Mesia4ever,
teksti qe ti ke cituar me theksim nga Albo, permban nje gabim, lapsus ndoshta, ne shprehi kur thuhet se Shfaqja e Nënës së Tij vetëm sa e hedh poshtë këtë herezi pasi dëshmon natyrën njerëzore dhe atë hyjnore të Nënës së Tij.
Nenes se Tij, duhet te zevendesohet me te Tij, pra Krishtit. Dmth, qe kur ne themi se Maria e lindi me te vertete Jesuin, pohojme automatikisht se Krishti eshte njeri me te vertete, jo ashtu sikurse thoshin monofizitet se Krishti ishte vetem hyjni, ndersa natyra njerezore u shkri ne ate hyjnore te Tij.
Qe Krishti ishte plotesisht Perendi dhe Njeri, ky mesim mbeshtetet edhe nga Ungjilloret, pra ne kete pike ne nuk kemi asnje dallim.
Persa i takon Maries, ajo eshte THJESHT nje njeri i zakonshem. Titulli Hyjlindese - Theotokos - i jepet ngase Krishti qe ajo lindi ishte nje Person ne dy natyra, keshtu qe ne nje fare menyre mund te thuhet se Maria eshte Nena e Hyut Krisht.
Qe ta kuptosh kete mund te merret si shembull rasti kur nje shqiptar, i lindur nga nje nene shqiptare pra, merr shtetesine qofte edhe kombesine e nje vendi tjeter, ate amerikane psh, nderkohe qe nena vazhdon te mbetet vetem shqiptare. Kjo sodoqofte nuk e pengon ate nene te quhet, pervec nena e ketij djali si shqiptar, edhe nena e amerikanit, sepse ky djal amerikan eshte i njejti person me djalin shqiptar.
Krijoni Kontakt