udhëheqjen e Lirim Lakupit dhe Ramadan Shitit bashkë me vëllezërit e tyre të ish UÇK-së posedonin armatim dhe një poligon ushtarak ku trajnoheshin për të qenë të aftë për vetëmbrojtje në raste si kjo që ndodhi sot. Vëllezërit tanë të ish UÇK-së të cilët gjatë gjithë kohës mbanin uniformat dhe e emblemat e UÇK-së kërkuan dhe shprehën gadishmërinë e tyre për të na u bashkangjitur dhe bërë pjesë të AKSH-së në rast të fillimit të luftës për Bashkim Kombëtarë.
Pra, në malësinë e Tetovës ishin strehuar ish ushtarrë të UÇK-së të cilët kishin ftuar dhe u kishin bërë streh edhe vëllezërve të tyre të AKSH-së të arratisur kohë më parë nga burgu i Dubravës dhe nuk po planifikohej ndonjë sulm apo rrezikim i qytetarëve dhe institucioneve të IRJM-së siç pretendojnë të përdorim si arsyetim krerët e këtij shteti artificial.
Kërkojmë nga vëllezërit shqiptarë që të jenë të kujdesshëm sepse struktura partiake, shtetërore dhe të tjera antikombëtare janë vënë në kërkim të anëtarëve të tjerë të FBKSH-së dhe luftëtarëve të AKSH-së, si dhe të përkrahësve tanë në këtë zonë, andaj mos lejoni ët bini në provokimet e tyre dhe kurrthet e pregaditura e që më pas mun ta pësoni sherrin e tyre. Keni durrim dhe na lejoni që të bëjmë të gjitha hetimet dhe pas mbledhjes së Kryesisë Qëndrore do të merret një vendim dhe ky rast nuk do të mbarron me kaq sepse edhe pse kjo nuk u inicua nga ne, e ndjejmë për obligim që këtë rast ta pastrojmë ashtu si na ka hije dhe të gjithë do të paguajnë për gabimin e madh që bënë sot me sulmine tyre ndaj komandantëve të AKSH-së të strehuar në Malësine e Tetovës dhe vëllezërve tanë nga ish UÇK.
Prej nesër, pas hetimeve të detajuara dhe mbledhjes së K.Q. do të prononcohet Kryetari i FBKSH-së Prof.Dr.Bashkim Mitrovica dhe zëdhënësi politik i FBKSH-së Mr.Gafurr Adili ku do të sqarohet i tërë rasti dhe do të njoftoheni me vendimet e mara të Kryesisë Qëndrore të FBKSH-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së.
Mr.Kastriot HASI,
Kordinator i këshillave të Zonës nr.3 të FBKSH-së, Kosova Jugore/Lugina e Vardarit (ILIRIDA)
SHARR
07.11.2007
Krijoni Kontakt