Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 133
  1. #91
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Po sikur te them qe Berisha ishte zgjedhja me e mire e mundshme ne 2005 ?
    Ankoheni per drita... Sa % e fshatrave dhe qyteteve te vogla i paguajne detyrimet ndaj KESH-it ?
    Po na kujtoni 97-en... Kush ishte forca politike qe u kthye ne vend ne 97-en ? ( se shumica e deputeteve ishin jashte )
    Kush force politike mbeshtetej ne fushate nga njerez te armatosur dhe kriminele?
    O ti i armatosur qe beje prite ne qafe te Llogarase duke grabitur leke dhe perdhunuar gra , Sali Berisha te detyroi apo mendja jote prej krimineli?
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  2. #92
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Homza me vjen keq por te gjitha keto pohime jane te nje militanti qe flet brenda zyres se shtypit te PD-se e jo nga nje qytetar i thjeshte! Po ta shpjegoj pse?

    RRitje rrogash per mesus, infermiere, mjek, ushtarake

    Rritje pensionesh


    -Rritje u krye por kesaj shume te rritur, veri nje minus te madh te takses se sheshte prej 10% per cdo buxhetor apo pensionist

    Firmosja e stabilizim asociimit, kjo pikerisht nga fryma antikorrupsionite e qverise se djathe.

    - Firmosja u krye, por ne akoma jemi duke trokitur neper dyert e europianeve dhe ato nuk po hapen. Sa po lodhet Shqiperia per te hyre ne B.E. dhe ne Nato as nje vend i Lindjes nuk eshte lodhur kaq shume. D.m.th. nderkohe qe vendet fqinje tona futen dhe jane prane B.E dhe Nato, ne akoma vazhdojme te shkruajme njera pas tjetres pakte dhe traktate pa vlere.
    Hajde dil njeher knej nga ambasadat dhe konsullatat ne tirane e te shikosh sa lehte merret nje vize per B.E.

    Investimet publike marrin formen e rruges Durres Kukes, nje projekt gjith perfshires dhe qe ndihmon 60% te Shqiptareve drejpersedrtejti dhe 100% indirekt.

    - Dil njehere nga autostradat Lushnje -Fier, Vlore-Fier, Gjirokaster-Tepelene, e te shikosh sa me seriozitet po kryhet investimi. Mos harro qe dhe keto rruge kane nje rendesi te madhe per shumicen e popullit shqiptar (duke perfshire dhe Shqiptaret e Kosoves e te Maqedonise)

    Kapja e Kulles dhe kullave tjere qe Partia Socialsite nuk pati vullnetin asnjeher ti kapte dhe pse kishin vrare per te saten here, ne fakt Partia Socialiste u jipte edhe makina me targa sghteterore dhe nafte pa akcize ktyre krimineleve te Shoqerise sone.

    - Kapja e N. Kulles ka ndodhur nga Koseni ne kohen e P.s. Nejse ne kohen e P.D nuk e mohoj qe jane shkaterruar bandat e rruges! Por edhe prane rrethit te ngushte te Berishes qendrojne shume persona me precedente kriminale dhe gangstera te bjeshkeve!Ashtu sic qendruan dhe prane Nanos dhe Metes!

    Rritja e invcestimeve te huja ne Shqiperi.

    - Perkundrazi Banka Boterore, FZHSh dhe investitoret e huaj po largohen nga kriza energjitike qe ka pllakos vendin tone! Kjo ka humb besimin e qeverise ndaj organizmave dhe sipermarrjes private te huaj

    Ardhja e shum kompanive multimiliardere per te investuar ne shoqeri biznesi ne Shqiperi, sic ishte rasti i Sigalit, sic jane edhe shum raste te tjera.

    - Po si rasti i fabrikes se sardeleve ne Lezhe. Me keto investime te papara i binte qe do te kishte shifra te ulta te papunesise dhe rritje te mireqenies. Por po ndodh e kunderta!

    Heqja e profesoreve nep[er universitete qe me nje milion lek mund te blijue gjith kodinat e universitet ler me te nje vendi ne deget tyre te preferuara.

    - ku ke pare ti qe te hiqen profesoret nga Institucionet Shkencore me motivimin se jane profesor? Korrupsioni eshte e vertete qe ka prek dhe akademiket por atehere prano se ka prek dhe prof. Shaban Memine, prof. Sal Berishen, prof. Luan Malltezin. Atehere te gjykohen edhe keta akademike dhe nja ca te tjere qe lepihen dyerve te P.D. per ndonje botim libri apo post ne universitetet shqiptare

    Lista e lehtesimeve, permiresimeve vazhdon dhe cdo Shqiptar pervec Haklajve, Kullajve e Cauysheve e gjen veten me te sigurt dhe per nje te ardhme me te mire.

    - Po lista e lehtesimeve dhe permiresimeve per Mulosmane, Gazidede dhe per ca rrugace ne Fier dhe ne Lac. Listes sone te ofruar me aq bujari nga Berisha dhe qeveria e tij i shtohet mungesa e drita, rruge, uje, pune, pasterti dhe ndershmeri!

    Nuk doja te replikoja por eshte e pamundur qe te mos i pergjigjesh postimit tend Homz sepse mua nuk me duken te drejta dhe te verteta fjalet e tua!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hero i Popullit : 27-10-2007 më 10:01
    FLANGO MA NON FLECTO

  3. #93
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Pervec rruges per ne Kosove dhe faktit qe u krye rotacioni, nuk ka bere gjera te mira.I jap nje 5 ,sa per te kaluar.Eshte qeveria me e keqe qe mund te kete Shqiperia.

    Por mendoj se edhe socialistet jane ne krize dhe as nga ata nuk mund te priten shume.Kane filluar te flirtojne shume me veriun, gje qe per mua eshte e demshme dhe con drejt shkatarrimit.Na duhet nje udheheqes nga jugu.Edi Rama duke pase lindur ne Tirane ka marre shume nga kultura myslymane e kryeqytetit.Edhe Nano gjithashtu.Jam per nje udheheqes energjik si Brace,Blushi,Petro Koci etj.

  4. #94
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Pervec rruges per ne Kosove dhe faktit qe u krye rotacioni, nuk ka bere gjera te mira.I jap nje 5 ,sa per te kaluar.Eshte qeveria me e keqe qe mund te kete Shqiperia.

    Por mendoj se edhe socialistet jane ne krize dhe as nga ata nuk mund te priten shume.Kane filluar te flirtojne shume me veriun, gje qe per mua eshte e demshme dhe con drejt shkatarrimit.Na duhet nje udheheqes nga jugu.Edi Rama duke pase lindur ne Tirane ka marre shume nga kultura myslymane e kryeqytetit.Edhe Nano gjithashtu.Jam per nje udheheqes energjik si Brace,Blushi,Petro Koci etj.
    bravo qerim!!
    po e bake analistin ne menyren me te persosur!!
    ta pergaditi njeri kete legjerate ,apo e dite vete???
    Cfar hyn ketu jo Jugu e jo Veriu!!jo ky mysliman jo ky Katolik!!!?

    une problemin e shikoj ne nje kendveshtrim tjeter nga ty!!
    per mua nuk ka randesi se nga vijn politikanet qe drejtojne,si nga jugu si nga veriu si musliman si katolik si ortodoks qofshin ata per mua ka rendesi te jene shqiptar ne gjak,dhe aq me teper te bejn dicka per ket popull shum te vuajtur!!

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-09-2007
    Postime
    39
    fakti eshte qe per tete vjet nuk u nderu asgje por ankohena pse dy vjet asht nderu pak.mandej kur lexoj qe nder militantat e Ps ka njerez si Qerim atehere e kuptoj se sa asht e theksume tek keta njerez bashkimi kombtar e rrespekti i fese.ju po qe do te na qoni perpara

  6. #96
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqip

    Hiq Besnik, merrr Besnik?!Agim Popoci

    Procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës ka marrë një rrjedhë anormale, ku pala shqiptare ka mbetur, duke parë me sy nga Uashingtoni dhe Brukseli, ndërsa serbët vazhdojnë me një tur të vazhdueshëm intensiv, që prek të gjithë meridianët e botës, me theks të veçantë te shtetet fqinje.

    Na shqetëson fakti që në këtë zhvillim të ngjarjeve shohim Tiranën zyrtare, e cila lëviz në relacionin Tiranë-Bruksel, si ai reporteri amator i gazetarisë, i cili ende nuk e ka kaluar kryetarin e komunës ku jeton, ndërsa mendon për intervistë me Bushin ose Putinin. Nuk dihet saktë pse u shkarkua ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, përveç akuzave të vazhdueshme se nuk e zotëronte gjuhën angleze. Por ky "Besniku i ri", që e zotëron mirë këtë gjuhë, siç duket nuk i bën punë fare. Që nuk ka përvojë në diplomaci, nuk është e re për këtë post të qeverisë shqiptare, por që nuk ka nevojë të bëhet "reporter i ri", këtë duhet ta dijë jo vetëm Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, por e gjithë mazhoranca, së cilës i është besuar qeverisja e shtetit shqiptar e që duhet të anëtarësojë Shqipërinë në BE dhe NATO, dhe të asistojë në krijimin e Kosovës së pavarur.

    Hopi i madh në Bruksel

    Kur më në fund u qartësua se Trojka ndërmjetëse e Grupit të Kontaktit nuk do të bëjë ndonjë çudi të madhe në ndryshimin e qëndrimeve Prishtinë-Beograd, të gjithë "morrat diplomatikë" të qeverisë shqiptare iu vërsulën Brukselit. Nuk dihet se me porosinë e kujt, por kur shpallja e pavarësisë së Kosovës po bëhet gati të shpallet pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, atëherë duhet të dihet situata në shtetet fqinje, për të bërë një gjumë të qetë deri më 10 dhjetor, kur pritet raporti i Trojkës negociatore.

    Të kesh një qeveri si kjo e jona, me dy ministra që kujdesen për marrëdhëniet ndërkombëtare, pra ai i Jashtëm dhe i Integrimit, dhe të mos i shohësh asnjërin prej tyre në asnjë nga vendet fqinje të Kosovës, që nuk janë pak, kjo nuk është normale. Fakti që këto shtete kanë mendime të ndryshme publike për statusin e ardhshëm të Kosovës, duhet ta bëjë qeverinë shqiptare dhe shefin e diplomacisë më sensitive, ndërsa qëndrimi në krah, mbi ose prapa Solanës, Rehnit dhe Sheferit nuk është ndonjë marketing politik që i duhet njeriut në këto momente vendimtare për Kosovën.

    Ky hop kaq i madh deri në Bruksel ndjen mungesën e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi, shqiptarëve në këtë vend dhe qëndrimit publik ndaj çështjes së Kosovës, qëndrimit të Bosnjë dhe Hercegovinës ndaj kësaj plage të përbashkët fqinjësore dhe prania e padiskutueshme në Zagrebin zyrtar, vend që ndër të parët e Evropës Juglindore do të anëtarësohet në BE.

    Ndoshta Kryeministri Berisha dhe kryediplomati Basha nuk e shohin të udhës t‘i shohin pranë liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, por marrëdhënia me këtë komunitet është shumë më shumë e rëndësishme për këto momente historike, se udhëtimet e panevojshme drejt Brukselit. Në mungesë të një konference mbarëkombëtare, roli i diplomacisë shqiptare sot nuk është të flasë anglisht, por t‘i interpretojë anglisht mendimet e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Shqiptarët e Kosovës e kanë një ide se çfarë mund të mendojnë shqiptarët jashtë Shqipërisë, pra në Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Maqedoni, Greqi, por nuk e dinë qëndrimin e tyre unik që lidhet me Tiranën zyrtare. Ideja kaotike shqiptare mund të konfirmohet në rastin e miratimit të Kushtetutës së Malit të Zi dhe deformimit të ligjit për përdorimin e flamurit në Maqedoni.

    Çfarë presin kosovarët

    Para miratimit të Kushtetutës së Malit të Zi u çua një pluhur i madh rreth të drejtave të pakicave atje dhe përdorimit të gjuhës amtare edhe të Bashës, edhe të Berishës. Për çudi, si i pari, ashtu edhe më i pari i të parëve, nuk e çajnë kokën se si do të flasin shqiptarët në shtetin më të ri në Evropë, madje nuk e bënë as lëvizjen më të vogël, siç e bëri para referendumit për pavarësinë e këtij vendi ish-shefi i diplomacisë që nuk zotëronte gjuhën angleze. Pra, "Besniku i ri" kot e zotëron këtë gjuhë, kur nuk e do atë amtare, ose më saktë nuk e mbron. Harron që shqipfolësit jashtë Shqipërisë kanë atë pasuri dhe flamurin kombëtar, me të cilin ushqehen dhe përmallen për vendin e tyre. Kështu, Tirana zyrtare nuk u hallakat fare se pse shqiptarët nuk e votuan Kushtetutën e një vendi, të cilin e mbështetën në referendum.

    Pa hyrë fare në përmbajtjen e ëndrrave të këtyre "reporterëve të rinj" që shkojnë në Bruksel dhe nuk e dinë se çfarë po ndodh në Tuz dhe Ulqin, duhet tërhequr vërejtja se për një shtet stabël dhe të pavarur të Kosovës, duhet unifikimi i idesë shqiptare, ndërsa trazimi i kësaj ideje jashtë tokës kosovare do ta pengojë ndërtimin dhe zhvillimin e këtij vendi dhe rajonit në tërësi.

    Dhe, shembulli i fundit me ligjin për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike në Maqedoni është shqetësues jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni, por me sjelljen e Tiranës zyrtare, edhe për shqiptarët e Kosovës. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, paraditen e së mërkurës anuloi disa pjesë të neneve 4,5,6 dhe 8 të ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive etnike, dhe në shënjestër kishte përdorimin e flamurit shqiptar, sepse ishte i vetmi që mund të plotësonte kushtet në bazë të ligjit të miratuar në vitin 2005, e që vlente për një popullsi mbi 20% në kuadër të një komune, "Besniku i ri" nuk u shqetësua, ndërsa atij që e emëroi nuk i eci edhe kësaj radhe, edhe pse i ka aq për zemër anglisht-folësit dhe të pagojët.

    Të dy ministrat e kabinetit "Berisha", që kujdesen për telashet e diplomacisë dhe integrimit, duhet ta kenë të qartë se impenjimi i tyre për shqiptarët jashtë ///////////shqiptarët është një letërlakmues për të gjithë joshqiptarët përreth se si duhet ta trajtojnë çështjen e Kosovës dhe atë shqiptare në tërësi.

    Nuk mjafton t‘i japësh dorën Rehnit dhe Solanës për të krijuar kushtet e një jetese normale në Prishtinë, Tetovë ose Ulqin për shqiptarët jashtë Shqipërisë, ata që kontribuuan më së shumti në krijimin e këtij shteti dhe "katërkatëshes", në borderonë e së cilës është Lulzim Basha. Përkundër faktit që nuk kishin një dirigjent, urtësia dhe maturia e shqiptarëve që mbetën jashtë kufijve, mundësoi që në vitet e para të 1900-ës të krijohet një ide për vullnetin e madh shtetformues, gjë që nuk po ndodh sot me rastin e Kosovës.

    Nëse "Besniku i ri" e luan rolin e moderatorit të madh evropian dhe ka kompleksin shqiptar për organizimin e një kongresi të domosdoshëm mbarëshqiptar për çështjen e Kosovës, mesazhet publike mund t‘i bëjë edhe nga selia e shenjtë e diplomacisë shqiptare, në të cilën Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk po bën asgjë tjetër vetëm se po "heq Besnik dhe po vë Besnik".

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Pervec rruges per ne Kosove dhe faktit qe u krye rotacioni, nuk ka bere gjera te mira.I jap nje 5 ,sa per te kaluar.Eshte qeveria me e keqe qe mund te kete Shqiperia.

    Por mendoj se edhe socialistet jane ne krize dhe as nga ata nuk mund te priten shume.Kane filluar te flirtojne shume me veriun, gje qe per mua eshte e demshme dhe con drejt shkatarrimit.Na duhet nje udheheqes nga jugu.Edi Rama duke pase lindur ne Tirane ka marre shume nga kultura myslymane e kryeqytetit.Edhe Nano gjithashtu.Jam per nje udheheqes energjik si Brace,Blushi,Petro Koci etj.


    Mos na hap barkun qe ne mengjes aman te lutem.
    Po u be edhe Brace udheheqesi yne, do vras veten.
    Duket se sa largpames je kur shikon politiken nga prapanica e Braces me ze te holle.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #98
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Mos na hap barkun qe ne mengjes aman te lutem.
    Po u be edhe Brace udheheqesi yne, do vras veten.
    Duket se sa largpames je kur shikon politiken nga prapanica e Braces me ze te holle.

    ??? ti e boke per ceshtje sublime ket gja???
    hahahhhahahhah

    e c'lidhje kane permasat e by... apo frekuencat e zerit me aftesite drejtuese dhe qartesine trunore????

    p.s Bracen nuk e jof fare kush eshte-thjesht je gabim ne gjykim

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga ooooo Lexo Postimin
    ??? ti e boke per ceshtje sublime ket gja???
    hahahhhahahhah

    e c'lidhje kane permasat e by... apo frekuencat e zerit me aftesite drejtuese dhe qartesine trunore????

    p.s Bracen nuk e jof fare kush eshte-thjesht je gabim ne gjykim
    Ti nuk e kupton se sa me fat je qe nuk e njef Bracen.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #100
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    I jap noten 6, ka ndryshime,kjo nuk mohoet,ne drejtesi ,reformat e herpasershme kan nxjer ne pah menyren koruptive te ministrave te ndryshem....................... kjo qeveri i eshte ven kembakembes krimit po e lufton goxha ate ,e sa per taksen e shesht apo taksat e ndryshme qe thoni eshte mese normale ,kudo ne cdo ven te botes paguhet kjo taks e shume e shume te tjera qe ju ne shqiperi se kini haberin ,nje shtet pa taksa eshte i falimentuar ,,,,,,,,,,
    por ka dhe gjera te tjera qe len per te deshiruar.mendoj se sali berisha nuk ben dote kryeministrin,ashtu sikurse mojsiu nuk bente dot presidentin .
    Ndryshuar për herë të fundit nga bebushja : 28-10-2007 më 05:12
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •