Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2007
    Vendndodhja
    ne absurdin koordinativ
    Postime
    77

    Dija eshte Force,Paraja eshte Pushtet

    Dilema e kohes tone:
    Te kesh para per te siguruar mireqenien, luksin dhe nje jete dinjitoze.Paraja eshte pushtet, prestigj dhe status ne shoqeri.
    Por edhe dija eshte force, aq me teper ne shoqerine e sotme te globalizimit dhe informacionit.Dija/arsimimi mire/ kualifikimi superior-celes per te hapur dyert e nje bote gjithmone e me kompetitive.
    Dije, iluminim i mendjes qe kerkon kohe dhe sakrifica apo para qofte edhe me rruge te pista dhe te dyshimta ? Gjithkush mund te japi nje alternative.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FREUD : 01-11-2007 mė 11:43

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    dija eshte nje privilegj qe nuk e kane te gjithe (dije ne kuptimin e gjere te fjales).Mund te jesh nje njeri i pasur por nje injorant nga kultura dhe arsimi dhe ato para varet se me cfare pune i ke bere.Ky qenka kushteti?Parate ikin e vijne kurse dija mbetet gjithmone,nuk ta merr askush.Nje njeri i zgjuar di te caje gjithmone e te perballoj cdo veshtiresi,sepse paraja nuk eshte gjithcka ne kete bote.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Dituria percaktohet ndryshem, ne varsi prej fjaloreve; (I) ajo perfshin (1) njohurite dhe aftesite e fituara permes pervojes ose/edhe arsimimit; (2) kuptimin teorik ose praktik te nje ēeshtjeje, (3) ēfare eshte e ditur rreth nje fushe te veēante ose ne teresi, (4) fakte dhe informacion, si edhe (II) njohja e fituar prej pervojes se nje fakti apo situate/gjendje.

    Dituria fitohet nepermjet proceseve te nderlikuara njohese, si perceptimi, mesimi, komunikimi, lidhja/shoqerimi dhe arsyetimi. Termi dituri perdoret gjithashtu per te dhene kuptimin e besueshem te nje ceshtje me aftesine per ta perdorur ate me nje synim te caktuar. Ketu, ne perdorimin e ketij "kapitali" ka shume ndryshueshmeri, ndjeshmeri, vlefshmeri, etj.

    Rendesia e parase interpretohet ndyshe; nderkohe qe perkrahesit e merkantilizmit prireshin te njesonin parate me pasurine, ekonomistet klasike i konsideronin parate si nje tis per te mjegulluar dukurine e vertete ekonomike; qysh nga mesi i shek. XX, nje grup i njohur si "monetaristet" i kane kushtuar nje vemendje ne rritje rolit te parase ne percaktimin e te ardhurave kombetare dhe ulje-ngritjeve ekonomike.

    E mora kete percaktim te parase, sepse pyetja qe shtrohet nuk eshte paraja - ajo qe paraqitet me lart si ēeshtje mbahet parasysh pasurimi. Lidhur me pasurimin, une mund te bie si shembull katastrofen e '97 per shkak te lejimit te firmave piramidale, si nje rruge e shpejte per pasurim, qe sigurisht solli shpimin e metejshem te xhepave te varferuar te Shqiptareve.
    Pra nuk eshte ēeshtja tek paraja dhe pasuria - ēeshtja eshte tek rendja pas parase dhe pasurimit.

    Une per vete nuk di nje percaktim me te sakte dhe me domethenes se ai qe jepet tek letra 1 Timoteut 6:10, qe thote se "dashuria ndaj parase eshte rrenja e te gjithe se keqes", pra lakmia. Por, kur thuhet "e keqja", aty nuk behet fjale per thjesht "mekatin", por diēka me gjere; mbase duhet patur parasysh nje fjale pergjithesuese ndaj te keqes qe ngjet ne bote, duke u shfaqur si ajo e pijes, droges, prostitucionit, pornografise, dhunes, etj. Ne vargun 9, apostulli Pal i drejtohet atyre qe lakmojne te behen te pasur, se ata ndillen e bien ne ekstaze, dhe ne shume teka marrezie dhe te demshme, te cilat e zhysin njeriun ne shkaterrim e humbetire.

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  2. Kostoja e pushtetit pa pushtet !!!
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 11:25
  3. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  4. Rama, lider i mundshėm kombėtar
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 04-06-2007, 16:40
  5. Berisha: Vizita e parė si kryeministėr do jetė nė Greqi
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-08-2005, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •