Close
Faqja 17 prej 23 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 224
  1. #161
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Fillimisht te them qe jam KUNDER ABORTIT per arsyet qe do i them me poshte duke replikuar antaret qe jane shprehur PRO ABORTIT ne dy-tre faqet e para te kesaj teme.
    Paraprakisht kerkoj falje nga antaret e replikuar me poshte duke dashur t'iu bej me dije se s'kam asgje personale me figuren e tyre por me qendrimet ndaj ceshtjes se shtruar per diskutim. Me duhet poashtu te plotesoj se kete teme nuk kam mundur ta lexoj deri ne fund per shkaqe kohore dhe se cdo ngjashmeri eventuale me nje apo disa postime tjera eshte krejtesisht e rastesisshme. Ju falenderoj.

    Citim Postuar më parë nga buffa Lexo Postimin
    Jam pro abordit dhe nuk mendoj qe eshte vrasje .Cfare mendon ti per ato vajza 14-15 vjecare qe mbeten shtatzane ,po per ato gra qe jane te semura dhe nuk ju lejohet lindja.***
    Ato vajzat 14-15 vjecare cfare kane menduar kur i kane hapur kembet? S'menduan te mbroheshin nje cik qe mos ngelnin shtatzene? Edhe grate e semura qe nuk iu lejohet lindja e dine nje gje te tille, prandaj duhet te perdorin mjete kontraceptive qe parandalojne shtatzanine. Dhe nese perdorimi i mjeteve kontraceptive eshte i demshem per shendetin e tyre (gje qe mund te jete shume e vertete) atehere ato femra duhet te kerkojne nga partneret e tyre te perdorin prezervative per te parandaluar shtatzanine.

    Citim Postuar më parë nga ELDORADO Lexo Postimin
    ***dhe ligjet nuk jane te sakta ne keto raste *** pra dhe ligji nuk eshte shume oi sakte
    Cfaredo ligji qe perkrah abortin eshte ligj qe perkrah vrasjen. Nuk mund te rregullohet me ligje e me nene vrasja e nje foshnje. Nuk mund t'i jepet e drejta asnje nene te shendoshe te vrase krijesen qe ne fakt duhet ta ushqeje e ta nxjerre ne drite. Tani, ligjet (mbase dhe) ekzistojne por jo cdo ligj eshte i mire dhe jo cdo ligj i pershtatet qytetarit. Nese nje ligj te lejon te vrasesh nje femije (ju mund ta quani si te doni procesin e shkeputjes parakohe te foshnjes nga mitra e nenes) nuk do te thote qe t'i japim vetes te drejten (e garantuar me ligj) per t'i marre jeten krijeses sone. Ky ligj eshte i barabarte me ndonje ligj barbar qe do thoshte te gjithe homoseksualet duhen pushkatuar, gjithe femrat qe kane prapanicen XXL duhen gjymtuar, e te ngjashme.

    Citim Postuar më parë nga maryp Lexo Postimin
    per mua raste extreme do te thote kur nena eshte e semure dhe dihet qe femija lind i semure.ky eshte i vetmi rast qe une jam pro abortit,te tjerat sado te renda mund te jene nuk justifikohen
    Shume dakord!
    Vetem me duhet te plotesoj dhe dicka qe dua ta nderlidh me qendrimin e antarit BlackEagle:Nese pas fillimit te shtatzanise zbulohet se shtatzania apo lindja eventuale e bebes rrezikon jeten e nenes, atehere tolerohet aborti, ose nese femija nuk eshte zhvilluar ashtu si pritet te zhvillohet gjate dy-tre muajve te pare te shtatzanise.


    Citim Postuar më parë nga Sa Kot Lexo Postimin
    ***As qe nuk e lexova fare biles vazhdimin e temes, sepse kam lexuar dhe degjuar nga budalliqe nga me te ndryshmet. A eshte vrasje, a eshte plasje.....shif ore cun punen tende ti se e di vete ajo se c'ben. Perderisa femija eshte ne barkun e saj, ajo ka c'do te drejte te beje c'te doje me te. Jane te lidhur bashke nga nje kordon dhe deri ne momentin kur ai kordon te pritet, ajo femije qe ndodhet aty brenda eshte thjeshte nje shtese ne trupin e nje vajze.

    Thjesht nje shtese si thonjte apo floket, asgje me teper.***
    P.S. Ta marr seriozisht postimin tend apo me mjafton nofka (nicku) qe perdor per te thene timen mbi qendrimin tend???

    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    ***Une per vete jam kundra nje akti te tille po nuk mund te gjykoj psh;;ato qe abortojne sepse perdhunohen ***
    Dhe kjo e perdhunimit per mendimin tim eshte e pranueshme.

    Per fund, uroj qe ta shohin moderatoret kete teme e te heqin disa postime koti aty sepse i humbin rendesine nje diskutimi kaq serioz.

    DUAJENI JETEN. MBROJENI ATE.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  2. #162
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Pershendetje!

    Ky eshte nje forum ku trajtohen tema delikate dhe te nxehta sic kunder eshte dhe kjo teme. Une kerkoj nga ju qe te respektohet liria e fjales dhe e mendimit, panvarsisht mendimit ndryshe.
    Shkrime apo komente, fyerje apo sharje, nxisin inate dhe perfundojne ne acarime, rrjedhimisht ju do te dilni nga permbajtja e temes.
    Kam pershtypjen se nuk eshte ky qellimi i askujt nga ju, te shpenzoj kohen e tij per shkrime jo te hijshme.
    Te gjitha shkrimet te cilat nuk do ti permbahen temes do te fshihen. (Lexoni rregulloren)

    Gjithe te mirat
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  3. #163
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Ne disa raste jo, ne shum raste po
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  4. #164
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Hulumtim i Nacional-it dhe Scoop-it: ABORTUSET ILEGALE, VRASJE MAKABRE E FOSHNJAVE TË PALINDURA

    Në Maqedoni mbetet i madh numri i pacienteve, të cilat tashmë e kanë provuar rrugën e vështirë të abortit ilegal. Të “trishtuara” nga një “gabim”, apo moskujdes i çastit, shumë femra zgjedhin t’i nënshtrohen një intervenimi delikat me plot pasiguri dhe me pasoja të paparashikueshme. Gjithçka duket se vjen si pasojë klisheve shoqërore të papërballueshme dhe si pasojë e formulimeve të vjetra dhe statike në ligj. Ekspertët, thonë se shumëçka duhet të ndryshohet në komunikimin e institucioneve, që ndërlidhen me dukurinë e abortit ilegal. Sipas tyre kjo do të shmangte “golgotat” e pacienteve që bien pre të diskrecionit dhe e përfitimeve nga mjek të papërgjegjshëm, të cilët nuk posedojnë akreditim për të realizuar abortin

    GËZIM SULEJMANI
    ANILA DISHA


    Në heshtje të plotë, larg nga procedurat e rregullta, shumë femra drejtohen në ambulancat private të pa akredituara që të t’i nënshtrohen abortit ilegal. Në rrugë të jashtëligjshme, ato me ngulm kërkojnë që të “çlirohen” nga shtatzënia e padëshiruar. Në të shumtën e rasteve, ato bëhen pre e vendimit të tyre për ta flakur shtatzëninë me çdo kusht duke provuar në këtë mënyrë “shijen e hidhur” të rrugëve ilegale. Numri i aborteve ilegale mendohet të jetë 10 mijë raste në vit edhe pse zyrtarisht nuk konfirmohet një gjë e tillë. Ky numër kaq i madh, sipas shumë specialstëve “fshehet” diku në anonimitetin e pacienteve dhe në mosevidencën e ambulantave të improvizuara, të cilat marrin pësipër të bëjnë abortet ilegale.
    Institucionet shtetërore që duhet të inspektojnë dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë dukuri nuk kanë një pasqyre të qartë mbi këtë shifër. Ata arsyetohen me pretekstin se është shumë e vështirë që të kapen ato raste, pasi në ndjekjen e tyre shkohet vetëm pasi të ketë paraqitje nga ana e pacienteve. Po ashtu, nuk ekziston as edhe ndonjë lloj koordinimi midis Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Inspektoratit të Lartë Sanitar dhe Shëndetësor (ILSSH) dhe spitaleve gjinekologjike ku lejohet aborti, pasi shpesh herë tek këta të fundit shkojnë paciente me komplikime pas kryerjes së abortit në ordinancat private në mënyrë ilegale. Institucionet legale u marrin atyre deklarata se ku e kanë nisur abortin, por këto deklaratat i mbajnë vetëm për të qenë "të pastër" me veten, nëse ndonjëherë ndodh diçka dhe MPB-ja kërkon sqarime. Vetëm në Shkup ka 150-200 raste në vit të pacienteve që e kanë nisur abortin në mënyrë ilegale, e më pas kanë përfunduar në qendrat gjinekologjike të akredituara për abort. Aty, ata kanë dhënë edhe deklaratat se ku është nisur procesi i abortit. MPB-ja, për 20 muajt e fundit, ka ngritur vetëm një aktpadi.
    Oda e Mjekëve të Maqedonisë, gjatë 27 viteve të fundit nuk ka marrë asnjë licencë të mjekëve gjinekologë që kryejnë aborte ilegale. Në bazë të ligjit për ndërprerje të shtatzënisë, ndërprerja mund të bëhet në institucion shëndetësor, i cili në përbërje ka sektorë për gjinekologji dhe akusheri që i plotëson kushtet për punë sipas ligjit. Po sipas këtij ligji, ndërprerjen e shtatzënisë mund ta bëjë vetëm specialist i gjinekologjisë dhe akusherisë, ose mjek që është në specializim në atë fushë, por nën mbikëqyrjen e mjekut specialist për gjinekologji dhe akusheri. Ligji për ndërprerje të shtatzënisë ka hyrë në fuqi në 17 qershor të vitit 1972 dhe që atëherë nuk ka pësuar asnjë ndryshim. Çdo lloj tjetër aborti që kryhet nga persona të tjerë dhe në vende të tjera është abort ilegal.

    Diskrecioni “karem” për viktimat

    Në Maqedoni, ndërprerja e shtatzënisë së paplanifikuar, me dëshirën e çifteve, ose të pacientes është e kufizuar në javën e 10-të. Pas kësaj kohe, aborti është i ndaluar me ligj dhe lejohet vetëm në raste të komplikimeve mjekësore të shtatzënisë, por përsëri duhet që të formohet një komision i caktuar profesional për të dhënë pëlqimin edhe pse pacientja mund të jetë e vendosur për dështimin e kësaj jete të re. Kjo mundësi për lejimin e aborteve, që në këtë fazë quhet “lindje e vogël”, arsyetohet me qëllim që të pamundësojë abortin ilegal në vende jo të përshtatshme dhe ku mungojnë mjetet dhe përgatitjet e nevojshme profesionale..
    “Ekzistojnë shumë arsye pse pacientet preferojnë që të ndërpresin shtatzëninë në ambulanca private, që sipas ligjit janë ilegale. Shkak kryesor është çështja e diskrecionit. Pacientët për motive të ndryshme dëshirojnë që pas abortit të mos lënë asnjë gjurmë” thotë Aliber Vela, specialist i gjinekologjisë në repartin për gjinekologji dhe akusheri pranë Qendrës mjekësore në Tetovë.
    Sipas tij, të miturat, që dëshirojnë ta fshehin shtatzëninë e më pas abortin nga familja e tyre janë më tepër viktimë e “gërshërëve” të rrezikshme ose aspiratorëve joadekuatë për ndërprerjen e shtatzënisë. Lidhjet jashtë martesore, gjithashtu preferojnë abortin sekret. Dashuriçkat e pafat dhe një sërë arsyesh që vijnë nga morali i rrejshëm i detyrojnë shumë vajza të reja të trokasin në dyert e ambulancave të pa akredituara . Në klinikat dhe ordinancat e akredituara ndërprerja e shtatzënisë bëhet pas deklaratës së çiftit martesor ose pacientes dhe në rast se bëhet fjalë për një të mitur atëherë deklaratë duhet të nënshkruaj edhe prindi.
    Gjinekologu i specializuar, Vela, thotë se mungon një edukatë e mirëfilltë seksuale, për mbrojtje nga shtatzënia e padëshiruar. Sipas tij, moshat më të reja, nuk përdorin në nivelin e duhur metoda parandaluese, siç janë : spiralet, tabletat apo edhe prezervativët.
    Një punëtore e gjinekologjisë në spitalin e Tetovës, e cila kërkon t’i ruhet anonimati, ka bërë të ditur se një grua e re ka kërkuar që të abortojë, por ka kërkuar që mos të merret vesh dhe mos të regjistrohet në spital. Kjo nuse nga një fshat i Tetovës, gjatë kohë ka qenë larg burrit të saj, i cili ndodhej në kurbet. Kjo shtatzëni ka ardhur si pasojë e një marrëdhënie incesti, me një anëtarë shumë të afërt të familjes. Punëtorja e gjinekologjisë i kishte sugjeruar që abortin ta bëjë në ndonjë qytet tjetër, në Shkup ose Manastir, ku klinikat gjinekologjike janë të përgatitura dhe kanë komisione profesionale, pasi që ajo ishte në muajin e katërt të shtatzënisë. Atje ndoshta në qytet tjetër edhe do të ruhej njëfarë sekreti. Por, sipas saj, ajo nuk ka pranuar dhe me siguri ka zgjedhur që të bartë në vete edhe rrezikun, duke kërkuar shpëtim në ambulancat private.

    Rrëfimi rrëqethës i një vajze

    Një vajze re, Mira (emri i vërtetë do të mbetet sekret, por i njohur për gazetarët e këtij hulumtimi) ka tentuar që të abortojë tek një gjinekolog privat në mënyrë ilegale. Ai ka nisur që t'ia kryejë abortin, por s'ka arritur dot.
    Më pas ajo është drejtuar tek një gjinekolog tjetër, po ilegal, i cili nuk ka pranuar që ta kryej abortin e nisur nga kolegu i tij. Dhe kur ajo s'ka pas rrugë zgjidhje tjetër përsëri i është drejtuar institucioneve legale, gjegjësisht Spitalit Gjinekologjik të Çairit.
    "Isha shumë e re dhe mendoja se nuk mund ta rris fëmijën, në fakt fëmija s'mund ta rrisë fëmijën", nis ajo rrëfimin duke treguar shkakun kryesor që ka vendosa të abortojë. "Gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte t’u drejtohem institucioneve private, dhe u drejtuam te një mjek shqiptar. Ngushëlloheshim nga vetë fakti, që meqë është shqiptar do të na trajtojë pak më mirë", thotë ajo, duke sqaruar se kjo ordinancë private gjinekologjike gjendej në Shkup, në lagjen “Sever”, ndërsa mjeku quhej Alfred. Mira thotë se në momentin kur kanë rezervuar kohën dhe kanë caktuar orën që të abortojë, kanë paguar edhe paratë që ia ka kërkuar mjeku (tre mijë denarë). "Kur shkova të nesërmen në ora nëntë të mëngjesit, ngaqë isha edhe e shqetësuar e pyeta mjekun a do të kem dhimbje, a do të jetë intervenimi me anestezi. Ai më premtoi se nuk do të kem dhimbje dhe duke pas besim tek mjeku, edhe pse e shqetësuar, u ula duke ngushëlluar veten se gjithçka do të kalojë mirë", rrëfen Mira ato momente stresi që ka kaluar. Pasi ajo është shtrirë, doktori ka nisur që ta kryejë abortin, ndërsa asaj i kishte thënë se njëherë vetëm do ta kontrollojë pak. "E ndjenja se diçka po punonte. Në moment i ndjeva gërshërët, në tentim për të ma prerë kërthizën. Ajo prekje e kërthizës më shqetësoi aq shumë edhe direkt jam ngritur prej aty. Ika me vrap dhe nuk doja më të kthehem tek ai mjek, pasi m’u duk jo serioz dhe kisha frikë edhe nga infektime. Edhe mjetet me të cilat punonte nuk m’u dukën sterile", kujton ajo ato momente tmerri që ka kaluar. Duke ngushëlluar veten se dhimbja që ka ndjerë nuk është asgjë, Mira ka shkuar në shtëpi dhe ka qarë gjatë kohë. "Nisa të qajë, s'dija ç'të bëj, mendoja se është fundi i botës, thjeshtë s'dija ku të drejtohem. Tash isha, as në tokë, as në qiell, pasi e dëmtova fëmijën. Edhe sikur të kisha 70 për qind mendimin për të rritur fëmijën, tash s'mundesha, pasi e kisha dëmtuar", rrëfen ajo. Pasi ka pyetur nëpër shoqe se ku mund të drejtohet, ajo ka vendosur që të shkojë tek një gjinekolog që punon në Vodno, mirëpo, ai nuk e ka pranuar. "Më kontrolloi në fakt, mirëpo nuk pranoi të intervenojë. Më tha ju vetëm se e keni nis atë proces dhe unë nuk mund ta marr përsipër atë përgjegjësi. Dhe në fakt kishte të drejtë, se ishte diçka që s'mund ta bënte, në fakt, s'deshi të rrezikojë", thotë ajo, duke sqaruar, se më në fund kish vendosur që të shkojë në Spitalin për Gjinekologji dhe Akusheri të Çairit. Në ndërkohë, fëmija në barkun e saj ka vazhduar të rritet. "Në fillim kisha problem, dhe ata nuk donin që të më pranonin. Pas disa ditëve ata vendosën të ma trajtonin rastin si lindje, se veç fëmija ishte rrit", thotë ajo, duke kujtuar një moment shumë të rëndësishëm, të cilin nuk e harron asnjëherë. "S'mund ta harroj kurrë, momentin kur e pash fëmijën në ekran. Ishte një fëmijë shumë i bukur, i mbushur. Atë figurë asnjëherë se harroj. Ky ishte një moment tepër tragjik, pasi, sikur nisa ta dua fëmijën, por ishte dhe momenti tjetër, d.m.th. kufiri, kur ai doli prej pjesës time", rrëfen ajo duke sqaruar, se në ato momente ka qenë në konfuzion. Nga njëra anë ka nisur që ta dojë atë pjesë të sajën dhe nga ana tjetër është çliruar prej atij problemi të madh. Në spital ia kanë kërkuar të gjitha të dhënat e saja, ku ka nisur ta kryejë abortin, deklaratë se dëshiron të abortojë dhe të gjitha formalitetet e tjera. "Ua tregova të gjitha", thotë ajo, duke sqaruar se në momentin kur e ka përfunduar abortin, fëmija ka qenë pesë muajsh. "Fëmija u rrit u bë pesë muajsh, prandaj edhe e trajtuan rastin tim si lindje", thotë ajo, duke sqaruar se që nga ajo ditë kur Alfredi e ka intervenuar me gërshërë, e deri në momenti kur ka abortuar në spitalin e Çairit ka kaluar një muaj e gjysmë. "Tre muaj e gjysmë isha kur shkova tek ky Alfredi. Vonë e mora vesh që jam shtatzënë, pasi kisha probleme me ciklin dhe s'ma kish marr mendja", sqaron ajo. I dashuri i saj ka qenë ai që e ka drejtuar për të abortuar tek Alfredi.

    Institucionet marrin deklarata vetëm për të mbuluar veten

    Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri, pranë Qendrës Klinike Universitare (QKU) , Dr. Adela Stefanila thotë se në klinikën që ajo udhëheq, shpeshherë paraqiten femra me probleme të ngjashme me të Mirës. "Kohëve të fundit tek ne kemi një numër më të madh të pacienteve që vijnë edhe nga vendet e tjera më të vogla, nga Tetova, Gostivari, Prilepi, Gjevgjelia, Shkupi kuptohet dhe vende të tjera prej nga vijnë pacientë, që tashmë ka tentim për të bërë abort tek ato pacientë, ose në ndërkohë është shfaqur ndonjë problem tjetër (i ka mbetur ose ndonjë pjesë pa hequr, ose ka gjakderdhje, ose temperaturë të lartë) dhe atëherë ato kanë paguar tek gjinekologu privat dhe pastaj vijnë tek ne, si variant i fundit ku mund ta përfundojnë të gjithë punën. Në të shumtën e rasteve prej atyre pacienteve marrim deklarata ", thotë Dr. Stefanila, duke apeluar deri tek të gjithë gjinekologët që kanë ordinanca private të mos bëjnë asnjë lloj tipi të ndërprerjes së shtatzënisë, respektivisht abort. Drejtoresha e Klinikës thotë se nëse shkojnë punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ata i drejtojnë, i tregojnë se ekziston një lloj krimi i këtillë që është bërë. "Ne ato deklarata i marrim thjeshtë për vete, që të mbulohemi si institucion nga njëra anë dhe nga ana tjetër përsëri mendojmë se atë dokument duhet ta ketë policia. Por, e dini se gjithë kohën, ne apelojmë, dhe disa çështje asnjëherë nuk zgjidhen, pasi emrat e gjinekologëve që e kryejnë abortin përsëriten", thekson ajo. Dr. Stefania sqaron se ndërprerja e shtatzënisë tek institucioni i tyre kushton 4 500 denarë dhe bëhet me ekip mjekësor dhe anestezi, ndërsa tek gjinekologët privat pacientet paguajnë nga 3-6 mijë denarë dhe aborti bëhet pa anestezi, pa ekip të mjekëve dhe infermiereve. Në disa raste, pacientet paguajnë edhe shuma të majme në ordinanca të improvizuara, vetëm për të ruajtur fshehtësinë. "Disa herë kam thënë dhe nëpër media, por megjithatë, unë mbi të gjitha jam mjeke dhe ata janë kolegë të mijë. Dikush tjetër duhet të merret me zgjidhjen e këtij problemi", thotë ajo, duke sqaruar se numri i këtyre rasteve që kanë nisur ndërprerjen e shtatzënisë në ordinancat private dhe kanë përfunduar tek ata është tre ose katër raste në muaj. Ajo mendon se duhet të ketë edhe disa ndryshime në Ligjin për abort. "Tani për tani aborti është i lejuar me ligj dhe duhet të kryhet në institucionet, gjegjësisht spitalet shtetërore dhe private që kanë salla operacioni, për shkak të komplikimeve që mund të shfaqen", thotë ajo. Stefania sqaron se ka aborte që kryen në një akt, ato janë abortet që kryhen deri në javën e 12-të dhe aborte që kryen në dy akte, nga java 18 deri në javën, ku gjithçka kalon nëpërmjet komisionit. "Më parë kishte aborte që kryheshin nga plakat dhe ndonjëherë përfundonin me vdekje. Sot nuk e kemi atë problem, por kemi problemin tjetër, për shkak të qasjes përfituese, nga ana e mjekëve. Vetë pacientët janë ata që vendosin të abortojnë në mënyrë ilegale. Nëse e bëjnë këtë për shkaqe diskrete, për shkaqe se vetë mjeku u thotë se do të kushtojë kaq apo aq, nuk e di", thotë ajo, duke theksuar se ata mjekë e vendosin në pikëpyetje diplomën e vet dhe në rrezik jetën e pacientes. Dr. Stefanija nuk e di se sa mund të jetë numri i aborteve ilegale që kryen në Maqedoni. "Nuk e di dhe nuk mund të flas për to. Ne dimë vetëm ato raste që kanë ardhur me komplikime, ndërsa për ato që kanë përfunduar në rregull, as që e dimë se kanë bërë abort", thotë ajo. Më parë aborti është lejuar që të kryhet edhe nëpër ambulanca, të cilat kanë pasur afër salla operacioni. Në Spitalin Ushtarak, institucion që ka salla operacioni, edhe pse bëhej fjalë për ambulancë gjinekologjike, aty kryhej aborti. "Ndoshta në ligjin e ri do të shkruhet edhe diçka tjetër. Abortin mund ta kryejë gjinekolog, në çfarëdo ordinance, por të ketë marrëveshje me spitale që kanë salla operacioni. Në këtë mënyrë do të mund të ndaloheshin këto abortet ilegale, që unë do t'i quaja veprime kriminale", thotë ajo, duke sqaruar se tek një paciente, veçanërisht vajzë, ata kërkojnë grupin e gjakut, faktorin RH, e shohin se sa është shtatzënia dhe nëse është e mitur kërkojmë që të pajtohet prindi, dhe pas kësaj e kryejnë intervenimin. "Nëse ka nevojë marrin dhe injeksion, nëse është RH negative, ndërsa kur shkon tek gjinekologu privat, ose tek gjinekologu që nuk ka të drejtë që të kryejë abortin, atëherë në mënyrë automatike, nuk kemi as grup gjaku, as faktor RH, as injeksion", thotë drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike. Ajo mendon se për shkak të mentalitetit ballkanik pacientet e vënë jetën në rrezik, ose eventualisht të mos kenë pasardhës. "Veçanërisht flas për vajzat e mitura, pasi kemi raste kur ka ardhur vajzë 13 vjeçare. Me ardhjen e ciklit të parë menstrual ka mbet shtatzënë, ose 15 vjeçare. Kemi dhe nëna 15 vjeçare, pasi e kanë fshehur shtatzëninë. Pastaj kemi dhe abortet e mëdha që kanë rreziqe edhe më të mëdha, por ka dhe mjekë që tregohen 'trima' dhe i marrin përsipër që t'i kryejnë. Ndaj, mendoj se legjislativet ligjore duhen zbatuar", potencon ajo.

    ERMSH nuk ka softuer për të përpunuar të dhënat

    Enti Republikan për Mbrojtjen Shëndetësore (ERMSH) nuk ka evidenca për abortet që kanë nisur të kryen nëpër ordinanca private dhe që kanë përfunduar nëpër spitalet ku aborti lejohet me ligj. Udhëheqësja e shërbimit të Mjekësisë Sociale, pranë ERMSH-së Dr. Dragana Shkalevska, sqaron se nuk kanë evidenca të këtyre llojeve të aborteve, pasi në radhë të parë nuk kanë softuer. "Ndryshe, nga Entet rajonale, mblidhen të gjitha fletë paraqitjet nga të gjitha institucionet shëndetësore ku kryhen aborte, por edhe atje nuk përpunohen, pasi nuk kemi softuer", thotë Shkalevska, duke sqaruar se për një kohë të shkurtër do të hapet tenderi edhe për këtë softuer, dhe do t'i përpunojnë të dhënat. "Kështu që, nuk kemi asnjë lloj të dhëne, veç numrit të aborteve legale. Sigurisht që është shkruar gjëkundi, se pacientja ka ardhur nga ndonjë klinikë private, por ato janë fletë paraqitje personale dhe të gjitha këto duhen vendosur në një softuer të veçantë dhe të përpunohen dhe atëherë mund të kemi lloj - lloj të dhënash. Ne nuk kemi as të dhëna p.sh. të aborteve në bazë nacionale, ose në bazë të moshës, e kështu me radhë, pasi fletë paraqitjet nuk përpunohen, ato vetëm mblidhen dhe janë në nivel të Enteve rajonale", sqaron Shkalevska, duke shtuar se në ERMSH, nuk kanë as fletë paraqitje, pasi, siç thotë ajo softueri duhet të punojë në atë mënyrë që të dhënat e përpunuara nga të gjitha Entet t’u jepen atyre.

    Për 20 muaj, MPB-ja vetëm një aktpadi

    Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Borçe Peshevski sqaron se MPB, ka ngritur vetëm një aktpadi penale gjatë vitit 2006, ndërsa gjatë vitit 2007 deri më tani nuk kanë ngritur asnjë aktpadi kundra mjekëve gjinekolog që kanë kryer abort ilegal. "Aktpadia është ngritur ndaj një femre 50 të vjeçare, gjinekolog akushere që ka pasur punuar në ordinancën specialistike, në rrethin e Strumicës. Është e paraqitur për keqpërdorimin e detyrës dhe për ndërprerje të shtatzënisë. Ajo duke keqpërdorur detyrën, në kundërshtim me rregullat për ndërprerje të shtatzënisë, ka kryer abort ndaj një pacienteje 33 vjeçare, me pëlqimin e pacientes", tha Peshevski, duke sqaruar se abortet ilegale është vështirë që të zbulohen. "Kjo varet nga ajo se sa qytetarët kanë njoftuar. Ndryshe, dukuri të këtilla, veçanërisht, personat e gjinisë femërore, gati as që i paraqesin, ndaj për këto arsye mund të them se është i vogël numri i tyre", thotë ai, duke shtuar se MPB -ja merr masa të menjëhershme, sapo paraqiten raste të tilla. Ndërkohë që një rast ka përfunduar me arrestimin e një mjeku në qershor të vitit 2000. Ku policia ka arrestuar mjekun N.I. dyzetvjeçar, pasi ka kryer ndërprerje ilegale të shtatzënisë. Këtë akt e ka kryer në ordinancën e tij private në Shkup, “Urin”. Rasti është zbuluar pas intervenimit joadekuat dhe me pasoja kur pacientja 30 vjeçare ka pasur komplikime të mëdha me gjakderdhje të pandërprerë. Jeta e saj ka shpëtuar me intervenimin e specialisteve në spitalin gjinekologjik të Çairit, ku edhe është denoncuar rasti.

    ILSSH-ja nuk ka zbuluar asnjë rast

    Drejtori i Inspektoratit të Lartë Sanitar dhe Shëndetësor (ILSSH), Ziadin Sela, thotë se deri më tani nuk ka pasur ankesë direkt në Inspektorat, për asnjë rast të abortit kriminal, ose si pasojë e komplikimeve nga ky veprim. "Po të kishte, do të kishim vepruar në bazë të ankesës së palës që ankohet, qoftë pacient, ose institucion. Natyrisht gjatë kontrollit që bën Inspektorati, nga i cili kontroll nuk janë të përjashtuara ordinancat gjinekologjike, madje atje kontrolli është më rigoroz, në një ordinancë është gjetur një aspirator, që mund të përdoret dhe për qëllime të tjera, por kryesisht në ordinancat gjinekologjike përdoret për abort. Është dhënë vendim për t’u mënjanuar, ku natyrisht ordinanca është mbyllur deri në momentin kur është mënjanuar ky aparat. Përderisa nuk kapëm rast duke bërë abort dhe përderisa dikush nuk u ankua se aty bëhet abort ne nuk kemi se çfarë të bëjmë. Ai aspirator është larguar dhe kjo ordinancë tashmë punon", sqaron ai. Sela nuk e tregon emrin e ordinancës, por vetëm qytetin ku është gjetur ky aparat (Ohër). Drejtori i Inspektoratit sqaron se inspektorët dalin në terren në bazë të padisë që bën pacientja ose institucioni që i lajmëron, dhe nëse pas kontrollit ka fakte për diçka të tillë, atëherë jepet ndalim për kryerjen e veprimtarisë shëndetësore për ordinancën në fjalë dhe në ndërkohë niset procedura penale për mjekun që ka kryer abortin, sepse akti është kriminal. Në ndërkohë, nuk ekziston asnjë lloj koordinimi midis institucioneve, ku aborti lejohet me ligj dhe Inspektoratit, pasi në institucionet ku lejohet kryerja e abortit ka 3 ose 4 paciente në muaj që e kanë nisur abortin në mënyrë ilegale dhe pas komplikimeve kanë përfunduar në spitalet gjinekologjike, ku ka salla operacioni. Numri një i Inspektoriatit e mohon një gjë të tillë. "Natyrisht që ka koordinim, që nga momenti që unë udhëheq me këtë institucion, një nga pikat kryesore në të cilën insistoj, por që jemi dhe të obliguar me ligj është bashkëpunimi me institucionet e tjera. kjo nënkupton jo vetëm gjinekologjinë, por edhe sistemin gjyqësor, etj, etj. Kemi pasur raste të tilla bashkëpunimi, ndërsa për rastin konkret ka munguar informacioni nga institucionet, të cilat duhet të përgjigjen ato vetë pse nuk kanë informuar", thotë ai, duke potencuar se duhet të vihet në pyetje përgjegjësia, në mënyrë që bashkëpunimi në të ardhmen të jetë më i mirë. Për sa i përket aborteve kriminale, drejtori thotë se i është drejtuar me shkresë zyrtare spitaleve gjinekologjike, sepse këto spitale janë nën kontrollin e Inspektoriatit dhe e kanë më të lehtë tu drejtohemi me shkresë zyrtare dhe urdhër. "Presim prej tyre, që në të ardhmen për çdo abort kriminal të na lajmërojnë ne si Inspektorat. Ndryshe, edhe ato do të kenë përgjegjësi, ndërsa ne duhet të jemi ato që do ta lajmërojmë MPB-në", thotë ai, duke sqaruar se kur bëhet fjalë për abort kriminal, mjekut jo vetëm që i merret licenca, por edhe rrezikon burgun.

    Nuk ka strategji për të ndaluar ofensivën e aborteve ilegale

    Ministria e Shëndetësisë nuk ka paraparë asnjë lloj strategjie për ndalimin e aborteve ilegale, numri i të cilëve po i afrohet atyre legale. Ata bazohen vetëm në atë që është e shkruar me ligj dhe këtu përfundon gjithçka. Ministri i Shëndetësisë Imer Selmani thotë se nuk ka asnjë lloj strategjie të tillë, pasi aborti në Maqedoni është legal, ndërsa ilegalet janë të ndaluara me ligj. "Është në kuadër të kompetencave të Inspektoriatit shtetëror dhe çdo informatë, çdo kapje në rast të veprimit të tillë ilegal, mundëson të mbyllet ordinanca dhe të ketë kundërvajtje penale ndaj personit që e kryen një akt të tillë. Fatkeqësisht, të gjithë ne dëgjojmë se ka raste të tilla, mirëpo askush nuk e paraqet rastin dhe në raste të tilla mundësitë, që në bazë spekulative ndokund të mbyllim ose të marrim masa janë minimale", thotë ai. Ministri Selmani apelon tek të gjithë pacientët, qytetarët, por edhe te qytetarët që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me këtë rast, t'i paraqesin rastet e tilla, që nëpërmjet instrumenteve shtetërore t'i kapin dhe pastaj të ngrihen procedura ligjore.

    Asnjë licencë e marrë për abort ilegal

    Prof. Dr, Aleksej Duma, kryetar i Odës së Mjekëve të Maqedonisë dhe drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore në Shkup, thotë se në periudhën prej viteve '80 e më pas nuk i është marrë licenca asnjë mjeku, për shkak të kryerjes së abortit në mënyrë ilegale. "Më parë kishim bashkëpunim me MPB-në për abortet ilegale, ndërsa tani askujt nuk i interesojnë kjo çështje, por është edhe shumë vështirë që të kapen, pasi duhet të shkohet në bazë të paraqitjeve, gjë që është shumë vështirë të bëhet për momentin", thotë Duma, duke sqaruar se për ata, ilegale janë të gjitha abortet që bëhen pa leje dhe në vende të palejuara, pa marrë parasysh nëse është doktor, apo jo. "Më kujtohet një kohë, rreth viteve '75, '76 deri në vitet e '80-ta kur edhe disa doktorë ishin në tapet, por nuk u përfunduan hetimet, pasi atëherë mendonin, është doktor dhe nuk duhet t'i bëhet problem. Njërit i bënë problem, por dhe ajo nuk ishte asgjë. Në atë kohë u gjykua një plakë nga rrethina e Shkupit, pasi aborti kishte përfundim me vdekje të pacientes". Profesor Duma sqaron se gjatë 15-të viteve të fundit, në Institut, nuk ka abort ilegal që ka përfunduar me vdekje, ndaj dhe ky problem, thotë ai, bëhet më pak interesant për ndjekje nga organet. "Kjo është vepër penale dhe është nën kompetencat e MPB dhe organeve gjyqësore. Këtu nuk është përgjegjëse primare Ministria e Shëndetësisë. Është vepër penale dhe hyn në ligjin penal të Republikës së Maqedonisë. Mirë është që e hapni këtë temë dhe bini sa më fortë që të mundeni", thotë ai, duke sqaruar se ata që kryejnë aborte ilegale shpesh herë nuk janë doktorë, por janë ca plaka nga fshatrat dhe ky është një problem i tmerrshëm. Profesor Duma garanton se do t'i merret licenca për punë, nëse vërtetohet që një gjinekolog i shëndetësisë primare ka kryer abort ilegal. "Unë ju garantoj se do t'i merret licenca, pasi kjo është vepër penale. Mjekun e tillë duhet ta paraqesin në MPB, ose tek gjykatësi publik, atëherë do ta mbështesim në maksimum në ndjekjen penale", përfundon profesor Duma. Ndërkaq, në Asociacionin për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim - HERA, pohojnë se numri i aborteve ilegale në vit i afrohet në 10 mijë, edhe pse kjo shifër është e pa konfirmuar. "Nuk kemi të dhëna të sakta se sa mund të jetë numri i aborteve ilegale, por, mendohet se janë rreth 10-të mijë në vit. Këtë shifër vetëm e kemi të dëgjuar, pasi në Maqedoni nuk ka bërë askush llogaritje të sakta. Ka lëshime në sistemin për raportim dhe definitivisht ka probleme me abortet ilegale në ordinancat gjinekologjike primare", thotë Bojan Jovanovski, drejtor i HERA-s. Ky asociacion, ka hulumtuar legjislativen në Maqedoni dhe kush janë mangësitë që çojnë në rritjen në kontiunitet të numrit të aborteve ilegale. "Definitivisht, mangësia kryesore që çon në kryerjen e aborteve ilegale është për arsye se legalisht lejohet vetëm në spitalet shtetërore dhe spitalet private 'Sistina' dhe 'Remedika', që kanë akreditim, ndërsa në ordinancat gjinekologjike private ligjërisht nuk lejohet", thotë ai. Sipas HERA-s, abortet ilegale janë një proces që ndodh në vazhdimësi edhe pse kohëve të fundit nuk flitet shumë për ta. "Më tepër më çudit fakti se, edhe pse abortet janë të lejuara me ligj të akredituara janë vetëm spitalet shtetërore dhe dy spitale private, por në të njëjtën kohë ilegalisht aborte kryejnë edhe gjinekologët privat", thotë Jovanovski. Edhe HERA ka informata për komplikimet e ndryshme që u kanë ndodhur pacienteve gjatë kryerjes së aborteve ilegale, të cilat më pas kanë vazhduar në spitalet shtetërore. "Sigurisht që edhe me ligj, kjo nuk është e përcaktuar mirë, pasi nëse vjen rast me komplikime, vetë klinika shtetërore raporton në institucionet përkatëse se atje është bërë abort, megjithatë atë duhet ta bëjë vetë femra që i është nënshtruar atij akti, pasi sipas ligjit edhe ajo është kyçur në atë proces", thotë drejtori i HERA-s. Ai sqaron se të dhënat në Maqedoni tregojnë se aborti është kontraceptivi më i përdorur, pasi numri i aborteve rritet. "Unë shoh probleme në sistemin e raportimit, në sistemin e lidhjes së institucioneve të tjera, në sistemin e paraqitjes dhe ngjashëm. Sigurisht, asnjëri prej institucioneve shtetërore nuk ka marrë masa adekuate për zgjidhjen e këtij problemi", thotë Jovanovski, duke potencuar se sistemi nuk është shumë i fuqishëm.

    Qytetarët nuk kanë shumë besim në institucione

    Sipas psikologëve, prirja për të mbetur anonim është faktori kryesor që "i detyron" femrat të zgjedhin formën jo legale të abortit. "Ekziston një prirje që të jenë anonime, sepse si duket këtu nuk kemi transparencë për shumë probleme. Njerëzit kanë droje që t'i shpalosin problemet e tyre. Por, ky nuk është vetëm faji i tyre, është në pyetje konteksti shoqëror, është në pyetje shoqëria jonë e cila në përgjithësi nuk i trajton problemet e njerëzve", thotë psikologu Lulzim Murtezani. Sipas tij, qytetarët në përgjithësi nuk kanë shumë besim nëpër institucione, ndaj marrin vendime ilegale për shumë gjëra dhe për abortin. Murtezani thotë se këtë zgjedhje e bëjnë me qëllim që të mbeten sa më pak të ekspozuar ndaj ambientit, ndaj mjedisit. "Duhet të ngremë vetëdijen e njerëzve, me atë që për shumë probleme, ato t’u drejtohen organeve kompetente dhe jo atyre që nuk janë kompetente. Por kjo punë nuk shkon vetëm me deklarata dhe pohime. Vetëdija e njerëzve për shumë probleme dhe për abortin mund të ngrihet me përmirësimin e gjendjes ekonomike të tyre, emisione të ndryshme shkencore, reklama të ndryshme të cilat me siguri do tu ndihmojnë atyre që të ndryshojnë", sqaron psikologu. Murtezani thotë se të dhënat statistikore kanë vërtetuar se vajzat që hyjnë në marrëdhënie të bashkëshortësisë të papjekura janë të prira që nga mos siguria dhe shumë arsye të tjera të bëjnë dhe aborte. "Aty vijnë në shprehje dhe problemet që kanë të bëjnë me sigurimin e ardhmërisë, problemet me partnerin, problemet familjare, problemet me rrethin, problemet me mjedisin etj", thotë ai, duke sqaruar se çështja e abortit është një problem që shihet nga shumë aspekte.
    Nëpër të gjitha ordinancat private deklarojnë se nuk janë kompetentë për të bërë abort dhe nuk e bëjnë një gjë të tillë. Por, drejtuesit e tyre shprehin bindjen se ligji duhet të ndryshojë dhe të lejojë abortet në ordinanca private. Ligji duhet të kërkojë kushte bashkëkohore për abort. Ndërsa, abortet bëhen vetëm me ndërmjetësimin e njeriut të besueshëm që është caktuar nga udhëheqësit e ambulancave dhe në kushte krejt diskrete. Kështu ata mbrohen për të mos i kapur institucionet shtetërore. Femrat që kanë kalur një përvojë të tillë si të Mirës, e mund të flasin te njerëzit e tyre të besuar, tregojnë për mënyrën sesi mund të caktohet termin për një abort.

    Edhe numri i aborteve legale është tepër i lartë

    Sipas të dhënave të Entit Republikan për Mbrojtjen Shëndetësore (ERMSH) të publikuara më 25 shkurt 2007, gati një e treta e shtatzënive përfundojnë në abort. Gjatë vitit 2005, janë regjistruar 6.436 aborte, ose 28,3 aborte në 100 lindje. Nga Enti sqarojnë se aborti, si masa më e papërshtatshme për kontrollimin e fertiliteti, zë një vend të rëndësishëm në rregullimin e lindjeve. “Fakti që shërbimet për planifikimin familjar përdoren shumë pak, tregon se këto servise nuk janë atraktive, ose janë përdorur në mënyrë jo të rregullt nga popullata e re”, sqarojnë nga Enti.
    Po sipas të dhënave të Entit, vetën 1,6 për qind e adoleshentëve të moshës deri në 19 vjeç kanë vizituar gjinekologun gjatë vitit 2005.

    (Storja hulumtuese eshte realizuar me mbeshtetje te projektit SCOOP dhe Shoqates Daneze te Gazetareve Hulumtues)

    NACIONAL
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #165
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Hulumtim i Nacional-it dhe Scoop-it: ABORTUSET ILEGALE, VRASJE MAKABRE E FOSHNJAVE TË PALINDURA

    Në Maqedoni mbetet i madh numri i pacienteve, të cilat tashmë e kanë provuar rrugën e vështirë të abortit ilegal. Të “trishtuara” nga një “gabim”, apo moskujdes i çastit, shumë femra zgjedhin t’i nënshtrohen një intervenimi delikat me plot pasiguri dhe me pasoja të paparashikueshme. Gjithçka duket se vjen si pasojë klisheve shoqërore të papërballueshme dhe si pasojë e formulimeve të vjetra dhe statike në ligj. Ekspertët, thonë se shumëçka duhet të ndryshohet në komunikimin e institucioneve, që ndërlidhen me dukurinë e abortit ilegal. Sipas tyre kjo do të shmangte “golgotat” e pacienteve që bien pre të diskrecionit dhe e përfitimeve nga mjek të papërgjegjshëm, të cilët nuk posedojnë akreditim për të realizuar abortin

    GËZIM SULEJMANI
    ANILA DISHA

    Eshte per te ardhur keq kjo gje

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Zombi Lexo Postimin
    Ne te gjithe kemi qene nje embrion, tani jemi, jetojme, veprojme. Sot, egzistojne lloje te ndryshme kontraceptive dhe nje logjike e shendoshe nuk do te lejonte qe egozmi te arrij deri ne shkallen me te larte te krimit, sic eshte VRASJA e pjeses tende, qenies tende, vazhdimesise tende!

    Nje Absurd, fatkeqesisht present
    te gjithe jemi kunder abortit, eshte krim, shume e vertete.
    Po sa nga ata qe flasin ne kete teme jane gjendur personalisht perpara dilemes se abortit?

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga gimi3 Lexo Postimin
    e atehere shiko shoku xfiles , kur ta lozesh rolin e gjeniut eshte mire :
    " te pyesesh vehten para se te pyesesh te tjeret ? "

    Ti personalisht ishe ne ate gjendje ?


    Kritika ka vlere , ka peshe , ka rendesi te madhe ... kur fillon nga vetja !

    eshte mire nganjehere te flasesh ne veten e I - re ... Une Xfiles !


    Respekte.
    respekte gimi,
    nuk kam pse filloj nga vetja, sepse une nuk po paragjykoj njerezit qe nga veshtiresite e jetes detyrohen te bejne abort.
    Kush eshte pa mekate le te hedhe gurin e pare,
    me sa shoh ketu perveç disave , te gjithe mezi paskan pritur rradhen per te gjuajtur.

  8. #168
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    respekte gimi,
    nuk kam pse filloj nga vetja, sepse une nuk po paragjykoj njerezit qe nga veshtiresite e jetes detyrohen te bejne abort.
    Kush eshte pa mekate le te hedhe gurin e pare,
    me sa shoh ketu perveç disave , te gjithe mezi paskan pritur rradhen per te gjuajtur.
    xfiles e din ate thenien : " pervoja eshte keshilla me e mire ... sa keq qe vie me vonese ... " , paragjykimi i vetem i yti eshte se ti thua se ne te gjithe qenkemi pro abortit ndersa askush ( d.m.th. gjoja se ti ishe nga ata qe kishit pervoje ne kete aspekt ! ) nuk ishte ne ate gjendje ne ate dileme ?! ( ky eshte paragjykim i yti )
    Une kam bindjen se ti personalisht nuk ishe ne ate dileme , prandaj mu duk paksa jo e drejte te hudhesh kete " postim - gur " .

    Edhe dicka , une personalisht kam hasur ne dicka te tille , mirepo pergjigja ishte
    PRO - JETES .

    Respekte .
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga gimi3 Lexo Postimin
    xfiles e din ate thenien : " pervoja eshte keshilla me e mire ... sa keq qe vie me vonese ... " , paragjykimi i vetem i yti eshte se ti thua se ne te gjithe qenkemi pro abortit ndersa askush ( d.m.th. gjoja se ti ishe nga ata qe kishit pervoje ne kete aspekt ! ) nuk ishte ne ate gjendje ne ate dileme ?! ( ky eshte paragjykim i yti )
    Une kam bindjen se ti personalisht nuk ishe ne ate dileme , prandaj mu duk paksa jo e drejte te hudhesh kete " postim - gur " .

    Edhe dicka , une personalisht kam hasur ne dicka te tille , mirepo pergjigja ishte
    PRO - JETES .

    Respekte .
    Me paske keqkuptuar. Une mendoj se nuk eshte gje e mire aborti, aspak. Po nuk mund ta quaj as vrasje, as kriminele ato femra qe detyrohen ta ndermarrin. Une paragjykoj vetem ata qe paragjykojne , dhe ata qe paragjykojne jane ata si ti ,qe mendojne si ti.
    Aborti nuk eshte i mire, por une jam PRO, sepse kush ben abortin ka arsyet e veta te forta per ta bere kete, dhe askush nga ato personat qe bejne abort nuk ndihen mire per ate qe bejne. Mjafton ndergjegja qe i bren gjithe jeten, eshte nje denim mese i mjaftueshem.

  10. #170
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    abort.....lindje.....abort......vdekje
    abort.....ndergjegjje
    abort.....jete
    jete.....abort.....humbje.....pendim.....

Faqja 17 prej 23 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Me te kerkuarit ne Shqiperi
    Nga iliria e para në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-02-2006, 00:46
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •