Jam zgjua e lodhur sot
Jam zgjua e merzitur
Jam me sy te perlotur
Nuk mund ti ndali dot!
Shpirti me eshte lodhur
Zemra me eshte ngri
Nuk dij te pergjigjem
Cili e kem me rende
Une apo Ti?
S'dij a mi degjon
Denesjet e mija
Te kerkoj o shpirt
Si nenen femija!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Oj e panjohur kur te zgjohesh nje dite e lodhur nga vuajtja qe ke,
tek dera do te pres nje dashuri e re,
te kaluaren e kujton me zemer,
te tashmen me koke,
nje dite do ti besh bashk te dyat se keshtu eshte kjo bote.
Vrojtuesi
Nuk them kurseje dhimbjen
Nuk them lotin kurseje
Nuk them qe te ndrosh bindjen
Nuk them as fillo qejfet.
Por kam te drejte te them
Te zoterosh vetveten
Jeto jeten qe ke
Me mallin edhe shpresen.
Jo shprese per cudira
Cudia je ti vete
Por jeta ka te mira
Dhe ti ke vec nje jete.
* * *
Edhe po te isha hija jote
Prap do mbetesha e vetmuar
Sepse hije nuk ka ne ate vend
Ku ti je duke qendruar!
Kur te ofrohem pran varrit
Njehere te thrras me emer
Nuk me pergjigjesh pse?
Athua kerkon te quaj Zemer?
Jam permallua shum
Zerin te ta degjoj
Me duket qe kaloj nje shekull
Qe pa Ty po jetoj
Ah moj zemer shkreta
Sa shum qe duron
Tu kan perzi dhembjet
Sdin kah t'ia fillon
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Ne Enderr!
Ne enderr me vjen
As nje fjale s'ma thua
Vetem me shiqon dhe ike
Athua ku kam gabua?
Nuk te harrova kurr
As nuk te harroj
Edhe kur nuk vij te varri
Une me ty jetoj
Kur te laget varri
Nuk eshte gjithmon shi
Me shpesh jan lot malli
Qe derdhi mbi TY!
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
e panjohur!
ne respekt per vargun tend te qeltë.
U nisa me sajën e shpirtit dhe mpreha kuajt e mendimit
të arrija në Kanada...në kontinentin e zbardhur nga bora.
drerët me sytë e përlotur i pashë tek rendnin avuj nxirrnin
O Zot - këtu nga malli qënkan thinjur të gjitha...pse shkova?
Pershendetje luftetare....kisha kohe pa te lexuar!
Endrrat mos i ndal,lere qe te vije,
lere perkedheljen e dores se tij,
lere te te flase,lere te shikoje,
ai qe ke humbur smund te te harroje....
Gezo kur ta shohesh,lote mos lesho,
nuk do qe te vuash,te vjen se te do,
a beson te engjejt qe ne shume na duan,
i tille eshte moj mike dhe per ty po vuan..
Ne kete pllake mermeri,koken ti mbeshtet,
e di qe shume qan,e di qe shume flet,
foli mike dashur po dhe shume mos qaj,
smund ta kalosh jeten duke qene ne vaj....
Lufto ti per jeten,per ate qe humbe,
ngrihu mikja ime,token me force shkunde,
mposhte dhimbjen,zine,jepi fund vajtimit,
leri vend kujtimit por edhe gezimit....
respekte mike.
"Carpe Diem"
Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.
Krijoni Kontakt