Close
Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 238 prej 238
  1. #231
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    TI!
    Gjithmon me vjen ne enderr
    Vetem me nje fjali
    ,,Bolle me te lutem
    Mos mbaj per mua zi"

    Te betohem zemer
    Se kur te vij tek Ti
    Do vishem me te bardha
    S'do te mbaj me zi!

    Do te jem pran teje
    E lumtur nga gezim
    Ateher do me treten
    Vuajtjet dhe pikllimi!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nuk gaboj nëse hedh më posht vargjet e mija?


    Të ndodh në jetë që vajzëria
    Të mos rrij gjatë ku ka folenë.
    Por lind një frut, nga dashurija
    Që mbijeton në zemër thellë.

    A ike ti, apo unë ika
    Tani e tutje nuk ka rëndsi
    Fitova unë dhe u mund frika
    Në jetë s’ka veç një dashuri.

    ndoshta u ndamë kur ti s’e prisje
    Se më nuk ndjenim dashuri
    Në zemrën time, nuk do trokisje
    Për t’u ringjallur përsëri.


    Jetën shijoj me sytë e zemrës
    Dhe s’jam verbuar jo për çudi.
    Se mbaj në prehër frutin e endrrës
    Që ty t’a morra me dashuri!…

    Dhe po të kisha katër jetë
    Asnjë prej tyre s’do të dhuroja
    Për jetën time vendosa vetë
    sepse aq fort e dashuroja.

    Nëse e trishtë kaloj një natë
    Beso ti tek mëngjezi tjetër !!
    Dhe mos prano një tjetër plagë
    Që të kujton plagën e vjetër.

  3. #233
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Nuk gaboj nëse hedh më posht vargjet e mija?
    Jo aspak nuk gabon eshte poezi e mrekullueshme flm.
    respekt
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #234
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Sa e merzitshme kjo dite sot!Nje shi i ngadalshem bije me ngjan ne Lot,bije ashtu ngadal sikurse edhe loti ime qe rrjedh mbi faqe dhe me lag preherin mu si shiu qe lage token.Mundohem ta ndal lotin nuk mundem eshte diqka me e fort qe e dirigjon.
    E ulur pran dritares mendja me shkoj tek ato pak dite te lumtura qe i kisha,mu duke qe edhe shiu filloj te ndalet,por shum shkurt ndaloj aq shkurt sa ishte edhe lumturija ime.Me kan mbet shum pak kujtime nga e kaluara ime po mendoj ne kujtimet qe mund ti preku,ti lexoj ose shiqoj,ato u dogjen te gjitha mbeten vetem kujtimet ne shpirt e zemer ato nuk mundet askush te mi asgjasoj.
    Tani kujtimi mu kthya ne femirin time qe ishte shum hareshme,kujtoja macen time te vogel,dhe prap me rrodhi loti.Mu kujtuan si ne mjegull vargjet e para qe thura per te....


    Kam nje mace te vogel
    qe e dua shum
    u mundoja gjithmon
    ta mesoj me ngren si une

    Ja ofroja pjaten
    lugen me pirun
    ajo prap lepinte
    nuk hante si une

    Filloja te qaj
    macja me shiqonte
    me lepirje te pjates
    ajo prap vazhdonte

    Babi ngadale mu ofrua pran
    dhe me pyeti ,,bije q'ke qe qan"?
    I tregova une per hallin tim
    ai buzagaz filloi me skjarim

    Isha shum kokefort nuk e degjoja
    Edhe per qdo dite ashtu u mundoja
    Ta mesoj macen te haj sikur une
    ja servoja pjaten lugen me pirun!
    Ndryshuar për herë të fundit nga e panjohura : 22-10-2007 më 06:40
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #235
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Edhe une jam njeri sikur Ti
    Edhe une kam zemer e jo guri
    Edhe qe jam vetem nje femer
    Une kam nje bese Burri---(me dy RR)

    Te pabes nuk pata as fis as fare
    Ball hapur kokelart jetova
    Shume qka nga te paret trashegova
    Kurr nuk genjeva
    Kurr nuk mashtrova!

    Nuk trembem nga askush ne bote
    Perveq nga Ai qe me krijoj
    Me zemer te paster si loti jetova
    Keshtu do mbetem gjersa ket bote ta leshoj!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #236
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Mos!
    Mos vuaj per mua
    Une nuk egzistoj
    Jam vetem nje hije
    qe dij te lotoj

    Ne rruge pakthim kur te nisem
    Me harro qe isha dikun
    Mos qaj per mua te lutem
    Isha e vuajtur shum

    Harrova te dashuroj
    Harrova si jetohet
    Por kurr ne jete nuk mesova
    Dikush si te tradhetohet

    E rend eshte vdekja
    Me e rende eshte tradhetija
    Nese Ti u mundove
    Te vrafshin netet e mija!
    Ndryshuar për herë të fundit nga e panjohura : 26-10-2007 më 02:54
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #237
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    U nguta
    Nuk prita driten e gjelber
    Ne te kuqen kalova
    Per kete dhe morra
    Denimin qe meritova!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    e panjohur,

    Per shkak te poezise qe sjell para nesh do te thonja qe eshte mire kur njeriu vuan!! sepse shkrimet e saj/tij dalin me shume emocione, me shume dhembje dhe me shume lot, por ne emer te miqesise nuk do te doja qe ti te vuajsh, nuk do te doja qe ti te ndjesh dhembje dhe nuk do te doja lot ne fytyren tende.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 24 prej 24 FillimFillim ... 14222324

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •